Alternativa falënderon të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës për pjesëmarrjen, përkushtimin dhe qytetarinë e treguar gjatë gjithë procesit zgjedhor. Një mirënjohje e veçantë shkon për votuesit, aktivistët, anëtarët dhe të gjithë ata që kontribuuan me zemër, si gjatë fushatës, ashtu edhe në ditën e votimit. Së bashku dëshmuam se demokracia jeton me pjesëmarrje dhe përkushtim. Kryetarja e Alternativës Mimoza Kusari Lila po ashtu është shprehur falënderuese ndaj votuesve dhe gjithë qytetarëve të vendit. “Kosova e dëshmoi edhe një herë standardin e lartë për të administruar një proces zgjedhor demokratik, të qetë dhe të lirë, shembull për rajonin dhe më gjerë. Një falënderim po aq i madh për të gjithë kandidatët e Alternativës për asambletë komunale në komunat ku garuam. Puna, angazhimi dhe besimi i tyre na frymëzuan të jemi pjesë e kësaj gare, edhe pse rezultati nuk ishte ai që synuam. Këto zgjedhje ishin vetëm hera e dytë në tetë vite ekzistencë të Alternativës që morëm pjesë në zgjedhjet lokale me emrin tonë. Gjatë këtij rrugëtimi kemi kuptuar se duhet të jemi edhe më aktivë, më të pranishëm dhe më të qartë në politikat që përfaqësojmë”, ka theksuar ajo. “Mirënjohje të veçantë për dy kandidatët tanë për kryetarë komunash – Merkur Beqirin në Prishtinë dhe Reshat Nurbojën në Pejë – të cilët me angazhim maksimal dhe përkushtim të madh, pavarësisht infrastrukturës së kufizuar politike, arritën ta ngrisin dhe promovojnë me dinjitet emrin dhe programin e Alternativës. Në këtë garë, Alternativa arriti barazi të plotë gjinore në kandidatura dhe rikonfirmoi vizionin për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik, me politika miqësore ndaj mjedisit, transparencë, dhe infrastrukturë bazike të mbështetur në buxhetim të përgjegjshëm gjinor”, ka thënë ajo. “Të bindur se rrugëtimi ynë përpara është gjithëpërfshirës dhe i zbatueshëm në mbarë Kosovën, do të vazhdojmë me përkushtim për të zgjeruar praninë tonë dhe për të realizuar programin tonë aty ku ekziston hapësira dhe besimi për bashkëpunim. Urime të gjithë fituesve në raundin e parë të zgjedhjeve lokale, dhe suksese me fat e dinamikë pozitive për kandidatët që do të garojnë në raundin e dytë, balotazhin e caktuar për 9 nëntor”, është shprehur ajo.
Gjakova po zgjohet për ndryshim
Sonte në tubimin madhështor u dëshmua përkrahja e jashtëzakonshme për kryetarin në ardhje Ardian Gola – njeriun që e do Gjakovën dhe ka vizion për zhvillim, drejtësi e mirëqenie për të gjithë. Alternativa, e prirë nga kryetarja Mimoza Kusari-Lila, mbështet pa rezervë këtë vizion për një Gjakovë më të zhvilluar e me më shumë kujdes për qytetarët. Kryeministri Albin Kurti solli lajmet e mira për qytetarët: më shumë mbështetje për nënat, pensionistët, punëtorët e sektorit privat dhe veteranët e UÇK-së – masa konkrete për drejtësi sociale dhe mirëqenie për të gjithë. Në fjalën e saj, Mimoza Kusari-Lila kërkoi mbështetjen për kandidatin e VETËVENDOSJES për kryetar të Gjakovës, duke theksuar se “vetëm kështu fitojnë të gjithë qytetarët”. Ndërsa Ardian Gola falënderoi përzemërsisht qytetarët për besimin dhe përkrahjen, duke i ftuar të dalin masovisht në votime për Lëvizjen VETËVENDOSJE! dhe Alternativën.
Alternativa synon komuna që frymojnë zhvillim, drejtësi dhe mundësi për të gjithë
Në zgjedhjet lokale në Prishtinë, Pejë, Gjakovë, Prizren, Mitrovicë të Jugut e të Mitrivicë e Veriut, qytetarët kanë mundësinë të zgjedhin ndryshe, të zgjedhin Alternativën.
