Hasime Tahiri Hasani e përkushtuar për të sjellë një zë të fuqishëm në Kuvendin e Kosovës, duke përfaqësuar me krenari Mitrovicën

Kandidatja për deputete nga Alternativa, pjesë e listës së Lëvizjes VETËVENDOSJE, znj. Hasime Tahiri, ka zhvilluar një takim entuziast dhe të frytshëm me të rinjtë e qytetit të Mitrovicës. Ky takim shënoi një tjetër hap të rëndësishëm në përkushtimin e saj për përfaqësimin dinjitoz dhe angazhimin aktiv të të rinjve në proceset vendimmarrëse.

Në këtë takim morën pjesë edhe kandidatët për deputetë, z. Armend Muja, znj. Arjeta Fejza dhe znj. Edona Llalloshi, të cilët bashkë me znj. Tahiri ecën përgjatë sheshit të qytetit dhe pjesës veriore të tij. Në këtë ecje simbolike, ata patën mundësinë të bashkëbisedojnë nga afër me qytetarët, duke dëgjuar shqetësimet dhe idetë e tyre për një të ardhme më të mirë për Mitrovicën dhe Kosovën.

Gjatë ditës, znj. Tahiri vizitoi edhe Shoqatën “Down Syndrome Kosova” në Mitrovicë, ku u shoqërua nga ministrja e Arsimit, znj. Arbërie Nagavci. Gjatë vizitës, ato panë nga afër punën e qendrës dhe aktivitetet që zhvillohen për t’i mbështetur dhe fuqizuar personat me sindromën Down. Kjo tregon përkushtimin dhe vëmendjen e veçantë që znj. Tahiri i jep çështjeve sociale dhe gjithëpërfshirjes.

Mesazhi i qartë i këtij aktiviteti është se ndryshimi vjen nga përkushtimi dhe angazhimi për çdo qytetar të Kosovës. Znj. Hasime Tahiri Hasani mbetet e përkushtuar për të sjellë një zë të fuqishëm dhe pozitiv në Kuvendin e Kosovës, duke përfaqësuar me krenari Mitrovicën dhe gjithë vendin.

Shpërndaj në:

Kontakti

Jeni abonuar me sukses Error

© 2024 Alternativa e Kosovës