Lëvizja VETËVENDOSJE së bashku me partnerët e saj Alternativa dhe Partia Guxo të martën kanë dorëzuar në KQZ, listën e përbashkët për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit. Në dhjetëshen e parë nga lista me gjithsej 110 kandidatë është kryetarja e Alternativës znj. Mimoza Kusari-Lila, aktualisht shefe e Grupit Parlamentar të LVV-së, e cila mban numrin 8. Kandidat për deputetë nga Alternativa janë edhe zëvendësministri aktual i MFPT z. Agon Dobruna që është i 24-ti në listë, sekretarja e Alternativës znj. Diana Qarkaxhija e cila mban numrin 43, Hasime Tahiri-Hasani aktiviste e shoqërisë civile me numër 63 dhe Sibora Kadriu juriste me numrin 78. Në zgjedhjet e 9 shkurtit suksesi është i garantuar me këta profesionistë të sferave të ndryshme me përvojë, kredibil dhe të dëshmuar, të prirë nga kandidati për kryeministër z. Albin Kurti.
Kusari-Lila në Parlamentin Evropian: Kërkojmë drejtësi në vlerësimin e progresit tonë, drejtësi në njohjen e hapave të pamohueshëm që kemi bërë
Në Parlamentin Evropian në Bruksel është mbajtur takimi i 12-të i Komisionit Parlamentar të Stabilizim Asociimit. Është ky takimi i gjashtë i legjislaturës së VIII-të dhe njëherit legjislaturës së parë e cila përmbyllë një mandat të plotë. Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes VETËVENDOSJE, kryesuese e Komisionit Parlamentar për Stabilizim Asociim nw Kuvendin e Kosovës, kryetare e Alternativës znj. Mimoza Kusari-Lila në fjalën e saj fillimisht është shprehur e privilegjuar, siç ka thënë, të bashkëkryesoj këtë takim të rëndësishëm, që shënon sesionin e 12-të të Komisionit Parlamentar të Stabilizim Asociimit BE-Kosovë. “Për herë të parë në historinë parlamentare të Kosovës, delegacioni ynë në këtë komision ka përfunduar me sukses një mandat të plotë katërvjeçar. Ky moment historik pasqyron stabilitetin politik dhe pjekurinë institucionale që ka arritur Kosova dhe populli i saj dhe nënvizon përkushtimin tonë të palëkundur për integrimin evropian. Kosova është dhe ka qenë gjithmonë thellësisht evropiane – gjeografikisht, historikisht dhe kulturalisht. Sot qëndroj para jush si përfaqësuese e vendit më pro-evropian në Ballkanin Perëndimor”, ka theksuar në fillim të fjalës së saj, znj Kusari-Lila. Ajo ka thënë po ashtu se, masat e vendosura nga Komisioni Evropian ndaj Kosovës janë jo vetëm të padrejta, por edhe kundërproduktive ndaj frymës së partneritetit që përfaqëson ky Komitet. Këto masa minojnë progresin e rëndësishëm që kemi bërë dhe sakrificat që qytetarët tanë kanë duruar në ndjekje të një të ardhmeje evropiane. “Kosova është e përkushtuar për sundimin e ligjit, qeverisjen demokratike dhe stabilitetin rajonal. Këto vlera nuk janë thjesht aspirata – ato janë parime që drejtojnë çdo veprim tonë. Pikërisht në këtë frymë ne kemi dorëzuar kërkesën tonë për anëtarësim në Bashkimin Evropian, që tashmë mbushen dy vjet nga paraqitja e saj.Megjithatë, është për të ardhur keq që vendi më pro- evropian në rajon deri më tani, dy vjet më pas, nuk ka marrë asnjë koment apo rishikim të këtij aplikacioni. Kjo duhet të konsiderohet kundërproduktive dhe jashtë vlerave të frymës evropiane.Kërkesa