E nderuara Presidente e Republikës, Vjosa Osmani – Sadriu,I nderuar Kryetar i Kuvendit, Glauk Konjufca,I nderuar Kryeministër, Albin Kurti me kabinetin Qeveritar,Të nderuar kolegë deputetë,Të nderuar Ambasadorë të vendeve mike dhe partnere të Republikës së Kosovës, Ambasador Hovenier, Ambasadorë Malajt, Szunyog, shkelqësi, Mysafirë dhe përfaqësues nga vendet mike,Mirë se erdhet në Kosovë përfaqësues special të Kryeministrit të Britanisë së Madhe, znj. Fiona Bruce dhe z. Martin Vickers,Të nderuar përfaqësues të institucioneve të pavaruara,President Sejdiu, Kryetare e Gjykatës Kushtetuese Cakaj – Nimani, Komandat i Ushtrisë së Kosovës, Gjeneral Bashkim Jashari,Familje të respektuara të dëshmorëve, Të nderuar veteran dhe invalid të UÇK-së,Të respektuar prijës fetar të Bashkësive Fetare të Kosovës,Qytetarë të nderuar të Republikës sonë,Gëzuar përvjetori i Pavarësisë së shtetit të cilin po e ndër gëzojmë dhe ndërtojmë çdo ditë bashkë!Ka disa javë që oborri dhe hapësirat e Kuvendit të Republikës gumëzhojnë nga zërat dhe prezenca e qindra fëmijëve nga mbarë Kosova, të cilët të organizuar erdhen në vizitë në vigjilie të festës së pavarësisë. Ata vizitojnë institucionin prej nga buroi vullneti i qytetarëve të këtij vendi për të shpallë 16 vite më parë pavarësinë e Republikës tonë.Të gjithë ata fëmijë më rrobat festive, shumica me ngjyrat e flamurit shtetëror kaltër dhe verdhë, të tjerët me ngjyrat e flamurit kombëtar kuq e zi bashkë me uniformën emblematike të Ushtrisë çlirimtare të Kosovës. Fëmijët përqojnë gëzimin, shpresën dhe porosinë për përgjegjësinë tonë që shtetin ta forcojmë dhe demokracinë të zbatojmë çdo ditë.Megjithatë, jo shumë larg në historinë tonë, edhe fëmijët e Kosovës, u sakrifikuan dhe bashkë me heronjët u bënë pjesë e flijimit dhe pavdekshmërisë për lirinë e vendit. Sado të vegjël në moshë, ata nuk u kursyen nuk terrori dhe vrasja. Për lirinë dhe shtetin tonë, u sakrifikuan 1133 fëmijë, prej të cilëve ende 109 janë të pagjetur.Liria dhe shteti ynë janë të çmuar dhe ashtu sikur vlera e tyre, duhet të jetë përpjekja jonë që historia dhe e kaluara KURRË më NUK do të përsëriten në këtë nënqiell.Nga ajo çfarë po ndodhë në kontinentin tonë, e kemi të qartë së Liria dhe demokracia nuk duhet marrë për të mirëqena. Liria dhe demokracia po rrezikohen. Shtetet autokrate sikur Rusia me diktaturë të instaluar, sulmojnë shtetet fqinje të pavarura, vrasin oponentët politik të burgosur, ndërsa proksi i tyre, tërbohet nga nderimi në varrin e 7 vjeqares së vrarë në Kosovë Blerina Jashari dhe nga mllefi i krimit për të cilin asnjëherë nuk kërkuan falje, persekutojnë ata që kanë guxim të bëjnë atë.Shteti dhe demokracia e Kosovës u mbrojtën edhe pas shpalljes së pavarësisë. Heronjët Enver Zyberi dhe Afrim Bunjaku, ranë për të mbetur të pavdekshëm në mbrojtje të integritetit territorial të shtetit tonë.Lufta jonë e drejtë për liri dhe shtet po mbrohet edhe sot në Hagë.Prandaj është aq me rëndësi që liria dhe demokracia jonë duhet mirëmbajtur dhe duhet krijuar mekanizma për tu mbrojtur me çdo kusht. Atë ua kemi borxh edhe atyre fëmijëve të cilët nuk arritëm t’i kursenim nga terrori i luftës.Fëmijët sot po mësojnë historinë e