Mitrovica e bashkuar për fitore më 9 shkurt, numri 118, zgjidhja e duhur për të ardhmen

Veriu e Jugu, cep më cep, si e gjithë Kosova, janë të bashkuar në mbështetje të zhvillimit dhe progresit. Më 9 shkurt, të gjithë do të jenë me numrin 118 për një të ardhme më të mirë!

Në një tubim madhështor në sheshin e Mitrovicës, kryeministri z. Albin Kurti dhe kryetarja e Alternativës, znj. Mimoza Kusari-Lila, bashkë me kandidatët për deputetë nga lista fituese e Lëvizjes Vetëvendosje, bashkëbiseduan me qytetarët, duke ndarë vizionin për një Kosovë më të drejtë, më të fortë dhe më të zhvilluar.

Gjatë fjalës së tij, kryeministri Kurti prezantoi kandidatët për deputetë nga Mitrovica, duke i cilësuar ata si përfaqësuesit më të denjë për të çuar përpara idealet dhe projektet që i duhen vendit. Ai bëri thirrje për pjesëmarrje masive në zgjedhje, duke theksuar rëndësinë e zgjedhjes së më të mirëve për të udhëhequr Kosovën në rrugën e progresit.

Më 9 shkurt, Mitrovica dhe gjithë Kosova zgjedhin fitoren! Numri 118 – për zhvillim, drejtësi dhe barazi!

Shpërndaj në:

Kontakti

Jeni abonuar me sukses Error

© 2024 Alternativa e Kosovës