Në një atmosferë të ngrohtë dhe festive në këtë periudhë të festave të fundvitit, kandidatët për deputetë nga lista e Lëvizjes VETËVENDOSJE!, znj. Mimoza Kusari-Lila, znj. Diana Qarkaxhija, përfaqësuese të Alternativës dhe z. Ardian Gola, zhvilluan një takim me gratë dhe vajzat e Komunës së Gjakovës. Në këtë takim u theksua rëndësia e jashtëzakonshme e rolit aktiv dhe të pazëvendësueshëm të grave dhe vajzave në shoqërinë tonë. “Ky angazhim ka qenë gjithmonë thelbësor në avancimin e politikave të cilat i shërbejnë mbarë shoqërisë, si dhe në përmirësimin e pozitës së gruas në veçanti”, kanë thënë kandidatët për deputetë. “Rezultati më domethënës i kësaj qeverisjeje është kthimi i besimit të qytetarëve përmes punës së pandalshme dhe eliminimit të distancës që qeverisjet e kaluara krijuan me hallet e tyre. Reforma në drejtësi, rritja e buxhetit për arsimin dhe shëndetësinë, subvencionet për bujqësinë, dhe fuqizimi i rolit të grave në vendimmarrje janë disa nga sukseset që na frymëzojnë për të vazhduar.”, ka theksuar Kusari Lila. Duke qëndruar të bashkuar në veprim dhe të vendosur në fitore, ky takim përforcoi mesazhin e përbashkët për vazhdimin e rrugës drejt një shoqërie më të drejtë dhe më të barabartë. #qeveriakurti3 #8MimozaKusari #43DianaQarkaxhija
Kandidati për deputet Agon Dobruna takon banorët e lagjes Kodra e Diellit, flasin për projektet e ardhshme të Qeverisë
Në një takim të mbajtur me qytetarë në lagjen “Kodra e Diellit”, u krijua një atmosferë e ngrohtë ku u diskutua mbi të arriturat e Qeverisë dhe vizionin e saj për të ardhmen. Zëvendësministri i Ministrisë së Financave, Punës dhe Trasfereve, përfaqësues i Alternativës dhe kandidat për deputet z. Agon Dobruna ka zhvilluar një bashkëbisedim të hapur dhe konstruktiv me disa banorë të kësaj lagje. Ai ka theksuar se, ishte një mundësi e shkëlqyer për të reflektuar mbi sukseset e deritanishme të Qeverisë Kurti dhe për të prezantuar projektet ambicioze që do të realizohen në kuadër të Qeverisë së ardhshme, Kurti 3. Në fokus ishin arritjet konkrete dhe planet që synojnë përmirësimin e jetës së qytetarëve, takimi u shndërrua në një platformë dialogu ku u ndanë ide, propozime dhe perspektiva për zhvillimin e vendit. Ky angazhim i vazhdueshëm me komunitetin është dëshmi e qasjes së hapur dhe të përgjegjshme që ka Qeveria Kurti ndaj nevojave dhe aspiratave të qytetarëve. #QeveriaKurti3 #24AgonDobruna #alternativaperkosoven
Kandidatja për deputete, Sibora Kadriu takohet me aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje, konfirmohet vullneti i qytetarëve për të mbështetur Qeverinë aktuale
Në pikën “Qyteti i Vjetër” në Prishtinë, të premten u mbajt një takim me aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje, ku morën pjesë edhe kandidatja për deputete pjesë e Alternativës, znj. Sibora Kadriu dhe kandidatja, Nora Fetoshi. Në këtë takim u diskutuan tema të rëndësishme për vendin dhe u dëgjuan kërkesat e qytetarëve, duke reflektuar angazhimin e tyre për të ndihmuar zhvillimin dhe përparimin e mëtejshëm. Njëkohësisht, u konfirmua vullneti i qytetarëve për të mbështetur Qeverinë aktuale #Kurti3. #78SiboraKadriu #alternativaekosoves
Kurti e Kusari Lila në Gjakovë, uruan besimtarët për Krishtlindje, shumë dashuri, gëzim dhe paqe
Me rastin e festës së Krishtlindjes, kryeministri i Republikës së Kosovës, z. Albin Kurti i shoqëruar nga kryetarja e Alternativës znj. Mimoza Kusari Lila, shefe e Grupit Parlamentar të Lëvizjes VETËVENDOSJE, kanë qëndruar në Gjakovë. Bashkë me kandidatët për deputetë nga lista e VETËVENDOSJES, z. Agon Dobruna, znj. Diana Qarkaxhija, znj. Dafina Gexha Bunjaku, z. Gegë Lleshi, z. Agon Batusha dhe z. Ardian Gola, fillimisht vizituan kishën e Shën Ndout ku u pritën ngrohtësisht nga Padër Aleksandër Tanushi. Më pas vizituan familjen e z. Marsel Seba, pastaj në fshatin Vogovë takuan besimtarë të krishterë mes tyre edhe mërgimtarë ku së bashku uruan që kjo ditë e shenjtë të forcojë ndjenjën e dashurisë, solidaritetit e sakrificës për njëri-tjetrin. Bashkërisht kanë marrë pjesë në meshën e ditës së Krishtlindjes në kishën e fshatit Pjetërshan, kanë uruar e festuar tok me besimtarët. Ngrotësisht janë pritur në familjen Rrasi në fshatin Kusar dhe kanë vizituar familjen Domgjoni në Kushavec, për t’i uruar për festën e Krishtlindjes. Vizita janë bërë edhe në fshatrat Bishtazhin, Dobrixhë, Novosellë, Bec, Meqë dhe Doblibarë në familjet, Gjergjaj, Pervorfi, Qerimi, Krasniqi, Karaqi dhe Lleshi. “Gëzuar Krishtlindjet bashkë me dëshirën që vendi ynë të përjetojë ditë më të begata e të ketë përparim në çdo sferë të jetës!”, u përcoll urimi në çdo vatër ku shtrënguan duart e ngrenë dolli.
