Z. Merkur Beqiri, kandidat për kryetar të komunës së Prishtinës nga “Alternativa”, ka prezantuar pesë shtyllat kryesore të programit të tij qeverisës me kryeqytetin. “Kam parë në shumë vende se si zgjidhen problemet ndryshe dhe si jetohet ndryshe. Këto përvoja më kanë bërë që të vrojtoj se çka po ndodh në Prishtinë dhe me keqardhje jo vetëm gjatë katër vjetëve të fundit, por gjatë 15 vjetëve të fundit unë vetëm kam parë që Prishtina po merr drejtim jo të duhur në zhvillimin e saj. Ne Prishtinën duhet ta bëjmë kryeqytetin më të jetueshëm në Ballkanin Perëndimor. Për ta arritur këtë vizion ne kemi ndërtuar pesë shtylla që lejojnë të merret një drejtim i progresit. E para ka të bëjë me stabilitet dhe siguri, shtylla e dytë ka të bëjë me shëndetësi dhe mjedis, e treta me kulturë, art dhe arsim, më pas sportin dhe mirëqenie, dhe e fundit infrastruktura dhe shërbimet publike”, ka thënë ai në emisionin “038” në KTV. Kur ka folur për mbeturinat Beqiri ka theksuar se, është ndër problemet më të mëdha me të cilat përballet kryeqyteti. “Është problem shumë i madh, por është pasojë e mungesës së menaxhimit, e mungesës së vullnetit të grupacioneve politike që të zgjidhet ky problem. Duhet ridizajnuar komplet sistemi i grumbullimit të mbeturinave, të modernizohen kontejnerët, të shtohet numri i tyre, të arrihet të synohet që të bëhet riciklimi i tyre dhe të bëhet vetëdijesimi i popullatës. Fushata duhet të ndikojë në ngritjen e vetëdijes, por duhet të bëhet edhe ndëshkimi i mirëfilltë e këtu kërkohet rritja e numrit të shërbimeve të inspektoratit dhe bashkëpunimi me policinë lokale”, ka thënë ai. Sa i përket trafikut, ai ka përmendur nevojën për numër më të madh të autobusëve. “Problemi mund të zgjidhet, ka nevojë për zgjidhje afatshkurtra, afatmesme dhe afatgjatë. Në afatshkurtër duhet të rivitalizohet granti prej 10 milionë eurosh që është premtuar 30 autobusë modernë dhe që nuk po vijnë për shkak të gjetjes negative në auditimin e qeverisjes së tanishme. Duhet të përforcohet flota. Duhet të rishikohet dhe ridizajnohet i gjithë sistemi i itinerarëve të autobusëve të tanishëm”, është shprehur ai.
Alternativa hap fushatën zgjedhore
Alternativa hapi fushatën zgjedhore për zgjedhjet lokale në Kosovë – një fushatë që sjell frymë të re dhe vizion modern për komunat tona. Kryetarja e Alternativës, znj. Mimoza Kusari Lila u shpreh krenare për prezantimin e një plani dinamik, të bazuar në teknologji dhe vendimmarrje transparente, që i përgjigjet trendeve dhe nevojave të kohës. Mjedisi – qytete më të gjelbra e më të pastra, me energji të qëndrueshme dhe hapësira publike cilësore. Kultura dhe sporti – mbështetje për talentet e reja dhe më shumë mundësi për komunitetin. Edukimi – shkolla moderne dhe të lidhura me teknologjinë, për një brez të përgatitur për sfidat e së ardhmes. Punësimi i të rinjve – nxitje për inovacion, sipërmarrje dhe zhvillim ekonomik. Kujdesi për të moshuarit – shërbime sociale më të mira dhe respekt për dinjitetin e tyre. Në ditët në vijim, Alternativa do të jetë pranë qytetarëve në Prishtinë, Pejë, Gjakovë, Mitrovicë dhe Prizren, për të diskutuar detajet e programit. Alternativa është zëri i ndryshimit, ura mes brezave dhe garancia për komunat që zhvillohen sipas standardeve të kohës. Koha e ndryshimit është tani. Koha e Alternativës është tani. https://www.facebook.com/AlternativaKosova/videos/762171833111714
