28 Nëntori gjithmonë nis në Prekaz, vendi ku u ngjiz lufta e lavdishme e UÇK-së dhe ku lindi Komandanti Legjendar Adem Jashari. Ktyetarja e Alternativës, Mimoza Kusari -Lila së bashku me bashkëpunëtorë, deputetë, ministra e aktivistë, nderuan sakrificën e familjes Jashari dhe të gjithë atyre që dhanë jetën për lirinë e Kosovës. “Prekazi nuk është vetëm simbol i krenarisë, sakrificës dhe përkushtimit për atdheun, aty rikthehemi për të kujtuar, reflektuar dhe për t’u frymëzuar”, ka thënë ajo. “Në këtë ditë të shenjtë, nderojmë Flamurin tonë Kombëtar, që bashkon shqiptarët kudo, nga Prekazi në Tiranë, nga Tetova në Preshevë deri te mërgata jonë kudo në botë”, ka theksuar Kusari-Lila pas vizitës në kullën e Isa Boletinit.
Një hap i ri për Alternativën në Prizren
Në degën e Alternativës u mbajt një takim frymëzues me anëtarë të rinj dhe aktivistë të angazhuar në jetën publike të qytetit. Mbi 40 profesionistë nga fusha të ndryshme si artistë, sportistë, pronarë biznesesh, profesorë, juristë, ekonomistë, aktivistë e mjeshtër iu bashkuan Alternativës, duke sjellë energji të re dhe ide të frytshme. Në mesin e anëtarëve të rinj janë: Diar Ukallo, Venera Tytynxhiu, Byrhan Shala, Hysnije Shala, Ilir Nurkollari, Merita Gruzhda, Merlinda Hoxhaj, Orhan Mazreku, Hanimshah Mazreku, Blerim Zyberi, Jeton Shala, Agim Krki, Ali Berisha, Blerim Groshi, Besnik Demqaj, Liridon Shala, Yll Rogova, Shkelzen Krasniqi, Valon Osmani, Birsen Boza, Valon Arifaj, Andrra Rogova, Bora Susuri, Anita Krasniqi, Vejsel Muqezi, Bahrije Muqezi, Edmond Driza, Musin Nanovqe, Ahmedali Taturi, Hana Zyberi, Sara Zyberi, Jusuf Perteshi, Eroll Bajmaku, Selahe Demiri, Diana Gashi, Rona Hisari, Andi Guncati, Ardita Guncati, Fikret Pasuli, Emine Skeja, Ajla Skeja, Lendita Gavazi, Ramadan Capo e Rigon Shporta. Këto prurje të reja e bëjnë zërin e qytetarëve edhe më të fuqishëm! Gjatë takimit u diskutua për përgatitjet drejt zgjedhjeve parlamentare të 28 dhjetorit, ku u theksua rëndësia e intensifikimit të aktiviteteve në terren dhe forcimit të lidhjes me komunitetin. Angazhimi do të vazhdojë me aktivitete të hapura e transparente, thelbësore për forcimin e vlerave liberale.
Dega e Alternativës në Gjakovë fillon përgatitjet për zgjedhjet parlamentare të 28 dhjetorit
Pas takimit mobilizues në Prishtinë, Alternativa mbajti një mbledhje energjike edhe në degën e Gjakovës, ku mori pjesë kryetarja e partisë, Mimoza Kusari-Lila. Gjatë takimit u diskutuan përgatitjet për zgjedhjet parlamentare të 28 dhjetorit dhe u theksua rëndësia e intensifikimit të aktiviteteve në terren. Me unitet, vizion të qartë dhe angazhim të palëkundur, anëtarët tanë u zotuan të qëndrojnë afër qytetarëve, duke mbledhur mendime e ide për një qeverisje ende më të drejtë e më efikase. Alternativa liberale beson në një shoqëri të hapur dhe të barabartë për të gjithë, ndaj mbetet e përkushtuar t’i shërbejë qytetarëve me integritet e përgjegjësi. Së bashku për një Kosovë më të drejtë, më të përparuar dhe më të fortë.