jonë është e thjeshtë: Kosova të gjykohet sipas meritave”, ka theksuar mes tjerash kryetarja e Alternativës dhe shefe e GP të Lëvizjes VETËVENDOSJE Mimoza Kusari-Lila. Fjalimi i plotë i kryetares znj. Mimoza Kusari-Lila I nderuar Z. Davor Ivo Stier, Kryetar i Komitetit Parlamentar të Stabilizim Asociimit të Parlamentit Evropian, Të nderuar deputetë të Parlamentit Evropian dhe deputetë të Kuvendit të Kosovës, Zonja dhe zotërinj, Është privilegj të bashkëkryesoj këtë takim të rëndësishëm, që shënon sesionin e 12-të të Komisionit Parlamentar të Stabilizim Asociimit BE-Kosovë. Më lejoni të filloj duke i shprehur urimet e mia më të ngrohta bashkëkryesuesit tim, z. Davor Ivo Stier për marrjen e kryesimit të Komisionit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit.Z. Stier, lidershipi juaj dhe përkushtimi juaj i palëkundur për forcimin e lidhjeve ndërmjet Kosovës dhe Parlamentit Evropian frymëzojnë besimin në të ardhmen e bashkëpunimit tonë. Angazhimi juaj i mëparshëm si delegat i Kroacisë në Këshillin e Evropës – ku përkrahët patundur aplikimin për anëtarësim të Kosovës – meriton mirënjohjen tonë të përzemërt. Mbështetja juaj është një afirmim i fuqishëm i besimit tonë të përbashkët në vlerat evropiane dhe në vendin e merituar të Kosovës në familjen evropiane. Në të njëjtën kohë, ne shprehim falënderimet tona më të thella për z. Romeo Franz për punën e tij të jashtëzakonshme gjatë mandatit të tij si Kryetar i këtij Komiteti. Kontributet e tij ishin jetike në avancimin e dialogut tonë, dhe megjithëse ai ka zgjedhur të mos ndjekë një mandat tjetër si eurodeputet, trashëgimia e tij në forcimin e partneritetit të Kosovës me Bashkimin Evropian do të vazhdojë.Së fundi, më lejoni t’i mirëpres përzemërsisht anëtarët e sapoemëruar të këtij Komiteti nga Parlamenti Evropian. Angazhimi dhe angazhimi juaj vijnë në një moment kyç për rrugëtimin evropian të Kosovës.Ne presim me padurim idetë tuaja, mbështetjen tuaj dhe partneritetin tuaj. Zonja dhe zotërinj, ndërsa mblidhemi këtu sot, le të marrim një moment për të reflektuar mbi rëndësinë e këtij rasti. Për herë të parë në historinë parlamentare të Kosovës, delegacioni ynë në këtë komision ka përfunduar me sukses një mandat të plotë katërvjeçar. Ky moment historik pasqyron stabilitetin politik dhe pjekurinë institucionale që ka arritur Kosova dhe populli i saj dhe nënvizon përkushtimin tonë të palëkundur për integrimin evropian. Kosova është dhe ka qenë gjithmonë thellësisht evropiane – gjeografikisht, historikisht dhe kulturalisht. Sot qëndroj para jush si përfaqësuese e vendit më pro-evropian në Ballkanin Perëndimor. Sipas renditjeve ndërkombëtare, Kosova kryeson rajonin në demokraci, luftën kundër korrupsionit dhe për progresin në reformat evropiane. Ne jemi një demokraci e re, por që ka demonstruar qëndrueshmëri, vendosmëri dhe besim të palëkundur në idealin evropian. Pavarësisht këtyre arritjeve, rruga drejt integrimit nuk ka qenë pa sfida. Masat e vendosura nga Komisioni Evropian ndaj Kosovës janë jo vetëm të padrejta, por edhe kundërproduktive ndaj frymës së partneritetit që përfaqëson ky Komitet. Këto masa minojnë progresin