Mbrëmjen e së martës në Gjakovë tek shtëpizat festive, kandidatja për deputete nga radhët e Lëvizjes VETËVENDOSJE, përfaqësuese e Alternativës, znj. Diana Qarkaxhija dhe kandidati për deputet z. Agon Batusha kanë bashkëbiseduar me qytetarë e sidomos me bashkatdhetarë të cilët janë kthyer pranë familjeve për pushimet dimërore. Gjatë këtij aktiviteti aktivistë të Lëvizjes VETËVENDOSJE shpërndarndanë broshura informuese për mënyrën e regjistrimit të mërgatës, një proces i rëndësishëm që përfundon më 26 dhjetor. Qarkaxhija mes tjerash ka thënë se, çdo votë është thelbësore për të ardhmen e Kosovës dhe se të gjitha energjitë pozitive të mërgatës sonë nga çdo skaj i botës, po bashkohen për ta ruajtur atë që kemi arritur. “ Do të angazhohemi që të realizojmë atë që kemi në vizionin tone, për një Kosovë më të drejtë, më të zhvilluar dhe me më shumë mundësi për të gjithë”, ka thënë ajo. “Ngado që je hidhe votën për atdhe”, ishte thirrja edhe në këtë mbrëmje.
Kandidatja për deputete nga Lista e VETËVENDOSJES, përfaqësuese e Alternativës, Hasime Tahiri Hasani takohet me bashkëatdhetarë në Mitrovicë
Atmosferë festive dhe plot energji pozitive mbizotëroi në takimin me bashkëatdhetarë organizuar nga Lëvizja VETËVENDOSJE!, Partia Guxo dhe Alternativa në Mitrovicë. Kandidatët për deputetë nga lista e fitores së madhe të 9 shkurtit, mes tyre edhe znj. Hasime Tahiri Hasani nga Alternativa, bashkëbiseduan me mërgimtarët tanë që këto ditë janë kthyer në vendlindje për të kremtuar festat e fundvitit, takim i cili shënoi një tjetër hap drejt bashkëpunimit të qëndrueshëm mes Kosovës dhe diasporës. “Nga çdo cep i botës ku je, hidhe votën për atdhe!” ishte thirrja që jehoi, duke theksuar rëndësinë e regjistrimit për votim jashtë vendit. Procesi është i thjeshtë dhe i shpejtë – bashkatdhetarët tanë kanë fuqinë të bëjnë ndryshimin!, është thënë mes tjerash në këtë takim festiv e miqësor.
Kandidatët për deputetë Diana Qarkaxhija dhe Agon Dobruna takojnë bashkëatdhetarët në Gjakovë
Të dielën në Gjakovë Lëvizja VETËVENDOSJE dhe Alternativa, organizuan takim me bashkatdhetarët tanë të cilët përkohësisht jetojnë dhe veprojnë jashtë vendëlindjes e që tashmë disa prej tyre kanë ardhur për të kaluar festat e fundvitit. Në këtë atmosferë festive, kandidatët për deputetë nga Lista e VETËVENDOSJES, përfaqësues të Alternativës, znj. Diana Qarkaxhija dhe z. Agon Dobruna shkëmbyen urime dhe biseda të përzemërta, duke përjetuar gëzimin e veçantë që vetëm në atdhe mund të ndjehet, sidomos kur mërgimtarët vijnë në kohë festash. Fryma e solidaritetit dhe entuziazmi i madh për përparim ishte dëshira të cilën e shfaqën bashkëatdhetarët tanë gjatë këtij bashkëbisedimi. Kosova dhe diaspora kanë vendosur tashmë themelet e një bashkëpunimi të qëndrueshëm çka garanton siguri e zhvillim. U ripërsërit thirrja slogani, që thekson rëndësinë e regjistrimit për votim jashtë vendit: “Nga çdo cep i botës ku je, hidhe votën për atdhe!”.
