Sekretarja e Alternativës znj. Diana Qarkaxhija bashkë me anëtaret e kryesisë, Edona Bakraqi, Sibora Kadriu dhe Lulzime Saraqini, sot morën pjesë në takimin e përbashkët me përfaqësueset e grupeve të grave të subjekteve politike partnere, Lëvizjes VETËVENDOSJE dhe partisë Guxo.
Në takim morën pjesë, nënkryetarja e Lëvizjes, Mrika Limani-Myrtaj, kryetarja e Grave për VETËVENDOSJE!, Albulena Haxhiu, anëtarja e kryesisë, Saranda Bogujevci, sekretarja e GVV-së, Agnesa Kastrati si dhe nënkryetarja e partisë Guxo, Jeta Statovci bashkë me sekretaren e përgjithshme Triera Kasumi.
Në këtë takim u diskutua për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, në të cilat zgjedhje ne jemi së bashku. U theksua vullneti nga të tria palët për bashkëpunim në të gjitha nivelet, veçmas që si gra e vajza të jemi bashkë në secilin organizim nga programi politik e deri tek aktivitetet në teren duke e bashkërenduar secilin hap, para dhe gjatë fushatës elektorale.
Jemi bashkë si subjekte politike, jemi bashkë si gra në politikë, jemi së bashku me të gjitha vajzat e gratë gjithandej Kosovës.