Tahiri Hasani pritet ngrohtë në Çabër, Tunelin e Parë dhe Bajrë

Cep më Cep, Çabra, Tuneli i Parë dhe Bajra drejt 500K zemra, më 9 Shkurt!

Në Çabër të Zubin Potokut, në fshatin qëndrestar që sfidon përditë shantazhet dhe agresionet kriminale e terroriste të Serbisë, kandidatja për deputete nga Alternativa, në listën e Lëvizjes VETËVENDOSJE, znj. Hasime Tahiri Hasani është pritur ngrohtë dhe vendosmëri. Ky komunitet qëndron si një shembull i fuqisë dhe krenarisë kombëtare.

Nga aty, u mirëprit në Tunelin e Parë të Mitrovicës, qyteti që i njeh më mirë se kushdo rezultatet e punës së kësaj qeverie në sundimin e rendit dhe ligjit. “Për më shumë se dy dekada, Mitrovica ka përballuar terrorin dhe kërcënimet e Serbisë, por sot ajo është simbol i qëndresës dhe i shpresës për një të ardhme të bashkuar e sovrane”, ka thënë Tahiri Hasani në këtë tubim.

Mitrovica, Çabra dhe çdo cep i Kosovës po jehon me një zë të fuqishëm drejt fitores sonë historike më 9 shkurt.

Shpërndaj në:

Kontakti

Jeni abonuar me sukses Error

© 2024 Alternativa e Kosovës