Gjakova mirëpriti kandidatët për asamble dhe kandidatin për kryetar Ardian Golën
Gjakova me zemrën e madhe që ka, mirëpriti kandidatët për asamble komunale nga Alternativa dhe Vetëvendosje. Edhe një herë iu dha mbështetje e pakursyer e përbashkët për kandidatin për kryetar të komunës, prof. Ardian Gola. Kryetarja e Alternativës znj. Mimoza Kusari Lila dhe Kryeministrit të Republikës së Kosovës z. Albin Kurti, u shprehën se, për Gjakovën po hapet kapitulli i ri i fitores, zhvillimit dhe angazhimit qytetar. Ndërsa kandidati për kryetar z. Ardian Gola pasi shprehu mirënjohje të thellë ndaj përkrahësve dhe gjithë qytetarëve të komunës së Gjakovës tha se ndihet me fat dhe dhe se ka pranuar me shumë përgjegjësi kandidaturën. Fjala e plotë e kryetares së Alternativës znj. Mimoza Kusari Lila: Të dashur qytetarë të komunës së Gjakovës, Të dashur vepritarë e aktivist të Alternativës e Lëvizjes Vetëvendosje, I nderuar Kryeministër i Republikës së Kosovës, kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje, z. Albin Kurti, I nderuar kolegë e bashkëpunëtor, kryetar i ardhshëm i Komunës së Gjakovës, Ardian Gola, Bashkëpunëtorë, kolegë deputetë e Ministra, Ministre Nagavci, dr. Drita Buza, kryetar i qendrës së LVV Agon Batusha, Kandidate e kandidatë për Kuvendin Komunal të Gjakovës, bashkëpunëtorë të ardhshëm të Kryetarit Ardian Gola, Jam para jush sonte me një ndjenjë të veçantë të mirënjohjes, përulësisë dhe vlerësimit për ju që na qëndruat e vazhdoni të na qëndroni afër për një dekadë e gjysmë! Aktualisht në Kosovë, pa u përmbyllur rezultati i një palë zgjedhjeve paraprake, atyre të nivelit nacional, po hyjmë në një proces të zgjedhjeve lokale. Megjithatë, për dallim nga kompleksiteti i zgjedhjeve nacionale, historia jonë e re e tregon se zgjedhjet lokale janë më të kjarta në rezultatin e tyre dhe procesi përmbyllet shumë më shpejt. Ju të nderuar qytetarë, e keni në dorën tuaj të tregoni dhe përjetoni ndryshimin shumë të nevojshëm në qeverisjen lokale në komunën e Gjakovës. Ky qytet e kjo komunë, e mbushur me histori e lavd, dhimbje e krenari, vendi vlerave patriotike e intelektuale, vizionare, kritike e atdhedashëse, e ka shansën të zgjedhë me 12 tetor, profesorin, intelektualin, patriotin dhe luftëtarin, kolegun tim nga legjislatura e VIII-të, Ardian Golën. Kur më është dashur ta përshkruaj Golën, siç e quajmë ne për të tjerët e kam përshkruar me një fjalë, ai është mishërim i krejt çfarë përfaqëson Gjakova jonë. Këtu në këtë vend, ku secili gur ka një histori e secila shtëpi një tregim për të kaluaren, ka ardhur koha të ndërtojmë e shkruajmë të ardhmen, duke i mbetur besnik të gjitha vlerave që përfaqëson kjo komunë, duke e ndërlidhur e mishëruar etikën e integritetin me profesionalizimin dhe vizionin për komunën bashkohore, e cila të gjitha resurset dhe potencialet e veta i vë në shërbim të interest publik, dhe jo në shërbim të interesit partiak e personal. Projekte madhore kanë ngecur e po ngecin në komunën e Gjakovës, pasi ato nuk paraqesin profit për grupin që qeveris aktualisht. Ngrohtorja e qytetit të Gjakovës, e vetmja me biomasë dhe kogjenerim në ketë pjesë të Ballkanit Perendimor, po ngec në ofrim të shërbimeve dhe nuk ka asnjë progres në zgjerim e shpërndarje të rrjetit të saj. Ndërtesa e Kuvendit Komunal, për tetë vite