Kandidatët për deputetë nga Alternativa takojnë mërgimtarët
Me rastin e festave të fundvitit, Kryeministri Albin Kurti organizoi një pritje të veçantë për mërgimtarët tanë që kanë ardhur në vendlindje. Në këtë atmosferë festive, kandidatët për deputetë nga lista e Lëvizjes VETËVENDOSJE, përfaqësues nga Alternativa, z. Agon Dobruna, znj. Diana Qarkaxhija, znj. Hasime Tahiri Hasani dhe znj. Sibora Kadriu, zhvilluan takime të përzemërta me bashkatdhetarët tanë, të cilët përkohësisht jetojnë dhe veprojnë në vende të ndryshme të Evropës dhe botës. U shpreh mirënjohje për kontributin e jashtëzakonshëm të mërgatës në zhvillimin e qëndrueshëm të Kosovës dhe për përparimin e saj të përbashkët ndër vite. U diskutuan sfidat dhe sukseset që ka përjetuar Kosova në rrugëtimin e saj, si dhe planet e qeverisë për një të ardhme më të mirë për të gjithë qytetarët. Mërgimtarëve iu bë thirrje që të regjistrohen si votues jashtë vendit. Ky bashkim frymëzues dëshmon rëndësinë e unitetit dhe përkushtimit të përbashkët për një Kosovë më të fortë dhe më të zhvilluar. Nga çdo cep i botës ku je, hidhe votën për atdhe!, ishte lajtmotivi i kësaj mbrëmje.
Tafarshiku në Mitrovicë: Qeveria Kurti ka treguar gjithëpërfshirje në investime, balancim në regjione dhe pa anshmëri në Komuna
Zëvendësministri i ministrisë së Zhvillimit Rajonal, z. Ali Tafarshiku, përfaqësues nga Alternativa, ka qëndruar të premten në Mitrovicë nga ku ka thënë se, Qeveria Kurti gjatë këtij mandati qeverisës, ka dëshmuar përkushtim për gjithëpërfshirje në investime, balancim të zhvillimit mes rajoneve dhe paanshmëri në mbështetjen e komunave, duke vendosur standarde të reja në qeverisje. Ai ka thënë se në prag të përfundimit të mandatit, rezultatet flasin vetë: projekte të shumta janë në faza të gurthemeleve dhe përurimeve në mbarë Republikën e Kosovës. Një nga shembujt më të fundit të këtij suksesi është përurimi i projektit “Ballkoni Panoramik” në Mitrovicë realizuar me bashkëinvestim mes ministrisë së Zhvillimit Rajonal dhe Komunës së Mitrovicës, që u përurua me pjesëmarrjen e zëvendësministrit të Zhvillimit Rajonal dhe sekretarit të Ministrisë, Besim Kamberaj. “Qeveria Kurti gjatë këtij mandati qeverisës, ka treguar gjithëpërfshirje në investime, balancim në regjione dhe pa anshmëri në Komuna. Fundi i mandatit po na gjen në gurëthemele dhe përurime të projekteve gjithë andej Republikës. Sot, në cilësinë e zëvendësministrit të Zhvillimit Rajonal, bashkë me sekretarin e MZhR-së Besim Kamberaj, morëm pjesë në përurimin e projektit “Ballkoni Panoramik” në Mitrovicë, bashkë investim ky i Ministrisë së Zhvillimit Rajonal dhe Komunës së Mitrovicës. Një vend ideal për rekracion, ecje dhe promovim të turizmit, mbi të gjitha një vend që e tregon Mitrovicën në tërësinë e saj të bukur. #QeveriaKurti3”, ka theksuar zëvendësministri Tafarshiku.
