Të trishtuar nga lajmi për djegien e objektit të Taphanës, dikur Muzeu i Muzikës në Gjakovë. Objekti përveq se ishte objekt nën mbrojtje, kishte vlerë dhe rëndësi të veçantë për ridestinimin që ia dhamë në Korrik të vitit 2016. Gjakova dhe muzika e krijuar ndër gjenerata kanë qenë jo vetëm shprehje e talentit për veprimtari krijuese, por edhe mënyrë se si Gjakova i ka rezistuar shtypësve të një pas njëshëm duke ruajtur shpirtin e saj dhe duke e përcjellur gëzimin, dhimbjen dhe lavdinë e rezistencës e trimërisë gjeneratë pas gjenerate. Andaj në mandatin e Kryetares Mimoza Kusari, e vlerësua se ishte më se e nevojshme të kishte një destinim për historinë e krijimtarisë muzikore nga Gjakova, vlerë kombëtare për gjithë shqiptarinë. Kush e dogji Muzeun e Muzikës, është pyetje për të cilen përgjigjen duhet ta japin organet kompetente. Por kush nuk ka pasur interesim ta mirëmbajë dhe t’a ruajë Muzeun, dihet. Komuna e Gjakovës nën qeverisjen aktuale, nuk e ka pasur as interesimin dhe as vëmendjen të merret seriozisht me këtë objekt të trashigimisë kulturore. Ai vend pësoi degradimin total para djegies finale. Ky objekt duhet medoemos të rikthehet ashtu siç ishte. Duhet tē rindërtohet dhe për të duhet të kujdeset Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Pas rindërtimit duhet t’a merr menaxhimin dhe përkundesjen ndaj tij me destinimin paraprak, Muzeu i Muzikës shqipe. Komuna nuk e ka as interesimin dhe as kapacitetin të ruajë dhe mbledhë artifaktet muzikore. Bashkangjitur fotot nga inaugurimi i Muzeut të Muzikës, 16 Korrik 2016! Foto Shkelzen Rexha
Zëvendës Ministri i Zhvillimit Rajonal z.Ali Tafarshiku përfaqësues i Alternativës, u prit nga kryetari i Hanit të Elezit
Aty ku memoria e freskët na rikthen ne vitin1999, në Bllacë të Komunës së Hanit Elezit.Sot, Zëvendës Ministri i Zhvillimit Rajonal z.Ali Tafarshiku përfaqësues i Alternativës, u prit nga kryetari i Hanit të Elezit, z. Mehmet Ballazhi dhe Drejtoresha e Zhvillimit Ekonomik , znj. Majlinda Kaloshi.Investimet kapitale janë të domosdoshme në këtë Komunë, andaj edhe Zv. Ministri Tafarshiku e inkurajoj qeverisjen lokale atje që të aplikojnë me projekte konkrete në programin zhvillimor të Ministrisë së Zhvillimit Rajonal.Bashkë me kryetarin dhe Drejtoreshën, Zv. Ministri, Ali Tafatshiku, vizitoj edhe kompleksin memorial “Bllaca 1999”, ku dëgjoj nga afër idetë për zhvillimin e mëtutjeshëm të zonës përmes projekteve rekrative në afërsi jo vetëm të kompleksit, por edhe buzë lumit Lepenc.
Zëvendës Ministri i Zhvillimit Rajonal, përfaqësues nga Alternativa, Ali Tafarshiku, sot ka zhvilluar takime me kryetarin e Komunës së Obiliqit
Në kuadër të vizitave në Komunat e Republikës, Zëvendës Ministri i Zhvillimit Rajonal, përfaqësues nga Alternativa, Ali Tafarshiku, sot ka zhvilluar takime me kryetarin e Komunës së Obiliqit, z. Xhafer Gashi dhe kryetarin e Komunës së Deçanit, z. Bashkim Ramosaj. Të dy kryetarët, gjatë vizitave në Obiliq dhe Deçan, Zv. Ministri Tafarshiku i ka njoftuar për thirrjen e MZHR-së për projektet kapitale për vitin 2024, kurse në Komunën e Deçanit ka vizituar edhe hapsirën ku po finalizohet ndërtimi i Objektit të Qendrës së Trashëgimisë Kulturore, projekt ky që financohet nga Ministria e Zhvillimit Rajonal në vlerën 360,000.00 €. #Alternativa për Komunat.
Zv. Ministri Tafarshiku ka takuar Kryetarin e Komunës së Zveçanit, z.Ilir Peci dhe drejtorët e Drejtorive Komunale.
Zëvendës Ministri i Zhvillimit Rajonal, përfaqësues nga Alternativa, Ali Tafarshiku, sot ka vizituar veriun e vendit. Fillimisht Zv. Ministri Tafarshiku ka takuar Kryetarin e Komunës së Zveçanit, z.Ilir Peci dhe drejtorët e Drejtorive Komunale. Temë diskutimi gjatë këtij takimi ishte mundësia e investimeve kapitale dhe aplikimin e kësaj Komune në thirrjen e lansuar për këto investime nga Ministria e Zhvillimit Rajonal. Gjithashtu, Zv. Ministri Ali Tafarshiku ka qëndruar edhe në Komunën e Zubin Potokut, ku është takuar me kryetarin z.Izmir Zeqiri dhe Drejtorë të Drejtorive Komunale. Kryetarin Zeqiri, Tafarshiku e ka njoftuar me thirrjen e lansuar nga Ministria e Zhvillimit Rajonal për projektet kapitale për vitin 2024. Po ashtu, bashkë me drejtoreshën ekzekutive të AZHR-së në veri, znj. Rreze Duli, Zëvendës Ministri Ali Tafarshiku, ka vizituar Kullën e Heroit kombëtar Isa Boletini me ç’rast është pritur nga trashigimtari i heroit, z. Gazmend Boletini.
Zv.Ministri Ali Tafarshiku morri pjesë në sesionin informues në lidhje me thirrjen për aplikim për investime kapitale për vitin 2024
Zëvendës Ministri i Zhvillimit Rajonal, përfaqësues nga Alternativa, Ali Tafarshiku, sot ka marrë pjesë në sesionin informues të organizuar nga MZHR-ja, në lidhje me thirrjen për aplikim për investime kapitale për vitin 2024, thirrje kjo e lansuar ditë më parë nga Ministria e Zhvillimit Rajonal. Zëvendës Ministri Tafarshiku, ka njoftuar përfaqësuesit e Komunave rreth objektivave zhvillimore të balancuara për regjione në Republikën e Kosovës, e që Ministria e Zhvillimit Rajonal synon të arrij përmes mbështetjes së projekteve me të cilat aplikojnë Komunat. Është shumë e rëndësishme qasja serioze në implementimin aktual të projekteve, në mënyrë që Komunat të përfitojnë mbështetje edhe në thirrjet e ardhëshme për investime kapitale. #Alternativa për investime kapitale