Tubimi madhështor në Viti, i paraparë fillimisht të mbahej brenda ambienteve të shtëpisë së kulturës por u zhvendos jashtë për shkak të numrit të madh të qytetarëve që prisnin me entuziazëm. Kryeministri z. Albin Kurti, së bashku me kandidatët për deputetë nga lista fituese e Lëvizjes VETËVENDOSJE!, iu bashkua kësaj mase të madhe njerëzish për të dëgjuar dhe ndarë vizionin për të ardhmen.
Kryetarja e Alternativës, znj. Mimoza Kusari-Lila, dhe kandidati për deputet, z. Agon Dobruna, takuan nga afër banorët e Vitisë, me të cilët ndanë ide dhe diskutuan për mënyrat më të mira të qeverisjes gjatë mandatit të ardhshëm të qeverisë Kurti 3.
Në këtë mision gjithëpopullor drejt 500 mijë zemrave, qytetarë të të gjitha moshave dhe kategorive shoqërore, të rinj e të moshuar, janë bashkuar për të marrë vendime historike në shërbim të një të ardhmeje më të mirë për vendin. Cep në Cep për numrin 118 po përhapet si një thirrje e fuqishme për avancim.
Vitia drejt 500K zemrave ❤️ – fuqia e bashkimit me Lëvizjen VETËVENDOSJE!










