Zv. Ministri i Zhvillimit Rajonal z. Ali Tafarshiku së bashku me kryetarin e Komunës së Podujevës, z. Shpejtim Bulliqi, dhe bashkëpunëtorë nga Ministria e Zhvillimit Rajonal, u vendos gurëthemelin i sallës së sporteve në fshatin Gllamnik. Zëvendësministri i Zhvillimit Rajonal, z. Ali Tafarshiku, përfaqësues i Alternativës, theksoi rëndësinë e investimeve të tilla për komunitetin lokal. Ky projekt, i bashkëfinancuar nga Ministria e Zhvillimit Rajonal me vlerë prej 250,000 euro, shënon investimin e tretë të këtij dikasteri brenda dy viteve të fundit në Komunën e Podujevës, pas projektit të Stacionit të Autobusëve dhe Tregut të qytetit.
Punëtori për adaptimin e programit të Alternativës
Alternativa po e adapton programin duke u pajtuar me kërkesat dhe nevojat e banorëve në komunat në të cilat garojmë. Siç e ka theksuar edhe kryetarja e Alternativës, znj. Mimoza Kusari-Lila, programi i Alternativës është thellësisht liberal dhe i përshtatet qytetarëve të Kosovës, duke reflektuar aspiratat dhe sfidat e tyre të përditshme. Objektivat në të cilat do të realizohet programi i Alternativës janë: Ekonomia e Gjelbert Inovacioni Infrastruktura Turizmi Qeverisja e mire Punëtoria ka për qëllim të përshtatë çdo fushë të programit me kërkesat e qytetarëve, sepse mirëqenia dhe jeta e tyre është prioriteti ynë. Ne jemi këtu për të sjellë ndryshim, për t’i dhënë zë qytetarëve dhe për të ndërtuar një të ardhme më të mirë për të gjithë.
Alternativa në zgjedhjet e 12 tetorit: Me Merkur Beqirin dhe një ekip të përkushtuar në Prishtinë
Alternativa hyn në zgjedhjet lokale të 12 tetorit me besim dhe shpresë për të sjellë ndryshim e frymë të re. Në Prishtinë, Alternativën e përfaqëson kandidati për kryeqytetin, Merkur Beqiri, i cili garon i mbështetur nga një listë prej 19 kandidatësh të përgjegjshëm për Asamble. Ky ekip i përkushtuar synon të dëshmojë se për Alternativën barazia nuk është vetëm një synim, por një realitet i prekshëm. Alternativa beson në forcën e qytetarëve, në idetë e reja dhe në krijimin e një të ardhmeje më të mirë për të gjithë.
Alternativa në Pejë me 12 kandidatë për Asamble, të prirë nga Reshat Nurboja
Alternativa në Pejë, e udhëhequr nga kandidati për kryetar të komunës, Dr. Reshat Nurboja, garon në zgjedhjet e 12 tetorit me 12 kandidatë për asamble komunale. Synimi i tyre është që Peja të kanalizohet në rrugë të mbarë, ku kandidatët e Alternativës do të angazhohen fuqishëm për mbrojtjen e interesit të banorëve dhe për sjelljen e vlerave liberale në qeverisjen lokale.
32 kandidatë të Alternativës garojnë në Gjakovë për zgjedhjet e 12 tetorit
Alternativa do të garojë në zgjedhjet e 12 tetorit në Komunën e Gjakovës me një listë prej 32 kandidatëve për Asamblenë Komunale. Këta kandidatë janë të përkushtuar të mbrojnë vlerat e Alternatives liberale dhe interesat e qytetarëve, duke dhënë kontributin e tyre për zhvillimin dhe të ardhmen e Gjakovës.
Alternativa me 10 kandidatë në Prizren për zgjedhjet e 12 tetorit
Alternativa, si parti liberale, do të garojë në zgjedhjet e 12 tetorit edhe në Komunën e Prizrenit. 10 kandidatë të përgjegjshëm, zotohen të mbrojnë interesat e qytetarëve, duke u përfaqësuar me dinjitet dhe duke sjellë vlera të veçanta në Asamblenë Komunale të Prizrenit.
Alternativa me 21 kandidatë në Mitrovicën e Jugut për zgjedhjet e 12 tetorit
Alternativa do të garojë në zgjedhjet e 12 tetorit edhe në Komunën e Mitrovicës së Jugut, ku 21 kandidatë do të përfaqësojnë qytetarët në Asamblenë Komunale. Ata do të jenë zëri i qytetarëve, duke mbrojtur interesat dhe duke punuar për zhvillimin e kësaj komune.
