Lulja e Dukagjinit, Peja më bukur e më hijshme se kurrë më parë, për fitoren më të madhe që ndonjëherë është parë, për numrin 118 e me 500 mijë zemra. Brohoritjet që buruan prej zemrave të bëra bashkë për fitoren e madhe të 9 shkurtit, prej qytetarëve të Pejës që mbushën sheshin cep më cep në këtë tubim madhështor. Kryeministri i Kosovës, z. Albin Kurti mbajti fjalim në tubimin elektoral para qytetarëve të Pejës, ku tha se këtë komunë e kanë përkrahur me shtesa rreth 2900 gra lehona dhe mbi 18 fëmijë si dhe kanë punësuar 550 të rinjë me programin Superpuna. Kandidatët për deputetë nga Alternativa, pjesë e listës së Lëvizjes VETËVENDOSJE, znj. Mimoza Kusari Lila, z. Agon Dobruna, znj. Diana Qarkaxhija dhe znj. Sibora Kadriu bashkëbiseduan me banorë të Pejës dhe komunave të rrafshit të Dukagjinit. “Puna e mirë e qeverisë Kurti 2 na ka bindur se vota e 9 shkurtit do të jetë për qeverinë Kurti 3”, kanë thënë pejanët. Koalicioni është me popullin, VETËVENDOSJEN, Alternativën dhe partinë Guxo, dimrin do ta bëjmë verë. Më 9 shkurt Peja, Kosova e diaspora, do të votojnë bashkë, do të festojmë bashkë me mbi 500 mijë vota.
Peja qytet dashurie, entuziazmi dhe tolerance mirëpriti kandidatët për deputetë nga Alternativa
Rrugët e Pejës flasin vetë, duke rrëfyer histori të gjalla përmes kalldrëmeve qindra vjeçare, të cilat çdo ditë mbushen me hapa të banorëve që ngarendin pas punës, ëndrrave dhe aktiviteteve të tyre. Ky qytet nuk është thjesht një vendbanim, por një frymëmarrje e gjallë dashurie, entuziazmi dhe tolerance. Në këtë frymë të gjallë qytetare, kandidatët për deputetë nga Alternativa, pjesë e listës së Lëvizjes VETËVENDOSJE, të prirë nga kryetarja znj. Mimoza Kusari-Lila, si dhe znj. Diana Qarkaxhija e z. Agon Dobruna, zhvilluan një takim të rëndësishëm me pronarët e Foto Pepa. Ky biznes i përkushtuar dhe shumëvjeçar ka qenë një pikë referimi për kujtimet e qytetit, duke dokumentuar momentet më të bukura të jetës së qytetarëve ndër vite. Takuan edhe pronarë biznesesh tjera, nga të cilët morën konfirmimin e përkrahjes maksimale për listën fituese të zgjedhjeve të 9 shkurtit. Me një histori të pasur dhe një të ardhme të ndritur, Peja vazhdon të jetë një qytet i mbushur me energji dhe vizion për zhvillimin e mëtejshëm. Përmes këtyre takimeve, po forcohet bashkëpunimi me komunitetin, duke u dëgjuar zëri i secilit dhe duke ndërtuar së bashku një të ardhme më të mirë për të gjithë.
Naska Gorani, artiste multidimensionale që na frymëzon me artin e saj të mrekullueshëm
Artistët, me botën e tyre unike dhe të pasur, na bëjnë të ndiejmë emocionet më të thella dhe të çmojmë bukurinë e krijimtarisë së tyre. Ata janë një pasuri e çmuar për kulturën dhe identitetin tonë, ndaj meritojnë respektin dhe mbështetjen tonë të plotë. Një prej emrave që shkëlqen në këtë univers të artit është Naska Gorani – një artiste shumëdimensionale, e cila ka arritur majat me talentin dhe përkushtimin e saj të jashtëzakonshëm. Me punën e saj fantastike, ajo ka kontribuar në pasurimin e skenës artistike dhe kulturore, duke sjellë vepra të cilat prekin zemrat e publikut dhe qëndrojnë si dëshmi e një krijimtarie të nivelit më të lartë. Me këtë rast, kryetarja e Alternativës, znj. Mimoza Kusari-Lila, e ka uruar zonjën Gorani për arritjet e saj dhe për kontributin e vazhdueshëm në artin dhe kulturën tonë. Mbështetja për artistët është jetike për një shoqëri që synon zhvillimin dhe ruajtjen e vlerave autentike. Gjithashtu, kandidatët për deputetë znj. Diana Qarkaxhia dhe z. Agon Dobruna e përgëzuan artisten për punën e saj të palodhur dhe talentin e jashtëzakonshëm, duke theksuar rëndësinë e promovimit dhe mbështetjes së artistëve që i japin shpirt dhe identitet vendit tonë. Kultura dhe arti janë shtylla të rëndësishme të një shoqërie të përparuar, dhe me mbështetjen e duhur, artistët tanë do të vazhdojnë të shkëlqejnë e të na bëjnë krenarë!
