Në Mejë të Gjakovës, aty ku historia flet me zërin e sakrificës dhe ku jeta mbizotëroi mbi vdekjen, u zhvillua një takim domethënës me banorët e këtushëm.
Kandidatët për deputetë nga lista fituese, Lëvizja VETËVENDOSJE, kryetarja e Alternativës, znj. Mimoza Kusari Lila, z. Zef Ndrejaj, z. Gegë Lleshi, z. Agon Dobruna, znj. Diana Qarkaxhija dhe znj. Dafina Gexha Bunjaku bashkëbiseduan me banorët e këtij fshati historik dhe për të riafirmuar përkushtimin ndaj vizionit të përbashkët – një Kosovë e fortë, e drejtë dhe e zhvilluar.
Me besim të palëkundur në fitoren e 9 shkurtit, jo vetëm në Gjakovë, por në çdo cep të vendit, qytetarët konfirmuan se do të jenë bashkë për të nisur një rrugëtim të ri katërvjeçar, plot angazhim dhe suksese për të gjithë!
“Së bashku me kandidatët për deputetë nga lista jonë fituese, u takuam me banorët e këtij fshati për të trasuar rrugën drejt një tjetër suksesi të Qeverisë Kurti. Të bindur në fitore, në Gjakovë dhe cep më cep në Kosovë, më 9 shkurt do të jemi bashkë për të nisur një rrugëtim të ri katërvjeçar”, ka thënë Kusari Lila.
Bashkë për fitore! Bashkë për të ardhmen e Kosovës!

















