Të martën kandidatja për deputete znj. Hasime Tahiri Hasani dhe deputetja znj. Arjeta Fejza, zhvilluan një takim domethënës me gratë e Vaganicës, duke dëshmuar edhe një herë përkushtimin për të qenë pranë qytetarëve dhe për të fuqizuar gruan si shtyllë kryesore të shoqërisë. Në një atmosferë të ngrohtë dhe mbështetëse, u diskutuan tema që prekin drejtpërdrejt jetën e përditshme të grave të kësaj zone. Nga mundësitë për zhvillim ekonomik e përmirësimi i infrastrukturës lokale, deri te projektet për fuqizimin e tyre në aspektin social dhe ekonomik, gratë e Vaganicës sollën në vëmendje çështje që kërkojnë veprim dhe zgjidhje të qëndrueshme. Deputetja znj. Arjeta Fejza, kryetare e GVV-së në Mitrovicë, theksoi rëndësinë e rolit të grave në ndërtimin e një shoqërie të drejtë dhe gjithëpërfshirëse, duke apeluar që zëri i tyre të dëgjohet fuqishëm në çdo nivel vendimmarrjeje. Nga ana tjetër, znj. Hasime Tahiri Hasani falënderoi gratë për mikpritjen dhe ndau angazhimin e saj të palëkundur për të adresuar dhe zgjidhur sfidat që ato hasin. Ajo nënvizoi se përfaqësimi dinjitoz i tyre në Kuvendin e Kosovës është një prioritet i saj personal dhe politik. Ky takim ishte një dëshmi e qartë e përkushtimit të Lëvizjes Vetëvendosje dhe Alternativës për të qenë pranë qytetarëve dhe për të ndërtuar një shoqëri ku gratë janë forca lëvizëse për progres dhe barazi. “E ardhmja është në duart tona – së bashku, për një Vaganicë më të fuqishme!”, ka thënë mes tjerash Tahiri Hasani.
Kurti në Mitrovicë: Nga zotimet te progresi në ekonomi, drejtësi, bujqësi dhe shëndetësi e deri te siguria e sovraniteti cep më cep në tërë Republikën tonë
Kryeministri i Republikës së Kosovës, z. Albin Kurti, i shoqëruar nga disa ministra të dielën ka qëndruar në Mitrovicë. Në një tubim me qytetarë të kësaj komune ata kanë prezantuar të arriturat e Qeverisë. E pranishme ishte edhe kandidatja për deputete e këtij qyteti nga lista e Lëvizjes VETËVENDOSJE, përfaqësuese e Alternativës znj. Hasime Tahiri Hasani. “Me energji dhe entuziazëm, hymë në vitin 2025, më të fuqishëm, me më shumë vendosmëri dhe me një objektiv të ri e ambicioz – arritjen e 500 mijë votave për të realizuar vizionin tonë të përbashkët”, kanë thënë kandidatet për deputete znj. Hasime Tahiri Hasani dhe znj. Diana Qarkaxhija. Takimi i sotëm ishte një moment i jashtëzakonshëm frymëzimi, plot energji pozitive dhe bashkëbisedim i ngrohtë i cili dëshmoi edhe një herë fuqinë e madhe të solidaritetit dhe besimit të ndërsjellë. “ Në përmbyllje të mandatit tonë të parë, Mitrovica e Trepçës dhe e minatorëve, e Ujmanit, e Isë Boletinit, e kulturës dhe sportit, është më e plotë se asnjëherë më parë prej çlirimit të vendit dhe më e gatshme se kurdoherë për të vazhduar rrugëtimin e ndryshimit që nisi më 14 shkurt 2021 dhe zhvillimit që do të vijojë e të marrë hov të ri edhe pas 9 shkurtit 2025. Nga zotimet te progresi në ekonomi, drejtësi, bujqësi dhe shëndetësi e deri te siguria e sovraniteti cep më cep në tërë republikën tonë. Ju falemnderit për mikpritjen sot në Teatrin “Muharrem Qena” që është rinovuar tërësisht nga ministria jonë e Kulturës, e mirupafshim sot një javë, përsëri në Mitrovicë, në Sallën e Sporteve “Minatori”, është shprehur mes tjerash Kurti në këtë tubim. Jemi të gatshëm për sfidat dhe mundësitë e reja që na presin, dhe mezi presim të shihemi përsëri në takimet dhe tubimet e ardhshme, duke ndërtuar së bashku një të ardhme edhe më të ndritur!
