Në një atmosferë të ngrohtë dhe pritje të përzemërt, anëtarët e shoqatës së Shurdhërve në Mitrovicë mirëpritën sot kandidaten për deputete nga Alternativa, pjesë e listës së Lëvizjes VETËVENDOSJE, znj. Hasime Tahiri Hasani. Në këtë takim u diskutuan çështjet thelbësore që lidhen me kushtet socio-ekonomike, nevojat e shoqatës dhe të anëtarëve të saj. Ky angazhim shënon një hap tjetër drejt përmirësimit të kushteve dhe përfshirjes së personave me aftësi të kufizuara në shoqëri. “Përkushtimi për mbrojtjen e të drejtave dhe përfshirjen aktive të kësaj kategorie mbetet prioritet jo vetëm për individët e angazhuar, por edhe për institucionet dhe për gjithë shoqërinë kosovare. Ky është një zotim për një Kosovë më të drejtë dhe më të barabartë”, ka Thënë mes tjerash kandidatja Tahiri Hasani.
Rrugëtimi drejt fitores, në Prizren vuloset bashkimi i 500 mijë zemrave për transformimin e Kosovës
Mes dëshirës së zjarrtë për të ecur përpara, kandidatët për deputetë nga Alternativa, pjesë e listës fitimtare të Lëvizjes VETËVENDOSJE, znj. Mimoza Kusari-Lila, z. Agon Dobruna, znj. Diana Qarkaxhija, znj. Hasime Tahiri Hasani dhe znj. Sibora Kadriu, zhvilluan një takim të ngrohtë me banorët e Prizrenit, duke vijuar kështu fushatën me një tubim madhështor, të mbushur me entuziazëm dhe shpresë për të ardhmen. Ata në qytetin historik të Prizrenit, bashkë me qytetarët diskutuan për rëndësinë e fitores që pritet më 9 shkurt – fitore që shënon një kapitull të ri për zhvillimin dhe përparimin e vendit. Kryetarja e Alternativës dhe kryesuese e Grupit Parlamentar të Lëvizjes VETËVENDOSJE, znj. Mimoza Kusari-Lila, theksoi se, çdo hap, çdo moment bashkë me qytetarët, është një dëshmi e gjallë e vlerave tona dhe e shtigjeve të reja që na presin. Ajo nënvizoi se bashkimi i energjive dhe vizionit është çelësi për të ndërtuar të ardhmen që meritojnë qytetarët e Republikës së Kosovës. Atmosfera në Prizren u përshkua nga një pjesëmarrje e madhe dhe një entuziazëm i jashtëzakonshëm. Ky qytet, i njohur për historinë dhe trashëgiminë e tij të pasur, dëshmoi se është gati për të qenë pjesë e fitores së madhe të Lëvizjes VETËVENDOSJE! Mbi 500 mijë zemra të bashkuara përbëjnë një forcë transformuese që do ta shtyjë përpara procesin e ndryshimit për Republikën e Kosovës dhe për qytetarët e saj. Në fjalimin e tij, z. Albin Kurti vlerësoi përkrahjen e madhe të prizrenasve për qeverinë dhe shtetin. Ai u zotua se qeverisja e Lëvizjes VETËVENDOSJE! do të jetë e sinqertë dhe e drejtë ndaj qytetarëve, duke garantuar një qeverisje që sjell zhvillim ekonomik, rritje të punësimit dhe respektim të të drejtave e lirive për secilin qytetar pa dallim. Prizreni tregoi njëherë e mirë se është gati të vazhdojë përpara, duke i dhënë mbështetje të palëkundur këtij rrugëtimi që mbledh mbi 500 mijë zemra drejt një transformimi të madh për vendin tonë.
Kryetarja e Alternativës Mimoza Kusari Lila takon delegacionin e Këshillit të Evropës dhe diskuton rreth procesit të anëtarësimit të Kosovës
Në cilësinë e kryetares së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje dhe kryetares së Alternativës, znj. Mimoza Kusari Lila ka pritur në ambientet Kuvendit, delegacionin e Këshillit të Evropës, të përbërë nga znj. Petra Bayr, kryetare e Nën-Komitetit për Politika Zhvillimore në Parlamentin e Austrisë, znj. Andrea Eder-Gitschthaler, kryetare e Këshillit Kombëtar të Austrisë, z. Mehmet Akalin, deputet në Parlamentin e Turqisë dhe anëtar i delegacionit turk në PACE, si dhe znj. Sylvie Affholder, znj. Sharon Lowey dhe znj. Carine Roller-Kaufman nga Sekretaria e Këshillit të Evropës. Gjatë takimit, Kusari Lila ka prezantuar një përmbledhje të arritjeve të legjislaturës së tetë, sukseset e Qeverisë Kurti 2 dhe programin e Qeverisë Kurti 3 për qeverisjen 2025–2029. Ajo po ashtu ka shprehur falënderime për përfaqësuesit e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për mbështetjen e fuqishme ndaj procesit të anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës dhe për rekomandimin e mbështetur me shumicë të fuqishme për Këshillin e Ministrave. Nga delegacioni i Këshillit të Evropës u bë e ditur se një ekip më i gjerë nga vendet anëtare do të vizitojë sërish Kosovën për të vëzhguar procesin zgjedhor të 9 shkurtit.