Kusari Lila në mbledhjen e dy Kuvendeve: Të mendosh se në tren prej Gjakovës mund të arrish Shkodrën për një orë e gjysmë e Ulqinin për dy orë, është jo vetëm një ëndërr e bukur, por një realitet që thërret të ndodhë
Të premten është mbajtur seanca e përbashkët e Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe Kuvendit të Republikës së Shqipërisë. Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes VETËVENDOSJE, kryetare e Alternativës, znj. Mimoza Kusari Lila në fjalimin e saj ka paraqitur disa nga të arriturat dhe synimet më të rëndësishme për të ardhmen e afërt në këtë rrugëtim të përbashkët. 1. Bashkëpunimi ynë në infrastrukturë deri më tani është kurorëzuar me rrugën e kombit dhe me rrugët e projektet që lidhin vendbanimet kufitare.Ndërsa, si kurorë e këtij bashkëpunimi dhe ndërlidhje duhet të konkretizohet sa më parë, me vendim dhe hapa konkret e të matshëm kohor, Projekti i hekurudhës Prishtinë Durrës, përmes rrugës që lidh edhe Gjakovën me Shkodrën. Ky projekt do ta përshpejtojë ngjitjen e trungut në nivelin kulturor, turistik, ekonomik dhe mbi të gjitha unifikojë komunikimin i cili edhe në kohën e perdes së hekurt dikur, vazhdonte e ushqehej, me atdhetarinë, patriotizmin dhe frymëzimin kombëtar. Të mendosh se në tren prej Gjakovës mund të arrish Shkodrën për një orë e gjysmë e Ulqinin për dy orë, është jo vetëm një ëndërr e bukur, por një realitet që thërret të ndodhë. 2. Në energji është realizuar projekti për ndërlidhjen e sistemeve energjetike, si ndërtimi i linjës së energjisë elektrike që lidh Kosovën me Shqipërinë, prioritet i kahmotshëm, i pasuruar me bursën e energjisë elektrike ALPEX, projekte këto që duhet të plotësohen me nismën për impiantin e përbashkët energjetik kombëtar. Përvoja e viteve të fundit sigurinë energjetike e ngriti në nivelin e sigurisë kombëtare, andaj puna jonë e përbashkët, duhet të na e mbajë fokusin në këtë projekt. 3. Ndërvarësia e bashkëpunimit në sektorin e sigurisë, prej sigurisë rajonale e deri tek anëtarësimi i plotë i Kosovës në NATO është jo vetëm aspiratë, por domosdoshmëri e garancisë së paqes në rajon dhe më gjerë. E bindur se do të jetojmë shpejt në ditën kur do të kemi dy liderë/e shtetërorë shqipëtarë në Këshillin e ministrave të NATO-s. Në ndërkohë nismat konkrete në fushën e mbrotjes janë shumë të mirëseardhura. 4. Përderisa historia, e kaluara dhe e sotmja është e mbushur me emra grash që inspiruan dhe mrekulluan botën me dedikimin e tyre si shënjtorja Nënë Tereza, talentet si Mira Murati, Dua Lipa e Rita Ora, të artat Majlinda, Nora e Distria, vajzat që preken kulmin e botës, Uta dhe Mrika, si shoqëri, ende kemi rrugë të gjatë të nxjerrim gjithë potencialin e shkëlqyer të vajzave dhe grave tona kudo ku ato jetojnë. Po ju ilustroj shkurt disa të dhëna që thërrasin për një angazhim të përbashkët e strategji mbarëkombetarëe për barazi: Pronësia në patundshmëri për gratë vlerësohet se përbën vetëm 19% në Shqipëri. Të punësuara në sektorin publik janë 44% gra, ndërsa 32% në sektorin privat. Po ashtu 52.9% e grave