Kryeministri Albin Kurti, i shoqëruar nga kandidatët për deputetë të listës fituese, përfshirë znj. Mimoza Kusari Lila, znj. Diana Qarkaxhija, z. Agon Dobruna, znj. Hasime Tahiri Hasani dhe znj. Sibora Kadriu, ka zhvilluar një tubim të rëndësishëm në Skenderaj.
Gjatë këtij takimi, lideri dhe kandidatët kanë bashkëvepruar me banorët e Skenderajt legjendar, duke dëgjuar shqetësimet dhe idetë e tyre, si dhe duke ndarë vizionin e qartë të Qeverisë për zhvillimin ekonomik, social dhe kulturor të vendit. Me fokus në projekte konkrete që synojnë mirëqenien dhe përmirësimin e jetës së qytetarëve, ky bashkëbisedim ka përforcuar angazhimin për të ndërtuar një të ardhme më të mirë për të gjithë.
Tubimi u zhvillua në një atmosferë shpresëdhënëse, duke riafirmuar lidhjen e ngushtë mes liderëve dhe qytetarëve të Skenderajt, si dhe përkushtimin e përbashkët për përparimin e Kosovës.

















