Në kuadër të aktiviteteve të muajit Tetor, të cilat i kushtohen ndërgjegjësimit kundër kancerit të gjirit, Alternativa në Prishtinë, sot mbajti tryezë vetëdisuese për sëmundjen,pasojat dhe masat preventive të kancerit të gjirit.
Pjesë e panelit ishte specialistja e mjekësisë familjare Dr. Sebahate Lleshi si dhe drejtuesja e organizatës “Have Hope”, znj. Arnisa Osmani.
Sfidat e grave të prekura me kancerin e gjirit janë të shumta, por e rëndësishme është që të krijohen kushte për diagnostifikimin e hershëm, trajtimin e duhur profesional dhe mbështetjen e vazhdueshme ndaj tyre.
Ky takim u përmbyll me disa pika artistike të interpretuar nga Kori i Grave “LIRA”.