lavdishme të brezave para tyre: mençurinë, durimin dhe vizionin e Presidentit Ibrahim Rugova, trimërinë, lavdinë dhe sakrificën e Komandantit legjendar Adem Jashari me familjen Jashari dhe sakrificën e gjithë luftëtarëve të lirisë.Ata do t’a kuptojnë dashurinë, mallin dhe flijimin e Nanës Pashkë Marku për djemtë e saj, insistimin e Nanës Ferdonije Çerkezi për të mbajtur gjallë ndër breza tregimin e sakrificës, insistimin për drejtësi të Shyhrete Berishës, dhimbjen e Zarife Morinës dhe shumë Nënave e Baballarëve tjerë që nuk rreshtin duke kërkuar drejtësi dhe paqe për fëmijët dhe familjarët e tyre në amshim. Ata jetojnë për të treguar pjesën më të vështirë të historisë tonë.Vasfije Krasniqi kishte vetëm 16 vjeç kur jeta e saj morri plagën më të rëndë me të cilen do jetojë deri në fund, por pa iu dorëzuar asaj.Sikur Vasfija, janë edhe mijëra gra e burra tjerë. Drejtësia për të gjithë ato dhe ata, do të rëndojë në ndërgjegjen kolektive deri sa të triumfojë.Andaj në ditë si kjo duhet kujtuar dhe nderuar mundin, përpjekjen dhe sakrificën e secilit femijë, grua dhe burrë që bënë për të ardhur në ditën e shpalljes së Kosovës, shtet i pavarur dhe sovran.Në festa si kjo, fëmijët i gëzohen parakalimit të Ushtrisë së Kosovës. Ata i shikojnë me admirim uniformat e policëve, ushtarëve dhe takojnë nga afër heronjët e tyre.Ky është suksesi i Kosovës 16 vjet shtet, kjo është e sotmja dhe e ardhmja e saj.Të duash vendin, ta respektosh dhe të mos i frikësohesh uniformes së policit dhe ushtarit, por të rritesh krenar dhe të ëndërrosh të bëhesh një ditë si ata!Fëmijët sot frymëzohen nga talenti, puna dhe suksesi i xhudistëve Majlinda Kelmendit, Nora dhe Akil Gjakovës, Distria Krasniqit, bokseres Donjeta Sadiku. Ata e dijnë se majat e botës janë të arritshme kur ke përkushtimin dhe guximin e alpinisteve, Mrika Nikçit dhe Uta Ibrahimi.Ata frymëzohen për të mbrojtur ngjyrat e flamurit shtetëror duke ndjekur shembullin e tyre bashkë me shpresën për të parë në një të ardhme në Evropian dhe Botëror me kapitenin Amir Rrahmanin dhe golashënuesin Vedat Muriqi.Sot vajzat e reja, qikat e Kosovës janë inspirimi për gjitha vajzat dhe djemtë në mbarë botën.Fëmijët sot shprehin talentin në art, kulturë dhe shkencë dhe rrëzojnë barrierat dhe kufinjë që shumë gjatë qëndruan të ngritur për Kosovarët. Por interneti nuk kishte kufinj, andaj edhe kur kishim regjimin e vizave mbi 1,000 kompani të reja në sektorin e teknologjisë në shtetin me mbulueshmëri të plotë të internetit, arritën të krijonin mrekulli me shërbimet në sektorin e teknologjisë informative. Këta janë të rinjët e Kosovës, pengesën e kthyen në mundësi dhe mundësinë në fitore.Falë tyre jam e bindur se rruga e Kosovës drejt progresit dhe integrimit është e pandalshme. Nuk ka forcë që mund të ndalë vullnetin e shtetit me të ri, për të dëshmuar potencialin dhe pasurinë njerëzore që ka.Sot kemi festë, jo vetëm në Kosovë, por kudo ku ka shqiptarë dhe komunitete nga Kosova. Dhe sado larg të jenë ata, sytë i kanë nga vendlindja e tyre me zemër e mendje në rrugët dhe sheshet
Në përvjetorin e 16-të të Pavarësisë, dega e Alternativës në Gjakovë nderoj të rënët për lirinë e Kosovës me mirënjohje të përjetshme.