Takim i frytshëm me qytetarët e Pejës, për një të ardhme më të mirë
Çdo bashkëbisedim me qytetarët e mrekullueshëm të Pejës është një përvojë e vlefshme dhe inspiruese. Ky qytet, i njohur për traditën, punën e ndershme dhe vlerat e larta, vazhdon të jetë një shembull i gjallë i energjisë dhe përkushtimit për një shoqëri më të mirë. Rrobaqepësit dhe punëtorët duarartë të Pejës, gjithmonë pararojë e iniciativave të mira, dëshmojnë çdo ditë se puna me integritet dhe përkushtim është çelësi i suksesit. Ata janë një pasuri e çmuar, duke kontribuar në zhvillimin ekonomik dhe kulturor të vendit tonë. Kandidatët për deputetë nga Alternativa, pjesë e listës fituese të Lëvizjes VETËVENDOSJE, të prirë nga kryetarja znj. Mimoza Kusari Lila, z. Agon Dobruna, znj. Diana Qarkaxhija e zyrtarë të tjerë të Alternativës, zhvilluan takime të përzemërta me qytetarë të moshave dhe profesioneve të ndryshme. Mesazhi i tyre ishte i qartë: besimi në qeverisjen e drejtë dhe të ndershme të kryeministrit z. Albin Kurti mbetet i palëkundur! Mbështetja e qytetarëve të Pejës është një sinjal i qartë se ndryshimi i nisur do të vazhdojë. Së bashku, për një të ardhme më të drejtë, më të zhvilluar dhe më të begatë për të gjithë!
Qarkaxhija në Gjakovë: Me një qasje të qartë dhe mbështetje të drejtpërdrejtë për sektorin prodhues, do të forcohet ekonomia e do të rritet punësimi
Kandidatja për deputete nga Alternativa, pjesë e listës së Lëvizjes VETËVENDOSJE, znj. Diana Qarkaxhija bashkë me kryeparlamentarin z. Glauk Konjufca dhe kandidatët tjerë për deputetë z. Gegë Lleshi. Z. Agon Batusha e z. Hysamedin Feraj vizituan fabrikën Lefix në Gjakovë. Është ky një rrjet i suksesshëm biznesesh që po shënon rritje të vazhdueshme të eksportit dhe po krijon mundësi të reja punësimi për qytetarët e këtij rajoni. “Lefix është një shembull i shkëlqyer i potencialit që ka sektori prodhues në Kosovë, një sektor që me mbështetjen e duhur mund të bëhet shtyllë e zhvillimit ekonomik të vendit. Pikërisht për këtë arsye, Qeveria Kurti 3 ka planifikuar të investojë 1 miliard euro për ndërmarrjet prodhuese, duke krijuar kushte më të mira për punë, prodhim dhe eksport”, është shprehur Qarkaxhija. Së bashku vizituan edhe banorët e fshatit Damjan ku u pritën ngrohtësisht në Lagjen Shehu. Banorët rikonfirmuan se më 9 shkurt do të votojnë për vazhdimin e mirëqeverisjes edhe për katër vitet e ardhshme. Ata ishin të vendosur për vazhdim e punëve suksesshme dhe jo kthim prapa. Një tjetër vizitë iu bë kompanisë Lima Tex që merret me prodhimin e veshjeve të punës. E nisur si biznes familjar, sot ky biznes ka rreth 40 punëtorë, kryesisht gra, duke kontribuar në zhvillim ekonomik dhe fuqizimin e grave në tregun e punës. “Me tri pika shitjeje në Gjakovë, Rahovec dhe Prishtinë, Lima Tex është shembull i sipërmarrjes vendore që rritet duke e ndihmuar edhe ekonominë tonë. Ky është modeli i zhvillimit që ne mbështesim – biznese që krijojnë vende pune dhe prodhojnë cep më cep për tregun e brendshëm dhe më gjerë”, ka thënë Qarkaxhija. Me një qasje të qartë dhe me mbështetje të drejtpërdrejtë për sektorin prodhues, do të forcohet ekonomia, do të rritet punësimi dhe do të sigurohet një e ardhme më e qëndrueshme për të gjithë qytetarët e Kosovës, është thënë mes tjerash në bashkëbiseëdim me qytetarët e Gjakovës, ku u konfirmua përkrahja për qeverinë Kurti 3.
