Të mërkurën, Platforma Civikos mbajti takim me grupin punues për hartimin e Udhëzimit Administrativ i cili po angazhohet rreth kontraktimit të shërbimeve për organizatat e shoqërisë civile.
Zëvendësministri i Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve z.Agon Dobruna, përfaqësues nga Alternativa, ndoqi nga afër takimin e grupit punues duke shprehur kështu përkushtimin e tij për ta avancuar këtë proces.
“Sot në takim me grupin punues për hartimin e Udhëzimit Administrativ, për kontraktimin e shërbimeve për organizatat e shoqërisë civile, të organizuar nga Platforma Civikos. Një diskutim i frytshëm dhe përmbajtësor nga ekspertë dhe njohës të fushës. Gjithashtu është një rekomandim që buron nga procesi integrimit evropian, meqë direktiva bazë e prokurimit publik në BE e rregullon këtë fushë dhe ky rregullim është reflektuar në Udhëzimin Administrativ”, është shprehur me këtë rast zv/ministri Dobruna.