Dega e Alternativës në Prishtinë diskuton për zgjedhjet parlamentare të 28 dhjetorit në Republikën e Kosovës
Alternativa ka filluar organizimin dhe mobilizimin në komunat ku ka degë të themeluara. Sonte në Prishtinë, dega e Alternativës është mbledhur për të diskutuar përgatitjet për zgjedhjet parlamentare të 28 dhjetorit në Republikën e Kosovës. Me unitet, energji dhe vizion të qartë, anëtarët tanë u dakorduan të intensifikojnë aktivitetet në terren, duke u fokusuar tek ata që meritojnë të dëgjohen më shumë: grupet e margjinalizuara, pensionistët, të rinjtë dhe gratë kryefamiljare. Alternativa mbetet e përkushtuar ndaj vlerave liberale, duke besuar në një shoqëri të hapur, të drejtë dhe të barabartë për të gjithë. Një shtet funksional kërkon institucione efikase, të pavarura dhe gjithëpërfshirëse, prandaj angazhimi ynë është i qartë: të kontribuojmë në forcimin e tyre për t’u shërbyer më mirë qytetarëve. Po ashtu, u theksua rëndësia e stabilitetit politik, si një nga shtyllat kryesore për zhvillim, mirëqenie dhe përparim. Alternativa, si gjithmonë, do të japë kontributin e saj në vlerat shtetndërtuese dhe përbashkuese, duke vendosur qytetarin në qendër të vendimmarrjes. Me forca të reja, ide të guximshme dhe synime të qarta, do të ecim së bashku drejt një Kosove më të drejtë, më të përparuar dhe më të fortë.
Kusari-Lila takohet me Carole Megevand nga Banka Botërore
Kryetarja e Alternativës, Mimoza Kusari-Lila në kapacitetin e kryetares së Grupit Parlamentar të Lëvizjes VETËVENDOSJE, zhvilloi një takim me znj. Carole Megevand nga Banka Botërore, në një moment vendimtar për Kosovën. Takimi u fokusua në një paketë marrëveshjesh që sjellin mbi 200 milionë euro investime në financa publike, zhvillim ekonomik, energji të gjelbër, transport, shëndetësi dhe arsim të hershëm. Në këto projekte përfshihen fonde të mëdha për rritje të gjelbër, infrastrukturë, forcim të sistemit shëndetësor, siguri financiare dhe përmirësim të arsimit. Kusari-Lila theksoi se këto projekte nënkuptojnë vende pune, mundësi për të rinjtë dhe institucione më transparente që ndihmojnë drejtpërdrejt qytetarët. Deklarata e Mimoza Kusari-Lilës: Sot zhvillova një takim të rëndësisë së veçantë me znj. Carole Megevand, Menaxhere e vendit (Country Manager) nga Banka Botërore për Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut, në një moment kur Kosova gjendet përpara disa vendimeve të rëndësishme. Bëhet fjalë për ratifikimin e një paketë marrëveshjesh ndërkombëtare që sjellin mbi 200 milionë euro investime direkte për vendin tonë, investime që mbështesin: financat publike, zhvillimin ekonomik, energjinë e gjelbër, transportin, shëndetësinë dhe arsimin e hershëm. Në këtë paketë përfshihen projekte për efektivitetin fiskal dhe rritjen e gjelbër prej 90.3 milionë eurosh, modernizimi i tregtisë dhe infrastrukturës së transportit me 52 milionë euro, forcimi i sistemit shëndetësor përmes projektit KOMPAS me 20 milionë euro, zgjerimi i sigurisë financiare dhe qasjes në kredi me 52 milionë euro, si dhe përmirësimi i arsimit të hershëm me 22 milionë euro. Secila prej këtyre marrëveshjeve prek drejtpërdrejt shërbime që qytetarët i përdorin çdo ditë, nga kopshtet dhe spitalet, te rrugët, kufijtë, bizneset e vogla dhe energjia që përdorim në shtëpi. Këto projekte janë vende pune, mundësi për të rinjtë, spitale më të sigurta, kopshtet ku fëmijët tanë mësojnë më mirë, dhe institucione më të forta që punojnë me më shumë transparencë. Janë hapat që e çojnë Kosovën drejt zhvillimit që e meritojmë. Afatet për miratimin e këtyre marrëveshjeve janë duke u afruar, disa prej tyre në fillimin e vitin 2026 dhe rreziku që fondet të humben është real nëse Kuvendi nuk i ratifikin me shumicën e cilësuar prej dy të tretave. Prandaj, në këtë fazë, politika nuk duhet të jetë pengesë, por përgjegjësi. Grupi Parlamentar i Lëvizjës VETËVENDOSJE! është plotësisht i gatshëm t’i votojë marrëveshjet menjëherë. Ato janë projekte të Kosovës dhe gjithë qytetarëve pa dallim partie apo qeverie. Është momenti të tejkalojmë dallimet dhe të vendosim qytetarin në qendër. Mundësitë e mëdha nuk duhen humbur. Kosova duhet të ecë përpara, me investime, me zhvillim dhe me bashkëpunim institucional për të mirën publike.
