Të trishtuar nga lajmi për djegien e objektit të Taphanës, dikur Muzeu i Muzikës në Gjakovë. Objekti përveq se ishte objekt nën mbrojtje, kishte vlerë dhe rëndësi të veçantë për ridestinimin që ia dhamë në Korrik të vitit 2016. Gjakova dhe muzika e krijuar ndër gjenerata kanë qenë jo vetëm shprehje e talentit për veprimtari krijuese, por edhe mënyrë se si Gjakova i ka rezistuar shtypësve të një pas njëshëm duke ruajtur shpirtin e saj dhe duke e përcjellur gëzimin, dhimbjen dhe lavdinë e rezistencës e trimërisë gjeneratë pas gjenerate. Andaj në mandatin e Kryetares Mimoza Kusari, e vlerësua se ishte më se e nevojshme të kishte një destinim për historinë e krijimtarisë muzikore nga Gjakova, vlerë kombëtare për gjithë shqiptarinë. Kush e dogji Muzeun e Muzikës, është pyetje për të cilen përgjigjen duhet ta japin organet kompetente. Por kush nuk ka pasur interesim ta mirëmbajë dhe t’a ruajë Muzeun, dihet. Komuna e Gjakovës nën qeverisjen aktuale, nuk e ka pasur as interesimin dhe as vëmendjen të merret seriozisht me këtë objekt të trashigimisë kulturore. Ai vend pësoi degradimin total para djegies finale. Ky objekt duhet medoemos të rikthehet ashtu siç ishte. Duhet tē rindërtohet dhe për të duhet të kujdeset Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Pas rindërtimit duhet t’a merr menaxhimin dhe përkundesjen ndaj tij me destinimin paraprak, Muzeu i Muzikës shqipe. Komuna nuk e ka as interesimin dhe as kapacitetin të ruajë dhe mbledhë artifaktet muzikore. Bashkangjitur fotot nga inaugurimi i Muzeut të Muzikës, 16 Korrik 2016! Foto Shkelzen Rexha