Tubimi përmbyllës në Prishtinë mblodhi qytetarë nga e gjithë Kosova dhe mërgata, me mesazhin e unitetit, sigurisë dhe begatisë, duke bërë thirrje për votë në numrin 116 ku pjesëmarrës ishin edhe kandidatët për deputet nga Alternativa Skender Thaçi dhe Diana Qarkaxhija. Kryeministri Albin Kurti foli për rritjen e ekonomisë, punësimin, mbështetjen për familjet, investimet në infrastrukturë, ushtri, energji dhe prodhimtari, si dhe shtrirjen e rendit dhe ligjit në veri. Ai theksoi se puna e qeverisë përqendrohet te nëna, fëmija, veriu, bujqësia dhe ushtria, duke kërkuar që qytetarët të mos lëshojnë pe në ditën e votimit. Njëzëri u kërkua që masovisht të votojmë më 28 dhjetor.
Kosova të dielën vendos për të ardhmen e saj
Është dita kur qytetarët zgjedhin vizionin, përgjegjësinë dhe shpresën. Lista më e denjë për ta udhëhequr vendin është ajo e koalicionit të Lëvizjes Vetëvendosje!, ku bën pjesë edhe Alternativa Liberale, një bashkim vlerash, integriteti dhe përkushtimi ndaj interesit publik. Kosova ka nevojë për njerëz të ndershëm, punëtorë dhe të dëshmuar, për udhëheqës që nuk lëkunden përballë sfidave dhe që punojnë pa kompromis për drejtësi, zhvillim dhe mirëqenie. Përkrah Kryeministrit Albin Kurti, zëra të fuqishëm të përgjegjësisë dhe vizionit janë, Mimoza Kusari Lila, Skender Thaçi e Diana Qarkaxhija. Këta përfaqësojnë profesionalizmin, guximin qytetar dhe angazhimin për një Kosovë më të fortë, më të drejtë dhe më të begatë.
Në Emshir mbështetje maksimale për kandidatët për deputet
Banorët e lagjes Emshir shprehën mbështetje maksimale për kandidatët për deputetë Skender Thaçi dhe Diana Qarkaxhija nga Alternativa, pjesë e listës së koalicionit të Lëvizjes Vetëvendosje. Për një jetë më të mirë dhe për realizimin e projekteve madhore që do të zhvillohen në Kosovë, duhet të votohet koalicioni fitues, thanë ata.
Në Mitrovicë kudo bashkë me qytetarë
Skender Thaçi e Diana Qarkaxhija kandidatë për deputet nga lista e koalicionit të Lëvizjes Vetëvendosje, qëndruan sot në Mitrovicë. Me aktivistë e bashkëpunëtorë takuar qytetarë e zejtarë dhe vizituan panairin e zonjave të nderuara artizane në sheshin e qytetit. Nga afër dëgjuan shqetësimet, idetë dhe përkushtimin e tyre, duke riafirmuar mbështetjen për punën, traditën dhe zhvillimin lokal.
Takimet me intelektualë përherë sjellin energji pozitive
Gjatë qëndrimit në Gjakovë, Kryeministri Albin Kurti, i shoqëruaruar nga Kryetarja e Alternativës Mimoza Kusari Lila dhe bashkëpunëtorë të tjerë, zhvilluan një bisedë konstruktive gjatë një darke shoqërore me veteranë të arsimit dhe veprimtarë të dalluar. Mentor Kaçi, Malush Tullumi, Blerim Zajmi, Ruzhdi Sefa, Feim Komoni dhe të tjerë ndanë ide dhe mënyra bashkëpunimi për zhvillimin dhe të ardhmen e Kosovës.
Në çdo cep të Gjakovës përkrahje e listës fituese
Në familjen Nikmengjaj në Korenicë, u zhvillua një bashkëbisedim i ngrohtë dhe i sinqertë mes kryeplakut të katundit, Shon Nikmengjaj, dhe tre djemve të tij në mërgatë, si dhe njërit në Kosovë. Në këtë takim morën pjesë edhe Kryeministri Albin Kurti, si dhe kandidatët për deputet Skender Thaçi dhe Diana Qarkaxhija, të cilët bashkë me banorët e Korenicës së Gjakovës diskutuan rreth: planeve dhe projekteve të qeverisë në ardhje punëve të mira që janë realizuar sfidave aktuale me të cilat po përballet vendi. Banorët e Korenicës theksuan se mërgimtarët e kësaj ane po vijnë për herë të parë për të votuar koalicionin e Lëvizjes Vetëvendosje, duke treguar besim dhe shpresë për të ardhmen.