nuk arriti të finalizohet, se u desht të ndryshohej projekti e operatorët që të rritet fitimi, por ngec shërbimi për qytetarët. Ndërlidhja e një mori projekteve me Malësinë e Gjakovës, ka ngecur e nuk ka vizion për të zhvilluar tutje ato. Gjakova ka nevojë të rikthejë potencialin e saj që ia ka falur natyra dhe pozita e saj gjeografike, në mirëqenie për te gjithë qytetarët e kësaj komune dhe komunave përreth. Me investimet e qeverisë në ndërtimin e hekurudhës Prishtinë – Durrës, me segmentin për Gjakovë – Shkodër, me zgjerimin e kapaciteteve ushtarake dhe shërbimit shtesë në aeroportin e Gjakovës, Gjakova mëton të bëhet qendër e zhvillimit të industrisë dhe turizmit për Kosovë dhe Shqipëri të veriut. Ashtu sikur ishin të qartë votuesit e Gjakovës në zgjedhjet nacionale, duke e votuar më shumë profesorin Gola, se sa kryetarin në largim të Komunës së Gjakovës, ashtu, do të shohim përbashkim të votuesve të të gjithë neve që garuam në këto zgjedhje, ta finalizojnë mandatin për kryetar të komunës së Gjakovës, Ardian Golën. Për të siguruar fitoren e qartë të Golës, jemi bashkë Lëvizja Vetëvendosje me Alternativën me plot 72 kandidatë për Kuvendin komunal. Të sigurohemi që bashkëpunimi ynë Alternativë – Lëvizja Vetëvendosje, në nivelin lokal për të treten herë me radhë, kurorëzohet me fitore të madhe. E treta e vërteta dhe fitorja jonë vuloset me 12 tetor. Gjakova Meriton më shumë dhe me Ardian Golën do të ketë më shumë! Gjakova Meriton më mirë dhe do ta ketë më mirë më Ardian Golën! Për Gjakovën e kuqe dhe krenare, bashkë jemi për Ardian Golën Kryetar të komunës! #AlternativaEGjakovës
Alternativa në zgjedhjet lokale të 12 tetorit garon me 111 kandidatë
Alternativa po hyn në garën zgjedhore me besim dhe shpresë për të sjellë ndryshim e frymë të re në komunat e Kosovës. Subjekti garon në 6 komuna me lista për asamble dhe në 2 prej tyre me kandidat për kryetar. Në Prishtinë Alternativën e përfaqëson Merkur Beqiri, kandidati për kryeqytetin, ndërsa në Pejë udhëheq Reshat Nurboja. Në katër komuna të tjera, Alternativa prezantohet me ekipe të përkushtuara për asambletë komunale. Nga gjithsej 111 kandidatë, 57 janë gra dhe 54 burra – dhe në dy komuna listat udhëhiqen nga gratë. Për Alternativën, barazia nuk është vetëm synim, por realitet. Alternativa beson në forcën e qytetarëve, në ide të reja dhe në një të ardhme më të mirë për të gjithë.
Ardiana Axhanela i bashkohet Alternativës për Prishtinën.
E diplomuar në Gjuhë dhe Letërsi Shqipe, znj. Ardiana Axhanela ka mbi dy dekada përvojë si mësuese dhe trajnere, duke kontribuar në arsimin dhe mbështetjen psikosociale të fëmijëve brenda e jashtë Kosovës. Nga mësimdhënia në komunitetin shqiptar në Bosnje, deri te puna me organizata ndërkombëtare dhe përkushtimi i saj në SOS Fshatrat e Fëmijëve, Ardiana ka qenë gjithmonë në shërbim të fëmijëve dhe të rinjve. “Përvoja e saj është pasuruar edhe me punën si trajnere në CARE International, ku ka mbështetur mësuesit e shkollave fillore përmes programeve psikosociale. Që nga viti 2002, Ardiana Axhanela është pjesë e SOS Fshatrave të Fëmijëve në Kosovë, duke u bërë kështu nëna e dytë për qindra fëmijë që kanë kaluar në edukimin e SOS Fshatrave”, ka thënë kryetarja e Alternativës, znj. Mimoza Kusari-Lila. Pasioni dhe përvoja e saj e bëjnë një vlerë të jashtëzakonshme për vizionin e Alternativës.
