Zëvendësministri i Zhvillimit Rajonal, përfaqësuesi i Alternativës, z.Ali Tafarshiku realizoi vizitë zyrtare në Tropojë Sot më datë 24.01.2024, Zëvendësministri i Zhvillimit Rajonal z.Ali Tafarshiku realizoi vizitë zyrtare në Tropojë ku u prit nga kryetari i kësaj Bashkie z. Rexhë Byberi. z. Tafarshiku dhe z. Byberi gjatë këtij takimi diskutuan për bashkëpunimin dy palësh, konkretisht diskutuan rreth realizimit të projektit “Tregu i përbashkët” që do ndërtohet në Gjakovë, si dhe projekteve që ka Bashkia e Tropojës për infrastrukturën rrugore që lidhë Tropojën me Kosharen dhe projektin e rrugës Qaf Prush-Krumë-Tropojë prej 19 km. Gjithashtu kryetari z.Byberi e njoftoi zv.ministrin z.Tafarshiku me potencialet turistike në Tropojë, Markgegaj, Bujan, Lekbibaj, Fierzë, Llugaj dhe Bytyç si dhe u dakorduan për bashkëpunim në mes dy vendeve edhe për fushat në të cilat synojmë t’i forcojmë bashkëpunimet për realizimin e projekteve ndërkufitare me qëllim të avancimit të zhvillimit socio–ekonomik rajonal të balancuar. #Alternativa për projekte të përbashkëta
Fjalimi i Kryetares sé Alternativës znj. Mimoza Kusari Lila, sot në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës.
Forumi Rajonal për të Drejtat e Punës
Sot, kryetarja e Alternativës znj. Mimoza Kusari Lila, shefe e grupit Parlamentar të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, bashkë me zëvendësministrin e MFPT z. Agon Dobruna morën pjesë në Forumin Rajonal për të Drejtat e Punës, i cili po mbahet në Prishtinë! Në forum po marrin pjesë edhe përfaqësues të shteteve të rajonit të Ballkanit Perëndimor. Me këtë rast u paraqitën të arriturat e sigurisë dhe shëndetit në punë, njëherit sfidat që na presim për të përmirësuar gjendjen edhe me tutje. Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, përmes rritjes së numrit të inpektorëve të punës, trajnimin e tyre dhe zhvillimin e politikave të punësimit, po kujdeset për avancim në fushën e sigurisë dhe shëndetit në punë. Duke tentuar të bëjë më të mirën për punëtorët, si në sektorin privat ashtu edhe në atë publik.
Tryezë diskutimi “Narkomania, parandalimi dhe ngritja e vetëdijes për pasojat”
Në zyrën e Alternativës me profesionistët e fushës diskutuam në temën “Narkomania, parandalimi dhe ngritja e vetëdijes për pasojat”.Të ftuar për të udhëhequr diskutimin në panel ishin, Dr. Shpend Haxhibeqiri, Psikiatër – Drejtor i Institutit të Psikiatris Fore, Safet Blakaj, Drejtor ekzekutiv “Labirynth Center” dhe znj. Ganimete Myftiu, Shkrimtare dhe anëtare e bashkësisë Cenacolo.Vlerësimet për numrin e përdoruesve me substanca narkotike në Kosovë arrijnë 40,000 persona, prej të cilëve afër 10,000 konsiderohen me probleme aktive.Lista e shkaqeve për fillimin e përdorimit është e gjatë, por sipas vlerësimit, mbizotërojnë, dhuna në familje, presioni i shoqërisë, mungesa e ndjenjës së arritshmërisë së pritjeve të të tjerëve, ngarkesat dhe pasiguria, etj.Sistemi parandalues ende nuk është mirë i shtrirë dhe i ditur nga shoqëria. Sikur me çdo dukuri apo trajtim tjetër, e rëndësisë së lartë është fillimisht parandalimi pastaj trajtimi.Si shoqëri kemi nevojë të diskutojmë dhe veprojmë me gatishmëri shumë më të lartë ndaj dukurive negative.