e rëndësishëm që kemi bërë dhe sakrificat që qytetarët tanë kanë duruar në ndjekje të një të ardhmeje evropiane. Ju bëj thirrje, si anëtarë të këtij Komisioni, të avokoni për rishqyrtimin e tyre të menjëhershëm. Absurditeti i masave ka arritur kulmin pas sulmit terrorist në Banjskë më 24 Shtator 2023, ku mbeti i vrarë oficeri i policisë, rreshteri Afrim Bunjaku, nga një operacion terrorist i kryer nga kriminelët e mbështetur nga Serbia, ku edhe pse të gjitha provat e konfirmuara kanë çuar në konkluzionin se pas saj qëndronte Serbia, ata nuk u përballën me asnjë masë nga BE-ja dhe bashkësia ndërkombëtare, por as masat ndaj Kosovës nuk u hoqën. Fatkeqësisht, kjo qasje neutrale ka inkurajuar fqinjin tonë verior që të planifikonte dhe të ekzekutonte një sulm të dytë terrorist, këtë herë në infrastrukturën tonë kritike, duke sulmuar Kanalin e Ujit të Ibër Lepencit, që nëse do të ishte i suksesshëm sipas planit, do të nënkuptonte mungesën e 700 mijë njerëzve pa ujë dhe 60% të territor pa energji elektrike.Prandaj, u bëjmë thirrje vendeve anëtare që pas përfundimit të hetimeve, duke konfirmuar Serbinë si shtet përgjegjës pas sulmit të fundit, të vendosin pa mëdyshje masa ndëshkuese ndaj një vendi që vepron sipas librit të Rusisë ndaj vendeve fqinje. Zonja dhe zotërinj, Kosova është e
Kusari-Lila: As provokimet nuk e ndalën agjendën dinamike për miratimin e Ligjeve të rëndësishme
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes VETËVENDOSJE, kryetare e Alternativës, znj. Mimoza Kusari-Lila ka thënë të enjten se është vazhduar me një agjendë dinamike legjislative. Ajo ka bërë të ditur se u miratuan një grup ligjesh që bartin potencialin për të zhvilluar një mori sektorësh, duke pasur në qendër mirëqenien e qytetarëve dhe forcimin e institucioneve të shtetit. Gjatë ditës u përjetua një provokim nga ana e deputetëve të Listës Serbe, të cilët, shfaqen rrallë në Kuvend dhe në vend se të mbështesin qytetarët e Kosovës, mbështesin politikat agresive të presidentit Vuçiq dhe ata që i përkrahin ato. “Sot vazhduam me një agjendë dinamike legjislative. U miratuan një grup ligjesh që bartin potencialin për të zhvilluar një mori sektorësh. Të gjitha ato kanë në qendër mirëqenien e qytetarëve dhe forcimin e institucioneve te shtetit tone”, ka thënë Kusari Lila. Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes VETËVENDOSJE, znj. Mimoza Kusari-Lila ka theksuar se, ishin dëshmitarë të një provokimi nga ana e deputetëve të Listës Serbe. Ata siç e kanë bërë zakon shfaqen një herë në 6 muaj e në ndërmjet i bëhen krah jo qytetarëve të Kosovës por terroristëve dhe gjithë atyre që i mbështesin politikat agresive të Vuçiqit. “Siç e tha Kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca s’kanë çka kërkojnë mbështetësit e kryeterroristit në Kuvendin e qytetarëve”, ka thënë ajo. “Kjo legjislaturë u ka dhënë qytetarëve mbi 300 ligje të reja. Ndërsa sot midis të tjerave u miratuan Ligji për Byronë e konfiskimit të pasurisë së paligjshme, Ligji për banimin social dhe të përballueshëm dhe Ligji për sigurimin e detyrueshëm shëndetësor. Urime dhe puna vazhdon pa ndalur!”, ka potencuar Kusari-Lila.
