Tubimi në Pejën e bukur dëshmoi edhe një herë përkrahjen e madhe që kanë qytetarët e kësaj ane për kandidatët e listës së fitores, Lëvizjes VETËVENDOSJE, në koalicion me Alternativën dhe partinë Guxo. Kandidatët për deputetë nga Alternativa, pjesë e listës së Lëvizjes VETËVENDOSJE, të pranishëm në tubimin e hapjes së fushatës në Pejë i janë bashkuar masës së madhe të qytetarëve të pranishëm. Kryeministri Albin Kurti ku ka falënderuar qytetarët për mbështetjen e tyre të vazhdueshme ndaj Qeverisë dhe Lëvizjes Vetëvendosje. Ai e ka cilësuar mbështetjen e pejanëve si të pakursyer dhe të pandalshme, duke theksuar rëndësinë e saj në përballimin e sfidave dhe krizave. “E dashura Pejë, kjo mikpritje kaq e zjarrtë ma mbush zemrën me gëzim e mendjen me përgjegjësi. Faleminderit shumë. Faleminderit për sonte, faleminderit për secilën ditë, të secilës javë, të çdo muaji, përgjatë këtyre shumë viteve që na keni mbështetur pa rezervë, pa kursim, pa pushim në të gjitha stuhitë dhe krizat që i kemi kaluar si Qeveri e Republikës dhe si Lëvizje Vetëvendosje,” tha Kurti.
Homazh për dëshmorin Ahmet Gjikolli: Ushtarak simbol i kurajos dhe sakrificës
Ahmet Gjikolli, trimi që nuk u zbraps asnjëherë deri në frymën e fundit, mbetet një shembull i gjallë i guximit dhe dashurisë për atdheun. Nderimi për të dhe për të gjithë ata që dhanë jetën për lirinë e Kosovës do të jetë i përhershëm, duke shërbyer si frymëzim për brezat që vijnë. Kryetarja e Alternativës, znj. Mimoza Kusari Lila e shoqëruar nga kandidatët për deputetë të listës së Vetëvendosjes z. Agon Dobruna, znj. Diana Qarkaxhija dhe bashkëpunëtorë të tjerë, kanë bërë homazhe pranë varrit të dëshmroit, Ahmet Gjikolli në Pejë. “Dëshmorët janë ata që na bëjnë krenarë të ndihemi shqiptarë, përkulemi para veprës së të gjithë dëshmorëve të UÇK-së, të cilët mbrojtën dinjitetin tonë, na bën krenarë me heroizmin e tyre duke dhënë jetën për lirinë tonë, për shtetin tonë” u shpreh znj. Mimoza Kusari-Lila gjatë homazheve, duke rikujtuar rolin e tyre të pazëvendësueshëm në historinë tonë kombëtare.
Kusari-Lila: Profesionistët shëndetësorë të përkushtuar meritojnë respekt
Në një atmosferë mirënjohjeje dhe bashkëpunimi, kandidatët për deputetë nga Alternativa, pjesë e listës së Lëvizjes VETËVENDOSJE, të prirë nga kryetarja znj. Mimoza Kusari-Lila, zhvilluan një takim të veçantë me Dr. Nasire Nushin, interniste-kardiologe. Falënderimet e thella për përkushtimin dhe sakrificën e saj në shërbim të shëndetit publik ishin në qendër të këtij takimi. Kryetarja, Kusari-Lila vlerësoi punën e palodhshme të Dr. Nushit, duke theksuar rëndësinë e mbështetjes së profesionistëve shëndetësorë, prioritet ky i qeverisjes Kurti 3. Bashkë me znj. Diana Qarkaxhija, z. Agon Dobruna dhe znj. Hasime Tahiri-Hasani, u përcollën urime të sinqerta për sukseset e mëtejshme të Dr. Nushit në misionin e saj fisnik. Në qendër të vëmendjes: kujdesi dhe përkrahja për ata që kujdesen për ne!
