Kryetarja e Alternativës dhe shefe e Grupit Parlamentar të Lëvizjes VETËVENDOSJE znj. Mimoza Kusari Lila gjatë qëndrimit në Washington D.C. të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ka takuar znj. Alyse Nelson presidente dhe CEO e organizatës jofitimprurëse e themeluar mbi idenë se kombet dhe komunitetet nuk mund të ecin përpara pa zërat e grave në pozita drejtuese, Vital Voices Global Partnership dhe znj. Manira Alva nga Shërbimi për Mbështetjen e Vajzave dhe Grave Udhëheqëse.
“Gratë e forta nuk ngriten thjesht për vete – ato i tërheqin edhe të tjerat me vete. Ato e dinë se fuqia e vërtetë nuk qëndron në të qëndruarit vetë, por në ndërtimin e një komuniteti ku çdo grua dhe vajzë ndjehet e fuqizuar për t’u ngritur. Pikërisht këtë po ndërton Vital Voices: një forcë besimi dhe fuqie që i ndihmon gratë dhe vajzat kudo të ngrihen për veten dhe për komunitetin që përfaqësojnë. Jemi dëshmitare se si, duke mbështetur njëra-tjetrën, nxisim valë ndryshimi që thyejnë barriera, ushqejnë ëndrra dhe hapin rrugën për një të ardhme ku asnjë vajzë apo grua nuk ecën e vetme. Vizita në DC nuk do të ishte e plotë pa ndaluar në shtëpinë ku gratë e fuqishme fuqizojnë të tjerat çdo ditë. Faleminderit, Alyse Nelson & Manira Alva”, është shprehur znj. Kusari-Lila.