të moshës 18-74 vjeç kanë përjetuar një formë dhune gjatë jetës së tyre, sipas një vrojtimi nga INSTAT dhe Kombet e Bashkuara.Situata në Kosovë qëndron afërsisht në përqindje të ngushtë:Në Pronësinë e patundshmërive: Sipas një raportit të vitit 2023, vetëm 19% e pronave në Kosovë janë në pronësi të grave, duke pasqyruar norma patriarkale që pengojnë pavarësinë financiare dhe aktivitetet sipërmarrëse të grave.Ndërsa në tregun e punës janë bërë hapa konkret për fuqizimin ekonomik, gratë përbëjnë vetëm 16.7% të të punësuarve në sektorin privat dhe 39% në sektorin publik, duke reflektuar një pabarazi të theksuar gjinore në tregun e punës.Gjithashtu mbi 60% e grave kanë përjetuar dhunë në familje gjatë jetës së tyre. Në Kosovë prej tre vitesh tanimë e paguajmë me pagën minimale çdo grua të papunë gjatë lehonisë si dhe u ndajmë shtesa fëmijëve e ato në llogari të nënave. Inkurajojmë dhe institucionet e Shqipërisë ta ndërmarrin një nismë të tillë.Nga kjo foltore e Kuvendit mbarëshqiptarë, dua të bëjë thirrje të gjitha grave dhe burrave të mbajnë vath në vesh thënien: Kur gratë përparojnë e gjithë shoqëria përparon dhe gjeneratat e reja kanë një fillim të mbarë të jetës. Asnjë mjet zhvillimi nuk është më efektiv dhe fisnik se fuqizimi i grave. https://www.facebook.com/mimozakusari/videos/1344583316558774
Kryetarja Mimoza Kusari-Lila mori pjesë në pritjen lamtumirëse të Ambasadorit të ShBA-së, Jeffrey Hovenier
Ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, organizoi pritje lamtumirëse në ambientet e Ambasadës Amerikane në Prishtinë. Të pranishëm ishin kryeministri i Republikës së Kosovës z. Albin Kurti, kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës z. Glauk Konjufca, shefja e GP të Lëvizjes VETËVENDOSJE znj. Mimoza Kusari-Lila, deputetë, ministra e zëvendësministra. Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes VETËVENDOSJE, kryetare e Alternativës, znj. Mimoza Kusari-Lila ka thënë se është momenti për të falënderuar dhe për të vlerësuar kontributin historik që Ambasadori Hovenier ka dhënë në konsolidimin e marrëdhënieve të jashtëzakonshme mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Me përkushtimin e tij të palodhur dhe përfaqësimin dinjitoz të shtetit amerikan, ai ka lënë një trashëgimi të pashlyeshme në avancimin e demokracisë, stabilitetit dhe partneritetit të fuqishëm që lidh dy kombet tona. “Lamtumirë jo, por mirë u takofshim përsëri, Ambasador Jeff Hovenier dhe zonja Laura! Mirënjohje e thellë për përkushtimin tuaj të palodhshëm ndaj Kosovës dhe për forcimin e marrëdhënieve tona të veçanta historikisht. Kontributi juaj dhe shtetit që me krenari dhe dedikim keni përfaqësuar, ka lënë gjurmë të pashlyeshme në avancimin e demokracisë dhe partneritetit të ndërsjellë dhe do të mbetet gjithmonë i çmuar. Ju uroj nga zemra suksese të mëtejshme në kapitullin tuaj të ri dhe mos harroni: Kosova do të jetë gjithmonë një shtëpi e dytë dhe një vend ku do të gjeni miq të vërtetë. Faleminderit për gjithçka!”, është shprehur kryetarja znj. Mimoza Kusari-Lila.