Reagon kandidati për kryetar të Kryeqytetit, Merkur Beqiri
Deklaratë publike: Loja taktike e frikës dhe e mjegullës në fushatën për Prishtinën Këto ditë të fushatës për komunën e Prishtinës po shfaqin një dukuri të çuditshme, ndoshta edhe të papritur: kandidatët e partive të mëdha, po luajnë një lojë taktike në raport me debatet publike. Në pamje të parë, duket si rastësi, por në thelb është një lojë e frikës dhe e hutimit të elektoratit. Mungesa në debate – si një taktikë e qëllimshme Në KALLXO.com, debati është shtyrë tashmë dy herë. Fillimisht, kandidatët e partive të mëdha konfirmojnë pjesëmarrjen, për të krijuar përshtypjen e një gare të hapur e të drejtë. Por, në momentin e fundit, thjesht nuk paraqiten – ose dërgojnë një njoftim të vonuar se “nuk do të mund të vijnë”. Ngjashëm ndodhi edhe në Rubikon, ku deri në minutën e fundit, disa prej tyre lanë përshtypjen se do të ishin pjesë e debatit, për të mos u shfaqur kur erdhi koha. Kjo nuk është rastësi. Është strategji. Sepse duke munguar në përballje, ata shmangin ekspozimin e boshllëqeve të tyre. Dhe duke e bërë këtë në mënyrë të përsëritur, ata krijojnë një mjegull që huton qytetarin. Kur mungon vizioni, mbetet propaganda Arsyeja është e qartë: asnjë kundërkandidat nuk ka ofertë serioze për Prishtinën. Ata flasin për “vizione”, por kur pyeten se cili është ai vizion, del se bëhet fjalë për ndonjë projekt afatmesëm, ndonjë tender apo ndonjë vazhdimësi pune të lënë përgjysmë. Vizioni i tyre është të vazhdojnë atë që nuk e kanë mbaruar me kohë dhe të shajnë të tjerët për bllokada në kuvend apo asamble. Pra, nuk është vizion – është inertësi politike. Në vend të përballjeve me ide dhe plane, ata zgjedhin populizmin, videot e sharjeve, dhe fushatën me tym e mjegull. Sepse e dinë që në debat nuk do të mund ta mbrojnë të bëmet e tyre, e as ta përballojnë ofertën tonë. E vërteta është e thjeshtë, Kandidatët e partive të mëdha po kanë frikë të përballen. Po e fusin elektoratin në mjegull, duke shpresuar se në errësirën e hutisë do të marrin vota më shumë. Por qytetarët e Prishtinës nuk janë më ata të djeshmit – ata shohin, kuptojnë dhe ndjejnë. Sidmos gjeneratat Z dhe milenialët. Ata dojnë ndryshim, sipas kohës së tyre, dhe jo taktika të shekullit të kaluar. Unë, si kandidat i Alternativës, kam qenë dhe do të jem në çdo debat, në çdo platformë, para çdo qytetari. Sepse Prishtina meriton përballje me ide, jo me fjalë të zbrazëta. Prishtina meriton vizion. Dhe atë vizion e ofrojmë ne, një Prishtinë të jetueshme, një Prishtinë ku jetojmë jetë të gjatë, të përmbushur, të lumtur!
Swiss Home Store, shembull frymëzues i investimit të suksesshëm të bashkatdhetarëve
Zhvillimi ekonomik fillon nga ndërmarrësit tanë punëtorë! Kryetarja e Alternativës, Mimoza Kusari-Lila, bashkë me bashkëpunëtorët dhe kandidatët për Kuvendin Komunal të Prizrenit, vizituan kompaninë Swiss Home Store – një shembull frymëzues i investimit të suksesshëm të bashkatdhetarëve tanë në vendlindje. Themeluar nga Alban Muçaj dhe Endrid Gashi, kjo kompani prej më shumë se një dekade prodhon grila rrotulluese me standard të lartë, të cilat eksportohen në Zvicër e më gjerë. Me proces të automatizuar, cilësi të garantuar dhe treg të qëndrueshëm, Swiss Home Store është dëshmi e forcës së biznesit vendor dhe e kontributit të tij për ekonominë e Kosovës. Alternativa beson në mbështetjen e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme prodhuese, si themel i zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik lokal.
“Extra Fruit Fillings” shembull i mirë i zhvillimit të biznesit
Sektori i prodhimit në Kosovë po zgjerohet me sukses në tregjet ndërkombëtare, duke krijuar nevojë për rritjen e kapaciteteve prodhuese dhe angazhimin e më shumë punëtorëve. Një shembull i mirë i këtij zhvillimi është kompania “Extra Fruit Fillings” në Prizren, të cilën e vizituan sot kryetarja e Alternativës, Mimoza Kusari-Lila, së bashku me bashkëpunëtorët dhe kandidatët e Alternativës për Kuvendin Komunal të Prizrenit. Kjo kompani, me rreth 30 punëtorë, jo vetëm që eksporton në vendet e rajonit, por ka arritur të depërtojë edhe në tregjet e shteteve anëtare të Bashkimit Evropian – përfshirë edhe ato që ende nuk e kanë njohur Kosovën. Alternativa thekson se mbështetja për biznese me potencial të tillë duhet të rritet, si në nivel qendror ashtu edhe lokal, me një qasje më proaktive ndaj nevojave të tyre, në mënyrë që potenciali i plotë të realizohet. Si parti e qendrës, Alternativa e sheh biznesin si partnerin kryesor të zhvillimit dhe synon të ndërtojë politikat zhvillimore mbi partneritetin dhe fuqizimin e sektorit privat.