Kurti në Prizren: Do t`i vazhdojmë punët e mira në ngritjen e mirëqenies
Tubimi madhështor me qytetarët në Prizren dëshmoi edhe një herë se fitorja e 9 shkurtit bashkë me 500 mijë zemra, do të jetë më e plotë se asnjëherë më parë. Kryeministri, z. Albin Kurti ka thënë se me qeverisjen e Vetëvendosjes në koalicion edhe me partitë Guxo dhe Alternativa sukseset do të jenë të pa diskutueshme. “Kurrë kosovarët nuk e kanë pasur situatën e sigurisë më të mirë”, ka thënë Kurti. Ai ka premtuar zhvillim në ekonomi dhe shëndetësi si dhe investime në infrastrukturë. “Për 4 vjet buxheti e ekonomia është rritur e të cilën e kemi shpërndarë për bujqit e zejtarët. Prizreni asnjëherë nuk ka qenë më i përfaqësuar se sa në qeverisjen tonë, sepse qeveria jonë ka qenë e do të jetë e të gjithëve”, ka thënë ai. Kurti premtoi se në mandatin e ardhshëm do të vazhdojnë siç tha ai, punët e mira në ngritjen e mirëqenies së qytetarëve dhe zhvillimit të vendit. Edhe në këtë tubim janë prezantuar kandidatët për deputetë nga rajoni i Prizrenit.
Tahiri Hasani: Edhe Suhodolli e Zhabari i bashkohen fuqishëm armatës së 500 mijë zemrave
Në lagjen Suhodoll të veriut të Mitrovicës, banorët patën një takim të ngrohtë dhe entuziast me kandidatët për deputetë nga Mitrovica. Kandidatja për deputete nga Alternativa në listën fituese të Lëvizjes VETËVENDOSJE, znj. Hasime Tahiri Hasani ka thënë se me përkushtim dhe besim, edhe Suhodolli iu bashkua fuqishëm armatës së 500 mijë zemrave, të cilat më 9 shkurt do të shpalosin mbështetjen e tyre në çdo cep të Kosovës. Me vendosmëri për një të ardhme më të mirë, banorët e Suhodollit konfirmuan përkrahjen e tyre për fitoren e madhe. Edhe banorët e fshatit Zhabar bashkëbiseduan me kandidatët për deputetë nga kjo anë. Ata njëzëri e të vendosur vulosën besnikrinë ndaj kësaj liste me emrat më të mirë duke e përkrahur vizionin e saj dhe qeverinë e ardhme Kurti 3.
