Në orët e vona të së premtes zëvendësministri i Ministrisë së Finanvace, Punës dhe trasfereve z. Agon Dobruna, përfaqësues i Alternativës, ka ndërmarrë një aksion inspektimi i shoqëruar nga kryeinspektori i Inspektoriatit Qendror të Punës, z. Hekuran Nikçi dhe Inspektorët e punës z. Neki Krasniqi dhe z. Gëzim Sahiti, në pompat e derivateve dhe masazhet në Prishtinë. Dobruna ka thënë se gjatë inspektimeve hasën në parregullësi të ndryshme, si punëtorë pa kontrata të punës dhe punë jashtë orarit të pakompenzuar. Ai ka theksuar se kanë hasur edhe në punëtore shtetase të huaja, pa lejeqëndrimi dhe lejepune. “Sonte në aksion inspektimi së bashku me kryeinspektorin e Inspektoriatit Qëndror të Punës, z. Hekuran Nikçi dhe Inspektorët e punës z.Neki Krasniqi dhe z.Gëzim Sahiti, në pompat e derivateve dhe masazhet në Prishtinë. Inspektorët tanë gjatë inspektimeve hasën në parregullësi të ndryshme, si punëtorë pa kontrata të punës dhe punë jashtë orarit të pakompenzuar. Gjithashtu punëtore shtetase të huaja, pa lejeqëndrimi dhe lejepune. Jemi të përkushtuar që të mbrojmë të drejtat dhe sigurinë e punëtorëve, por në anën tjetër të vendosur të luftojmë informalitetin dhe çdo veprimtari ilegale e të paligjshme”, ka thënë Dobruna.
Zëvendësministri Tafarshiku vizitoi disa biznese që merren me përpunimin e drurit në regjionin e Gjakovës
Zëvendësministri i Ministrisë së Zhvillimit Rajonal z. Ali Tafarshiku, përfaqësues i Alternativës, ka vizituar të premten disa biznese që merren me përpunimin e drurit në regjionin e Gjakovës. Ai ka parë nga afër me veprimtarinë e bizneseve: “Gëzim Maloku”, “Lendita Quni B.I”, “Bredhi Company SHPK” dhe “R FI Nesa SHPK”. Zv/ministri Tafarshiku i ka informuar pronarët e këtyre bizneseve me mundësitë e drejtëpërdrejta të mbështetjes që Qeveria e Republikës së Kosovës dhe Ministria e Zhvillimit Rajonal, kanë krijuar në 4 vitet e fundit për sektorin privat. “Grantet qeveritare për bizneset prodhuese kanë rezultuar të suksesshme në ngritjen e eksportit dhe krijimin e vendeve të reja të punës”, ka thënë mes tjerash ai. “Ditë pune në ambientet afariste të disa bizneseve të përpunimit të drurit në regjionin e Gjakovës. Nga afër u njoftova me veprimtarinë e bizneseve: “Gëzim Maloku” në Junik, “Lendita Quni B.I” në fshatin Molliq, “Bredhi Company SHPK” në fshatin Stubëll dhe “R FI Nesa SHPK” në fshatin Shishman të Komunës së Gjakovës. Pronarët e këtyre bizneseve i njoftova me mundësitë e drejtëpërdrejta të mbështetjes që Qeveria e Republikës së Kosovës dhe Ministria e Zhvillimit Rajonal kanë krijuar në 4 vitet e fundit për sektorin privat. Grantet qeveritare për bizneset prodhuese kanë rezultuar të suksesshme në ngritjen e eksportit dhe krijimin e vendeve të reja të punës.”, ka thënë zv/ministri Tafarshiku.
