Sibora Kadriu kandidatja më e re nga lista fituese shprehet e lumtur për përkrahjen që po ia japin qytetarët

Znj. Sibora Kadriu, kandidatja më e re për deputete nga lista fituese e Lëvizjes Vetëvendosje, përfaqësuese e Alternativës u shpreh me krenari para banorëve të lagjes Sofalia të Prishtinës.

Duke i falënderuar për mbështetjen e vazhdueshme para, gjatë dhe pas mandatit, ajo theksoi përkushtimin e saj për ta përfaqësuar Kosovën me dinjitet dhe për të kontribuar për vendin, si pasardhëse e familjes së Idriz Seferit.

“Vetëvendosje përfaqëson idealet e kombit tonë: drejtësi, arsim cilësor, shëndetësi, infrastrukturë sportive dhe mbështetje për çdo qytetar të Kosovës, pa dallim. Me Qeverinë Kurti 3, do të vazhdojmë politikat e mira, nga liberalizimi i vizave, te rritja e pagës minimale në 500 euro dhe investimet madhore në sport e infrastrukturë”, ka thënë ajo mes tjerash.

Sibora është numri 78 në listën 118 dhe bashkë me Vetëvendosjen po shkon Cep më Cep drejt 500K zemrave.

Shpërndaj në:

Kontakti

Jeni abonuar me sukses Error

© 2024 Alternativa e Kosovës