Përfaqësuesit e Parkut të Inovacionit dhe Trajnimeve në Prizren u takuan me kandidatët për deputet nga Alternativa, pjesë e listës së Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Skender Thaçi dhe Diana Qarkaxhija. Gjatë takimit u theksua rëndësia strategjike e zgjerimit të Parkut të Inovacionit Teknologjik, i cili aktualisht shtrihet në 40 hektarë dhe ofron hapësirë për dhjetëra biznese inovative. Në park veprojnë mbi 60 biznese, ndërsa nevojiten investime të reja në infrastrukturë për të nxitur zhvillimin ekonomik dhe hapjen e vendeve të reja të punës. Kandidatët theksuan se me Qeverinë Kurti 3, krijimi i kushteve të favorshme për të bërë biznes do të jetë prioritet.
Në Istog dëshmohet përkrahje për listën e Lëvizjes VETEVENDOSJE
Kandidatët për deputetë nga Alternativa, pjesë e listës së Lëvizjes Vetëvendosje!, Skender Thaçi dhe Diana Qarkaxhija, të shoqëruar nga bashkëpunëtorë, qëndruan sot në Istog, në një agjendë të pasur takimesh me biznese dhe përfaqësues të sektorëve kyç të zhvillimit lokal. Vizitë në biznesin përpunues të mermerit “Bajraktari Graniti Mermer”, një shembull i suksesit vendor, punës së ndershme dhe potencialit ekonomik të rajonit. Nuk do të mungonte as takimi me përfaqësuesit e Odës së Hotelerisë dhe Turizmit për Rajonin e Pejës, z. Armend Delija, në ambientet e Restaurant Freskia Istog, ku u diskutuan sfidat dhe mundësitë për zhvillimin e turizmit dhe gastronomisë. Vizita në Banjën e Pejës, Resortin Onix dhe takimi i veçantë me drejtoreshën Arlinda Shoshi, ishte përmbajtësor ku u diskutua për potencialin e turizmit shëndetësor dhe investimet e qëndrueshme. Takime që dëshmojnë përkushtimin tonë për të qenë pranë bizneseve, për të dëgjuar nga afër nevojat e tyre dhe për të ndërtuar politika që nxisin zhvillim ekonomik, punësim dhe mirëqenie për qytetarët.
Bardhoshi nuk lëshon pe për siguri dhe begati
Në një tubim madhështor, kandidati për deputet nga Alternativa, pjesë e listës së Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Skender Thaçi, u bashkua me kandidatin për deputet dhe ish-Kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, për të përcjellë mesazhin e qartë të ndryshimit, stabilitetit dhe zhvillimit. Bashkë, me qytetarët e Bardhoshit, dëshmuam se vullneti për siguri dhe begati është i palëkundur dhe se e ardhmja ndërtohet me përkushtim e vizion.
Peja mirëpret kadidatët për deputet nga Alternativa
Kryetarja e Alternativës, Mimoza Kusari Lila, kandidate për deputete së bashku me kandidatët Skender Thaçi dhe Diana Qarkaxhija, të shoqëruar nga bashkëpunëtorë vizituan disa biznese shërbyede dhe artizanale në Pejë, duke qenë pranë punëtorëve, sipërmarrësve dhe qytetarëve që çdo ditë kontribuojnë në zhvillimin e vendit. Në pastiçerinë e Lejla Gashit u pritën me përzemërsi të veçantë, ku u ndanë histori suksesi, përkushtimi dhe sfidash që përballen gratë dhe të rinjtë në botën e biznesit. Vizitat vazhduan në Çarshinë e Gjatë, ku u takuan me Afrimin qeleshpunues, në argjendarinë “Çivlagu”, si dhe bizneset “Valdeti”, “Veterina” dhe “Dekor”. Këto takime u karakterizuan nga mikpritje e ngrohtë dhe mbështetje e fuqishme për një vizion të përbashkët zhvillimi. Takimet me qytetarë dhe biznese lokale konfirmuan edhe një herë se Peja beson në punë, ndershmëri dhe zhvillim të qëndrueshëm, duke dhënë mbështetje të parezervë për rrugën drejt sigurisë dhe begatisë.
Takime frymëzuese dhe biseda të ngrohta me qytetarë në mbarë Kosovën
Kandidati për deputet nga Alternativa, pjesë e listës së Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Skender Thaçi, u takua me pjesëtarët e Ansamblit Folklorik “Ardhmëria” në Gjakovë, bartës të trashëgimisë sonë kulturore dhe shpirtit artistik shqiptar. Gjatë këtij takimi domethënës, Thaçi theksoi: “Për rininë, pensionistët, artistët dhe punëtorët kemi plane dhe projekte konkrete. Bashkë në koalicion dhe me Kryeministrin Kurti, do të vazhdojmë punët e mira dhe mbështetjen e fuqishme për kulturën, artin dhe zhvillimin shoqëror.” Artistët shprehën mbështetjen e tyre të plotë për këtë koalicion, duke ritheksuar angazhimin e vazhdueshëm për projekte që ruajnë dhe zhvillojnë artin, kulturën dhe identitetin tonë kombëtar.