Kurti në Gjakovë: Qeveria për të gjithë nga zotimet tek progresi
Kryeministri i Republikës së Kosovës, z. Albin Kurti, i shoqëruar nga disa ministra dhe shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes VETËVENDOSJE, kryetare e Alternativës, znj. Mimoza Kusari Lila, të shtunën në Gjakovë prezantuan të arriturat e Qeverisë në një ngjarje të veçantë që shënoi hapjen zyrtare të fushatës për zgjedhjet e 9 shkurtit. Në këtë aktivitet qytetarë të shumtë, patën mundësinë të dëgjojnë nga afër rezultatet dhe vizionin e Qeverisë për të ardhmen, me theks të veçantë mbi progresin e arritur dhe planet për zhvillimin e mëtejshëm të vendit. Në fjalimin e tij frymëzues, Kryeministri ndau disa nga angazhimet konkrete që synojnë përmirësimin e jetës së qytetarëve. “E gjetëm një situatë të rëndë, së pari nuk kishte as vaksina e as kontrata për vaksina. Së dyti ekonomia ishte tkurrur, papunësia ishte rritur dhe kishim nivele të ulta të prodhimit e të larta të korrupsionit. 100 mijë gra në Kosovë kanë hapur xhirollogari bankare për herë të pare, sepse ne shtesat e fëmijëve i kemi vendosur në emër të nënës”, ka thënë mes tjerash Kurti. Ngjarja tërhoqi një numër të madh qytetarësh, të cilët ishin të pranishëm për të dëshmuar një moment të rëndësishëm në rrugëtimin politik të Kosovës. Kjo ishte një mundësi unike për të qenë pjesë e vizionit të përbashkët për një të ardhme më të ndritur.
Sibora Kadriu të rinjëve: Presim që votën e parë ta hidhni me gjithë zemër
Po përmbyllet viti me një festë të paharrueshme bashkë me të rinjtë dhe mërgatën tonë shembullore të cilët me energjinë e tyre kremtuan bashkë me kandidatët për deputetë të listës fituese të Lëvizjes VETËVENDOSJE, Alternativës dhe Partisë Guxo. Në tubimin festiv të fundvitit kandidatja për deputete, më e reja e listës, znj. Sibora Kadriu, përfaqësuese e Alternativës i është drejtuar masës së madhe të të rinjëve e mërgimtarëve duke theksuar se, ashtu si ajo, janë edhe dhjetëra mijëra të rinj e të reja që ndajnë të njëjtin ideal dhe se të gjithë së bashku, me këmbëngulje dhe përkushtim, do të vazhdojnë punën për një Kosovë më të mirë. “Jam bërë pjesë e këtij projekti politik ngase besoj se sakrifica për shtetin dhe për atdheun janë të përhershme. Gjenerata ku bëj pjesë, pikërisht e ka radhën të punoj për vendin. Dashurinë për atdhe e kam mësuar në familje, nga paraardhësit e mi. Si mbesë e luftëtarit Idriz Seferi, obligimin për shërbim ndaj vendit e djej si krenari. Si unë janë edhe dhjetëra e mijëra të rinjë e të reja. Ne do të vazhdojmë bashkë me këmbëngulje, punën për Kosovën. Jam dëshmitare e arritjeve dhe punës së kësaj Qeverie. Me këtë besim i jam bashkuar listët për deputete. Angazhimi politik është shërbim e sakrificë, ama është shërbim që ia vlen më së shumti, është shërbim për atdheun. Nga këtu ftoj të gjithë të rinjë e të rejat në Kosovë e në mërgatë që të angazhohen politikisht në këtë projekt të jashtëzakonshëm që kemi ndërtuar. Të gjithë presim që votën e parë ta hidhni me gjithë zemër. “, ka thënë mes tjerash kandidatja për deputete, znj. Sibora Kadriu. Të pranishëm ishin edhe kryetarja e Alternativës, shefe e Grupit Parlamentar të Lëvizjes VETËVENDOSJE, znj. Mimoza Kusari Lila dhe kandidatët për deputetë z. Agon Dobruna e znj. Diana Qarkaxhija. Ky tubim u përcoll me ovacione duke u theksuar rëndësia e “Votës së Parë” si votë e zemrës dhe “Votës së mërgatës” si votë për atdheun. Festa shërbeu si një moment solidariteti dhe gëzimi, ku miq e bashkatdhetarë nga çdo cep i botës u bashkuan për të ndarë momente të veçanta së bashku, e drejt fitores. #qeveriakurti3 #8MimozaKusari #24AgonDobruna #43DianaQarkaxhija #63HasimeTahiriHasani #78SiboraKadriu #AlternativapërKosovën