Sot në përvjetorin e 16-të të Pavarësisë, dega e Alternativës në Gjakovë nderoj të rënët për lirinë e Kosovës me mirënjohje të përjetshme. Kryetari degës, Agon Dobruna në emër të Alternativës uroj përvjetorin e Pavarësisë, duke kujtuar të gjithë heronjët, dëshmorët dhe martirët të cilët ranë në altarin e lirisë, që ne sot të gëzojmë shtetësinë! Njëherit do të jemi në shërbim të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës pa dallim dhe të mbrojmë sovranitetin tonë në çdo cep të vendit! Kosovë, ne të dalim zot!
Për nder të përvjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës, dega e Alternativës në Pejë, ka organizuar ekspozitën dhe tryezën me tëmën “Arti Muzikor në Pejë”.
Në prezencën e qytetarëve, intelektualëve, muzikantëve, këngëtarëve dhe pjestarëve të ish shoqërive muzikore të Pejës, në Hamamin e “Haxhi Beut” në Pejë, është prezantuar ekspozita me fotografi historike të kultivimit të artit muzikor ndër vite. Fjalë rasti në këtë aktivitet ka mbajtur kryetarja e Alternativës njëherit shefja e grupit parlamentar të LVV-së, znj. Mimoza Kusari Lila, e cila ka potencuar domosdoshmërinë e kultivimit të mëtutjeshëm të vlerave artistike. “Peja gjithmonë ka dhënë emra të mëdhenjë të artit muzikor, jo vetëm për Kosovën por për mbarë trevat shqiptare, e së fundi edhe në muzikën botërore, siç është rasti me Rita Ora, Dua Lipa e shumë talentë tjerë. Është me rëndësi që të vazhdohet tutje dhe unë çmoj çdo aktivitet dhe angazhim që krijon hapësirë të nevojshme për çdo artistë”, tha ndër të tjera kryetarja Kusari-Lila. Fjalë rasti në këtë ceremoni festive mbajtën edhe muzikant, këngëtar, ish redaktor të muzikës në radiot lokale dhe familjarë të artistëve të mëdhenjë muzikor. Këtë aktivitet e udhëhoqi, kryetari i degës së Pejës dhe nënkryetari i Alternativës, z. Reshat Nurboja.
Zëvendësministri i MZHR, përfaqësues nga Alternativa z. Ali Tafarshiku, po qëndron për vizitë zyrtare në Republikën e Malit të Zi
Zëvendësministri i MZHR, përfaqësues nga Alternativa z. Ali Tafarshiku, po qëndron për vizitë zyrtare në Republikën e Malit të Zi, ku po zhvillon takime me autoritetet lokale të Komunave të brezit kufitar me Kosovën. Fillimisht, Zëvëndës Ministri Tafarshiku, ka qëndruar në Komunën e Plavës, ku u prit nga kryetari i kësaj Komune, z. Nihad Canoviq me bashkëpuntorët e tij. Zhvillimi rajonal në aspektin e projekteve të përbashkëta të infrastrukturës, lëvizjes së lirë, turizmit dhe kulturës ishin disa nga temat që diskutuam. Kryetarin Canoviq, zv. Ministri Ali Tafarshiku e ka njoftuar me objektivat e Ministrisë së Zhvillimit Rajonal, zhvillimin e programeve socio-ekonomike me vendet e rajonit dhe mundësitë ndërkufitare të bashkëpunimit.
Zëvendësministri i MFPT z. Agon Dobruna në panelin e diskutimit me temën: “Barazia Gjinore – në qendër dhe përtej Teknologjisë
Zëvendësministri i MFPT z. Agon Dobruna, përfaqësues nga Alternativa, i ftuar nga Rrjeti i Grave të Kosovës, sot ishte pjesëmarrës në panelin e diskutimit me temën: “Barazia Gjinore – në qendër dhe përtej Teknologjisë Informative” për të diskutuar në lidhje me raportin hulumtues!