Alternativa ka mbajtur mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm
Alternativa ka mbajtur mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm për të reflektuar mbi rezultatin e zgjedhjeve të fundit komunale. Në këtë takim u vlerësua njëzëri angazhimi i partisë në garë me dy kandidatë për kryetar komune dhe me lista të plota për asamble komunale në gjashtë komuna, me gjithsej 103 kandidatë. Anëtarët e Këshillit theksuan se Alternativa duhet të vazhdojë të forcohet dhe të ecë me vendosmëri drejt avancimit të parimeve liberale të qendrës që përbëjnë themelin e identitetit politik të saj. Këshilli Drejtues i Alternativës vlerësoi procesin zgjedhor të 12 tetorit, duke evidentuar mangësitë, sfidat si dhe mësimet e nxjerra për të ardhmen. Ky reflektim synon përmirësimin e transparencës, efikasitetit organizativ dhe rritjen e besueshmërisë publike në proceset e brendshme zgjedhore të subjektit. Në vijim, u definua qartë edhe procesi përpara: nga shtimi i aktiviteteve në degët ekzistuese, te themelimi i degëve të reja, si dhe zgjerimi i strukturave me nëndegë në të gjitha rajonet ku partia ka shtrirje të natyrshme dhe potencial organizativ. Ky zhvillim strukturor shihet si bazë për afirmimin e mëtejshëm të partisë në skenën politike. Po ashtu, u vlerësua si thelbësore forcimi i identitetit dhe subjektivitetit politik të Partisë Liberal Demokratike, për të konsoliduar profilin ideor, koherencën programore dhe mesazhin politik që synon të transmetohet tek qytetarët. Këshilli Drejtues vendosi gjithashtu nisjen e përgatitjeve për procesin e ardhshëm zgjedhor, duke filluar nga organizimi në nivel të nëndegëve, deri te qendra, me qëllim sigurimin e një procesi të mirëstrukturuar, gjithëpërfshirës dhe në përputhje me standardet demokratike. Në këtë mbledhje, Këshilli Drejtues i Alternativës shprehu falënderim për punën dhe kontributin e dy ish-nënkryetarëve, Reshat Nurboja nga Peja dhe Agon Dobruna nga Gjakova, të cilët nuk janë më pjesë e subjektit. Megjithëse rrugëtimi i përbashkët politik është ndalur, vlerësohet lart angazhimi i tyre i deritashëm dhe, njëkohësisht, iu dëshirua suksese në rrugëtimin e tyre individual. Gjithashtu, Kryetares Mimoza Kusari Lila iu shpreh mbështetje e pakushtëzuar nga të gjithë anëtarët e Këshillit të Përgjithshëm, duke u vënë në pah roli i saj udhëheqës dhe figura e saj e spikatur për ta drejtuar Alternativën në fazën e saj të re të fuqizimit, e cila po pasurohet edhe me figura të reja dhe energji të reja politike. Alternativa mbetet e përkushtuar që të vazhdojë rrugën e saj me përgjegjësi, transparencë dhe vizion për të ardhmen.
Alternativa në përkrahje të kandidatit për Kryetar të Prishtinës, Hajrulla Çeku
Anëtarët dhe simpatizantët e Alternativës, të prirë nga kryetarja Mimoza Kusari-Lila, edhe një herë e kanë konfirmuar përkushtimin dhe përkrahjen e tyre të plotë për Hajrulla Çekun, njeriun e duhur për ta udhëhequr Prishtinën drejt një të ardhmeje më të ndritur. Me vizionin, përvojën dhe energjinë e tij, Hajrulla Çeku do ta shndërrojë kryeqytetin tonë në një metropol avangardë, ku zhvillimi urban, mirëqenia qytetare dhe transparenca do të jenë themeli i çdo veprimi. Kjo është koha për ndryshim të qëndrueshëm, për zhvillim të qëndrueshëm dhe për një Prishtinë moderne, që reflekton potencialin e saj të plotë! Më 9 Nëntor, le të dalim të gjithë masovikisht dhe ta dëshmojmë se kryeqytetasit duan zhvillim dhe e mbështesin njeriun që punon për ta, Hajrulla Çekun!
