Takimet me profesionistët shëndetësorë janë gjithmonë një vlerë e shtuar për ne. Puna e tyre e palodhur, sakrificat dhe kontributi i jashtëzakonshëm ndër vite janë vlerësuar lart dhe do të jenë gjithmonë në fokus të qeverisjes Kurti 3. Kandidatët për deputetë nga radhët e Alternativës, pjesë e listës së fitores të Lëvizjes VETEVENDOSJE, përfaqësuar nga znj. Mimoza Kusari-Lila, z. Agon Dobruna dhe znj. Hasime Tahiri-Hasani, zhvilluan një bashkëbisedim të frytshëm me punëtorët shëndetësorë. Në këtë takim, u theksua rëndësia e punës së tyre jetike në kujdesin për qytetarët dhe mbështetja që Qeveria dhe përfaqësuesit e saj do të ofrojnë për fuqizimin dhe përmirësimin e kushteve të tyre të punës. Të pranishëm ishin edhe kandidatët për deputetë Haxhi Avdyli, Dafina Gexha-Bunjaku, Arbërie Nagavci dhe Zef Ndrejaj, të cilët ndanë pikëpamjet e tyre dhe dëgjuan nga afër shqetësimet e punonjësve shëndetësorë. Ky bashkëbisedim shënon një tjetër hap të rëndësishëm drejt ndërtimit të një sistemi shëndetësor të drejtë, efikas dhe në shërbim të qytetarëve!
Kusari-Lila: Roli i gruas ka marrë një rëndësi të veçantë, më shumë se kurrë më parë, mbështetja e saj është thelbësore për progresin e vendit
Gjakova përfaqëson me përgjegjësi jo vetëm këtë qytet, por të gjithë Kosovën. Kjo është një fitore e padiskutueshme dhe një hap i rëndësishëm drejt suksesit. Në Republikën tonë, nga Cepi në cep, deri në arritjen e fitores së madhe, përkushtimi është i palëkundur. Kështu është thënë mes tjerash në takimin që kandidatet për deputete znj. Mimoza Kusari Lila dhe Hasime Tahiri Hasani përfaqësuese të Alternativës në listën e Lëvizjes VETËVENDOSJE, kanë pasur me gra kontributdhënëse në Gjakovë. Të pranishme ishin edhe zëvendëskryeministrja dhe ministre e Punëve të Jashtme znj. Donika Gërvalla Shvarc, znj. Arbërie Nagavci ministre e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë dhe kandidatja për deputete znj. Triera Kasumi. Kryetarja e Alternativës znj. Mimoza Kusari Lila ka thënë se tashmë ju e dini se Qeveria ka marrë vendim që viti 2025 do të jetë vit i grave në Republikën e Kosovës. “Roli i gruas ka marrë një rëndësi të veçantë, më shumë se kurrë më parë, dhe mbështetja e saj është thelbësore për progresin e vendit. Qeveria ka marrë një vendim historik: viti 2025 do të jetë viti i grave. Askush nuk guxon t’ia mohojë të drejtën gruas, dhe kjo përpjekje është një dëshmi e forcës dhe rëndësisë së saj në shoqëri”, ka thënë Kusari Lila. Hasime Tahiri Hasani në këtë takim ka thënë se, për më shumë se 25 vite kam udhëhequr një organizatë të shoqërisë civile ku jam fokusuar në fuqizimin e grave dhe vajzave. “Në Alternativa jam pasi që këtë parti e udhëheqë një grua shumë fortë dhe që gjithherë ka nndihmuar e pëqrkrahur gratë, siq është zonja Mimoza Kusari Lila”, ka thënë Tahirir-Hasani. Që fitorja të jetë e plotë pjesëmarrja në zgjedhje duhet të jetë mosovike, kanë thënë gratë kontributdhënëse.
Kusari Lila: Ditë e bardhë për të filluar fushatën faqebardhë
Aktivitetet e fitores nisën në mëngjes me Gjakovën, duke filluar nga takimi me Nënat Duararta ku kryetarja e Alternativës znj. Mimoza Kusari Lila takoi këto gra të vyera të cilat me përkushtim punuan e vepruan ndër vite. Vizitë iu bë edhe dhe përfaqësuesve të biznesit 3F. Gjatë ditës e shoqëruar nga kandidatët tjerë për deputetë vazhduan me vizita ku në takime me banorët Cep më cep u përqua fryma e fitores. Fryma e fitores u përçua me energji, me bashkëbisedime të hapura dhe me një përkushtim të përbashkët për të ndërtuar një të ardhme më të mirë. Gjakova e tregoi sërish shpirtin e saj të pathyeshëm dhe mbështetjen e saj të palëkundur!