Takim frymëzues me mjekun e shquar Dr. Ymer Çavolli
Në kuadër të vizitave të tyre me qytetarë dhe profesionistë tw dalluar, kandidatët për deputetë nga lista e fitores, Lëvizjes Vetëvendosje, përfaqësues të Alternativës, të prirë nga kryetarja znj. Mimoza Kusari-Lila, realizuan një takim të veçantë me mjekun e njohur të oftalmologjisë, Dr. Ymer Çavolli, në qytetin e Pejës. Znj. Kusari-Lila u impresionua nga përkushtimi dhe pasioni që Dr. Çavolli ka treguar gjatë karrierës së tij të gjatë dhe plot suksese. Ajo shprehu mirënjohjen e saj për punën e palodhur të doktorit, duke e vlerësuar si një shembull inspirues për të gjithë. Dr. Çavolli ndau histori të punës së tij shumëvjeçare, duke theksuar sfidat dhe arritjet që e kanë karakterizuar rrugëtimin e tij profesional. Kandidatët për deputetë, znj. Diana Qarkaxhija, z. Agon Dobruna dhe znj. Hasime Tahiri-Hasani, u shprehën të nderuar që patën mundësinë të mësojnë nga një figurë e tillë e shquar në fushën e mjekësisë. Ky takim ishte dëshmi e rëndësisë që Alternativa i kushtojnë bashkëpunimit me profesionistët më të mirë të vendit, duke synuar krijimin e një të ardhmeje më të ndritur për qytetarët e Kosovës.
Kusari-Lila: Mitrovica ashtu si edhe e gjithë Kosova, cep më cep, po shkojmë drejt fitores së madhe të numrit 118
Mes entuziazmit dhe dëshrës për vazhdimin përpara, kandidatët për deputetë nga Alternativa pjesë e listës së fitores, Lëvizjes VETËVENDOSJE, znj. Mimoza Kusari Lila, z. Agon Dobruna, znj, Diana Qarkaxhija, znj. Hasime Tahiri Hasani dhe znj. Sibora Kadriu takuan banorwt e Mitrovicws duke vazhduar kwshtu fushatën me një tubim madhështors. Së bashku prezantuan projektin ideal që do ta qojë vendin përpara për katër vitet e ardhshme, me qëllim vazhdimin dhe plotësimin e nevojave, kërkesave dhe synimeve të përbashkëta qytetare e kombëtare të Republikës së Kosovës. Kryetarja e Alternativës dhe kryesuese e Grupit Parlamentar të Lëvizjes VETËVENDOSJE, znj. Mimoza Kusari-Lila, në takim me qytetarët e kësaj komune ka renditur fitoret e qytetarëve me qeverisjen Kurti 2 dhe theksoi se qeveria nën udhëheqjen e z. Albin Kurti është pa dyshim qeveria më e mirë ndonjëherë. “Mitrovica ashtu si edhe e gjithë Kosova, cep më cep po shkojmë drejt fitores së madhe të numrit 118”, ka thënë Kusari-Lila. Në fjalën e tij z. Albin Kurti çmoi përkrahjen e madhe që mitrovicasit i kanë dhënë qeverisë dhe shtetit nëpër të gjitha sfidat që kanë kaluar. Ai u zotua se qeverisja e Lëvizjes VETËVENDOSJE! nuk do t’i gënjejë e as zhgënjejë qytetarët dhe se bashkë me ta do të angazhohet cep më cep për një qeverisje që sjell zhvillim me punësim dhe garanton të drejtat e liritë për secilin pa dallim në Republikë. “Nuk ka më sundim të bandave kriminale, nuk ka më e nuk do të ketë më qarkullim të targave ilegale, nuk ka më e nuk do të ketë më ngritje të barrikadave, nuk ka më e nuk do të ketë qarkullim të kriprtovalutave”, ka thënë mes tjerash kryeministri Kurti në tubimin e mbajtur në Mitrovicë. Mitrovica shtoi vullnetin për të vazhduar për mbi 500K.
Takim i frymëzues me të rinjtë e Tavnikut – së bashku për një të ardhme më të mirë
Kandidatja për deputete nga Mitrovica, Hasime Tahiri Hasani, përfaqësuese e Alternativës në listën e Lëvizjes VETEVENDOSJE, së bashku me kandidatë të tjerë dhe bashkëpunëtorë, zhvilluan një takim të ngrohtë dhe plot energji me të rinjtë e lagjes Tavnik. “Mbështetja juaj është forca jonë për të sjellë fitore të pa diskutueshme”, ka thënë ajo. “Faleminderit nga zemra për besimin dhe energjinë pozitive që na dhuroni. Bashkë do të sigurojmë një ndikim të fuqishëm dhe një të ardhme më të mirë për Mitrovicën dhe të gjithë vendin tonë”, është shprehur kandidatja për deputete, Hasime Tahiri Hasani. Së bashku drejt fitores!
