Mes një atmosfere të ngrohtë dhe entuziaste me banorët e bashkësive 3 dhe 4 të Komunës së Gjakovës kandidatët për deputet nga Alternativa, pjesë e listës së Lëvizjes VETEËVENDOSJE, znj. Diana Qarkaxhija dhe z. Agon Dobruna kanë diskutuar me ta për të ardhmen e përbashkët. I pranishëm ishte edhe ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, z. Hajrulla Çeku, ministrja e Arsimit, znj. Arbërie Nagavci dhe kandidatët tjerë për deputet. Diskutimet e frytshme për Qeverinë Kurti 3, theksuan angazhimin për përmirësimin e jetës së qytetarëve dhe ndërtimin e një të ardhmeje më të mirë për të gjithë. “ Bashkë me ne do të jetë një hap i sigurt drejt një të ardhmeje të ndritur për Gjakovën, me një vizion të palëkundur për një qytet e shtet të fuqishëm dhe të prosperuar. Çdo hap ka rëndësi dhe bashkë mund ti realizojmë qëllime madhore”, janë shprehur Qarkaxhija e Dobruna.
Takimi i ngrohtë dhe frymëzues me gratë pensioniste, Hasime Tahiri Hasani, zë i fuqishëm për gratë dhe vajzat e Kosovës
Kandidatja për deputete nga Alternativa, pjesë e listës së Lëvizjes VETËVENDOSJE, znj. Hasime Tahiri Hasani, zhvilloi një bisedë të përzemërt me gratë pensioniste, duke vlerësuar kontributin e tyre të çmuar në familje dhe në shoqëri përgjatë gjithë jetës. Ajo shprehu mirënjohjen e saj për rolin dhe përvojat e tyre, duke theksuar se zëri dhe përkushtimi i grave janë jetikë për zhvillimin dhe të ardhmen e vendit. Tahiri Hasani ka thënë mes tjerash se, do të jetë përfaqësuese e denjë e grave dhe vajzave në Kuvendin e Kosovës, duke mbrojtur të drejtat dhe interesat e tyre dhe duke promovuar mundësi të barabarta për të gjithë. Takimi u shndërrua në një platformë për forcimin e bashkëpunimit ndërmjet grave të të gjitha moshave, me qëllim ndërtimin e një të ardhme më të drejtë dhe më të sigurt.
Kastrioti dhe Vushtrria konfirmojnë triumfin e 9 shkurtit, rrugëtimi i koalicionit të përsosur për Kosovën, dëshmi e fitores
Në Kastriot dhe Vushtrri vazhduan tubimet e rrugëtimit drejt fitores së 9 shkurtit, ku kandidatët e koalicionit Lëvizja VETËVENDOSJE!, Alternativa dhe Partia Guxo u takuan me qytetarët. Sallat ishin plot e përplot dhe zemrat e kuqe flakë konfirmuan edhe njëherë se 118 është numri që na bashkon të gjithëve. Tubimi u shoqërua me tingujt e këngëve patriotike dhe një atmosferë elektrizuese, ku të pranishmit shprehën mbështetje të palëkundur për kandidatët dhe kryeministrin aktual dhe të ardhshëm, z. Albin Kurti. Kandidatët për deputet nga Alternativa, znj. Mimoza Kusari Lila, z. Agon Dobruna, znj. Diana Qarkaxhija, znj. Hasime Tahiri Hasani dhe znj. Sibora Kadriu, takuan banorët e Kastriotit dhe Vushtrrisë, me të cilët ndanë mendime dhe vizione për të ardhmen. Ata shpalosën ide të reja për një punë edhe më të mirë për qytetarët dhe zhvillimin e vendit në tërësi. “Kastrioti dhe Vushtria janë zjarre të mbi 500 mijë zemrave që do të rrahin për një qëllim të vetëm të dielën e 9 shkurtit. Bashkë me këtë popull të dashur dhe fisnik, ne do të bëjmë të pamundurën që zhvillimi të hyjë në rrugën e mbarë,” thanë kandidatët për deputet në takimin me banorët e Kastriotit dhe Vushtrrisë. Ky ishte një mesazh i fuqishëm se bashkë mund të arrijmë një të ardhme më të mirë, të zhvilluar dhe të begatë për të gjithë qytetarët e Kosovës. Të dielën e 9 shkurtit, koalicioni ynë është gati për të sjellë fitoren!