Prezantimi i Strategjisë për Zhvillim Ekonomik Lokal 2024-2034 në Konferencën e Donatorëve në Ferizaj, Tafarshiku paraqet objektivat zhvillimore që MZhR-ja ka për këtë regjion
Me ftesë të Drejtorisë së Zhvillimit Ekonomik të Komunës së Ferizajt, zëvendësministri i Ministrisë së Zhvillimit Rajonal, përfaqësues nga Alternativa, z. Ali Tafarshiku ka marrë pjesë në Konferencën e Donatorëve, ku u prezantua Strategjia për Zhvillim Ekonomik Lokal për periudhën 2024-2034. Zv/ministri Tafarshiku ka paraqitur para zyrtarëve komunalë, donatorëve, sponsorëve, përfaqësuesve të shoqërisë civile dhe grupeve të ndryshme të interest, objektivat zhvillimore të Ministrisë së Zhvillimit Rajonal për regjionin e Ferizajt. “Me ftesë të Drejtoris së Zhvillimit Ekonomik të Komunës së Ferizajt, sot morra pjesë në Konferencën e Donatorëve, ku u prezantua Strategjia për Zhvillim Ekonomik Lokal” për periudhën 2024-2034. Para zyrtarëve komunal, donatorëve, sponsorëve, përfaqësuesve të shoqërisë civile dhe grupeve të ndryshme të interesit, paraqita objektivat zhvillimore që Ministria e Zhvillimit Rajonal ka për regjionin e Ferizajit. Strategjia është hartuar në kuadër të objektivave globale “SDG’s” te percaktuara nga OKB-ja dhe ne harmoni me Programin Nacional për Zhvillim Ekonomik Lokal 2030 si dhe është miratuar nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal dhe Kuvendi Komunal i Komunës së Ferizajt. Strategjia u prezantua nga Drejtori i DZhE-së në Ferizaj Balton B. Derguti dhe Prof. Ass. Dr. Filip Ruxho”, ka bërë të ditur z. Tafarshiku.
Kryeministri Kurti: Mbështetje e pandërprerë për personat me aftësi të kufizuara
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, vizitoi organizatën Handikos për të shënuar Ditën Ndërkombëtare të personave me aftësi të kufizuara. Gjatë kësaj vizite, ai ishte i shoqëruar nga zëvendësministri i Ministrisë së Financave, Punës dhe Trasfereve, përfaqësues nga Alternativa, z. Agon Dobruna. Me këtë rast ata kanë shprehur mbështetje të plotë për Handikos-in dhe për angazhimet e komunitetit të organizatave që ofrojnë ndihmë për këtë fushë. “Kryeministri Albin Kurti ishte në vizitë në organizatën Handikos, për të shënuar bashkarisht Ditën ndërkombëtare të personave me aftësi të kufizuar. Në vizitën në të cilën e shoqëroja edhe unë, ai shprehu mbështetjen e parezerve për organizaten Handikos, dhe në përgjithësi shprehu mbështetjen për punën e komunitetit të organizatave që ofrojnë mbështetje për këtë fushë. Qeveria jone i ka vendosur në qendër të drejtat e personave që kanë status të tillë social dhe në respekt dhe vlerësim të punës së secilit, do vazhdojmë të kemi kujdes të pandërprerë për këtë kategori sa të rëndësishme aq edhe esenciale të shoqeërisë e shtetit tonë.”, ka bërë të ditur zëvendësministri i MFPT-së, z. Agon Dobruna.
Takime Konsultative për Zhvillimin Rajonal të Balancuar në disa komuna
Agjencioni i Zhvillimit Rajonal – Lindje, të mërkurën në Gjilan ka organizuar takimet konsultative me përfaqësues të Komunave Gjilan, Viti, Novobërdë, Ranillug, Kllokot dhe Partesh. Zëvendësministri i Ministrisë së Zhvillimit Rajonal, përfaqësues nga Alternativa, z. Ali Tafarshiku ka bërë të ditur se temë diskutimi ishte zbatimi i ligjit për Zhvillim Rajonal të Balancuar dhe themelimi i Qendrës në këtë regjion. “Organizuar nga Agjencioni i Zhvillimit Rajonal – Lindje, sot ne Gjilan vazhduam takimet konsultative me përfaqësues të Komunave Gjilan, Viti, Novoberd, Ranillug, Kllokot dhe Partesh. Temë diskutimi ishte zbatimi i ligjit për Zhvillim Rajonal të Balancuar dhe themelimi i Qendrës në këtë regjion. Gjithashtu, zyrtarët e Komunave i njoftova me mundësitë e aplikimit në thirrjen për projekte kapitale që Ministria e Zhvillimit Rajonal do e hapë së shpejti”, ka theksuar zëvendësministri Tafarshiku.