Shqyrtohet draft-agjenda për seancën e ardhshme të Komisionit Parlamentar për Stabilizim-Asociim
Në kuadër të Komisionit Parlamentar për Stabilizim-Asociim, të enjten është zhvilluar një takim përgatitor për të diskutuar çështjet kryesore në lidhje me mbledhjen e ardhshme të përbashkët të delegacionit të Kosovës dhe atij të Parlamentit Evropian. Kryetarja e Komisionit Parlamentar për Stabilizim-Asociim, shefe e Grupit Parlamentar të Lëvizjes VETËVENDOSJE dhe kryetare e Alternativës, znj. Mimoza Kusari-Lila ka theksuar se gjatë takimit kanë shqyrtuar draft-agjendën për seancën e ardhshme të komisionit të përbashkët, e cila do të mbahet më 9 dhjetor 2024 në Parlamentin Evropian në Bruksel. Ajo ka thënë se kanë diskutuar edhe rekomandimet dhe amendamentet që do të prezantohen në Bruksel, mbi rëndësinë e këtij takimi me parlamentarët e rinj evropianë, si dhe mbi vazhdimin e bashkëpunimit të shkëlqyer midis Kuvendit të Kosovës dhe Parlamentit Evropian. “Sot, në kuadër të Komisionit Parlamentar për Stabilizim-Asociim, zhvilluam një takim përgatitor për të diskutuar çështjet kryesore në lidhje me mbledhjen e ardhshme të përbashkët të delegacionit të Kosovës dhe atij të Parlamentit Evropian. Gjatë takimit, shqyrtuam draft-agjendën për seancën e ardhshme të komisionit të përbashkët, e cila do të mbahet më 9 dhjetor 2024 në Parlamentin Evropian në Bruksel. Diskutuam mbi rekomandimet dhe amendamentet që do të prezantohen në Bruksel, mbi rëndësinë e këtij takimi me parlamentarët e rinj evropianë, si dhe mbi vazhdimin e bashkëpunimit të shkëlqyer midis Kuvendit të Kosovës dhe Parlamentit Evropian. Ky do të jetë takimi i fundit i Stabilizim-Asociimit për legjislaturën e tetë të deputetëve të Kosovës, ndërsa do të shënojë edhe takimin e parë të SA-së për parlamentarët evropianë të sapozgjedhur”, ka thënë kryetarja e Alternativës dhe shefe e Grupit Parlamentar të Lëvizjes VETËVENDOSJE.
Tafarshiku në Prizren takon përfaqësues nga komunat e regjionit, i njofton ata rreth implementimit të masave zhvillimore
Me organizim të Agjencisë Rajonale për Zhvillim- Jug të enjten në Prizren është diskutuar rreth objektivave që nxisin balancimin socio-ekonomik në Republikën e Kosovës. Zëvendësministri i Ministrisë së Zhvillimit Rajonal z. Ali Tafarshiku, përfaqësues nga Alternativa, në takim me pjesmarrës nga komunat e regjionit, i ka njoftuar ata rreth implementimit të masave zhvillimore që kanë të bëjnë me investimet kapitale, grantet për biznese dhe mbështetjen për OJQ-të. Me këtë rast z. Tafarshiku ka sqaruar mënyrat e zbatimit të ligjit për zhvillim rajonal. Ndërsa drejtori i AZhR-së, Nderim Bytyqi dhe projekt menaxheri Qazim Pirana dhanë informata rreth mundësive për aplikim të Komunave të regjionit të jugut në programet ku trajtohen projektet ndërkufitare. “Në Prizren sot diskutuam për zhvillimin rajonal në regjionin Jug, si dhe objektivat që nxisin balancimin socio ekonomik në Republikën e Kosovës. Në organizimin e AZhR Jug, pjesmarrësit që vinin nga komunat e regjionit, i njoftova me implementimin e masave zhvillimore që kanë të bëjnë me investimet kapitale, grantet për biznese dhe mbështetjen për OJQ-të, përderisa nuk munguan edhe sqarimet mbi zbatimin e ligjit për zhvillim rajonal. Nga ana tjetër, drejtori i AZhR-së, Nderim Bytyqi dhe projekt menaxheri Qazim Pirana u dhanë informata rreth mundësive për aplikim të Komunave të regjionit të jugut në programet ku trajtohen projektet ndërkufitare”, ka theksuar zv/ministri Tafarshiku.
Tafarshiku: Për 4 vite qeverisje vetëm nga MZhR janë ndarë 7 milion euro grante, përfituan mbi 900 NVM
Zëvendësministri i Ministrisë së Zhvillimit Rajonal z. Ali Tafarshiku, nga Alternativa, zhvilloi takim me përfaqësues të bizneseve që operojnë në rajonin perëndimor të vendit. Agjencia për Zhvillim Rajonal-Perëndim (AZhR), në vazhdën e organizmit të tryezave publike inicoi këtë takim mes zv/ministrit Tafarshiku dhe përfaqësuesve të bizneseve. Tafarshiku para ndërmarrësve ka shpalosur të arriturat, sfidat dhe ecurinë e realizimit të objektivave zhvillimore të Ministrisë së Zhvillimit Rajonal, me theks të veçantë mbështetjen financiare ndaj bizneseve. Ai ka thënë se, për 4 vite qeverisje 2021-2024, vetëm nga Ministria e Zhvillimit Rajonal janë ndarë 7 milion euro grante, ku kanë përfituar mbi 900 ndërmarrje të vogla dhe të mesme. Ndërsa drejtori i AZhR- Perëndim, Sokol Luta, prezantoi kriteret që janë aplikuar në udhëzuesin e skemës së granteve. “Në vazhdën e tryezave publike të organizuara nga AZhR- Perëndim, takuam edhe përfaqësues të bizneseve që operojnë në rajonin perëndimor të vendit. Para ndërmarrësve shpalosa të arriturat, sfidat dhe ecurinë e realizimit të objektivave zhvillimore të Ministrisë së Zhvillimit Rajonal, me theks të veçantë mbështetjen financiare ndaj bizneseve. Për 4 vite qeverisje 2021-2024, vetëm nga Ministria e Zhvillimit Rajonal janë ndarë 7 milion euro grante, ku kanë përfituar mbi 900 ndërmarrje të vogla dhe të mesme. Nga Drejtori i AZhR Perëndim, Sokol Luta, u prezantuan kriteret që janë aplikuar në udhëzuesin e skemës së granteve, ku më pas dëgjuam edhe komentet nga përfaqësuesit e bizneseve. Mbështetja e drejtëpërdrejtë nga Qeveria e Republikës së Kosovës për sektorin privat, cilësohet si indikator për stabilitetin, zgjerimin dhe zhvillimin e bizneseve në Kosovë”, ka theksuar z. Tafarshiku.
