Në Dardanë si kudo në Kosovë zemrat u bën bashkë si një, në përkrahje të kandidatëve për deputetë të listës së fitores. Kryeministri z. Albin Kurti në tubimin me qytetarët e Dardanës, ka adresuar sulmet dhe akuzat që janë bërë ndaj qeverisjes së tij dhe Lëvizjes VETËVENDOSJE!, duke theksuar rëndësinë e vendimeve të popullit dhe të së ardhmes së përbashkët. “Shumë njerëz dhe portale të financuara nga oligarkët vazhdojnë të na sulmojnë me shpifje nga më të ndryshmet. Disa prej tyre thjesht nuk po mund të pajtohen me faktin se zëri i tyre nuk ka më rëndësi. Sa më parë ta kuptojnë këtë, aq më shumë do t’i japin kuptim vetes së tyre për të ardhmen,” deklaroi Kurti. Kryeministri Kurti apeloi për bashkim dhe përkrahje të plotë në zgjedhjet e 9 shkurtit, duke theksuar se vetëm përmes mbështetjes masive të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, partisë Guxo dhe Alternativa, mund të sigurohet fitorja dhe vazhdimi i rrugës drejt një të ardhmeje më të drejtë, të ndershme dhe të barabartë për të gjithë qytetarët. Kandidatët për deputet nga Alternativa, pjesë e listës së Lëvizjes VETËVENDOSJE, znj. Mimoza Kusari Lila, z. Agon Dobruna dhe znj. Diana Qarkaxhija takuan po ashtu banorë të Dardanës me të cilët ndanë mendime e shkëmbyen ide për qeverisje edhe më efikase mbas 9 shkurtit. Data është 9 shkurt, numri është 118 dhe fitorja është e pa diskutueshme!
Nga Artana, një tjetër hap drejt fitores së përbashkët, drejt Kosovës që meriton çdo qytetar
Qytetarët gjithandej vendit ndihen më të sigurt dhe më të fuqizuar se kurrë më parë. Një frymë optimizmi dhe besimi i palëkundur po përhapet Cepi më Cep, ndërsa mbështetja për Lëvizjen VETËVENDOSJE dhe kryeministrin aktual e të ardhshëm, z. Albin Kurti, është më e fuqishme se kurrë. Të premten, kandidatët e listës së fitores vizituan Artanën, ku pritja nga banorët ishte madhështore. Një përkrahje e sinqertë dhe entuziaste për qeverisjen Kurti u vërejt qartë edhe këtu, ashtu si në çdo qytet, fshat e lagje të Kosovës. Në këtë takim të ngrohtë dhe frymëzues morën pjesë kryetarja e Alternativës dhe shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, znj. Mimoza Kusari-Lila, si dhe nënkryetari i Alternativës dhe zëvendësministri i Financave, Punës dhe Transfereve, z. Agon Dobruna. Të dy, si kandidatë për deputetë, u mirëpritën ngrohtësisht nga banorët e Artanës, me të cilët ndanë ide, vizione dhe plane konkrete për të ardhmen e vendit. “Qytet më qytet, fshat më fshat, shtëpi më shtëpi, ndryshimi është evident dhe i prekshëm. Qeverisja jonë ka dëshmuar se është e drejtë, transparente dhe në shërbim të qytetarëve. Puna jonë nuk ka qenë thjesht një premtim, por një angazhim konkret që ka sjellë rezultate të dukshme dhe të prekshme për çdo qytetar. Ky sukses është dëshmi se me Lëvizjen VETËVENDOSJE! fitorja është e garantuar. Më 9 shkurt, ne do ta vazhdojmë këtë rrugë edhe më fuqishëm,” deklaruan ata gjatë takimit. Ky moment historik, ku qytetarët nga të gjitha kategoritë shoqërore janë bashkuar për të ndërtuar një të ardhme më të mirë, është dëshmi e përkushtimit të vazhdueshëm të Lëvizjes VETËVENDOSJE për një Kosovë të drejtë, të zhvilluar dhe të barabartë për të gjithë. Nga Artana, një tjetër hap drejt fitores sonë të përbashkët – drejt Kosovës që meriton çdo qytetar!