Ekspozita “Përmes Artit Promovojmë Diversitetin”, Dobruna: Angazhimi i MFPT-së është i vazhdueshëm
Organizuar nga Shoqata Down Syndrome Kosova, të martën u hap ekspozita “Përmes Artit Promovojmë Diversitetin”. Zëvendësministri i Ministrisë së Financave, Punës dhe Trasfereve, përfaqëues nga Alternativa z. Agon Dobruna në këtë aktivitet, ku u shënua Dita Ndërkombëtare e Personave me Aftësi të Kufizuara ka thënë se, angazhimi i MFPT-së është i vazhdueshëm, por në të njejtën kohë suksesi i këtyre përpjekjeve nuk do të ishte i mundur pa mbështetjen e organizatave të shoqërisë civile, me të cilat bashkëpunimi është i shkëlqyer. Ekspozita u cilësua si e veçantë dhe e bukur, duke reflektuar talentin dhe potencialin e jashtëzakonshëm të këtij komuniteti. “Mbrëmë në organizim të shoqatës Down Syndrome Kosova, u prezantua ekspozita “Përmes Artit Promovojmë Diversitetin” duke shënuar Ditën Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuara. Sebahate Beqiri, drejtoreshë ekzekutive, tregoi për të arriturat e aktivitetet gjatë vitit dhe bashkëpunimet që kanë pasur me organizata dhe institucione përkatëse. Një ekspozitë e veçantë dhe e bukur, që sjell talentin e këtij komuniteti dhe potencialin e jashtzakonshëm që posedojnë. Angazhimi i MFPT-së është i vazhdueshëm, por në të njejtën kohë suksesi i këtyre përpjekjeve nuk do të ishte i mundur pa mbështetjen e organizatave të shoqërisë civile, me të cilat bashkëpunimi është i shkëlqyer. Prandaj kjo punë e përbashkët po krijon një shoqëri gjithëpërfshirëse dhe të drejtë për të gjithë personat e komunitetit dhe me theks të veçantë fëmijët”, është shprehur zëvendësministri i MFPT z. Dobruna.
Tafarshiku: Viti 2025 me shumë iniciativa për projekte zhvillimore që do kenë ndikim në balancimin e investimeve në të gjitha regjionet e Republikës
Të hënën në Pejë u zhvillua takim i përbashkët ndërmjet Ministrisë së Zhvillimit Rajonal dhe kryetarëve të komunave të regjionit Perëndim. Zëvendësministri i Ministrisë së Zhvillimit Rajonal, përfaqësues nga Alternativa, z. Ali Tafarshiku ka theksuar se, qëllimi i këtij takimi ishte zbatimi i Ligjit për Zhvillim Rajonal të Balancuar, ku kryetarët e komunave Pejë, Deçan, Junik, Klinë, si dhe zyrtarët e komunave Gjakovë dhe Istog, u informuan për procesin e themelimit të Qendrave të Zhvillimit Rajonal dhe programin zhvillimor 2025-2027. Z. Tafarshiku ka thënë se, viti 2025 do të shënohet nga shumë iniciativa për projekte zhvillimore që synojnë të kenë ndikim të rëndësishëm në balancimin e investimeve në të gjitha regjionet e Republikës. “Në Pejë sot zhvilluam takimin e përbashkët në mes të Ministrisë së Zhvillimit Rajonal dhe kryetarëve të Komunave të regjionit Perëndim. Qëllimi i këtij takimi ishte zbatimi i ligjit për Zhvillim Rajonal të Balancuar, ku kryetarët e Komunave Pejë, Deçan, Junik, Klinë dhe zyrtarët e Komunave Gjakovë dhe Istog, i njoftova me procesin e themelimit të Qendrave të Zhvillimit Rajonal dhe programin zhvillimor 2025-2027. Viti 2025 na gjenë me shumë iniciativa për projekte zhvillimore që do kenë ndikim në balancimin e investimeve në të gjitha regjionet e Republikës”, ka potencuar zv/ministri MZhR-së Ali Tafarshiku.
