Alternativa viziton Bashkësinë Islame të Gjakovës me rastin e Fitër Bajramit

Me rastin e fetsës së Fitër Bajramit, kryetarja e Alternativës znj. Mimoza Kusari Lila, z. Agon Dobruna kryetar i degës së Alternativës në Gjakovë dhe anëtarë të tjerë përcollën urime në Bashkësinë Islame dega në Gjakovë.

Me këtë rast ata uruan besimtarët myslimanë dhe kryetarin e Këshillit të Bashkësisë Islame të Gjakovës, Dr. Valon Myrtën, duke u shprehur që respekti dhe toleranca të mbretërojnë çdo ditë mes nesh.

Në mesazhet e tyre ata shprehën urimet dhe përshëndetjet më të përzemërta për besimtarët myslimanë të cilët me Fitër Bajramin mbyllin kështu muajin bekuar të Ramazanit.

Shpërndaj në:

Kontakti

Jeni abonuar me sukses Error

© 2024 Alternativa e Kosovës