Zv.Ministri i MZHR z.AliTafarshiku, përfaqësues i Alternativës, priti në takim zyrtarë Zëvendësministrin e Jashtëm të Shqipërisë z.Besart Kadia
Sot, zëvendësministri i MZHR z.AliTafarshiku, përfaqësues i Alternativës, priti në takim zyrtarë Zëvendësministrin e Jashtëm të Shqipërisë z.Besart Kadia, me të cilën ka biseduar rreth thellimit të bashkëpunimit dhe krijimit të mundësive me qëllim të zhvillimit të avancimit socio – ekonomik rajonal të balancuar në mes Kosovës dhe Shqipërisë. Gjatë këtij takimi, zv.ministri z.Tafarshiku e njoftoi zv. ministrin z. Kadia më hollësisht për politikat e reja zhvillimore të këtij viti, në kuadër të të cilave diskutuan për bashkëpunimin dy palësh, konkretisht diskutuan rreth realizimit të projektit “Tregu i përbashkët” që do ndërtohet në Gjakovë, për aktivitetet e Ministrisë së Zhvillimit Rajonal, projektet dhe programet, investimet kapitale, përkrahja e bizneseve dhe shoqërisë civile si dhe proceset e avancimit të politikave strategjike që ka implementuar Ministria e Zhvillimit Rajonal. Palët u dakorduan për bashkëpunim në mes dy vendeve dhe për fushat në të cilat synojmë t’i forcojmë ato në funksion të avancimit socio – ekonomik rajonal të balancuar në mes të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë. Në këtë takim zv.ministri jashtëm i Shqipërisë ishte i shoqëruar nga Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Kosovë z.Petrit Malaj, Drejtorja e Diplomacisë Ekonomike MEPJ, znj.Silvana Leskaj, Ministër Këshilltare në Ambasadën e Republikës së Shqipërisë znj.Pranvera Teli dhe Specialist në Drejtorinë e Diplomacisë Ekonomike ne MEPJ z.Serxho Matraku kurse nga MZHR morën pjesë z.Besim Kamberaj – UD Sekretar, z. Ylber Çitaku– zv.Drejtor i DZHR-se, znj Arta Maloku-Udhëheqëse në DKP, znj.Kreshnike Arifaj – zv.Udhëheqëse e divizionit për kordinim të zhvillimit rajonal dhe znj.Fllanza Murakola – bashkëpunëtore profesionale.
Kryetarja e Alternativës znj. Mimoza Kusari Lila, e ftuar në Vjenë në pritjen e organizuar nga Ambasadorja e Finlandës në Austri, Nina Vaskunlahti
Kryetarja e Alternativës znj. Mimoza Kusari Lila, e ftuar në Vjenë në pritjen e organizuar nga Ambasadorja e Finlandës në Austri, Nina Vaskunlahti, si pjesë e programit të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Finlandës dhe CMI Fondacioni për Paqe Martti Ahtisaari.Të ftuar në pritje, përveq delegacionit nga Kosova ishin Ambasadorët dhe përfaqësuesit e akredituar nga shtetet evropiane: Suedia, Norvegjia, Danimarka, Gjermania, Moldavia, Franca, Çekia, Portugalia, Turqia, Shqipëria, Polonia dhe Hungaria.Delegacioni nga Kosova në përberje të plotë, zv.Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Kreshnik Ahmeti, deputetët, Mimoza Kusari Lila, Ardian Gola dhe Fitim Uka, këshilltarja e Presidentes, Donika Kadaj Bujupi, këshilltari i Kryeministrit, Jeton Zulfaj si dhe këshilltari i zv.Kryeministrit Fatmir Curri, gjatë kësaj vizite dy ditore diskutojnë me përfaqësuesit evropian për procesin e zgjerimit të BE-së, Planin e Rritjes e Agjendën e Reformave si dhe procesin e dialogut Kosovë – Serbi.