Dobruna: Së bashku, mund të ndërtojmë një të ardhme më të ndritur, ku çdo fëmijë duhet pasur mundësinë për të shpalosur potencialin e tij të plotë
Forumi Kosovar i Aftësisë së Kufizuar me rastin e 3 Dhjetorit, Ditës Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuar, ka organizuar konferencën: “Roli i institucioneve dhe shoqërisë civile në avancimin e të drejtave të fëmijëve me aftësi të kufizuara”. Zëvendësministri i Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve, përfaqësues nga Alternativa, z. Agon Dobruna me këtë rast ka thënë se, MFPT-ja ka ndërmarrë hapa konkretë për sigurimin e mbështetjes financiare përmes skemave sociale, të cilat synojnë adresimin e nevojave themelore të fëmijëve dhe të rriturve me aftësi të kufizuara dhe familjeve të tyre. Ai po ashtu ka theksuar se, është intensifikuar përpjekja për forcimin e kuadrit ligjor dhe të politikave gjithëpërfshirëse, duke siguruar që legjislacionet dhe masat e hartuara të jenë në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe të drejtat e përcaktuara në Konventën për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara. Sipas tij, mbetet ende shumë punë për t’u bërë por duke punuar së bashku, mund të ndërtohet një e ardhme më e ndritur, ku çdo fëmijë të ketë mundësinë për të shpalosur potencialin e tij të plotë. “Ministria Financave, Punës dhe Transfereve ka ndërmarrë hapa konkretë për sigurimin e mbështetjes financiare përmes skemave sociale, të cilat adresojnë nevojat themelore të fëmijëve dhe të rriturve me aftësi të kufizuara dhe familjeve të tyre. Forcimin e kuadrit ligjor dhe politikave gjithëpërfshirëse, duke siguruar që të gjitha legjislacionet dhe masat e hartuara të reflektojnë standardet ndërkombëtare dhe të drejtat e përcaktuara në Konventën për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara. Rritjen e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve dhe shoqërisë civile, për të garantuar që politikat dhe programet janë të bazuara në nevojat reale të komunitetit të aftësisë së kufizuar. Përkundër këtyre përpjekjeve, e kuptojmë se mbetet ende shumë për t’u bërë. Por së bashku, mund të ndërtojmë një të ardhme më të ndritur, ku çdo fëmijë duhet pasur mundësinë për të shpalosur potencialin e tij të plotë”, ka potencuar z. Dobruna.
Publikohet Raporti Analitik mbi Përfitimet e Fëmijëve nga Programet e Ndihmës dhe Mbrojtjes Sociale
Zëvendësministri i Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve, përfaqësues nga Alternativa, z. Agon Dobruna ka bërë të ditur se është publikuar një raport analitik që adreson përfitimet e fëmijëve nga programet e ndihmës dhe mbrojtjes sociale. Dobruna ka thënë se, në përputhje me programin qeveritar, Ministria ka përcaktuar prioritete dhe politika që synojnë përmirësimin e mirëqenies sociale dhe mbrojtjes sociale. Prioritet i veçantë i është dhënë mbështetjes financiare për të garantuar mirëqenie më të mirë për fëmijët, familjet dhe qytetarët që jetojnë në kushte të vështira sociale dhe ekonomike. “Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, bazuar në programin e Qeverisë, ka përcaktuar prioritetet dhe politikat në fushën e mirëqenies sociale dhe mbrojtjes sociale, ku në kuadër të tyre janë përfshirë edhe zbatimi i skemave të reja, si shtesat e fëmijëve, shtesat për lehona, reformimi i asistencës sociale ku do të eliminohen kriteret diskriminuese dhe pabarazia dhe skemat pensionale. Kemi prioritizuar skemat e mbështetjes financiare me qëllim sigurimin e mirëqenies më të mirë të fëmijëve, familjeve dhe qytetarëve të cilët jetojnë në kushte të rënda sociale dhe ekonomike. Pas prezantimit të raportit kishim mundësinë të bashkëbisedojmë e adresojmë shumë çështje dhe rekomandime, me interes të avancimit të ndihmës e mbrojtjes sociale”, ka bërë të ditur zv/ministri i MFPT, z. Agon Dobruna.