Kusari Lila dhe Qarkaxhija bashkëbisedojnë me gra në Gjakovë, theksojnë rëndësinë dhe rolin e pazëvendësueshëm të grave dhe vajzave në shoqërinë tonë
Në një atmosferë të ngrohtë dhe festive në këtë periudhë të festave të fundvitit, kandidatët për deputetë nga lista e Lëvizjes VETËVENDOSJE!, znj. Mimoza Kusari-Lila, znj. Diana Qarkaxhija, përfaqësuese të Alternativës dhe z. Ardian Gola, zhvilluan një takim me gratë dhe vajzat e Komunës së Gjakovës. Në këtë takim u theksua rëndësia e jashtëzakonshme e rolit aktiv dhe të pazëvendësueshëm të grave dhe vajzave në shoqërinë tonë. “Ky angazhim ka qenë gjithmonë thelbësor në avancimin e politikave të cilat i shërbejnë mbarë shoqërisë, si dhe në përmirësimin e pozitës së gruas në veçanti”, kanë thënë kandidatët për deputetë. “Rezultati më domethënës i kësaj qeverisjeje është kthimi i besimit të qytetarëve përmes punës së pandalshme dhe eliminimit të distancës që qeverisjet e kaluara krijuan me hallet e tyre. Reforma në drejtësi, rritja e buxhetit për arsimin dhe shëndetësinë, subvencionet për bujqësinë, dhe fuqizimi i rolit të grave në vendimmarrje janë disa nga sukseset që na frymëzojnë për të vazhduar.”, ka theksuar Kusari Lila. Duke qëndruar të bashkuar në veprim dhe të vendosur në fitore, ky takim përforcoi mesazhin e përbashkët për vazhdimin e rrugës drejt një shoqërie më të drejtë dhe më të barabartë. #qeveriakurti3 #8MimozaKusari #43DianaQarkaxhija
Kandidati për deputet Agon Dobruna takon banorët e lagjes Kodra e Diellit, flasin për projektet e ardhshme të Qeverisë
Në një takim të mbajtur me qytetarë në lagjen “Kodra e Diellit”, u krijua një atmosferë e ngrohtë ku u diskutua mbi të arriturat e Qeverisë dhe vizionin e saj për të ardhmen. Zëvendësministri i Ministrisë së Financave, Punës dhe Trasfereve, përfaqësues i Alternativës dhe kandidat për deputet z. Agon Dobruna ka zhvilluar një bashkëbisedim të hapur dhe konstruktiv me disa banorë të kësaj lagje. Ai ka theksuar se, ishte një mundësi e shkëlqyer për të reflektuar mbi sukseset e deritanishme të Qeverisë Kurti dhe për të prezantuar projektet ambicioze që do të realizohen në kuadër të Qeverisë së ardhshme, Kurti 3. Në fokus ishin arritjet konkrete dhe planet që synojnë përmirësimin e jetës së qytetarëve, takimi u shndërrua në një platformë dialogu ku u ndanë ide, propozime dhe perspektiva për zhvillimin e vendit. Ky angazhim i vazhdueshëm me komunitetin është dëshmi e qasjes së hapur dhe të përgjegjshme që ka Qeveria Kurti ndaj nevojave dhe aspiratave të qytetarëve. #QeveriaKurti3 #24AgonDobruna #alternativaperkosoven
Kandidatja për deputete, Sibora Kadriu takohet me aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje, konfirmohet vullneti i qytetarëve për të mbështetur Qeverinë aktuale
Në pikën “Qyteti i Vjetër” në Prishtinë, të premten u mbajt një takim me aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje, ku morën pjesë edhe kandidatja për deputete pjesë e Alternativës, znj. Sibora Kadriu dhe kandidatja, Nora Fetoshi. Në këtë takim u diskutuan tema të rëndësishme për vendin dhe u dëgjuan kërkesat e qytetarëve, duke reflektuar angazhimin e tyre për të ndihmuar zhvillimin dhe përparimin e mëtejshëm. Njëkohësisht, u konfirmua vullneti i qytetarëve për të mbështetur Qeverinë aktuale #Kurti3. #78SiboraKadriu #alternativaekosoves
Kurti e Kusari Lila në Gjakovë, uruan besimtarët për Krishtlindje, shumë dashuri, gëzim dhe paqe