Ferizaji në rrugën e fitores, zemrat bashkohen për 118
Ferizaji u ndez nga entuziazmi në tubimin madhështor të zemrave të kuqe! Kryeministri Albin Kurti, në një tubim të jashtëzakonshëm me qytetarët, theksoi se fitorja është e pashmangshme, por na duhen mbi 500 mijë zemra për ta bërë atë të plotë dhe për t’i kthyer vendimet në suksese të mëdha! Kandidatët tanë të përkushtuar, z. Agon Dobruna dhe znj. Hasime Tahiri Hasani nga Alternativa, pjesë e listës së Lëvizjes VETËVENDOSJE, ndanë vizionin e tyre për një qeverisje më të mirë, duke I dëgjuar dhe bashkëbiseduar me banorët e Ferizajit. “Me votën tuaj për numrin 118, më 9 shkurt, ne fitojmë së bashku! Faleminderit për përkrahjen tuaj të jashtëzakonshme dhe për zemrën që na falni”, thanë ata.
Qarkaxhija në Gjakovë: Së bashku, po ndërtojmë një të ardhme ku zëri i grave është shtyllë e çdo ndryshimi pozitiv në shoqëri
Kandidatja për deputete nga Alternativa, pjesë e Listës së Lëvizjes VETËVENDOSJE, znj. Diana Qarkaxhija, së bashku me kandidatet znj. Arbërie Nagavci dhe znj. Dafina Gexha-Bunjaku, vizituan familjen Morina në Brekoc të Gjakovës. Gjatë këtij takimi të ngrohtë dhe frymëzues, ato bashkëbiseduan me gra dhe vajza për çështje që i shqetësojnë dhe për sfidat e përditshme me të cilat përballen. Këto takime, që shtrihen Cep më Cep në komunën e Gjakovës, janë një mundësi e jashtëzakonshme për të dëgjuar zërin e grave dhe vajzave, për të theksuar rolin e tyre të rëndësishëm në zhvillimin e shoqërisë dhe për të nxitur përfshirjen e tyre aktive në vendimmarrje. Gratë dhe vajzat e Lëvizjes sonë janë shtylla të rëndësishme në fitoret tona, duke e forcuar vizionin për një Kosovë më të drejtë dhe më të barabartë. “Këto biseda të hapura dhe të sinqerta dëshmojnë përkushtimin tonë për të krijuar një shoqëri ku secila grua dhe vajzë të ndihet e fuqizuar dhe e vlerësuar. Së bashku, po ndërtojmë një të ardhme ku zëri i grave është shtyllë e çdo ndryshimi pozitiv në shoqëri”, ka thënë Qarkaxhija në këtë takim.
