Kandidati për deputet nga Alternativa, pjesë e listës së Lëvizjes VETËVENDOSJE, z. Agon Dobruna zhvilloi një takim të rëndësishëm me fermerët e komunës së Gjakovës. Të pranishëm ishin edhe ministri i Bujqësisë z. Faton Peci dhe kandidati për deputet, z. Blerim Gashani.
Takimi u karakterizua nga një dialog i frytshëm dhe diskutime të thelluara që kishin në fokus përmirësimin e kushteve për fermerët dhe adresimin e sfidave të tyre.
U trajtuan ide konkrete për zhvillimin e sektorit bujqësor dhe u theksua përkushtimi për t’i mbështetur fermerët si një nga prioritetet kryesore të qeverisjes së ardhshme.




