Takimi me nënat lehona në Gjakovë, dëshmi e përkujdesjes për të tashmen dhe të ardhmen e vendit

Ndjesi e ëmbëlsisë dhe dëshmi e një përkushtimi të palëkundur për mirëqenien e brezave të rinj, ishte emëruesi i përbashkët i takimit të përzemë që kishte kryeministri i vendit z. Albin Kurti i shoqëruar nga kryetarja e Alternativës znj. Mimoza Kusari Lila dhe kandidatët për deputetë nga lista e fitores, Lëvizjes VETËVENDOSJE, me nënat lehona në Gjakovë.

“E kemi shpallur vitin 2025 si vitin e mbështetjes së grave, andaj përkrahja nuk do të mungojë as në qeverisjen tonë të ardhshme”, ka thënë mes tjerash Kurti.

Ndërsa, Kusari Lila gjatë këtij bashkëbisedimi ka shprehur kënaqësinë e saj të madhe që ndodhet para nënave të cilat jo vetëm kanë pasur mundësi të përfitojnë gjatë qeverisjes aktuale, por se ato po bëjnë gjithçka që mirërritja e fëmijëve të jetë në nivelin e duhur.

“Asgjë nuk është më e rëndësishme se mirërritja e fëmijëve tanë, dhe kjo qeveri e ka dëshmuar se përkujdesja për nënat lehona është prioritet i vërtetë. Me vendime që reflektojnë përgjegjësi dhe vizion, ne po ndërtojmë një të ardhme të sigurt për të gjithë. Qeveria për të gjithë – së bashku drejt fitores së madhe”, kështu ka thënë kryetarja e Alternativës gjatë takimit me nënat lehona në Gjakovë.

Të pranishëm ishin edhe kandidatët për deputetë znj. Diana Qarkaxhija, z. Agon Dobruna. Znj. Hasime Tahiri Hasani, znj. Arbërie Nagavci, znj. Donika Gërvalla, e znj. Triera Kasumi.

Shpërndaj në:

Kontakti

Jeni abonuar me sukses Error

© 2024 Alternativa e Kosovës