Prezantohen kandidatët për deputetë, pesë prej të cilëve nga Alternativa, Kurti: 500 mijë vota që të mos varemi nga Lista Serbe dhe klubi i stërvjetruar politik
Lëvizja Vetëvendosje bashkë me partnerët Guxo dhe Alternativa, kanë prezantuar të mërkurën kandidatët për deputetë pjesë e garës zgjedhore të 9 shkurtit 2025. Listës prej 110 kandidatëve i prin kandidati për kryeministër, kryeministri aktual dhe kryetari i Lëvizjes VETËVENDOSJE, Albin Kurti. Për herë të parë, Alternativa nominon katër kandidate gra dhe një burrë për listën fituese: 8 Mimoza Kusari Lila 24 Agon R. Dobruna 43 Diana Qarkaxhija 63 Hasime Tahiri Hasani 78 Sibora Kadriu “Drejt fitores së madhe dhe mandatit të tretë të Qeverisë Kurti3 me 500K”, ka thënë kryetarja e Alternativës znj. Mimoza Kusari-Lila. “500 mijë vota nuk është thjeshtë aspiratë sa për kuriozitet por është më e nevojshme se kurrë që jo vetëm të vazhdojmë punët e mira, të drejta e të domosdoshme që kemi nisur për Republikën tonë, por edhe të mos varemi nga Lista Serbe e as nga klubi i stërvjetëruar politik”, është shprehur mes tjerash Kryeministri z. Albin Kurti.
Kusari-Lila: Me Kryeministrin Albin Kurti përpara, drejt qeverisjes së radhës për një shtet të fortë, me integritet, sovranitet dhe zhvillim për të gjithë
Në fund të punimeve të legjislaturës së VIII-të, para fillimit të fushatës për zgjedhjet e rregullta nacionale të 9 shkurtit, bashkë me urimet më të mira për festat e fundvitit dhe Vitin e Ri 2025, Grupi Parlamentar i Lëvizjes VETËVENDOSJE! GUXO dhe Alternativa përcolli një mesazh urimi. Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes VETËVENDOSJE dhe kryetare e Alternativës, znj. Mimoza Kusari-Lila me këtë rast ka theksuar se janë miratuar 282 ligje. Ajo ka thënë se, kjo legjislaturë u cilësua si më e suksesshmja në historinë e Kosovës si shtet i pavarur. “Në përmbyllje të punimeve të legjislaturës së VIII-të, para fillimit të fushatës për zgjedhjet e rregullta nacionale të 9 shkurtit, bashkë me urimet më të mira për festat e fundvitit dhe Vitin e Ri 2025, një Gëzuar me ❤️ nga Grupi Parlamentar i Lëvizja VETËVENDOSJE! GUXO dhe Alternativa! Me 282 ligje të miratuara, jemi legjislatura më e suksesshme e Kosovës si shtet i pavarur. Përkundër shumë sfidave, u konsoliduam dhe forcuam radhët për më shumë punë e suksese në legjislaturën e ardhëshme. Me Kryeministrin Albin Kurti përpara, drejt qeverisjes së radhës për një shtet të fortë, me integritet, sovranitet dhe zhvillim për të gjithë, pa dallim”, ka thënë mes tjerash shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes VETËVENDOSJE.
Me kandidatë të dëshmuar drejt fitores
Alternativa në zgjedhjet e 9 shkurtit hyn me pesë kandidatë në listën e Lëvizjes VETËVENDOSJE, me vendosmëri e vizion të qartë dhe me një ekip të dëshmuar, të udhëhequr nga kryetarja znj. Mimoza Kusari Lila. Të përkushtuar për barazi, fuqizim dhe model të qeverisjes pa paragjykime, me mendje të hapur, vlera liberale, integritet dhe profesionalizëm, Alternativa para elektoratit prezanton: 8. Mimoza Kusari-Lila 24. Agon Dobruna 43. Diana Qarkaxhija 63. Hasime Tahiri-Hasani 78. Sibora Kadriu Darka e fundvitit shënon jo vetëm përmbylljen e një viti të suksesshëm, por edhe fillimin e një rrugëtimi të ri për të gjithë ne. Një kapitull ku përkushtimi, puna dhe dashuria për vendin janë në qendër të çdo veprimi. Drejt fitores, me ndërgjegje të pastër dhe njerëz që punojnë pa u lodhur për vendin që duam dhe që meritojmë! Le të ndërtojmë së bashku një të ardhme të ndritur!











