Deçani entuziast për fitoren e numrit 118 më 9 shkurt

Në Deçanin e sakrificës të dielën u dha kushtrimi për fitoren e 9 shkurtit, ngadhënjimin e 500 mijë zemrave që rrahin si një, Cep më Cep Kosovës.

Kryeministri z. Albin Kurti iu drejtua deçanasve me krenari, duke përmendur figurat historike që ky vend i ka dhënë kombit shqiptar, si Sulejman Vokshi, Jusuf Gërvalla, dhe shumë të tjerë që ndriçojnë historinë tonë kombëtare. Ai theksoi rritjen e ekonomisë për 1 miliard euro çdo vit dhe shtimin e punësimit që tejkalon çdo qeveri të mëparshme: “Jemi 3 herë më të shpejtë në rritje ekonomike dhe 5 herë më të shpejtë në krijimin e vendeve të reja të punës.”

“Më 9 shkurt, për punët e mira që i kemi bërë në këtë gati 4-vjeçar dhe për 25 zotimet e reja që i kemi publikuar dje, do të ketë referendum. Dilni në referendum dhe i thoni ‘po’ numrit 1 1 8. Pra, u thoni ‘jo’ partive private e i thoni ‘po’ lëvizjes publike e republike të koalicionit VETËVENDOSJE!, Guxo, Alernativa”, tha Kurti.

Kryetarja e Alternativës, shefe e Grupit Parlamentar të Lëvizjes VETËVENDOSJE, znj. Mimoza Kusari Lila, z. Agon Dobruna e znj. Diana Qarkaxhija, kandidatë për deputet në bashkëbisedim me banorët e  Deçanit kanë thënë se, 9 shkurti nuk është thjesht ditë zgjedhjesh, por një referendum për të ardhmen e Kosovës.

Ata kanë kërkuar nga deçanasit që ti thonë po numrit 118 dhe listës fituese Lëvizjes Vetëvendosje për një të ardhme ende më të mirë dhe që projektet e nisura të përfundojnë ashtu siç e kërkon e mira e popullit.

Shpërndaj në:

Kontakti

Jeni abonuar me sukses Error

© 2024 Alternativa e Kosovës