Kryetarja e Alternativës znj.Mimoza Kusari Lila filloi takimet e organizuara në kuadër të ngjarjes “Lutjet e Mëngjesit”
Kryetarja e Alternativës znj. Mimoza Kusari Lila, bashkë me zv.Kryeministren e Kosovës, Emilija Redzepi, shefin e grupit parlamentar multietnik, Enis Kervan, filluan takimet e organizuara në kuadër të ngjarjes “Lutjet e Mëngjesit”, aktivitet ky me mbështetje të përfaqësuesve Republikan dhe Demokrat të Kongresit dhe Senatit të SHBA-ve në Washington D.C. Sot në drekë bashkë me Senatorin John Boozman nga shteti Arkanzas, deputetë të pozitës dhe opozitës të Parlamentit të Ukrainës, si dhe deputetin e pozitës nga Parlamenti Finlandez, Vilhelm Junnila. Aleancat strategjike dhe vlerat perendimore na bashkojnë!
Zv.Ministri i MFPT z. Agon Dobruna bashkë me Drejtoreshën e e Agjencisë së Punësimit të Republikës së Kosovës, Znj. Jehona Rexha vizituan sot Komunën e Leposaviqit ku u takuan me Kryetarin e Komunës, Z. Lulzim Hetemi.
Zëvendësministri i MFPT z. Agon Dobruna, përfaqësues i Alternativës, bashkë me Drejtoreshën e e Agjencisë së Punësimit të Republikës së Kosovës, Znj. Jehona Rexha vizituan sot Komunën e Leposaviqit ku u takuan me Kryetarin e Komunës, Z. Lulzim Hetemi. Njëra ndër pikat e takimit ishte edhe përurimi i hapjes së Zyrës së Punësimit në objektin e Komunës së Leposaviqit. Ky hap është shumë i rëndësishëm, pasi nga kjo zyrë qytetarët do të mund të pranojnë këshillim profesional, të ndërmjetësohen në vende të ndryshme të punës, por edhe të marrin trajnimet e nevojshme për aftësim dhe ri-aftësim në punë. Në lidhje me këtë, Kryetari Hetemi dhe Drejtoresha Rexha nënshkruan edhe një memorandum përmes së cilit parashihet thellimi i bashkëpunimit ndërmjet Agjencisë së Punësimit dhe Komunës së Leposaviqit ashtu që të garantohet zhvillimi profesional i qytetarëve si dhe avancimi i mëtutjeshëm socio-ekonomik në këtë komunë.
Zv.Ministri i MFPT z. Agon Dobruna, përfaqësues i Alternativës, ishte pjesë i panelit me temën: “Investoni te Gratë: Nxisni Progresin”
Zëvendësministri i MFPT z. Agon Dobruna, përfaqësues i Alternativës, ishte pjesë i panelit me temën: “Investoni te Gratë: Nxisni Progresin” të mbështetur nga UN Women gjatë Forumit të Biznesit Kosovar! Së bashku, diskutuan sfidat e shumta që hasin gratë në tregun e punës dhe gjithashtu mundësitë e përkrahjes, për të mos harruar edhe gratë ndërmarrëse që udhëheqin biznese të ndryshme në vend. Duke qenë të vetëdijshëm për këto sfida e pengesa që gratë hasin, Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve ka zbatuar një sërë masash të cilat përfshijnë kompenzimin financiar, mbështetjen në trajnim dhe punësim por edhe lehtësimin e barrës së kujdesit familjar. Këto masa kanë qenë të dizajnuara me qëllim për krijimin e një tregu të punës i cili duhet të jetë sa më gjithëpërfshirës. Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve në vazhdimësi do të dizajnoj politika, të cilat në qendër kanë fuqizimin ekonomik të grave. Për të nxitur një mjedis ku gratë mund të fuqizohen në sferën ekonomike, ne si shoqëri mund të zhbllokojmë një pasuri të potencialit të pashfrytëzuar i cili kontribon në zhvillimin e qëndrueshëm dhe gjithëpërfshirës.











