Kandidatja për deputete nga Alternativa, pjesë e listës së Lëvizjes VETËVENDOSJE, znj. Hasime Tahiri Hasani, po vazhdon takimet intensive me qytetarët e Mitrovicës, duke dëshmuar përkushtimin e saj për çdo lagje, familje dhe biznes në këtë qytet. Me vizitat dhe bisedat e saj të sinqerta, ku i pranishëm ishte edhe kryeministri, z. Albin Kurti, ajo po afirmon angazhimin e palëkundur për një të ardhme më të ndritur për të gjithë.
Në një atmosferë të mbushur me emocion, ajo takoi familjarët e të vrarëve të pasluftës nga familjet Abrashi, Xhaka dhe të tjerë, të cilët më 3-4 shkurt në pjesën veriore të Mitrovicës dhanë jetën për lirinë dhe dinjitetin e kombit. Duke ndarë dhimbjen dhe krenarinë e tyre, ajo shprehu respektin më të madh për sakrificën që këto familje kanë bërë për Kosovën.
Gjithashtu, vizitoi familjen Nuka, për të nderuar sakrificën e nënës Melihate, e cila i dha Kosovës një nga bijtë e saj më të mirë, Besim Nuka. Me përulësi dhe mirënjohje, znj. Tahiri Hasani përkujtoi kontributin e këtij dëshmori dhe përkushtimin e familjes së tij për të ardhmen e vendit.
Përveç angazhimit të saj për drejtësi dhe kujdes ndaj familjeve të dëshmorëve, znj. Tahiri Hasani vizitoi edhe një shembull suksesi në fushën e biznesit – kompaninë e tekstilit të drejtuar nga Arian dhe Agron Syla. Me mbi 20 vite eksperiencë në këtë industri, kjo kompani është një burim i rëndësishëm punësimi, veçanërisht për gratë. Për këtë arsye, znj. Tahiri Hasani e konsideroi këtë model si një rrugë të sigurt për zhvillimin ekonomik të Mitrovicës dhe të Kosovës në vitet e ardhshme. “Bizneset si këto janë shtylla e ekonomisë sonë, dhe ne do t’i mbështesim me çdo mjet të mundshëm në katër vitet e ardhshme”, u shpreh ajo.
Në kulmin e fushatës, lagjja Iliridë mirëpriti kandidatët për deputetë të LVV-së, në një tubim madhështor që tregoi përkrahjen e fuqishme të qytetarëve për ndryshimin. Përkrahës të panumërt nga Mitrovica dhe më gjerë u mblodhën për të konfirmuar mbështetjen e palëkundur për LVV-në, duke u bërë pjesë e fitores së madhe që po vjen. 500 mijë zemra nga e gjithë Kosova tashmë janë të bashkuara për të ardhmen që meritojmë!
Fitorja e 9 shkurtit nuk është më vetëm një pritshmëri, por një realitet që po vuloset çdo ditë në çdo cep të Kosovës. Me Hasime Tahiri Hasanin dhe ekipin e saj, Mitrovica po dëshmon se është gati për një qeverisje të drejtë, të fuqishme dhe të ndershme nën udhëheqjen e Albin Kurtit.
Qeveria Kurti 3 po vjen me një mandat të fortë për të vazhduar rrugën e ndryshimit dhe zhvillimit!







