Kusari-Lila: Sot dhe çdo ditë tjetër, bashkë kundër dhunës në baza gjinore

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes VETËVENDOSJE, kryetare e Alternativës znj. Mimoza Kusari-Lila i është bashkuar të hënën aktivitetit të organizuar nga Ministria e Drejtësisë dhe ministrja znj. Albulena Haxhiu, gjatë nisjes së fushatës globale 16-ditore kundër dhunës në baza gjinore.

 “Dhuna në baza gjinore nuk është një fenomen i rastësishëm apo kalimtar. Ajo ka rrënjë të thella në stereotipet që ushqehen dhe mirëmbahen gabimisht në shoqëri, në traumat e përsëritura që individët përjetojnë brenda dhe jashtë familjes, në disa norma të gabuara shoqërore dhe kulturore, ndërsa vitet e fundit përhapet me shpejtësi alarmante përmes platformave online”, ka thënë Kusari-Lila.

 “Dhuna mund të jetë e fshehur prapa, të mos jetë pjesë e shpërfaqjes më rrallë në publik por të mbetet e kultivuar brenda në familje, dhe këtu është ajo pika kur ne të gjithë duhet të jemi të vetëdijshëm. As nëna, as motra, as shoqja, as gjyshja nuk e meritojnë dhunën, nuk duhet të jenë subjekt i dhunës pse janë gra, nuk duhet të jenë subjekt i nënçmimit, i mohimit të një të drejte se kanë forcë më të vogël fizike. Nuk jeni më të fortë ju djemtë pse qëndroni bashkë, pse luani futboll, nuk mundeni me ditë më shumë as në matematikë e shkencë, as me qenë pilot apo diçka tjetër me aspire, profesionet që janë vetëm për djemtë, por jeni të barabartë dhe këtu është esenca dhe fondacioni i secilës paqe dhe secilit zhvillim në shoqëri, barazia”, ka thënë mes tjerash zonja Kusari-Lila.

“Sot dhe çdo ditë tjetër, bashkë kundër dhunës në baza gjinore. Sot iu bashkova aktivitetit të organizuar nga Ministria e Drejtësisë dhe ministrja Albulena Haxhiu për nisjen e fushatës globale 16-ditore kundër dhunës në baza gjinore. Bashkë me Ministren e Drejtësisë dhe aktivisten kundër dhunës në baza gjinore, Vilma Dule, zhvilluam një bashkëbisedim me nxënësit e Gjimnazit “Ahmet Gashi” në Prishtinë. Dhuna në baza gjinore nuk është një fenomen i rastësishëm apo kalimtar. Ajo ka rrënjë të thella në stereotipet që ushqehen dhe mirëmbahen gabimisht në shoqëri, në traumat e përsëritura që individët përjetojnë brenda dhe jashtë familjes, në disa norma të gabuara shoqërore dhe kulturore, ndërsa vitet e fundit përhapet me shpejtësi alarmante përmes platformave online. Për këtë arsye, është thelbësore që dhuna në baza gjinore të trajtohet me gjithë kompleksitetin e saj, duke përfshirë masat parandaluese, ndëshkimet dhe proceset rehabilituese. Qeveria aktuale, si asnjëherë më parë, ka punuar dhe është angazhuar në shumë nivele për të ofruar mekanizma sigurues për viktimat dhe për të forcuar sanksionet ndaj dhunuesve. Megjithatë, fokusi ynë i përbashkët mbetet ngritja e vetëdijes për parandalimin dhe krijimin e mundësive të barabarta për të gjitha grupet e cenueshme, viktima të dhunës në familje dhe në baza gjinore. Sot dhe çdo ditë tjetër!”, ka thënë kryetarja Kusari-Lila.

Shpërndaj në:

Kontakti

Jeni abonuar me sukses Error

© 2024 Alternativa e Kosovës