Kandidatja për deputete Hasime Tahiri Hasani vizitoi kishën katolike në Mitrovicë, uroi Krishtlindjet
Me rastin e festës së Krishtlindjeve, kandidatja për deputete nga lista e Lëvizjes VETËVENDOSJE, pjesë e Alternativës znj. Hasime Tahiri Hasani së bashku me ministrin e Punëve të Brendshme, z. Xhelal Sveçla, kryetarin e Qendrës së LVV-së në Mitrovicë z. Armend Muja si dhe kandidatin për deputet z. Agim Bahtiri, zhvilluan një vizitë në kishën katolike në Mitrovicë. Don Beni i mirëpriti ngrohtësisht mysafirët mes atmosferës festive ku mbretëroi fryma e solidaritetit dhe u përkujtuan vlerat universale të kësaj dite të shenjtë. Pas vizitës në kishë kaluan disa çaste të veçanta me familjen e Mikel Dishpallit në lagjen e Boshnjakëve. Në një ambient të ngrohtë dhe mikpritës, u ndanë urimet e sinqerta për Krishtlindje dhe u përjetua harmonia e vërtetë e kësaj feste. Për shumë mote Krishtlindjen! Qoftë kjo ditë e veçantë një frymëzim për dashuri, paqe dhe bashkëjetesë për të gjithë.
Krishtlindja kremtohet edhe në Gjakovë, morën pjesë përfaqësues të Alternativës
Besimtarët e krishterë ndoqën meshën e shenjtë dhe kremtuan lindjen e Krishtit edhe në Gjakovë përmes ceremonisë fetare të mbajtur në Kishën e Shën Pjetrit dhe Shën Palit. Kryetari i degës së Alternativës në Gjakovë, zëvendësministër i MFPT-së dhe kandidat për deputet nga lista e VETËVENDOSJES z. Agon Dobruna, znj. Diana Qarkaxhija, sekretere e Alternativës dhe kandidate për deputete, z. Ali Tafarshiku zëvendësministër i MZhR, z. Agon Batusha kryetar i degës së LVV-së po ashtu kandidat për deputet, bashkëpunëtorë dhe anëtarë të tjerë të Alternativës morën pjesë në meshë dhe ndanë mesazhe pro jetës e familjes. Ata uruan këtë festë të madhe për besimtarët dhe përcollën mesazhe të rëndësishme duke kërkuar të kryejnë vepra të mira dhe t`ju qëndrojnë pranë atyre që kanë nevojë. Mesazhi për Krishtlindje ishte toleranca, dashuria e respekti ndaj njëri-tjetrit duke lënë mënjanë urrejtjen dhe domosdoshmërinë e krijimit të lidhjeve të forta të dashurisë dhe harmonisë, si një mjet për të ndihmuar shoqërinë, për të mposhtur urrejtjen dhe për të ndjekur rrugën e paqes. Krishtlindja u festua si një udhë drejt dritës dhe paqes në mbarë botën. Gëzuar Krishtlindjen!