Istogu gati për fitoren e 9 shkurtit, kandidatët për deputetë promovojnë zhvillimin për një të ardhme më të mirë
Në kuadër të fushatës së Lëvizjes VETËVENDOSJE!, bashkë me Alternativën dhe partinë Guxo në Istog u mbajt tubim me qytetarë. Kryeministri i Kosovës, z. Albin Kurti rikujtoi se, përmes granteve prej 15 milionë eurosh, u ndihmuan bujqit dhe fermerët e Istogut, duke fuqizuar prodhimin dhe luftuar korrupsionin. Kandidatët për deputetë nga Alternativa z. Agon Dobruna, znj. Diana Qarkaxhija, znj, Hasime Tahiri Hasani dhe znj. Sibora Kadriu, të prirë nga kryetarja znj. Mimoza Kusari Lila, ishin të pranishëm në këtë tubim të cilët masovisht u përkrahën nga qytetarët prezentë. Me pjesëmarrje masive dhe entuziazëm të madh, Istogu dëshmoi se është gati të jetë pjesë e një fitoreje historike për Lëvizjen VETËVENDOSJE!, duke e mbështetur këtë proces transformues për Republikën e Kosovës dhe qytetarët e saj.
Podujeva e bashkuar për fitoren historike të 9 shkurtit
Kryeministri z. Albin Kurti, para qytetarëve të Podujevës tha se opozita s’ka shpresë për zgjedhjet e 9 shkurtit, dhe se garojnë për vendin e dytë. Kandidatët për deputetë nga Alternativa, pjesë e listës së Lëvizjes Vetëvendosje, znj. Mimoza Kusari Lila, z. Agon Dobruna, znj, Diana Qarkaxhija, znj. Hasime Tahiri Hasani dhe znj. Sibora Kadriu ishin të pranishëm në tubimin madhështor në Podujevë. Ky moment i jashtëzakonshëm konfirmoi edhe një herë se fitorja e 9 shkurtit do të jetë më madhështore dhe më historike se kurrë më parë. “Me zemër, me vendosmëri dhe me besim të plotë në fitore, rruga jonë e drejtë dhe e drejtëpërdrejtë po na çon drejt një triumfi të padiskutueshëm, kanë thënë kandidatët për deputetë.
Reçaku, e kaluara, e sotmja dhe e ardhmja e rrëfimit të Kosovës së lirë, shtet sovran dhe i pavarur, Kusai Lila bën homazhe pranë varrezave
Me dhembje të pashuar, Reçaku qëndron si një dëshmi e sakrificës së popullit të Kosovës dhe si një plagë që s’do të shërohet kurrë në zemrat e atyre që besojnë në liri dhe drejtësi. Masakra e Reçakut nuk është thjesht një ngjarje e hidhur e së kaluarës, por një pasqyrë e errësirës që përjetoi ky vend nën shtypjen dhe dhunën sistematike të regjimit serb të Millosheviqit. Kryetarja e Alternativës, znj. Mimoza Kusari Lila bashkë me presidenten, znj. Vjosa Osmani, kryeministrin z. Albin Kurti, e zyrtarë të tjerë qeveritar e shtetëror, në përvjetorin e ekzekutimit të banorëve të kësaj ane kanë thënë se, Reçaku, me dëshmorët e tij, u bë zëri i një populli të shtypur dhe i një kombi që kërkonte të drejtën për të jetuar i lirë. “Por, përtej dhimbjes, Reçaku është simbol i qëndresës. Është kujtesa që na kujton se liria nuk është e dhuruar, por e fituar me gjak e sakrificë. Çdo shpresë për një të ardhme të ndritur të Kosovës mbështetet në këtë sakrificë të përbashkët”, ka thënë ajo gjatë homazheve pranë varreve në Reçak. Kurrë nuk do të harrojmë! Ky është zotimi ynë ndaj atyre që dhanë gjithçka për të ardhmen tonë, ka thënë mes tjerash Kusari Lila. Në çdo hap që ndërmarrim për ta ndërtuar një Kosovë sovrane, demokratike dhe të përparuar, kujtesa e Reçakut do të jetë udhërrëfyesja jonë. Dhimbja e asaj dite tronditi botën dhe u bë një thirrje për të gjitha shtetet demokratike që të veprojnë kundër gjenocidit dhe represionit që Serbia ushtronte ndaj Kosovës. Reçaku nuk është vetëm një fshat në hartë, është një testament i forcës njerëzore përballë padrejtësisë dhe një flamur i ngritur për të drejtën e jetës dhe lirisë.