Kusari-Lila: Kemi arritur të tregojmë se assesi dhe me asnjë çmim toka e shtetit nuk tregtohet për pazare e hesape të të tjerëve
Lëvizja VETËVENDOSJE, Alternativa dhe partia Guxo, kanë hapur fushatën zgjedhore me një tubim madhështor në Gjakovën e yjeve, siç ka thënë kryetarja e Alternativës znj. Mimoza Kusari Lila. Para masës së madhe të qytetarëve të mbledhur për të përkrahur kandidatët për deputetë u prezantua plani për katër vitet e ardhshme, një vizion i qartë për zhvillim dhe përmbushjen e qëllimeve të përbashkëta qytetare e kombëtare. Kryetarja e Alternativës dhe kryesuese e Grupit Parlamentar të Lëvizjes VETËVENDOSJE, znj. Mimoza Kusari-Lila, theksoi se fitorja po fillon mbarë nga Gjakova. Ajo vlerësoi mbështetjen e lartë të qytetarëve të Gjakovës për këtë qeverisje. “E filluam nga Gjakova, e nga aty vazhdojmë në krejt Republikën, cep më cep deri më 9 shkurt, drejt fitores së 500 mijë zemrave që rrahin si një te numri 118”, ka thënë ajo. “Jam krenare me të gjithë që jeni sonte këtu me ne dhe mbështetjen dhe dashurinë e parezervë që na jepni. Sot Gjakova dhe e tërë Kosova po tregojnë çdo ditë e më shumë, çdo herë e më fort se nuk ka rrugë tjetër, se nuk ka më mirë se fitorja jonë cep më cep do të vijë edhe më e fuqishme më 9 shkurt 2025”, është shprehur kryetarja Mimoza Kusari Lila. “Përvoja jonë e katër viteve nuk ishte e lehtë, jemi goditur e sfiduar në format më brutale. Fatkeqësisht, nga ata që e bën jo për të ushtruar demokracinë por për të tentuar të barazojnë të bëmat e tyre të kaluara me sajesat e tyre të sotme për pozitën e qeverisnë Kurti, por nuk ia dolën. Ne kemi arritur të tregojmë se assesi dhe me asnjë çmim toka e shtetit nuk tregtohet për pazare e hesape të të tjerëve. Ne kemi treguar se koha e kompromiseve dhe e atyre pazareve ka kaluar bashkë me kohën e qeverisjes së tyre. Për katër vite kemi dëshmuar se se prona e shtetit nuk blihet me 50 euro ari, që pastaj ti shitet shtetit me 5 mijë ose 7 mijë euro ari”, ka thënë mes tjerash Kusari Lila. Kryeministri z. Albin Kurti falënderoi Gjakovën për përkrahjen e madhe që i ka dhënë qeverisë dhe shtetit nëpër sfidat që kemi kaluar. Ai u zotua se qeverisja e Lëvizjes VETËVENDOSJE! nuk do t’i gënjejë e as zhgënjejë qytetarët dhe se bashkë me ta do të angazhohet cep më cep për një qeverisje që sjell zhvillim me punësim dhe garanton të drejtat e liritë për secilin pa dallim në Republikë. “Kemi nevojë që përditë, për çdo orë, gjithandej, të ngriheni bashkë me ne, të dëgjoheni bashkë me ne, të punoni bashkë me ne, të angazhoheni bashkë me ne, të bëhemi bashkë, të jemi bashkë, sepse bashkë fitojmë dhe vetëm bashkë duhet të fitojmë. Vetëm së bashku mund ta përparojmë Gjakovën dhe krejt Kosovën cep më cep. Le të jemi bashkë në punë, në barazi e për begati, nga populli te Republika, nga Gjakova te Kosova, cep më cep pa korrupsion, me zemër drejt fitores, drejt 500 mijë zemrave që rrahin si një në numrin 118”, theksoi Kryeministri Kurti. Ndërsa kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, z. Glauk Konjufca, në fjalën e tij deklaroi se me mbështetjen në Gjakovë e cep më cep Kosovës, do ta urojmë edhe për një mandat tjetër z. Albin Kurti në udhëheqjen e Republikës. Ai e përmbylli fjalën e tij me thënien popullore: “Rruga e mirë nuk ndërrohet”. Në këtë tubim fjalën e ka marrë edhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, bashkëkryetarja e partisë Guxo dhe kandidate për deputete, znj. Donika Gërvalla. Bashkë për të ndërtuar një të ardhme më të mirë për Republikën e Kosovës!