Gjakova po nis një kapitull të ri
Tubim madhështor dhe mbështetje e gjerë nga gjakovarët iu dha kandidatit për kryetar nga VETËVENDOSJE, Ardian Gola. Me Ardian Golën, në kuadër të koalicionit Vetëvendosje-Alternativa dhe me mbështetjen e kryetares, Mimoza Kusari-Lila, Gjakova do të bëhet qendra e industrisë së re kosovare. Kryeministri Albin Kurti ka thënë se do të ketë më shumë prodhim vendor, paga të mira dhe zhvillim për të gjithë: Dronë ushtarakë e civilë “Made in Kosova” Banesa për çiftet e reja Pako për të porsalindurit & shtesa për lehonat Shërbime geriatrike për pensionistët. “Koha e ndryshimit të vërtetë ka ardhur. Le ta bëjmë Gjakovën shembull të qeverisjes së drejtë dhe zhvillimit gjithëpërfshirës”, ka thënë ai. Ndërsa kandidati për kryetar, Ardian Gola ka falënderuar për përkrahjen. Tubimi i balotazhit tregoi se fitorja do të jetë e madhe në koalicion me qytetarët e Gjakovës”.
Kur dhimbja dhe frika kthehen në forcë dhe shpresë, ndodh mrekullia e jetës
Mbrëmë, me ftesën e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Berlin, mbështetur nga Ambasada e Shqipërisë dhe ajo e Maqedonisë së Veriut, kryetarja e Alternativës, Mimoza Kusari-Lila, mori pjesë në një ngjarje frymëzuese kushtuar ndërgjegjësimit për shëndetin e grave. Së bashku me gazetaren nga Shqipëria Mira Kazhani dhe moderatoren nga Maqedonia e Veriut Mimoza Veliu, ajo ndau përvojën personale në luftë me kancerin e gjirit, momentet e frikës, dhimbjes, por edhe forcës dhe shpresës që e shndërrojnë sprovën në një histori jete. Në sallën e mbushur me gra e vajza, disa prej të cilave kishin kaluar të njëjtën përvojë, u përcoll një mesazh i fuqishëm: kontrollet e rregullta shpëtojnë jetë. “Koha nuk pret jeta është dhuratë. Kujdesu për veten, bëj kontrollin dhe trajto trupin tënd me dashuri e respekt” ka thënë mes tjerash ajo. Kusari – Lila ka falënderuar Ambasadorin e Republikës së Kosovës në Gjermani, z. Faruk Ajeti, për organizimin dhe angazhimin e tij në këtë aktivitet domethënës për shëndetin e grave shqiptare.
Gratë e korit “Lira” takohen me kandidatin për kryetar, Hajrulla Çekun
Gratë e jashtëzakonshme të Korit “Lira”, zëri melodioz i shpirtit prishtinas! Në një takim plot ndjesi arti e dashuri për qytetin, kandidati për Kryetar të Prishtinës, Hajrulla Çeku, u takua me gratë e mrekullueshme të këtij kori, një ndër formacionet më të vjetra e më të respektuara të kryeqytetit. Në mesin e tyre ishin edhe mjeshtrja Valire Buza, udhëheqëse e korit dhe anëtare e Kryesisë së Alternativës, si dhe Sibora Kadriu dhe Valbardha Buza, gjithashtu anëtare të Alternativës. Gratë u shprehën plot entuziazëm e besim në vizionin e Hajrulla Çekut për një Prishtinë që frymon art, kulturë e traditë, një qytet që e bën zërin e shpirtit të tij të dëgjohet më fort se kurrë. Prishtina do të brendohet si qytet i artit që mbështet krijuesit, nderon trashëgiminë dhe e shndërron pasionin në identitet. Bashkë, për Prishtinën tonë!











