Bashkë do të ndërtojmë një të ardhme më të mirë për Mitrovicën dhe Kosovën, është shprehur Tahiri Hasani

“Takimet dhe bashkëbisedimet me qytetarët e fshatrave të komunës së Mitrovicës janë një mundësi e çmuar për të dëgjuar nga afër shqetësimet, nevojat dhe pritshmëritë e tyre. Këto takime shërbejnë si një hap i rëndësishëm drejt ndërtimit të politikave të qëndrueshme dhe përfaqësimit të denjë të interesave të qytetarëve”, kështu ka thënë kandidatja për deputete nga Alternativa, pjesë e listës së Lëvizjes VETËVENDOSJE, znj. Hasime Tahiri Hasani.

Në takim me banorë të disa fshatrave të Mitrovicës ajo është shprehur se, mbështetja e fuqishme për listën e Lëvizjes Vetëvendosje dhe partnerët e saj të koalicionit – Partinë Guxo dhe Alternativa – është një dëshmi e qartë e besimit që qytetarët kanë në vizionin dhe angazhimin tonë për një qeverisje të drejtë, transparente dhe zhvillimore.

Së bashku, po ndërtojmë një të ardhme më të mirë për Mitrovicën dhe mbarë Kosovën!

Bashkohuni me ne në këtë rrugëtim!

Shpërndaj në:

Kontakti

Jeni abonuar me sukses Error

© 2024 Alternativa e Kosovës