Magjia e artit në zemrën e Çarshisë, kandidati Agon Dobruna viziton atelienë e piktores Viki Hoxha
Një vizitë të paharrueshme ka zhvilluar kandidati për deputet nga lista e Lëvizjes VETËVENDOSJE, përfaqësues i Alternativës, z. Agon Dobruna në atelienë e piktores së talentuar Viki Hoxha, e cila ndodhet në zemrën e Çarshisë së Vjetër në Gjakovë. Ai ishte i shoqëruar nga ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve z. Hajrulla Çeku. Dobruna mes tjerash ka thënë se, në këtë hapësirë magjike, ku arti takohet me historinë, vizitorët kanë mundësinë të zbulojnë krijimet e jashtëzakonshme të piktores Hoxha, e cila ka arritur të shprehë përmes punimeve të saj ndjenja të thella dhe një perspektivë unike artistike. Ai ka shtuar se, punimet e saj, të frymëzuara nga tradita dhe moderniteti, jo vetëm që zbukurojnë ambientin, por gjithashtu tregojnë një histori të pasur e të veçantë të trashëgimisë sonë kulturore. Atelieja e saj është një vend ku çdo vizitor mund të gjejë frymëzim dhe të shijojë magjinë e artit.
Kusari – Lila në Pejë: Gratë në Kosovë gjithnjë në ballë të proceseve shoqërore
Kryetarja e Alternativës dhe shefe e Grupit Parlamentar të Lëvizjes VETËVENDOSJE, e shoqëruar nga kandidatët për deputetë z. Agon Dobruna, znj. Diana Qarkaxhija, znj, Fatmire Mulhaxha- Kollçaku, znj. Hasime Tahiri Hasani dhe znj. Sibora Kadriu takuan një grup të grave të moshave dhe profesioneve të ndryshme në Pejë. Kryetarja Kusari Lila, në këtë takim mes tjerash tha se, askush më mirë se sa gratë nuk e kupton që ka vetëm një rrugë për tu përballur me vështirësitë, që është të punosh. Gratë janë shtylla të forta që përballojnë me guxim sfidat e jetës është thënë në këtë takim. Po ashtu është trajtuar rëndësia e avancimit të grave në arsim, duke theksuar përparimet e tyre në këtë fushë. Gjithashtu, është vlerësuar situata sociale e grave e po ashtu ajo shëndetësore dhe janë eksploruar mundësitë për përmirësimin e jetës së tyre, duke inkurajuar fuqizimin dhe përmbushjen e potencialit të tyre të plotë.
Kulla e Haxhi Zekës, simbol i historisë dhe krenarisë kombëtare në zemër të Pejës
Historia e lavdishme e heroit kombëtar Haxhi Zeka është përshkrim unik në Kullën e tij në Pejë. Ky monument historik nuk është vetëm një destinacion turistik, por edhe një pasqyrë e vlerave dhe traditave tona kombëtare. “Të bashkohemi me zërat krenarë të banorëve të kësaj ane dhe të përjetojmë madhështinë e historisë sonë”, ka thënë kryetarja e Alternativës znj. Mimoza Kusari Lila gjatë vizitës që së bashku me kandidatët për deputetë dhe bashkëpunëtorë të tjerë kanë bërë në Kullën e Haxhi Zekës në Pejë. Gjatë vizitës në Pejë, kandidatët e Alternativës, nga lista e lëvizjes VETËVENDOSJE, takuan qytetarë të shumtë dhe zhvilluan biseda të hapura dhe të sinqerta për çështjet që i shqetësojnë dhe i preokupojnë ata. Nga afër zhvilluan bashkëbisedim me qeleshepunuesin z. Afrim Lata, familja e të cilit brez pas brezi kanë punuar plisa. Atë e përgëzuan pë mbajtjen gjallë të kësaj trashëgimie të vyer. Me përkushtim dhe frymë bashkëpunimi, qytetarët shprehën vendosmërinë e tyre për të mbështetur koalicionin Vetëvendosje, Alternativa dhe Guxo. Të bashkuar dhe me një qëllim të përbashkët, ata treguan se besimi i tyre për ndryshim do të reflektohet përmes votës së tyre. Një hap përpara, së bashku për një të ardhme më të mirë!
Peja e sakrificës dhe njerëzve punëtor, të çmuar e me dinjitet, mirëpriti Mimoza Kusari Lilën me bashkëpunëtorët e saj
Përmes një vizite domethënëse te familja e dëshmorit Fatmir Ukaj, kryetarja e Alternativës, znj. Mimoza Kusari-Lila, nderoi kujtimin e heroit që u flijua për lirinë e Kosovës. Ajo ishte e shoqëruar edhe nga kandidatët për deputetë znj. Diana Qarkaxhija, z. Agon Dobruna, znj. Hasime Tahiri Hasani e znj. Sibora Kadriu. “Duhet ta mbajmë gjallë frymën patriotike të Fatmirit dhe shokëve të tij, të cilët sakrifikuan gjithçka që ne sot të jetojmë të lirë,” u shpreh Kusari-Lila, duke theksuar rëndësinë e vazhdimit të vlerave për të cilat ata luftuan. Gjatë qëndrimit në Pejë, kandidatët për deputetë, të prirë nga kryetarja Kusari-Lila, vizituan edhe mjekët e palodhur Dr. Dren Bakraqi dhe Dr. Liron Lajqi, dy specialistë të fiziatrisë që me përkushtim të madh janë gjithmonë në shërbim të qytetarëve.