Fjalimi i kryetares së Alternativës znj. Mimoza Kusari Lila, në seancën e Kuvendit të Kosovës, gjatë shqyrtimit të Projektbuxhetit për vitin 2024!
Takim me përfaqësuesit e Fondit Global
Sot, zëvendësministri i MFPT z. Agon Dobruna përfaqësues i Alternativës së bashku me zëvendësministren e shëndetësisë, znj. Dafina Gexha, takuan përfaqësuesit nga Fondi Global. Diskutuan për misionin e Fondit Global dhe modalitetet e bashkëpunimit dhe mbështetjes në luftimin e sëmundjeve ngjitëse sikurse AIDS, Tuberkulozit dhe Malarjës në Kosovë.
Pjesëmarrja në Konferencën për Agjendën Transformuese të Kosovës
Zëvendësministri i MFPT z. Agon Dobruna mori pjesë në Konferencën për Agjendën Transformuese të Kosovës për Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm. Të organizuar nga Kuvendi i Kosovës, gjegjësisht Këshilli për Zhvillim të Qëndrueshëm, në bashkëpunim me Zyrën e Kryeministrit dhe të mbështetur nga Ekipi i Kombeve të Bashkuara në Kosovë.
Fjalimi i kryetares së Alternativës znj. Mimoza Kusari Lila, sot gjatë seancës së Kuvendit dhe raportimit të Kryeministrit Kurti për dialogun Kosovë – Serbi
Zëvendës Ministri i Zhvillimit Rajonal, Ali Tafarshiku, ka qëndruar për vizitë zyrtare në Republikën e Shqipërisë.
Zëvendës Ministri i Zhvillimit Rajonal, përfaqësues i Alternativës, Ali Tafarshiku, ka qëndruar për vizitë zyrtare në Republikën e Shqipërisë. Fillimisht, zv. Ministri Tafarshiku, është pritur nga homologu i tij, zv. Ministri i Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, z. Enio Civici, me të cilin kanë diskutuar rreth projekteve të përbashkëta që mund të realizohen në të dy anët e kufirit. Në kuadër të vizitës në Tiranë, zv. Ministri, Tafarshiku është pritur edhe nga udhëheqësit e divizionit zhvillimor në Fondin Shqiptar të Zhvillimit, z.Arben Skënderi, drejtor i Zhvillimit të Aplikuar dhe Partneritetit, si dhe nga z. Fation Nanaj, drejtor i Departamentit të Zhvillimit dhe Kohezionit. Me ftesë të Universitetit Europian të Tiranës, zv. Ministri i Zhvillimit Rajonal, Ali Tafarshiku, para stafit akademik dhe studentëve, ka mbajtur edhe një prezantim mbi të arriturat zhvillimore rajonale nga MZHR-ja, si dhe objektivat që ka ndërmarrë Qeveria e Republikës së Kosovës për zhvillim të qëndrueshëm rajonal. Me këtë rast, zv. Ministri Tafarshiku është pritur edhe nga Rektori i UET-it, Prof.Dr Tonin Gjuraj.
Kryetari i degës së Alternativës në Gjakovë Z.Agon Dobruna zhvilloj takim në zyret e Aleancës Kosovare për Biznese në Gjakovë
Kryetari i degës së Alternativës në Gjakovë, njëherit zëvendësministri i Financave, Punës dhe Trasfereve z. Agon Dobruna me bashkëpunëtorë zhvilloj takim në zyret e Aleancës Kosovare për Biznese në Gjakovë, ku u pritën nga kryetari Argjend Fetahu dhe menaxhmenti.Kishte një diskutim të frytshëm për komunitetin e biznese, gjithashtu zyrja në Gjakovë shërben për tërë rrafshin e Dukagjinit! U njoftuan nga afër për problematikat dhe diskutuan mundësitë për një ambient sa më të qëndrueshëm për bizneset.Përkushtimi për të ofruar një infrastrukturë sa më të përshtatshme për operimin e bizneseve është prioritet për ekonominë e vendit tonë.