Cep më cep në Podujevë, me zemër do të votojnë edhe Llapi e Gollaku
Edhe në Podujevë, Cep më Cep deri në fitoren e 9 shkurtit! Kryeministri z. Albin Kurti, në tubimin e madh para banorëve të Podujevës, ka mbajtur fjalim duke thënë se shteti është shtëpia e popullit dhe se ashtu siç është shtëpia për familjen ashtu shteti është për popullin. Të pranishëm ishin edhe kryetarja e Alternativës, subjekt partner me Lëvizjen VETËVENDOSJE, znj. Mimoza Kusari Lila dhe kandidatët për deputetë nga ky subjekt z. Agon Dobruna, znj. Diana Qarkaxhija, znj. Hasime Tahiri Hasani dhe znj. Sibora Kadriu. Së bashku takuan banorë të kësaj komune nga të cilët morën konfirmimin se masovikisht do të dalin e do të votojnë për listën fituese, Lëvizjen VETËVENDOSJE. Kurti mes tjerash ka thënë se, kryetarët e komunave veriore janë antëtarë të kësaj partie dhe sipas tij nëse partitë e tjera do i udhëheqnin këto komuna do të ishte një problem për shtetin e Kosovës. ¨Me pasë qenë partitë e tjera në komunat kufitare kishte qenë problem për besë, se ata i thojnë Serbisë ‘razumem’ nuk ka ‘razumem’ me kojshinë e keq. Kur e ke kojshin e keq duhet ta mbash moralin lartë dhe pushkën e mirë plotë. Ashtu siç është shtëpia për familjen ashtu shteti është për popullin. Shteti është shtëpia e popullit¨, ka thënë kryeministri Kurti. Fitorja po afron dhe mobilizimi po duket në çdo cep të vendit!
Qarkaxhija në Skivjan: Energjia dhe përkushtimi i juaj na japin forcë për ta çuar përpara vizionin tonë për një të ardhme më të mirë
Kandidatja për deputete nga Alternativa, pjesë e listës së Lëvizjes VETËVENDOSJE, znj. Diana Qarkaxhija ka zhvilluar një takim të ngrohtë me banorët e fshatit Skivjan të Gjakovës. Së bashku me ministren e Arsimit, znj. Arbërie Nagavci, dhe kandidatin për deputet, z. Agon Batusha kanë bashkëbiseduar me banorë të kësaj ane për shumë problematika e sfida nëpër të cilat kanë kaluar. “Energjia dhe përkushtimi i juaj na japin forcë për ta çuar përpara vizionin tonë për një të ardhme më të mirë. Bashkë do të shtyjmë përpara shumë projekte për të cilat është dashur vite që të realizohen”, ka thënë mes tjerash Qarkaxhija. “Nga cepi në cep Gjakovës e Kosovës, me zemër dhe përkushtim, për 500 mijë zemrat e fitores! Bashkë po e bëjmë ndryshimin! Znj. Qarkaxhija ka takuar edhe një grup të grave me të cilat ka ndarë vizionin e saj si deputete e ardhshme e Kuvendit të Republikës së Kosovës.
Tahiri Hasani: Ky është vetëm fillimi i një rrugëtimi të përbashkët drejt një të ardhmeje më të ndritur për të gjitha gratë
Gratë, forca e shoqërisë, së bashku drejt suksesit! Gratë kanë dëshmuar ndër vite se janë shtylla të fuqishme të shoqërisë, duke treguar forcë, guxim dhe vendosmëri në çdo hap të jetës. Me mbështetjen dhe angazhimin e tyre, suksesi është i garantuar! Kandidatja për deputete nga Alternativa, pjesë e listws sw Lëvizjes VETËVENDOSJE, znj. Hasime Tahiri Hasani, ka zhvilluar një takim të frytshëm me gratë e Mitrovicës, duke bashkëbiseduar me to për sfidat dhe arritjet e tyre në fusha të ndryshme të jetës. Nga gra të reja e ambicioze deri te profesionistet me përvojë, ky takim dëshmoi edhe një herë se gratë janë forca lëvizëse e progresit. Znj. Tahiri Hasani i dëgjoi me vëmendje historitë e tyre, sfidat që kanë kaluar dhe sukseset që kanë arritur me përkushtim dhe punë të palodhur. Ajo theksoi se mbështetja për gratë është thelbësore për ndërtimin e një shoqërie më të drejtë dhe më të barabartë. “Si deputete, do të jem zëri i fuqishëm i të drejtave tuaja. Do të angazhohem me përkushtim për të shtyrë përpara ligjet që promovojnë zhvillimin, edukimin dhe fuqizimin e grave në çdo aspekt të jetës,” – u shpreh ajo. Me vizion të qartë dhe vendosmëri të palëkundur, znj. Hasime Tahiri Hasani premton të jetë një avokuese e fuqishme e të drejtave të grave dhe një mbështetëse e zgjidhjeve që sjellin ndryshim real në jetën e tyre. Ky është vetëm fillimi i një rrugëtimi të përbashkët drejt një të ardhmeje më të ndritur për të gjitha gratë!