Gjakova drejt fitores së koalicionit të Lëvizjes VETËVENDOSJE!
“116 Fahrenheit në Gjakovë!” – tha Kryeministri Albin Kurti, duke përshkruar atmosferën e zjarrtë dhe entuziazmin e jashtëzakonshëm. Sonte, Gjakova jehonte nga brohoritjet “Mos lësho pe!” dhe “Fitore!” Pallati i Kulturës “Asim Vokshi” u mbush plot me qytetarë që me energji, besim dhe vendosmëri dhanë mesazh të qartë politik. Kryeministri Albin Kurti falënderoi qytetarët për mikpritjen dhe mbështetjen e fuqishme, duke theksuar disa projekte kyçe për Gjakovën: Baza e FSK-së në Babaj të Bokës, me ndërtimin e hangarëve Fabrika e municioneve në Jahoc, e para në vendin tonë Ai theksoi se mandati i ardhshëm do të nisë me reforma të thella e të drejta, që do të lehtësojnë veprimtarinë ekonomike dhe do të forcojnë biznesin vendor. Kryetarja e Alternativës dhe kandidate për deputete, Mimoza Kusari Lila, e ndezi atmosferën duke prezantuar koalicionin e fitores: “Fitoren e kemi afër! Bashkimi i katër subjekteve, i prirë nga Lëvizja VETËVENDOSJE! me Kryeministrin Albin Kurti, Partia Guxo, Alternativa dhe PShDK është bashkimi i vlerave për shtetin, i guximit për t’i dhënë Kosovës drejtim të palëkundur drejt sigurisë dhe begatisë. Kjo është alternativa e zgjedhjeve të 28 nëntorit”, ka thënë ajo.
Takim përmbajtësor me të rinjtë në Gjakovë
Kryetarja e Alternativës, kandidate për deputete, Mimoza Kusari Lila së bashku me kryetarin e Partisë Shqiptare Demokristiane të Kosovës, Zef Morina, u takuan me të rinj të Gjakovës për një bashkëbisedim të hapur. Gjatë takimit u prezantua programi i koalicionit qeverisës të Lëvizjes Vetëvendosje, si dhe planet konkrete dhe avangarde për fuqizimin e të rinjve. Të rinjtë janë prioritet! Politika që krijon siguri, mundësi dhe begati Me vizion të qartë drejt Qeverisë Kurti 3
Kujdes i shtuar për natyrën dhe bjeshkatarët
Në shoqatën e Bjeshkatarëve dhe Alpinistëve Sharri u pritën me shumë dashamirësi kandidatët për deputet nga Alternativa, pjesë e listës së koalicionit të Lëvizjes Vetëvendosje, Skender Thaçi dhe Diana Qarkaxhija. Kryetari Osman Uka, prezantoi aktivitetet e rregullta të shoqatës, duke theksuar ecjet javore që realizohen nga mbi 150 anëtarë aktivë. Ai kërkoi më shumë përkrahje institucionale për projekte të ndryshme dhe theksoi nevojën për kujdes të shtuar ndaj mjedisit dhe natyrës. Kandidatët u zotuan se do të angazhohen fuqishëm për: Krijimin e guidave profesionale, Shenjëzimin e shtigjeve të ecjes dhe promovimin e turizmit malor, si një vlerë e rëndësishme për Prizrenin dhe Kosovën.
ESNAF në Prizren bashkëbisedojnë me kandidatët për deputet
Përfaqësues të shoqatës Esnaf në Prizren zhvilluan një takim frytdhënës dhe konstruktiv me kandidatët e Listës së Lëvizjes Vetëvendosje nga Alternativa, Skender Thaçi dhe Diana Qarkaxhija. Kjo shoqatë përfaqëson mbi 400 biznese anëtare, me mbi 10 mijë të punësuar, të cilat çdo ditë përballen me sfida të shumta, por edhe suksese. Në takim u diskutuan problemet reale të bizneseve dhe u theksua nevoja për zgjidhje konkrete dhe të qëndrueshme. Për zhvillimin e turizmit në Prizren dhe në mbarë Kosovën, u riafirmua angazhimi për themelimin e Agjencisë Kombëtare të Turizmit, si një hap i rëndësishëm drejt zhvillimit ekonomik dhe promovimit të vlerave tona.