Vitia drejt 500K zemrave, fuqia e bashkimit drejt fitores
Tubimi madhështor në Viti, i paraparë fillimisht të mbahej brenda ambienteve të shtëpisë së kulturës por u zhvendos jashtë për shkak të numrit të madh të qytetarëve që prisnin me entuziazëm. Kryeministri z. Albin Kurti, së bashku me kandidatët për deputetë nga lista fituese e Lëvizjes VETËVENDOSJE!, iu bashkua kësaj mase të madhe njerëzish për të dëgjuar dhe ndarë vizionin për të ardhmen. Kryetarja e Alternativës, znj. Mimoza Kusari-Lila, dhe kandidati për deputet, z. Agon Dobruna, takuan nga afër banorët e Vitisë, me të cilët ndanë ide dhe diskutuan për mënyrat më të mira të qeverisjes gjatë mandatit të ardhshëm të qeverisë Kurti 3. Në këtë mision gjithëpopullor drejt 500 mijë zemrave, qytetarë të të gjitha moshave dhe kategorive shoqërore, të rinj e të moshuar, janë bashkuar për të marrë vendime historike në shërbim të një të ardhmeje më të mirë për vendin. Cep në Cep për numrin 118 po përhapet si një thirrje e fuqishme për avancim. Vitia drejt 500K zemrave ❤️ – fuqia e bashkimit me Lëvizjen VETËVENDOSJE!
Bregu i Diellit të përcaktuar për të votuar listën me numrin 118
Mimoza Kusari-Lila, një nga figurat më të shquara politike dhe kandidate për deputete, kryetare e Alternativës, vazhdon të marrë mbështetje të jashtëzakonshme nga qytetarët e Kosovës. Të enjten në shkollën fillore “Ismail Qemali” në Bregun e Diellit në Prishtinë, ajo dhe kandidatja më e re në listën e Lëvizjes VETËVENDOSJE, znj. Sibora Kadriu u pritën me entuziazëm nga mbështetësit dhe qytetarët që shprehën bindjen e tyre të palëkundur për fitoren e madhe që po vjen më 9 shkurt. “Ju znj. Kusari-Lila jeni simbol i një lidershipi të qëndrueshëm dhe progresiv, duke përfaqësuar vlerat e ndershmërisë, integritetit dhe përkushtimit ndaj një Kosove të pavarur dhe sovrane”, kanë thënë disa nga banorët e kësaj lagje gjatë takimit me të. Lista e Lëvizjes Vetëvendosje mbetet alternativa e vetme e besueshme dhe vizionare për të ardhmen e Kosovës. Mimoza Kusari-Lila, me eksperiencën e saj politike dhe përkushtimin ndaj progresit, është një zë i fuqishëm për të përfaqësuar qytetarët në Kuvendin e Kosovës. Ajo është e përkushtuar për të çuar përpara vizionin e Qeverisë Kurti, duke siguruar që çdo premtim të kthehet në realitet dhe që Kosova të ecë përpara me dinjitet dhe vendosmëri. Me mbështetjen e qytetarëve në çdo lagje dhe qytet, fitorja e listës së Lëvizjes Vetëvendosje po bëhet gjithnjë e më e sigurt.
Kusari Lila në Gjilan: Me vizion të qartë dhe energji të palëkundur, të bëhemi pjesë e një force që marshon drejt fitores së madhe
Gratë dhe vajzat e Gjilanit dhe Anamoravës e pritën me ngrohtësi dhe mbështetje të jashtëzakonshme, kandidaten për deputete, kryetaren e Alternativës, znj. Mimoza Kusari Lila, duke konfirmuar besimin e tyre për politikat dhe në vizionin që bart lista fituese Lëvizja VETËVENDOSJE. Mimoza Kusari-Lila vazhdon të frymëzojë dhe të angazhohet për pozitën e grave në Kosovë. E përkushtuar për ruajtjen e integritetit të tyre, ajo mori mbështetje të jashtëzakonshme edhe të enjten në Gjilan gjatë tubimit zgjedhor meto. Kusari Lila premtoi se do të mbetet një zë i fortë për progresin e qëndrueshëm dhe zhvillimin gjithëpërfshirës të grave kudo në Kosovë. “ Me një vizion të qartë dhe energji të palëkundur, të bëhemi pjesë e një force që marshon drejt fitores së madhe dhe realizimit të qëllimit #500K zemrave, duke e bërë Kosovën një vend më të mirë për të gjithë”, është shprehur ajo.