Me rastin e festës së Krishtlindjes, kryeministri i Republikës së Kosovës, z. Albin Kurti i shoqëruar nga kryetarja e Alternativës znj. Mimoza Kusari Lila, shefe e Grupit Parlamentar të Lëvizjes VETËVENDOSJE, kanë qëndruar në Gjakovë. Bashkë me kandidatët për deputetë nga lista e VETËVENDOSJES, z. Agon Dobruna, znj. Diana Qarkaxhija, znj. Dafina Gexha Bunjaku, z. Gegë Lleshi, z. Agon Batusha dhe z. Ardian Gola, fillimisht vizituan kishën e Shën Ndout ku u pritën ngrohtësisht nga Padër Aleksandër Tanushi. Më pas vizituan familjen e z. Marsel Seba, pastaj në fshatin Vogovë takuan besimtarë të krishterë mes tyre edhe mërgimtarë ku së bashku uruan që kjo ditë e shenjtë të forcojë ndjenjën e dashurisë, solidaritetit e sakrificës për njëri-tjetrin. Bashkërisht kanë marrë pjesë në meshën e ditës së Krishtlindjes në kishën e fshatit Pjetërshan, kanë uruar e festuar tok me besimtarët. Ngrotësisht janë pritur në familjen Rrasi në fshatin Kusar dhe kanë vizituar familjen Domgjoni në Kushavec, për t’i uruar për festën e Krishtlindjes. Vizita janë bërë edhe në fshatrat Bishtazhin, Dobrixhë, Novosellë, Bec, Meqë dhe Doblibarë në familjet, Gjergjaj, Pervorfi, Qerimi, Krasniqi, Karaqi dhe Lleshi. “Gëzuar Krishtlindjet bashkë me dëshirën që vendi ynë të përjetojë ditë më të begata e të ketë përparim në çdo sferë të jetës!”, u përcoll urimi në çdo vatër ku shtrënguan duart e ngrenë dolli.
Kandidatja për deputete Hasime Tahiri Hasani vizitoi kishën katolike në Mitrovicë, uroi Krishtlindjet
Me rastin e festës së Krishtlindjeve, kandidatja për deputete nga lista e Lëvizjes VETËVENDOSJE, pjesë e Alternativës znj. Hasime Tahiri Hasani së bashku me ministrin e Punëve të Brendshme, z. Xhelal Sveçla, kryetarin e Qendrës së LVV-së në Mitrovicë z. Armend Muja si dhe kandidatin për deputet z. Agim Bahtiri, zhvilluan një vizitë në kishën katolike në Mitrovicë. Don Beni i mirëpriti ngrohtësisht mysafirët mes atmosferës festive ku mbretëroi fryma e solidaritetit dhe u përkujtuan vlerat universale të kësaj dite të shenjtë. Pas vizitës në kishë kaluan disa çaste të veçanta me familjen e Mikel Dishpallit në lagjen e Boshnjakëve. Në një ambient të ngrohtë dhe mikpritës, u ndanë urimet e sinqerta për Krishtlindje dhe u përjetua harmonia e vërtetë e kësaj feste. Për shumë mote Krishtlindjen! Qoftë kjo ditë e veçantë një frymëzim për dashuri, paqe dhe bashkëjetesë për të gjithë.
Krishtlindja kremtohet edhe në Gjakovë, morën pjesë përfaqësues të Alternativës
Besimtarët e krishterë ndoqën meshën e shenjtë dhe kremtuan lindjen e Krishtit edhe në Gjakovë përmes ceremonisë fetare të mbajtur në Kishën e Shën Pjetrit dhe Shën Palit. Kryetari i degës së Alternativës në Gjakovë, zëvendësministër i MFPT-së dhe kandidat për deputet nga lista e VETËVENDOSJES z. Agon Dobruna, znj. Diana Qarkaxhija, sekretere e Alternativës dhe kandidate për deputete, z. Ali Tafarshiku zëvendësministër i MZhR, z. Agon Batusha kryetar i degës së LVV-së po ashtu kandidat për deputet, bashkëpunëtorë dhe anëtarë të tjerë të Alternativës morën pjesë në meshë dhe ndanë mesazhe pro jetës e familjes. Ata uruan këtë festë të madhe për besimtarët dhe përcollën mesazhe të rëndësishme duke kërkuar të kryejnë vepra të mira dhe t`ju qëndrojnë pranë atyre që kanë nevojë. Mesazhi për Krishtlindje ishte toleranca, dashuria e respekti ndaj njëri-tjetrit duke lënë mënjanë urrejtjen dhe domosdoshmërinë e krijimit të lidhjeve të forta të dashurisë dhe harmonisë, si një mjet për të ndihmuar shoqërinë, për të mposhtur urrejtjen dhe për të ndjekur rrugën e paqes. Krishtlindja u festua si një udhë drejt dritës dhe paqes në mbarë botën. Gëzuar Krishtlindjen!