Qarkaxhija: Do të angazhohemi që të realizojmë vizionin tonë për një Kosovë më të zhvilluar dhe me më shumë mundësi për të gjithë
Mbrëmjen e së martës në Gjakovë tek shtëpizat festive, kandidatja për deputete nga radhët e Lëvizjes VETËVENDOSJE, përfaqësuese e Alternativës, znj. Diana Qarkaxhija dhe kandidati për deputet z. Agon Batusha kanë bashkëbiseduar me qytetarë e sidomos me bashkatdhetarë të cilët janë kthyer pranë familjeve për pushimet dimërore. Gjatë këtij aktiviteti aktivistë të Lëvizjes VETËVENDOSJE shpërndarndanë broshura informuese për mënyrën e regjistrimit të mërgatës, një proces i rëndësishëm që përfundon më 26 dhjetor. Qarkaxhija mes tjerash ka thënë se, çdo votë është thelbësore për të ardhmen e Kosovës dhe se të gjitha energjitë pozitive të mërgatës sonë nga çdo skaj i botës, po bashkohen për ta ruajtur atë që kemi arritur. “ Do të angazhohemi që të realizojmë atë që kemi në vizionin tone, për një Kosovë më të drejtë, më të zhvilluar dhe me më shumë mundësi për të gjithë”, ka thënë ajo. “Ngado që je hidhe votën për atdhe”, ishte thirrja edhe në këtë mbrëmje.
Kandidatja për deputete nga Lista e VETËVENDOSJES, përfaqësuese e Alternativës, Hasime Tahiri Hasani takohet me bashkëatdhetarë në Mitrovicë
Atmosferë festive dhe plot energji pozitive mbizotëroi në takimin me bashkëatdhetarë organizuar nga Lëvizja VETËVENDOSJE!, Partia Guxo dhe Alternativa në Mitrovicë. Kandidatët për deputetë nga lista e fitores së madhe të 9 shkurtit, mes tyre edhe znj. Hasime Tahiri Hasani nga Alternativa, bashkëbiseduan me mërgimtarët tanë që këto ditë janë kthyer në vendlindje për të kremtuar festat e fundvitit, takim i cili shënoi një tjetër hap drejt bashkëpunimit të qëndrueshëm mes Kosovës dhe diasporës. “Nga çdo cep i botës ku je, hidhe votën për atdhe!” ishte thirrja që jehoi, duke theksuar rëndësinë e regjistrimit për votim jashtë vendit. Procesi është i thjeshtë dhe i shpejtë – bashkatdhetarët tanë kanë fuqinë të bëjnë ndryshimin!, është thënë mes tjerash në këtë takim festiv e miqësor.
Kandidatët për deputetë Diana Qarkaxhija dhe Agon Dobruna takojnë bashkëatdhetarët në Gjakovë
Të dielën në Gjakovë Lëvizja VETËVENDOSJE dhe Alternativa, organizuan takim me bashkatdhetarët tanë të cilët përkohësisht jetojnë dhe veprojnë jashtë vendëlindjes e që tashmë disa prej tyre kanë ardhur për të kaluar festat e fundvitit. Në këtë atmosferë festive, kandidatët për deputetë nga Lista e VETËVENDOSJES, përfaqësues të Alternativës, znj. Diana Qarkaxhija dhe z. Agon Dobruna shkëmbyen urime dhe biseda të përzemërta, duke përjetuar gëzimin e veçantë që vetëm në atdhe mund të ndjehet, sidomos kur mërgimtarët vijnë në kohë festash. Fryma e solidaritetit dhe entuziazmi i madh për përparim ishte dëshira të cilën e shfaqën bashkëatdhetarët tanë gjatë këtij bashkëbisedimi. Kosova dhe diaspora kanë vendosur tashmë themelet e një bashkëpunimi të qëndrueshëm çka garanton siguri e zhvillim. U ripërsërit thirrja slogani, që thekson rëndësinë e regjistrimit për votim jashtë vendit: “Nga çdo cep i botës ku je, hidhe votën për atdhe!”.
Kandidatët për deputetë nga Alternativa takojnë mërgimtarët
Me rastin e festave të fundvitit, Kryeministri Albin Kurti organizoi një pritje të veçantë për mërgimtarët tanë që kanë ardhur në vendlindje. Në këtë atmosferë festive, kandidatët për deputetë nga lista e Lëvizjes VETËVENDOSJE, përfaqësues nga Alternativa, z. Agon Dobruna, znj. Diana Qarkaxhija, znj. Hasime Tahiri Hasani dhe znj. Sibora Kadriu, zhvilluan takime të përzemërta me bashkatdhetarët tanë, të cilët përkohësisht jetojnë dhe veprojnë në vende të ndryshme të Evropës dhe botës. U shpreh mirënjohje për kontributin e jashtëzakonshëm të mërgatës në zhvillimin e qëndrueshëm të Kosovës dhe për përparimin e saj të përbashkët ndër vite. U diskutuan sfidat dhe sukseset që ka përjetuar Kosova në rrugëtimin e saj, si dhe planet e qeverisë për një të ardhme më të mirë për të gjithë qytetarët. Mërgimtarëve iu bë thirrje që të regjistrohen si votues jashtë vendit. Ky bashkim frymëzues dëshmon rëndësinë e unitetit dhe përkushtimit të përbashkët për një Kosovë më të fortë dhe më të zhvilluar. Nga çdo cep i botës ku je, hidhe votën për atdhe!, ishte lajtmotivi i kësaj mbrëmje.