Takimi me nënat lehona në Gjakovë, dëshmi e përkujdesjes për të tashmen dhe të ardhmen e vendit
Ndjesi e ëmbëlsisë dhe dëshmi e një përkushtimi të palëkundur për mirëqenien e brezave të rinj, ishte emëruesi i përbashkët i takimit të përzemë që kishte kryeministri i vendit z. Albin Kurti i shoqëruar nga kryetarja e Alternativës znj. Mimoza Kusari Lila dhe kandidatët për deputetë nga lista e fitores, Lëvizjes VETËVENDOSJE, me nënat lehona në Gjakovë. “E kemi shpallur vitin 2025 si vitin e mbështetjes së grave, andaj përkrahja nuk do të mungojë as në qeverisjen tonë të ardhshme”, ka thënë mes tjerash Kurti. Ndërsa, Kusari Lila gjatë këtij bashkëbisedimi ka shprehur kënaqësinë e saj të madhe që ndodhet para nënave të cilat jo vetëm kanë pasur mundësi të përfitojnë gjatë qeverisjes aktuale, por se ato po bëjnë gjithçka që mirërritja e fëmijëve të jetë në nivelin e duhur. “Asgjë nuk është më e rëndësishme se mirërritja e fëmijëve tanë, dhe kjo qeveri e ka dëshmuar se përkujdesja për nënat lehona është prioritet i vërtetë. Me vendime që reflektojnë përgjegjësi dhe vizion, ne po ndërtojmë një të ardhme të sigurt për të gjithë. Qeveria për të gjithë – së bashku drejt fitores së madhe”, kështu ka thënë kryetarja e Alternativës gjatë takimit me nënat lehona në Gjakovë. Të pranishëm ishin edhe kandidatët për deputetë znj. Diana Qarkaxhija, z. Agon Dobruna. Znj. Hasime Tahiri Hasani, znj. Arbërie Nagavci, znj. Donika Gërvalla, e znj. Triera Kasumi.
Kusari Lila: Ponosheci ka dëshmuar gjithmonë frymën e bashkimit, përkushtimit dhe vendosmërisë për të qëndruar pranë kauzës së përbashkët
Në ditën zyrtare të hapjes së fushatës drejt fitores së 9 shkurtit, Ponosheci i Gjakovës ishte mikpritësi i parë, duke mirëpritur ngrohtësisht për një kafe dhe bisedë të shkurtër me miq, dashamirë, përkrahës dhe mbështetës të palëkundur. Me banlorët e kësaj ane kryetarja e Alternativës dhe shefe e Grupit Parlamentar të Lëvizjes VETËVENDOSJE, znj. Mimoza Kusari Lila ka diskutuar projekte konkrete që synojnë të forcojnë përparimin dhe mirëqenien e qytetarëve të Gjakovës, duke rikonfirmuar angazhimin për zhvillimin e kësaj ane. Ajo ka I ka falënderuar për mikpritjen e përzemërt, për mbështetjen bujare dhe për besimin që Ponosheci vazhdon të tregojë në këtë rrugëtim të përbashkët drejt suksesit.
Të arriturat, sfidat dhe synimet për të ardhmen u diskutuan me bizneset në Gjakovë
Kandidatët për deputetë nga lista e fitores, Lëvizjes VETËVENDOSJE, znj. Diana Qarkaxhija, përfaqësue e Alternativës, znj. Rozeta Hajdari ministre e Tregtisë dhe Industrisë dhe z. Agon Batusha, zhvilluan një vizitë në biznese të Komunës së Gjakovës, ku u diskutua për të arriturat, sfidat dhe synimet për të ardhmen. Fitorja e Qeverisë Kurti3 është fitorja e radhës së 9 shkurtit! Cep më Cep në Gjakovë! 118