Gjilani i rrethuar nga zemrat që rrahin si një, fitorja rekord po troket në derë
Suksese të reja e rekord i ri u pa në tubimin e zemrave që rrahin si një në Gjilan. Ashtu si Cep më Cep Kosovës po vërehet qartë që pulsi po rrahë 118 dhe kështu çdo ditë e më shumë fitorja po i troket në derë Lëvizjes VETËVENDOSJE, që në partneritet me Alternativën dhe partinë Guxo bashkë me qytetarët e Republikës, do ta qojnë vendin përpara. Kandidatët për deputetë nga Alternativa, pjesë e listës fitimtare të Lëvizjes VETËVENDOSJE, znj. Mimoza Kusari-Lila, z. Agon Dobruna, znj. Diana Qarkaxhija, znj. Hasime Tahiri Hasani dhe znj. Sibora Kadriu, pjesëmarrës në këtë tubim takuan qytetarë të shumtë të Anamoravës. Bashkëbiseduan me ta, të cilët iu garantuan se janë gati për të qenë pjesë e fitores rekorde duke dëshmuar energjinë dhe frymën e bashkimit të 500 mijë zemrave që do ta shtyjë përpara këtë proces transformues për Republikën e Kosovën, dhe qytetarët e saj. Entuziazëm i madh mbizotëroi në qytetin e Gjilanit, ku qytetarët mirëpritën me duartrokitje të zjarrta kryeministrin z. Albin Kurti dhe kandidatët për deputetë të listës së fitores. Gjatë fjalimit të tij, z. Kurti falënderoi qytetarët e Gjilanit për besimin dhe përkushtimin e tyre ndaj idealeve të ndryshimit dhe drejtësisë. Ai theksoi rëndësinë e pjesëmarrjes aktive të secilit qytetar në procesin demokratik dhe i ftoi të gjithë që më 9 shkurt të jenë pjesë e një fitoreje që do të vulosë një të ardhme më të mirë për vendin. Kandidatët për deputetë ndanë mesazhe frymëzuese dhe optimiste, duke premtuar angazhim maksimal për zhvillimin ekonomik, forcimin e institucioneve dhe avancimin e drejtësisë sociale. Mbështetja masive dhe entuziazmi i qytetarëve treguan se fryma e ndryshimit dhe shpresa për një të ardhme më të ndritur po forcohet çdo ditë e më shumë. Gjilani u shndërrua në një shembull të unitetit dhe përkushtimit për të arritur një fitore të madhe më 9 shkurt, duke dëshmuar edhe një herë se qytetarët janë të gatshëm të qëndrojnë në krah të vlerave që përfaqësojnë përparim dhe barazi.
Hasime Tahiri Hasani, zë i personave me aftësi të kufizuara, angazhim për një Kosovë më të drejtë dhe të barabartë
Në një atmosferë të ngrohtë dhe pritje të përzemërt, anëtarët e shoqatës së Shurdhërve në Mitrovicë mirëpritën sot kandidaten për deputete nga Alternativa, pjesë e listës së Lëvizjes VETËVENDOSJE, znj. Hasime Tahiri Hasani. Në këtë takim u diskutuan çështjet thelbësore që lidhen me kushtet socio-ekonomike, nevojat e shoqatës dhe të anëtarëve të saj. Ky angazhim shënon një hap tjetër drejt përmirësimit të kushteve dhe përfshirjes së personave me aftësi të kufizuara në shoqëri. “Përkushtimi për mbrojtjen e të drejtave dhe përfshirjen aktive të kësaj kategorie mbetet prioritet jo vetëm për individët e angazhuar, por edhe për institucionet dhe për gjithë shoqërinë kosovare. Ky është një zotim për një Kosovë më të drejtë dhe më të barabartë”, ka Thënë mes tjerash kandidatja Tahiri Hasani.
Rrugëtimi drejt fitores, në Prizren vuloset bashkimi i 500 mijë zemrave për transformimin e Kosovës
Mes dëshirës së zjarrtë për të ecur përpara, kandidatët për deputetë nga Alternativa, pjesë e listës fitimtare të Lëvizjes VETËVENDOSJE, znj. Mimoza Kusari-Lila, z. Agon Dobruna, znj. Diana Qarkaxhija, znj. Hasime Tahiri Hasani dhe znj. Sibora Kadriu, zhvilluan një takim të ngrohtë me banorët e Prizrenit, duke vijuar kështu fushatën me një tubim madhështor, të mbushur me entuziazëm dhe shpresë për të ardhmen. Ata në qytetin historik të Prizrenit, bashkë me qytetarët diskutuan për rëndësinë e fitores që pritet më 9 shkurt – fitore që shënon një kapitull të ri për zhvillimin dhe përparimin