Mitrovica e Veriut me 13 kandidatë për Asamblenë Komunale në zgjedhjet e 12 tetorit
Komuna e Mitrovicës së Veriut do të garojë në zgjedhjet e 12 tetorit me 13 kandidatë për Asamblenë Komunale si pjesë e Alternativës. Këta kandidatë do të përfaqësojnë qytetarët në procesin vendimmarrës dhe në zhvillimin e politikave lokale për të ardhmen e komunës.
Dr. Reshat Nurboja – Kandidat për Kryetar të Komunës së Pejës
Dr.Sc. Reshat Nurboja, nënkryetar i Alternativës dhe kryetar i degës në Pejë, është kandidat për të udhëhequr komunën me vizion, përvojë dhe integritet. Kush është Dr. Reshat Nurboja? Ekspert i Shkencave Politike dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare Profesor universitar në disa institucione të arsimit të lartë Autor librash shkencorë dhe publicistikë Aktivist i hershëm politik dhe themelues i Partisë Republikane të Kosovës Përvoja institucionale Me katër dekada përkushtim në jetën politike dhe institucionale, Reshati ka mbajtur pozita kyçe në nivel lokal dhe qendror: Këshilltar Politik i Kryetarit të Kuvendit të Kosovës Zëvendësministër në Qeverinë Kurti 1 (2020) Drejtor i Administratës në Komunën e Pejës Drejtor i Teatrit “Istref Begolli” në Pejë Kontributi publik dhe kulturor Aktiv në jetën akademike dhe kulturore të Pejës Koordinim me organizata ndërkombëtare si ILO dhe NDI Përkushtim i vazhdueshëm ndaj qytetarëve dhe vlerave demokratike Vizioni për Pejën Reshat Nurboja sjell përvojë të gjithanshme dhe një vizion të qartë për një Pejë të zhvilluar, gjithëpërfshirëse dhe me orientim modern – duke i dhënë qytetit rritje, stabilitet dhe drejtim të ri.
Ing. Merkur Beqiri – Kandidat për Kryetar të Kryeqytetit
Merkur Beqiri është inxhinier me mbi tri dekada përvojë profesionale në fusha që përfshijnë digjitalizimin, inteligjencën artificiale, arsimin dhe menaxhimin e krizave. Karriera e tij përfshin punë në më shumë se 15 shtete të botës, si dhe bashkëpunime me organizata të njohura ndërkombëtare si UNHCR, WHO, FAO dhe Banka Botërore. Përvoja dhe kontributi profesional Nisma pioniere në digjitalizimin e gjuhës shqipe dhe edukimin teknologjik. Përvojë e gjerë në arsim, që nga vitet ’90, duke kontribuar në ndërtimin e kapaciteteve brenda dhe jashtë vendit. Angazhim i çmuar gjatë pandemisë COVID-19, duke ndihmuar në shpëtimin e jetëve dhe menaxhimin më të mirë të resurseve. Ekspertizë në menaxhimin e emergjencave, hartimin e politikave zhvillimore dhe udhëheqjen e operacioneve të ndërlikuara ndërkombëtare. Vlerë për Prishtinën dhe Kosovën Përvoja e Merkur Beqirit përfaqëson një aset të rëndësishëm për platformën politike të Alternativës, duke sjellë vizion për një Kryeqytet efikas, të gjelbër dhe të drejtë. Merkur Beqiri ka dhënë kontribut të rëndësishëm në ndërtimin e kapaciteteve vendore dhe ndërkombëtare, përfshirë punën e tij në arsim gjatë viteve ’90, nisma pioniere në digjitalizimin e gjuhës shqipe dhe edukimin teknologjik. Kontributi i tij gjatë krizave humanitare, veçanërisht gjatë pandemisë COVID-19, është vlerësuar nga komuniteti profesional dhe ndërkombëtar, duke ndihmuar në menaxhimin më të mirë të resurseve dhe shpëtimin e jetëve. Merkur Beqiri sjell me vete mbi tri dekada përvojë profesionale duke bashkëpunuar me agjenci të njohura të Kombeve të Bashkuara si UNHCR, ËHO, FAO dhe Banka Botërore. Përvoja e tij në menaxhimin e emergjencave, hartimin e politikave zhvillimore dhe udhëheqjen e operacioneve të ndërlikuara është një vlerë e veçantë për platformën tonë politike, për Kosovën si shtet dhe për Prishtinën si kryeqytet.