Greta Kaçinari anëtarësohet në Alternativa
Me kënaqësi njoftojmë anëtarësimin e znj. Greta Kaçinari në familjen tonë politike. Me mbi tridhjetë vite përvojë, ajo ia ka përkushtuar jetën e saj përmirësimit të arsimit dhe formësimit të mendjeve të reja, duke ndërtuar një qasje gjithëpërfshirëse ndaj komuniteteve. E ka nisur rrugëtimin si mësuese e gjuhës angleze, për t’u emëruar më pas drejtoreshë e Shkollës Fillore “Elena Gjika”. Themeloi Programin e Shkollës Evropiane, ku nxënësit shqiptarë dhe turq u njohën me frëngjishten dhe gjermanishten si pasuri të reja gjuhësore e kulturore. Me zemër të madhe dhe vizion të qartë, Greta u angazhua për të drejtat e fëmijëve me aftësi të kufizuara në dëgjim, duke siguruar pajisje dhe mbështetje të veçantë, si dhe duke ngritur zërin në luftën për barazi gjinore, për t’u garantuar të gjithë nxënësve trajtim e mundësi të barabarta. Ka punuar si përkthyese në Zyrën e Prokurorit për Parashtresa dhe Ankesa, e më pas në Departamentin e Mjekësisë Ligjore të EULEX-it, duke sjellë saktësi dhe besueshmëri në dokumentet juridike më të ndjeshme. Edhe pas daljes në pension, Greta ka vazhduar të kontribuojë në sektorin privat si përkthyese dhe lektore e dokumenteve të Gjykatës Kushtetuese në gjuhët: shqip, serbisht dhe anglisht. Përkushtimi i saj i pakursyer në promovimin e paqes, dialogut ndërkulturor dhe drejtësisë sociale i ka sjellë titullin “Ambasador i Paqes” nga Universal Peace Foundation. Ajo është nderuar gjithashtu me mirënjohje të veçanta nga Ministria e Arsimit, Shkolla “Elena Gjika” dhe institucione të tjera për kontributin e jashtëzakonshëm në shërbim të komunitetit. Sot, Greta Kaçinari i bashkohet Alternativës, duke sjellë me vete përvojën, integritetin dhe pasionin për një shoqëri më të drejtë, më të arsimuar dhe më gjithëpërfshirëse.
Një tjetër profesionist i bashkohet Alternativës, Shkamb Pasha
Me entuziazëm mirëpresim në Alternativa Shkamb Pashën, një profesionist i përkushtuar dhe vlerë e çmuar për vizionin tonë politik liberal dhe ekipin tonë fitues! Shkambi ka lindur në Gjakovë, ka ndërtuar themele të forta akademike duke studiuar për Marrëdhënie Ndërkombëtare e Diplomaci, si dhe në Fakultetin Juridik. Karriera e tij profesionale përfshin disa vite të suksesshme në kompaninë “Illyria”, për të vazhduar më pas rrugëtimin e tij në sektorin financiar, duke dëshmuar aftësi, integritet dhe vizion. Me energjinë, përvojën dhe pasionin e tij, Shkambi do të kontribuojë fuqishëm në misionin tonë për një Kosovë më të zhvilluar e më të drejtë.
Homazhe në kujtim të Gurakuq Dobrunës
Në pesëvjetorin e ndarjes nga jeta të Gurakuq Dobruna – Kuqi, kryetar i parë i Alternativës në Gjakovë, u kujtua figura e tij vetëmohuese. Kryetarja e Alternativës znj. Mimoza Kusari Lila ka thënë se, jeta e tij u shënua nga guximi intelektual e patriotik, krijimtaria artistike dhe urtësia, gjithmonë gati të fliste e të vepronte për vendin. Mendësia dhe patriotizmi i tij mbeten udhërrëfyes, ndërsa vepra frymëzim për gjeneratat e reja. Ai ishte personifikimi i atdhetarit të urtë, që dha shpresë, frymë krijimtarie dhe krahë lirie. Familja, miqtë dhe bashkëpunëtorët do ta kujtojnë gjithmonë me mall e krenari.