Ndahen ide, vizione dhe synime të përbashkëta për një të ardhme më të mirë për Gjakovën
Një takim frytdhënës zhvilloi kryetarja e Alternativës znj. Mimoza Kusari-Lila me përfaqësuesit e Alternativës në Komunën e Gjakovës, ku u ndanë ide, vizione dhe synime të përbashkëta për një të ardhme më të mirë për qytetin tonë. Kusari-Lila theksoi rëndësinë e bashkëpunimit, përkushtimit dhe besimit në fuqinë e njerëzve që duan ndryshim të vërtetë. Teksa afrohet dita e zgjedhjeve lokale, Alternativa po prezanton me krenari një program të qartë e realist për zhvillimin ekonomik lokal – me fokus në mbështetjen e bizneseve të vogla dhe të mesme, krijimin e hapësirave të reja për kreativitet e inovacion, si dhe ndërtimin e një mjedisi të pastër e të shëndetshëm për çdo qytetar. “Lista jonë për Kuvendin Komunal është garanci për një qeverisje të përgjegjshme, transparente dhe gjithëpërfshirëse, që vë në qendër barazinë, drejtësinë dhe mundësitë e barabarta për të gjithë, pa dallim”, është shprehur Kusari-Lila.
Kusari-Lila: Gjakova meriton më shumë vizion, mundësi dhe punë të përbashkët për një të ardhme më të mirë
“Kompania “Nertili” në Gjakovë është më shumë se një emër, ajo përfaqëson vlera, përkushtim dhe punë të palodhur të një familjeje që ka ndërtuar suksesin mbi parime të forta, përgjegjësi ndaj shtetit dhe dashuri për kombin”. Kështu ka thënë mes tjerash kryetarja e Alternativës, Mimoza Kusari-Lila e cila e shoqëruar nga kandidatët për Asamblenë Komunale nga Alternativa, vizituan kompaninë “Nertili” dhe u pritën nga Nertil Zeka. Takimi u zhvillua në një atmosferë të ngrohtë e frymëzuese, me diskutime të vlefshme për zhvillimin ekonomik dhe mbështetjen ndaj ndërmarrjeve vendore. Programi i Alternativës synon zhvillimin e qëndrueshëm lokal, fuqizimin e ndërmarrësve kreativë dhe krijimin e politikave gjithëpërfshirëse që forcojnë ekonominë e Gjakovës. “Gjakova meriton më shumë vizion, mundësi dhe punë të përbashkët për një të ardhme më të mirë”, është shprehur Kusari-Lila.
Takim me energji dhe vizion në lagjen “Ganimete Terbeshi”: Bashkë për një Gjakovë më të mirë!
Në lagjen “Ganimete Terbeshi” u mbajt një takim mbresëlënës, i mbushur me energji pozitive, frymë bashkëpunimi dhe besim në ndryshim. Në këtë takim mori pjesë edhe Kryetarja e Alternativës, znj. Mimoza Kusari-Lila, e cila përmes fjalës së saj përçoi mesazhin e bashkimit dhe përkushtimit për një Gjakovë më të drejtë, më të zhvilluar dhe më të mirë për të gjithë qytetarët. Banorët e kësaj lagjeje shprehën mbështetje të fuqishme për kandidaten për Kuvendin Komunal të Gjakovës, Iliriana (Lili) Pylla, një zë i ri e i guximshëm që po sjell energji dhe ide të reja në politikën lokale. Po ashtu, u dha përkrahje e madhe për kandidatin për kryetar të komunës, prof. Ardian Gola, i cili me vizionin e tij për zhvillim të qëndrueshëm, transparencë dhe mirëqenie qytetare po frymëzon ndryshimin e shumëpritur në Gjakovë. Takimi u shoqërua me diskutime të hapura, ide konkrete për përmirësimin e infrastrukturës, pastërtisë dhe shërbimeve publike, si dhe me zotimin për një administratë komunale që do të punojë me ndershmëri e përgjegjësi ndaj qytetarëve. Me besim, energji dhe vendosmëri, Alternativa po dëshmon se ndryshimi është i mundur — dhe ai fillon me qytetarin!
Vizita në atelenë e mjeshtrit Fatos Lleshi – poqari nga Gjakova
Ndër mjeshtrit e rrallë që me talentin dhe përkushtimin e tij ka dëshmuar se zejtaria tradicionale mund të kthehet në art të vërtetë, është Fatos Lleshi – poqari nga Gjakova që ka bërë emër në të gjithë Kosovën për krijimet e tij unike nga argjila. Gjatë vizitës në atelenë e tij kryetarja e Alternativës Mimoza Kusari-Lila ka thënë se, ai me dashuri dhe respekt për trashëgiminë kulturore, realizon vepra të punuara me dorë, nga enët tradicionale të baltës e deri te figurat dekorative, mozaikët dhe skulpturat që i japin jetë historisë dhe kulturës sonë. “Kandidati për Kuvendin Komunal në Gjakovë nga Alternativa Fatos Lleshi, është shembulli më i mirë se si arti, puna dhe vizioni mund të bashkohen për të ndërtuar një Gjakovë më krijuese, më zhvillimore dhe më krenare për rrënjët e saj”, ka thënë ajo mes tjerash.