Qarkaxhija takim frytdhënës me gra dhe vajza
Me gra dhe vajza u zhvillua një takim i ngrohtë, i sinqertë dhe frymëzues në lagjen Mati 1, ku fjala e hapur dhe shpresa për të ardhmen u ndërthurën në një atmosferë besimi e bashkëpunimi. Kandidatet për deputete Diana Qarkaxhija dhe Fitore Pacolli bashkëbiseduan nga afër me gratë dhe vajzat e kësaj zone, duke dëgjuar shqetësimet, idetë dhe aspiratat e tyre. Në qendër të diskutimit ishte roli i gruas në shoqëri, fuqizimi i saj dhe ndërtimi i një të ardhmeje më të drejtë për brezat e rinj. U theksua se punët e mira të Qeverisë Kurti duhet dhe do të vazhdojnë, për të përmirësuar jetën e çdo qytetareje dhe qytetari, për më shumë barazi, mirëqenie dhe mundësi të barabarta për të gjithë. Kandidatet e listës fituese ritheksuan përkushtimin e tyre për politika që vendosin gruan, familjen dhe rininë në qendër të vendimmarrjes. “Ne do të angazhohemi pa u ndalur për mirëqenien e grave dhe për një të ardhme më të sigurt e më të ndritur për brezat e rinj”, u shprehën ato gjatë takimit, duke marrë mbështetje të fuqishme nga të pranishmet.
Atelieja e Arrita Shehut në Gjakovë është shembull i shkëlqyer i prodhimtarisë vendore me vulën “Made in Kosova”
Me pasionin dhe përkushtimin e saj e cila prodhon suvenire nga druri, letra dhe argjila u njohën nga afër kandidatët për deputet Skendet Thaçi e Diana Qarkaxhija. Produktet janë autentike që i japin vlerë turizmit kulturor dhe bëjnë që shumë turistë të ndalen para ateliesë së saj. Këto iniciativa jo vetëm që promovojnë artin vendor, por edhe e prezantojnë Kosovën në mënyrën më të mirë të mundshme. Megjithatë, për ta zgjeruar prodhimin dhe për të përmbushur kërkesën në rritje, asaj i nevojitet mbështetje konkrete nga shteti, veçanërisht përmes granteve për pajisje dhe makineri të reja. Alternativa jonë mbetet e përkushtuar që të mbështesë bizneset e vogla dhe kreative, veçanërisht ato që tërheqin turistë dhe krijojnë vlerë të shtuar për ekonominë vendore. “Edhe në mandatin e ardhshëm do të vazhdojmë t’i mbështesim kompanitë dhe bizneset tona që prodhojnë me cilësi dhe me brendin ‘Made in Kosova’”, kanë theksuar kandidatët për deputet.
Kompanitë prodhuese, shpirti dhe zemra e Kosovës
Vizita në kompaninë prodhuese Lima Tex u realizua në kuadër të vizitave dhe takimeve me qytetarë dhe biznese në Gjakovë. Kandidatët për deputetë, Skender Thaçi dhe Diana Qarkaxhija, zhvilluan një bashkëbisedim të hapur me udhëheqësit dhe profesionistët e kësaj kompanie, të cilët me përkushtim dhe devotshmëri angazhohen çdo ditë në procesin e prodhimit. Lima Tex, e themeluar në vitin 2002, ka kaluar një rrugëtim të suksesshëm zhvillimi, nga një biznes i vogël familjar në një ndër kompanitë më të kërkuara në prodhimin e të gjitha llojeve të veshjeve të punës. Sot, kjo kompani numëron dhjetëra punëtorë të trajnuar dhe të përkushtuar, të cilët kontribuojnë në prodhimin e rrobave të unifikuara me standarde të larta cilësie. Edhe pse përballet me sfida të shumta, Lima Tex mbetet shembull i suksesit, punës së ndershme dhe qëndrueshmërisë në sektorin prodhues. Kandidatët për deputetë theksuan se Alternativa është e përkushtuar për zhvillimin e ekonomisë qarkore dhe fuqizimin e bizneseve të vogla dhe të mesme. Ata theksuan se, me qeverinë Kurti në ardhje, shumë nga sfidat me të cilat përballen bizneset vendore do të tejkalohen përmes politikave mbështetëse dhe zhvillimore. Mbështetja e prodhimit vendor është investim në të ardhmen e Kosovës drejt brendit Made in Kosova.
Me qytetarët, për qytetarët, për një përfaqësim të denjë dhe të ndershëm
Kandidatët për deputetë nga Alternativa, pjesë e listës së Lëvizjes Vetëvendosje!, Skender Thaçi dhe Diana Qarkaxhija, gjatë takimeve në Gjakovë kanë bashkëbiseduar me qytetarë të moshave dhe profesioneve të ndryshme, duke dëgjuar nga afër shqetësimet dhe pritshmëritë e tyre. Ish-prokurorja, tani avokate Mone Syla, i ka pritur në takim kandidatët Thaçi dhe Qarkaxhija, ku u diskutua për angazhimet dhe prioritetet që ata do të kenë gjatë mandatit të tyre si deputetë në Kuvendin e Kosovës. Po ashtu, aktivisti dhe sportisti veteran Hashim Rraci ka mirëpritur kandidatët për deputetë, duke shprehur mbështetje të plotë dhe të pakursyer për ta. Me qytetarët, për qytetarët, për një përfaqësim të denjë dhe të ndershëm!
Në Mitrovicë, afër qytetarëve, pranë traditës
Kandidatët për deputet nga Alternativa pjesë e listës së koalicionit me Lëvizjen Vetëvendosje, Skender Thaçi dhe Diana Qarkaxhija, bashkë me kryeministrin Albin Kurti, qëndruan në Mitrovicë, ku u takuan me zanatlinjtë e vjetër, ruajtës të traditës, punës së ndershme dhe identitetit tonë kulturor. Nga afër u njohën me sfidat që ata përballen dhe dëgjuan nevojat e tyre për mbështetje institucionale dhe ruajtjen e zanateve tradicionale. Gjatë vizitës, u zhvilluan edhe takime të hapura me qytetarë, ku u diskutuan shqetësimet e përditshme dhe nevojat reale të komunitetit. Zëri i qytetarëve është udhërrëfyesi ynë për politika më të drejta dhe zhvillim të qëndrueshëm. Bashkë ndërtojmë një të ardhme më të fortë!











