Hasi, Cepi më Cep, dëshmoi se është me Lëvizjen Vetëvendosje, Alternativën dhe partinë Guxo! Në një tubim madhështor në Rogovë, kryeministri z. Albin Kurti, kryetarja e Alternativës, shefe e Grupit Parlamentar të Lëvizjes VETËVENDOSJE, z. Mimoza Kusari-Lila dhe kandidatët për deputetë të listës fituese morën mbështetje të fuqishme nga banorët e Hasit.
Puna e palodhshme e Qeverisë dhe projektet transformuese të këtyre katër viteve treguan se qeveria Kurti është me popullin dhe për popullin. Ky mesazh u përsërit me entuziazëm nga pjesëmarrësit e tubimit, të cilët e bënë të qartë se besojnë në drejtësinë dhe vizionin e kësaj qeverisjeje.
Edhe në Xërxë kandidatët për deputetë zhvilluan takim me banorë, deri sa edhe nga këtu morën mbështetje për listën fituese.
Me 9 shkurt është dita e fitores!
Hasjanët janë të gatshëm për të votuar numrin 118, për listën më të mirë dhe për të ardhmen që e meritojmë!








