Kusari Lila në Gjilan: Me vizion të qartë dhe energji të palëkundur, të bëhemi pjesë e një force që marshon drejt fitores së madhe

Gratë dhe vajzat e Gjilanit dhe Anamoravës e pritën me ngrohtësi dhe mbështetje të jashtëzakonshme, kandidaten për deputete, kryetaren e Alternativës, znj. Mimoza Kusari Lila, duke konfirmuar besimin e tyre për politikat dhe në vizionin që bart lista fituese Lëvizja VETËVENDOSJE.

Mimoza Kusari-Lila  vazhdon të frymëzojë dhe të angazhohet për pozitën e grave në Kosovë. E përkushtuar për ruajtjen e integritetit të tyre, ajo mori mbështetje të jashtëzakonshme edhe të enjten në Gjilan gjatë tubimit zgjedhor meto.

Kusari Lila premtoi se do të mbetet një zë i fortë për progresin e qëndrueshëm dhe zhvillimin gjithëpërfshirës të grave kudo në Kosovë.

“ Me një vizion të qartë dhe energji të palëkundur, të bëhemi pjesë e një force që marshon drejt fitores së madhe dhe realizimit të qëllimit #500K zemrave, duke e bërë Kosovën një vend më të mirë për të gjithë”, është shprehur ajo.

Shpërndaj në:

Kontakti

Jeni abonuar me sukses Error

© 2024 Alternativa e Kosovës