Në tokën e heroizmit dhe krenarisë, ku çdo gur dhe çdo rrugë flasin për sakrificë dhe histori, Drenasi u bë epiqendra e shpresës dhe entuziazmit. Një pritje madhështore u organizua për kryeministrin z. Albin Kurti, i cili bashkë me kandidatët për deputetë nga Alternativa, përçuan mesazhin e fitores së madhe.
Në këtë tubim të paharrueshëm, përkrah tij ishin znj. Mimoza Kusari-Lila, z. Agon Dobruna, znj. Diana Çarkaxhija, znj. Hasime Tahiri-Hasani dhe znj. Sibora Kadriu. Të gjithë bashkë ndanë vizionin për një Kosovë më të drejtë, më të fortë dhe më të bashkuar.
Drenicasit, me një zë të fuqishëm dhe të vendosur, konfirmuan mbështetjen e tyre të palëkundur për listën e fitore me numrin 118. Entuziazmi dhe përkushtimi i tyre treguan qartë se më 9 shkurt, suksesi është i garantuar.
Numri 118 tashmë është bërë simbol i shpresës dhe i fitores, duke mbledhur rreth vetes 500 mijë zemra që rrahin me të njëjtin ritëm – atë të fitores për një të ardhme më të mirë për të gjithë. Drenasi dëshmoi edhe një herë se historia dhe e ardhmja ndërthuren fuqishëm në këtë vend, dhe se triumfi është i pashmangshëm.
Fitorja është afër – bashkë për Kosovën me numrin 118!













