Mimoza Kusari-Lila, një nga figurat më të shquara politike dhe kandidate për deputete, kryetare e Alternativës, vazhdon të marrë mbështetje të jashtëzakonshme nga qytetarët e Kosovës.
Të enjten në shkollën fillore “Ismail Qemali” në Bregun e Diellit në Prishtinë, ajo dhe kandidatja më e re në listën e Lëvizjes VETËVENDOSJE, znj. Sibora Kadriu u pritën me entuziazëm nga mbështetësit dhe qytetarët që shprehën bindjen e tyre të palëkundur për fitoren e madhe që po vjen më 9 shkurt.
“Ju znj. Kusari-Lila jeni simbol i një lidershipi të qëndrueshëm dhe progresiv, duke përfaqësuar vlerat e ndershmërisë, integritetit dhe përkushtimit ndaj një Kosove të pavarur dhe sovrane”, kanë thënë disa nga banorët e kësaj lagje gjatë takimit me të.
Lista e Lëvizjes Vetëvendosje mbetet alternativa e vetme e besueshme dhe vizionare për të ardhmen e Kosovës. Mimoza Kusari-Lila, me eksperiencën e saj politike dhe përkushtimin ndaj progresit, është një zë i fuqishëm për të përfaqësuar qytetarët në Kuvendin e Kosovës. Ajo është e përkushtuar për të çuar përpara vizionin e Qeverisë Kurti, duke siguruar që çdo premtim të kthehet në realitet dhe që Kosova të ecë përpara me dinjitet dhe vendosmëri.
Me mbështetjen e qytetarëve në çdo lagje dhe qytet, fitorja e listës së Lëvizjes Vetëvendosje po bëhet gjithnjë e më e sigurt.






