Në orët e vona të së premtes zëvendësministri i Ministrisë së Finanvace, Punës dhe trasfereve z. Agon Dobruna, përfaqësues i Alternativës, ka ndërmarrë një aksion inspektimi i shoqëruar nga kryeinspektori i Inspektoriatit Qendror të Punës, z. Hekuran Nikçi dhe Inspektorët e punës z. Neki Krasniqi dhe z. Gëzim Sahiti, në pompat e derivateve dhe masazhet në Prishtinë.
Dobruna ka thënë se gjatë inspektimeve hasën në parregullësi të ndryshme, si punëtorë pa kontrata të punës dhe punë jashtë orarit të pakompenzuar. Ai ka theksuar se kanë hasur edhe në punëtore shtetase të huaja, pa lejeqëndrimi dhe lejepune.
“Sonte në aksion inspektimi së bashku me kryeinspektorin e Inspektoriatit Qëndror të Punës, z. Hekuran Nikçi dhe Inspektorët e punës z.Neki Krasniqi dhe z.Gëzim Sahiti, në pompat e derivateve dhe masazhet në Prishtinë. Inspektorët tanë gjatë inspektimeve hasën në parregullësi të ndryshme, si punëtorë pa kontrata të punës dhe punë jashtë orarit të pakompenzuar. Gjithashtu punëtore shtetase të huaja, pa lejeqëndrimi dhe lejepune. Jemi të përkushtuar që të mbrojmë të drejtat dhe sigurinë e punëtorëve, por në anën tjetër të vendosur të luftojmë informalitetin dhe çdo veprimtari ilegale e të paligjshme”, ka thënë Dobruna.