Kusari-Lila: Është detyrë e jona që çdo grua dhe vajzë të ndjehet e fuqizuar
Nita, një specialiste e talentuar e bukurisë femërore, meriton gjithë urimet më të mira për hapjen e sallonit të saj, në Prishtinë! Me përkushtim e profesionalizmin e saj nga tash, ky ambient do të jetë një hapësirë ku gratë dhe vajzat ndihen të fuqizuara dhe të frymëzuara. “Mbështetja ndaj grave dhe vajzave është jo vetëm synim, por përgjegjësi e përbashkët për të ndërtuar një shoqëri më të fortë dhe të përparuar. Të gjithë së bashku mund të bëhemi pjesë e këtij ndryshimi pozitiv”, ka thënë kryetarja e Alternativës gjatë vizitës në këtë biznes që udhëhiqet nga kjo grua e re dhe e suksesshme. Ju ftojmë të vizitoni sallonin e Nitës për një eksperiencë unike bukurie dhe për të mbështetur këtë nismë të mrekullueshme. Bashkë, krijojmë më të mirën për të tashmen dhe të ardhmen tonë!
Dobruna takohet me banorë të fshatit Zhabel, një rrugëtim i përbashkët drejt qëllimeve të përbashkëta
Një bashkëbisedim të frytshëm dhe domethënës ka zhvilluar kandidati për deputet nga lista e Lëvizjes VETËVENDOSJE, përfaqësues i Alternativës, z. Agon Dobruna me banorët e fshatit Zhabel të Gjakovës.Ai është përqendruar në çështjet që prekin përditshmërinë e tyre dhe aspiratat për të ardhmen. Takimi solli diskutime të hapura, ide të reja dhe dëshmi të përkushtimit për t’i dhënë zë nevojave të qytetarëve, duke përforcuar vizionin për një shoqëri të drejtë dhe gjithëpërfshirëse. “Bashkë do të kemi angazhim të pakursyer dhe dëshirë për t’i qëndruar pranë secilit, Cep më Cep të vendit, #500K që përfaqëson një rrugëtim të përbashkët drejt qëllimeve të përbashkëta, ka thënë Dobruna.
Tahiri-Hasani: Mitrovica ka qenë dhe do të mbetet mbështetësja jonë e fuqishme
Kandidatja për deputete, Hasime Tahiri-Hasani, përfaqësuese e Alternativës në listën e Lëvizjes VETËVENDOSJE, bashkë me kryeparlamentarin z. Glauk Konjufca, kandidatët për deputetë z. Agim Bahtiri dhe znj. Arjeta Fejza kanë zhvilluar takime frymëzuese me argjendarët në Mitrovicë dhe kanë biseduar me banorët e fshatit Kqiq. Tahiri-Hasani tha: “Mitrovica ka qenë dhe do të mbetet mbështetësja jonë e fuqishme. Ajo do të jetë shtyllë e fortë e fitores së madhe të 9 Shkurtit, sepse angazhimi i qytetarëve të saj është kyç për ndryshimin që kërkojmë.” Ajo theksoi se rinia e Kosovës është gjithnjë e më e angazhuar dhe mobilizuar për të bërë ndryshimin, sepse “vota e parë është votë e zemrës”, dhe kjo energji pozitive do të udhëheqë ndryshimet e domosdoshme për të ardhmen e vendit. Në fshatin Kqiq bashkëbiseduan me banorët për progresin dhe arritjet që janë bërë gjatë këtij mandati të qeverisjes, duke theksuar angazhimin dhe përkushtimin për përmirësimin e kushteve të jetesës për të gjithë. Ky takim reflekton një angazhim të palëkundur për përmirësimin e jetës së qytetarëve dhe fuqizimin e grave dhe të rinjve, për të cilët Hasime Tahiri-Hasani do të jetë zë i fortë dhe mbështetës.
Hasime Tahiri-Hasani: Fuqizimi ekonomik i grave dhe të rinjve ka qenë dhe do të mbetet një ndër prioritetet e mia
Kandidatja për deputete, znj. Hasime Tahiri-Hasani, përfaqësuese e Alternativës në listën e kandidatëve për deputetë nga Lëvizja VETËVENDOSJE së bashku me deputeten znj. Arjeta Fejza, vizituan sot në Mitrovicë disa biznese të suksesshme të udhëhequra nga gra dhe të rinj, duke dëshmuar mbështetjen e tyre të vazhdueshme për sipërmarrjet lokale. Një ndër to ishte Studio Egzontina, ku u diskutua për sfidat, arritjet dhe nevojat për zgjerimin e veprimtarisë dhe rritjen e numrit të punëtorëve. Përkrahja e të rinjve që merren me biznese inovative u cilësua jo vetëm kënaqësi, por edhe domosdoshmëri për të ndërtuar një të ardhme më të mirë. Një shembull i shkëlqyer ishte vizita në Bitwise Computing SH.P.K, një biznes premtues i udhëhequr nga i riu Uran Çabra, i cili pasqyron potencialin e madh të inovacionit lokal. Në këtë vazhdë vizitash, u shënua edhe historia frymëzuese e Aza Zabërxhes, e cila ka arritur të krijojë dhe të udhëheqë biznesin e saj “Fotokopje Andi-Arti,” falë mbështetjes përmes granteve. Ky rast nënvizon rëndësinë e fuqizimit të grave ndërmarrëse, të cilat meritojnë mbështetje të vazhdueshme për të realizuar vizionet e tyre. Hasime Tahiri-Hasani theksoi se, fuqizimi ekonomik i grave dhe të rinjve ka qenë dhe do të mbetet një ndër prioritetet e saj kryesore, duke kontribuar në ndërtimin e një shoqërie më të fortë dhe të drejtë.