e vendit. Kryetarja e Alternativës dhe kryesuese e Grupit Parlamentar të Lëvizjes VETËVENDOSJE, znj. Mimoza Kusari-Lila, theksoi se, çdo hap, çdo moment bashkë me qytetarët, është një dëshmi e gjallë e vlerave tona dhe e shtigjeve të reja që na presin. Ajo nënvizoi se bashkimi i energjive dhe vizionit është çelësi për të ndërtuar të ardhmen që meritojnë qytetarët e Republikës së Kosovës. Atmosfera në Prizren u përshkua nga një pjesëmarrje e madhe dhe një entuziazëm i jashtëzakonshëm. Ky qytet, i njohur për historinë dhe trashëgiminë e tij të pasur, dëshmoi se është gati për të qenë pjesë e fitores së madhe të Lëvizjes VETËVENDOSJE! Mbi 500 mijë zemra të bashkuara përbëjnë një forcë transformuese që do ta shtyjë përpara procesin e ndryshimit për Republikën e Kosovës dhe për qytetarët e saj. Në fjalimin e tij, z. Albin Kurti vlerësoi përkrahjen e madhe të prizrenasve për qeverinë dhe shtetin. Ai u zotua se qeverisja e Lëvizjes VETËVENDOSJE! do të jetë e sinqertë dhe e drejtë ndaj qytetarëve, duke garantuar një qeverisje që sjell zhvillim ekonomik, rritje të punësimit dhe respektim të të drejtave e lirive për secilin qytetar pa dallim. Prizreni tregoi njëherë e mirë se është gati të vazhdojë përpara, duke i dhënë mbështetje të palëkundur këtij rrugëtimi që mbledh mbi 500 mijë zemra drejt një transformimi të madh për vendin tonë.
Kryetarja e Alternativës Mimoza Kusari Lila takon delegacionin e Këshillit të Evropës dhe diskuton rreth procesit të anëtarësimit të Kosovës
Në cilësinë e kryetares së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje dhe kryetares së Alternativës, znj. Mimoza Kusari Lila ka pritur në ambientet Kuvendit, delegacionin e Këshillit të Evropës, të përbërë nga znj. Petra Bayr, kryetare e Nën-Komitetit për Politika Zhvillimore në Parlamentin e Austrisë, znj. Andrea Eder-Gitschthaler, kryetare e Këshillit Kombëtar të Austrisë, z. Mehmet Akalin, deputet në Parlamentin e Turqisë dhe anëtar i delegacionit turk në PACE, si dhe znj. Sylvie Affholder, znj. Sharon Lowey dhe znj. Carine Roller-Kaufman nga Sekretaria e Këshillit të Evropës. Gjatë takimit, Kusari Lila ka prezantuar një përmbledhje të arritjeve të legjislaturës së tetë, sukseset e Qeverisë Kurti 2 dhe programin e Qeverisë Kurti 3 për qeverisjen 2025–2029. Ajo po ashtu ka shprehur falënderime për përfaqësuesit e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për mbështetjen e fuqishme ndaj procesit të anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës dhe për rekomandimin e mbështetur me shumicë të fuqishme për Këshillin e Ministrave. Nga delegacioni i Këshillit të Evropës u bë e ditur se një ekip më i gjerë nga vendet anëtare do të vizitojë sërish Kosovën për të vëzhguar procesin zgjedhor të 9 shkurtit.
Istogu gati për fitoren e 9 shkurtit, kandidatët për deputetë promovojnë zhvillimin për një të ardhme më të mirë
Në kuadër të fushatës së Lëvizjes VETËVENDOSJE!, bashkë me Alternativën dhe partinë Guxo në Istog u mbajt tubim me qytetarë. Kryeministri i Kosovës, z. Albin Kurti rikujtoi se, përmes granteve prej 15 milionë eurosh, u ndihmuan bujqit dhe fermerët e Istogut, duke fuqizuar prodhimin dhe luftuar korrupsionin. Kandidatët për deputetë nga Alternativa z. Agon Dobruna, znj. Diana Qarkaxhija, znj, Hasime Tahiri Hasani dhe znj. Sibora Kadriu, të prirë nga kryetarja znj. Mimoza Kusari Lila, ishin të pranishëm në këtë tubim të cilët masovisht u përkrahën nga qytetarët prezentë. Me pjesëmarrje masive dhe entuziazëm të madh, Istogu dëshmoi se është gati të jetë pjesë e një fitoreje historike për Lëvizjen VETËVENDOSJE!, duke e mbështetur këtë proces transformues për Republikën e Kosovës dhe qytetarët e saj.