Dobruna: Kontabilistët e auditorët me integritet dhe guxim ishin ata që shkatërruan skemat piramidale kudo në botë
Instituti AAB ka organizuar konferencë për kontabilistë dhe auditorë të certifikuar me temën: “Transformimi digjital në fushën e kontabilitetit dhe auditimit”. Zëvendësministri i Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve z. Agon Dobruna, përfaqësues i Alternativës ka thënë se, jemi dëshmitarë që jeta dhe puna jonë po ndryshon çdo ditë në mënyrë rrënjësore, falë digjitalizimit të punëve dhe proceseve dhe kjo padyshim që ka ndikuar edhe në fushën e kontabilitetit dhe auditimit”. Dobruna para të pranishmëve ka theksuar se, me anë të transformimit digjital, disa procese kanë ndryshuar, disa janë përshpejtuar ndërsa disa tashmë i takojnë së kaluarës. Ndër të tjera, zëvendësministri Dobruna përmendi faktin se, kontabilistët e auditorët me integritet dhe guxim ishin ata që shkatërruan skemat piramidale e grupet kriminale gjithandej botës, gjatë etapave të ndryshme kohore. “Në konferencën e organizuar nga Instituti AAB për kontabilistë dhe auditorë të certifikuar me temën: “Transformimi digjital në fushën e kontabilitetit dhe auditimit”. Ne jemi dëshmitarë që jeta dhe puna jonë po ndryshon çdo ditë në mënyrë rrënjësore, falë digjitalizimit të punëve dhe proceseve dhe kjo padyshim që ka ndikuar edhe në fushën e kontabilitetit dhe auditimit. Me anë të transformimit digjital, disa procese kanë ndryshuar, disa janë përshpejtuar ndërsa disa tashmë i takojnë së kaluarës. Gjithsesi, përmirësimi i menaxhimit të proceseve financiare dhe raportimit është i dukshëm falë digjitalizimit. Përveç që sjell shumë mundësi, ky transformim digjital sjell edhe sfida dhe kërkon nga profesionistët e fushës dedikim të vazhdueshëm dhe një qasje të hapur ndaj risive, me qëllim të rritjes së aftësive tona teknologjike. Mirëpo komponenta më e rëndësishme që thuhet në këtë ditë është integriteti dhe puna e ndershme, duke ditur që pikërisht kontabilistët e auditorët me integritet dhe guxim ishin ata që shkatërruan skemat piramidale e grupet kriminale gjithandej botës, gjatë etapave të ndryshme kohore”, ka thënë, zv/ministri Dobruna.
Në Pejë u mbajt debat rreth punësimit të të rinjëve dhe çështjet e shëndetësisë e mirëqenies sociale
Me bashkëorganizim të Alternativës, Lëvizjes VETËVENDOSJE dhe Partisë Guxo të shtunën në Pejë u organizua debat në të cilin u diskutua rreth projekteve të Qeverisë së Kosovës për punësimin e të rinjëve dhe çështjet e shëndetësisë dhe mirëqenies sociale. Znj. Fatmire Mulhaxha-Kollçaku deputete dhe kryetare e Komisionit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, z. Agon Dobruna zëvendësministër i MFPT-së dhe znj. Jeta Statovci deputete dhe nënkryetare e parë e Komisionit për Ekonomi, Ndërmarrësi dhe Tregti ishin panelistë të këtij bashkëbisedimi. Përfaqësues të të rinjëve të kësaj komune, bizneseve dhe qytetarët të tjerë patën mundësi që të njihen nga afër me projektet që ka realizuar dhe po planifikon Qeveria e Republikës së Kosovës rreth punësimit të të rinjëve dhe planifikimet për shëndetësi, ekonomi e zhvillim. Panelistët prezantuan po ashtu të arrituarat, sfidat dhe projektet që po hartohen rreth këtyre sektorëve. Ndërsa të pranishmit përmes interaktivitetit kuptuan detaje dhe u informuan për gjithçka që u interesonte atyre. Të rinjtë u përgëzuan për arritjet e tyre në inovacion, sport, kulturë, arte e shkencë, për çka u tha se janë pasuria më e vlefshme e Kosovës dhe duke i vendosur ata në qendër të politikave shtetërore mund të sigurojmë një të ardhme të qëndrueshme. Debate të ngjashme janë mbajtur në vazhdimësi dhe planifikohet të mbahen edhe në të ardhmen.
