Në Rahovec bashkë për një Kosovë të zhvilluar, bashkë për fitore

Kandidatët për deputetë nga Alternativa, pjesë e listës së Lëvizjes VETËVENDOSJE, znj. Mimoza Kusari-Lila, znj. Diana Qarkaxhija, z. Agon Dobruna dhe znj. Sibora Kadriu, kanë zhvilluar një takim të ngrohtë e plot energji me banorët e Rahovecit. Në kuadër të fushatës zgjedhore, ata ndanë vizionin dhe planet konkrete të qeverisë së ardhshme, duke dëgjuar nga afër shqetësimet dhe nevojat e qytetarëve.

Kryeministri z. Albin Kurti gjatë tubimit zgjedhor me qytetarët e Rahovecit, ka thanë se Lëvizja Vetëvendosje do të angazhohet të mbështesë Rahovecin duke u premtuar atyre investime në infrastrukturë, sport e kulturë.

Diskutimi i hapur dhe konstruktiv me rahovecasit tregoi edhe një herë se ndryshimi i vërtetë vjen nga bashkëpunimi dhe angazhimi i përbashkët. Nga ekonomia e fuqishme dhe mbështetja për bizneset e vogla e të mesme, deri te reformat në arsim e shëndetësi.

Alternativa është e përkushtuar për një Kosovë më të mirë për të gjithë.

Fitorja e 9 shkurtit po vuloset edhe në Rahovec! Me mbështetjen e qytetarëve, do të ndërtojmë një të ardhme të sigurt, të drejtë dhe të zhvilluar për Kosovën. Bashkë për fitore!

Shpërndaj në:

Kontakti

Jeni abonuar me sukses Error

© 2024 Alternativa e Kosovës