Nora Latifi-Pllana rrugëton me Alternativën
Alternativa mirëpret Nora Latifi – Pllanën, juriste e diplomuar me përvojë në Gjykatën Supreme – Dhoma e Posaçme dhe në praktikën private ligjore në Prishtinë. Përveç profesionit juridik, ajo ka spikatur edhe në fushën artistike si make-up artist dhe dizajnere grafike, duke kontribuar në projekte filmike, reklama e prodhime kreative. Me përkushtim dhe vizion, Nora i bashkohet Alternativës për të dhënë kontribut në ndërtimin e një shoqërie më të drejtë dhe të barabartë.
Alternativa shënoi tetë vjetorin e themelimit
27 korrik, 2017 është dita e regjistrimit të subjektit Alternativa. Partia liberale e qendrës, e cila për këto tetë vite ka marrë pjesë në katër palë zgjedhje nacionale dhe dy palë zgjedhje lokale, ka qëndruar në skenën politike duke përfaqësuar orientimin liberal dhe vlerat progresive, përkundër sfidave të njëpasnjëshme me të cilat jemi përballur si shtet dhe institucione. Mes miqsh, mbështetësish dhe partnerësh, shënuam 8-vjetorin e themelimit të Alternativës. Më poshtë është fjalimi i kryetares së Alternativës znj. Mimoza Kusari Lila: Të dashur qytetarë, miq e bashkëpunëtorë, Mirë se vini në 8-vjetorin e Alternativës – në festën e vlerave tona liberale, të guximit për t’u përballur me të vërtetën dhe të pasionit për ta çuar Kosovën përpara. Mirëseardhje ju uroj, Kryetarit të LVV dhe Kryeministrit të Kosovës z. Albin Kurti, zv/KM dhe bashkëkryetarit të partisë Guxo, z. Faton Peci, ministrave të qeverisë, deputetëve dhe bashkëpunëtorëve të legjislaturës së tetë dhe të nëntë, Ambasadorit gjerman në Kosovë, z. Rohde, zv. Ambasadorit francez në Kosovë, përfaqësueseve të Ambasadës Amerikane, përfaqësuesve të NDI dhe organizatave tjera. Mirëseardhje të gjithë përfaqësuesve të degëve të Alernativës nga Gjakova, Prishtina, Peja, Mitrovica e Jugut dhe Veriut, Prizreni dhe Vushtria dhe gjithë miqëve tonë që rrugëtuan me në në cilëndo fazë të këtij përvjetori të tetë, Ju Jemi mirënjohës dhe ju mirëpresim në shtëpinë e vlerave liberale. Dua gjithashtu në veçanti të përshëndes me respekt bashkëthemeluesin e Alternativës, bashkëpunëtorin tim të ditëve të para të jetës institucionale të pasluftës, Ilir Dedën. Edhe pse sot me Ilirin ndodhemi në binarë politikë të ndryshëm, besimi ynë i përbashkët në demokracinë pluraliste dhe mendimin ndryshe mbetet i palëkundur – dhe kjo është pasuria më e madhe e demokracisë tonë të re të Kosovës dhe vlerave të partisë liberale, Alternativës. Në mesin tonë sot kemi edhe ndërmarrës nga vise të ndryshëm të Kosovës, mirë se erdhet dhe ju faleminderit për respektin. Ndërsa, dua të veçoj një që ka ardhur nga rrugë e largët, një shqiptar i veçantë, z. Bruno Selimaj, i cili është në mesin tonë me bashkëshorten e tij. Z. Selimaj me suksesin e tij prej ndërmarrësi dhe filantropi, ndërtoi profilin shembullor të bashkëdyzimit shqiptaro-amerikan në New York. Suksesi i z. Selimaj na kujton se vizioni nuk njeh kufij kur udhëhiqet nga zemra dhe qëllimi i drejtë. Ju faleminderit! Ditën e dielë, 27 korrik, bëhen 8 vite, qëkur zyrtarisht Alternativa u bë pjesë e skenës politike në Kosovë. E nisur me idealin dhe zellin e ofrimit të mendimit të ri politik, orientimit liberal të qendrës, përfshirjes dhe ngritjes së angazhimit të të rinjëve në jetën politike dhe vendimmarrëse, kaluam nëpër katër palë zgjedhje parlamentare dhe dy palë zgjedhje lokale. Në këto vite, demokracia jonë e re, kaloi nëpër sfida të