MZhR-ja drejt finalizimit të Planit Strategjik 2025-2027
Zëvendësministri i Ministrisë së Zhvillimit Rajonal, z. Ali Tafarshiku, përfaqësues i Alternativës, ka njoftuar se për tri ditë me radhë kanë punuar në hartimin e Planit Strategjik institucional për vitet 2025-2027. Tafarshiku ka thënë se të gjithë bashkë si zëvendësministrat, Sekretari, këshilltarët politik, drejtorët e udhëheqësit e Divizioneve të MZhR-së janë angazhuar rreth hartimit të këtij Plani. “Për tri ditë me radhë, si zëvendësministra, këshilltar politik, bashkë me Sekretarin, drejtorët dhe udhëheqësit e Divizioneve të Ministrisë së Zhvillimit Rajonal, po punojmë në hartimin e Planit Strategjik institucional 2025-2027. Objektivat operacionale i shndërruam në aktivitete, me tregues zbatimi që mundësojnë ngritjen e efikasitetit dhe matjen e performancës”, ka bërë të ditur z. Tafarshiku.
MZhR po investon edhe në Komunën e Istogut, thotë zv/ministri Tafarshiku
“Ministria e Zhvillimit Rajonal po investon edhe në Komunën e Istogut”, kështu ka bërë të ditur Zëvendësministri i Ministrisë së Zhvillimit Rajonal z. Ali Tafarshiku, përfaqësues i Alternativës. Ai ka theksuar se kanë filluar punimet në realizimin e infrastrukturës rrugore rreth parkut Industrial të Istogut. “Ministria e Zhvillimit Rajonal po investon edhe në Komunën e Istogut. Kanë filluar punimet në realizimin e infrastrukturës rrugore rreth parkut Industrial të Istogut, konkretisht asfaltimi i rrugëve të fshatit Sinaj. Ky projekt përpos rëndësisë zhvillimore, krijon lehtësira edhe për bizneset dhe fermerët që operojnë në këtë rajon’, ka bërë të ditur zëvendësministri Tafarshiku.
Tafarshiku njofton OJQ-të rreth projekteteve kapitale që MZhR-ja po i realizon në Regjionin Perëndimor
Agjencioni i Zhvillimit Rajonal – Perëndim ka organizuar tryezën publike me Organizatat e Shoqërisë Civile që operojnë në rajonin e Dukagjinit. Zëvendësministri i MZhR-së z. Ali Tafarshiku, përfaqësues i Alternativës, dhe zyrtarë të tjerë i kanë njoftuar përfaqësuesit e OJQ-ve me projektetet kapitale që Ministria e Zhvillimit Rajonal po i realizon në Regjionin Perëndimor të vendit, grantet për biznese dhe mbështetjen financiare të projekteve të OJQ-ve. Ndërsa drejtori i AZhR-së – Perëndim, Sokol Luta ka dhënë informata në lidhje me programin dhe kriteret e mbështetjes së OJQ-ve në thirrjet publike që lanson MZhR-ja. “Organizuar nga Agjencioni i Zhvillimit Rajonal – Perëndim, sot bashkë me zyrtarët e MZhR-së, mora pjesë në tryezën publike me Organizatat e Shoqërisë Civile që operojnë në rajonin e Dukagjinit. Në cilësinë e Zëvendësministrit, përfaqësuesit e OJQ-ve i njoftova me projektetet kapitale që Ministria e Zhvillimit Rajonal po i realizon në Regjionin Perëndimor të vendit, grantet për biznese dhe mbështetjen financiare të projekteve të OJQ-ve. Prezent në takim ishin edhe dy drejtorët e Zhvillimit Ekonomik nga Komuna e Gjakovës dhe Komuna e Pejës. Nga drejtori i AZhR-së Perëndim, Sokol Luta, u dha informata në lidhje me programin dhe kriteret e mbështetjes së OJQ-ve në thirrjet publike që lanson MZhR-ja”, ka theksuar zv/ministri Tafarshiku.