Qarkaxhija takoi disa pensionistë në Prishtinë, i vlerësoi për kontributin e tyre të jashtëzakonshëm në ndërtimin e vendit
Në një atmosferë të ngrohtë dhe miqësore, kandidatja për deputete nga lista e Lëvizjes VETËVENDOSJE, pëerfaqësuese e Alternativës, znj. Diana Qarkaxhija ka takuar disa pensionistë në Prishtinë. Ky bashkëbisedim ishte një mundësi e shkëlqyer për të ndarë mendime dhe përvoja nga jeta, si dhe për të diskutuar mënyrat më të mira për të adresuar nevojat dhe shqetësimet e tyre në një mënyrë që i jep prioritet dinjitetit dhe mirëqenies së kësaj kategorie kaq të rëndësishme të shoqërisë. Gjatë bisedimit u trajtuan ide konkrete për përmirësimin e kushteve të jetesës së pensionistëve, duke përfshirë rritjen e mbështetjes sociale, përmirësimin e shërbimeve shëndetësore dhe krijimin e hapësirave më të mira për angazhime sociale dhe aktivitete kulturore. Pensionistët, të cilët janë themeli i historisë dhe traditës së Kosovës, znj. Qarkaxhija i vlerësoi për kontributin e tyre të jashtëzakonshëm në ndërtimin e vendit dhe për rolin që vazhdojnë të luajnë në edukimin e brezave të rinj. “Kjo është vetëm një pjesë e angazhimit për të qenë pranë çdo qytetari, duke dëgjuar zërin e tyre dhe duke punuar për një të ardhme më të mirë për të gjithë. Përpara na presin shumë sfida dhe punë, por me përkushtim dhe bashkëpunim, çdo qëllim mund të realizohet”, ka thënë mes tjerash ajo.
Kusari Lila: Nga Gjakova me shumë shpresë e optimizëm për Qeverinë Kurti3 dhe qeverisjen Cep më Cep
Kandidatët për deputetë nga lista e fitores, Lëvizjes VETËVENDOSJE!, znj. Mimoza Kusari-Lila kryetare e Alternativës dhe shefe e Grupit Parlamentar, z. Ardian Gola dhe z. Hysamedin Feraj, zhvilluan një takim të veçantë me banorët e bashkësisë së parë lokale të Gjakovës. Ky ishte një moment i rëndësishëm për të dëgjuar nga afër zërin e qytetarëve, për të diskutuar nevojat dhe shqetësimet e tyre, si dhe për të ndarë vizionin e përbashkët për një Kosovë më të zhvilluar, më të drejtë dhe më të barabartë. “Po ecim me vendosmëri “Cep më Cep”, për të siguruar mbështetjen e 500 mijë votuesve, duke forcuar kështu rrugën drejt një mandati të ri edhe më të fuqishëm dhe transformues. Ky angazhim nuk është vetëm një qëllim politik, por një përkushtim i sinqertë për të ndërtuar një të ardhme më të mirë për secilin qytetar të Kosovës”, është thënë në këtë takim. “Nga Gjakova me shumë shpresë e optimizëm për #qeveriaKurti3 dhe qeverisjen Cep më Cep me #500k që do votojnë #118 me 9 shkurt”, ka thënë kryetarja e Alternativës, znj. Mimoza Kusari Lila. Bashkë për ndryshim, bashkë për përparim! #QeveriaKurti3 #LëvizjaCepMëCep #500KVota
Takim frymëzues me gratë e Çabrës në Zubin Potok
Kandidatja për deputete, nga lista e Lëvizjes VETËVENDOSJE, përfaqësuese e Alternativës, znj. Hasime Tahiri Hasani, së bashku me deputeten znj. Arjeta Fejza, bashkëbiseduan me gratë e fshatit Çabër. Ky takim ishte një mundësi për të diskutuar sfidat e përditshme dhe për të nxitur zgjidhje që fuqizojnë rolin e grave në këtë zonë. Në fokus të diskutimit: Mundësitë për zhvillim ekonomik Përmirësimi i kushteve të jetesës Rëndësia e edukimit për fuqizimin e grave Znj. Hasime Tahiri Hasani shprehu përkushtimin e saj për të qenë një zë i fuqishëm në institucionet e Kosovës, duke mbështetur çdo iniciativë që synon përmirësimin e jetës së grave. Ndërkohë, deputetja Arjeta Fejza ndau përvojat dhe vizionin e saj për barazi gjinore dhe përfaqësim aktiv. Gratë e Çabrës e pritën me entuziazëm këtë takim, duke treguar gatishmëri për t’u angazhuar në projekte të përbashkëta që do të sjellin ndryshime pozitive në komunitetin e tyre. Bashkë për një të ardhme më të mirë dhe të barabartë!