paimagjinueshme për shtetin e ri, por ne qëndruam, dhe jo vetëm që ishim aty, por edhe dhamë kontributin tonë të cmuar për shtetin, sovranitetin, demokracinë dhe zhvillimin. Në kohë paqëndrueshmërie, kemi sjellë qëndrueshmëri. Në kohë pasigurie, kemi ofruar besim. Dhe sot, kur Kosova përballet me një prej ngërçeve më të gjata parlamentare, Alternativa ka qenë aktive dhe mbetet e përkushtuar për të ndërtuar jo vetëm dialogun ndërpartiak, por edhe modelin e bashkëpunimit, ku parimi ynë udhëheqës është një dhe vetëm një: përparimi i Kosovës. Në rrugëtimin tonë prej tetë vitesh, gjashtë vite i kemi ecur krah për krah me Lëvizjen Vetëvendosje, e katër prej tyre edhe me partinë Guxo, si dhe partnerët tonë nga partitë e komuniteteve joshumicë, Partinë demokratike turke, Iniciativen e re Demokratike të Kosovës, Partinë e re Demokratike. Jam mirënjohëse për bashkëpunimin institucional dhe mbështetjen politike, Kryeministrit Albin Kurti dhe bashkëpunëtorëve tjerë nga LVV, bashkëkryetarëve të partisë Guxo, Donika Gërvalla-Schëarz dhe Faton Peci si dhe deputetëve të legjislaturës së tetë dhe të nëntë nga ky subjekt, zv/KM Emilija Redjepi, ministrave, Fikrim Damka dhe Elbert Krasniqi. Vullneti juaj për të ndërtuar politika të drejta tregon se kur bashkohemi rreth parimeve, energjia e Kosovës shumëfishohet. Po jetojmë në një botë e cila po ndryshon shpejt dhe jo gjithmonë në drejtimin e duhur. Vetëm në këto tetë vitet e fundit, kemi përjetuar pandeminë, po jetojmë me një luftë aktive në kontinentin tonë dhe disa vatra aktive të luftërave dhe konflikteve në Lindje të mesme, Azi dhe Afrikë. Shtetet e mëdha po ndryshojnë prioritetet e politikave të brendshme dhe politikës së jashtme, ndërsa Aleanca më e fortë ushtarake e botës, ka ngritur mobilizimin për armatim dhe përgaditjet intenzive pëe konflikte të mundshme. Kosova ka pasur fatin të ketë mbështetjen e vazhdueshme të partnerëve të saj nga bota demokratike, por edhe të ketë fqinj agresorin e saj të luftës së fundit. Sfidat nga fqinji ynë verior kanë vazhduar pandalur dhe kanë kërkuar agjilitet dhe vendosmëri për t’u përballur. Kosova në dy vitet e fundit ka qenë cak i dy sulmeve terroiste të organizuara nga Serbia, përpjekje këto të dështuara falë angazhimit dhe profesionalizimit të Policisë tonë dhe organeve të sigurisë dhe intelegjencës. Kjo situatë kërkonë gjithashtu më shumë unitet të brendshëm dhe më shumë forcim të kufirit të jashtëm. Një e vërtetë vazhdon të na rikonfirmohet, Demokracia dhe shteti i lirë nuk mund të merren për të mirëqena. Ato duhet mirëmbajtur dhe kultivuar me dashuri dhe pasion çdo ditë dhe nga çdo nivel. Përbrenda vendit, duhet të mbajmë fokusin platforma zhvillimore dhe tek zvoglimi i konfrontimit. Na duhet një sistem i së drejtës, profesionist dhe me integritet. Fakti që vite më parë Kuvendi i Kosovës u bind fatkeqësisht të votojë një Gjykatë për të vepruar jashtë vendit të saj, tregon për pranimin e dështimit të atëhershëm për sistem të ndikueshëm të drejtësisë. Nuk ka shtet të fortë të së drejtës, kur nuk ka drejtësi të paanshme dhe të patrembur, andaj kjo sfidë vazhdon ta përcjellë shtetin tonë dhe ne duhet ta tejkalojmë. Uniteti ynë duhet të ndërtohet dhe mëria e sotme për suksesin e shtetit ligjor në veri të vendit duhet të tejkalohet. Kosova është e vogël për dy e tri sisteme të administritmit apo qeverisjes. Ky fakt duhet të na mobilizojë që të jemi më të fokusuar për një zhvillim