Qarkaxhija në takim me gratë në Pejë: Mandati i tretë i qeverisë Kurti do të fuqizojë gratë dhe vajzat
Kandidatja për deputete nga Alternativa, znj. Diana Qarkaxhija, ka zhvilluar një takim të frytshëm me gra dhe vajza të qytetit të Pejës, ku ka diskutuar tema të rëndësishme mbi çështjet gjinore dhe përparimin e arritur deri më tani nga qeveria Kurti në mandatin aktual. Gjatë bisedës, znj. Qarkaxhija ka vlerësuar angazhimin dhe punën e palodhshme të qeverisë Kurti në avancimin e të drejtave dhe barazisë gjinore, duke theksuar se ndryshimet pozitive që janë bërë në këtë mandat janë vetëm fillimi i një pune edhe më të madhe që do të vijë në mandatin e ardhshëm. “Mandati i tretë i qeverisë Kurti do të sjellë edhe më shumë përkushtim për fuqizimin e grave dhe vajzave, përmirësimin e politikave sociale dhe zhvillimin ekonomik që përfshin të gjithë,” ka deklaruar Qarkaxhija gjatë takimit. Kjo nismë për t’u afruar më shumë me komunitetin është dëshmi e përkushtimit të Alternativës për të dëgjuar zërin e qytetarëve dhe për të adresuar nevojat dhe shqetësimet e tyre në mënyrë të drejtpërdrejtë. Znj. Qarkaxhija siguroi gratë dhe vajzat e Pejës se zëri i tyre do të jetë gjithmonë prioritet në platformën e saj dhe në politikat e ardhshme të qeverisjes.
Edhe në Gjakovë shumë vota të para, vota me zemër, do t’i bashkohen #500K zemrave për listën e fitores
Me pjesëmarrjen e shumë të rinjve, të cilët me një emocion të veçantë përgatiten të votojnë për herë të parë në zgjedhjet e 9 shkurtit, u përmbyllën të mërkurën takimet e organizuara në Gjakovë. Me votën e tyre të parë dhe të dhënë me zemër, do t’i bashkohen #500K zemrave që mbështesin listën e fitores, duke dhënë një kontribut të rëndësishëm për të ardhmen e përbashkët. Në këtë takim me të rinjtë shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes VETËVENDOSJE dhe kryetare e Alternativës, znj. Mimoza Kusari Lila z. Agon Dobruna, znj. Arbërie Nagavci dhe z. Agon Batusha bashkëbiseduan rreth temave dhe qështjeve që i preokupojnë ata. “Diskutuam reformat e realizuara, planet për të ardhmen dhe u shkëmbyem ide e propozime konkrete, të cilat do të ndihmojnë në adresimin e sfidave dhe nevojave të të rinjve. Këto takime janë një dëshmi e përkushtimit për të ndërtuar një të ardhme më të mirë për të gjithë”, ka theksuar Kusari Lila. “Shumë vota të para, vota me zemër, do t’i bashkohen #500K zemrave për listën e fitores sonë!”, ka theksuar ajo.
Kusari – Lila: Gratë dhe bizneset inovative në Gjakovë, frymëzim për zhvillimin e qëndrueshëm
Në vizitat e zhvilluara gjatë së mërkurës në Gjakovë kryetarja e Alternativës znj. Mimoza Kusari Lila e shoqëruar nga kryetari i degës së Alternativës z. Agon Dobruna vëmendjen u përqendruan te suksesi i grave në biznes dhe inovacioni në sektorë të ndryshëm. “Fjolla Haxhismajli, një sipërmarrëse frymëzuese nga Gjakova, ka ngritur një sallon të ri me mbi 40 të punësuara, duke kombinuar kreativitetin dhe traditën familjare në industrinë e dizajnit konfeksionar. Produktet e saj eksportohen në ShBA dhe Evropë, ndërsa promovimi dhe shitja online dëshmojnë fuqinë e bizneseve kreative në tregjet ndërkombëtare”, ka theksuar Kusari-Lila. Po ashtu, vizitë I kanë bërë edhe thertores Lleshi-F, e cila prezanton me standarde të larta higjienike dhe infrastrukturë moderne, spikatë si një model në përpunimin e mishit, duke ofruar produkte të sigurta dhe cilësore për konsumatorët. Në fushën e mobilieve, mobileria “Tabaku” ruan traditën dhe cilësinë, duke përfaqësuar punimet artizanale më të mira të vendit. Kandidatët për deputetë Kusari Lila dhe Dobruna i kanë përgëzuar pronarët e kësaj mobilerie për inovacionin e treguar dhe cilësinë që çdo herë është dëshmuar. Këto vizita theksojnë rëndësinë e mbështetjes së grave dhe bizneseve që promovojnë zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik, duke nxitur kreativitetin, cilësinë dhe eksportin. “Përmes përkrahjes së vazhdueshme, synojmë fuqizimin e rolit të tyre në transformimin ekonomik të vendit”, ka theksuar Dobruna. Znj. Arbërie Nagavci dhe z. Agon Batusha ishin po ashtu të pranishëm gjatë këtyre vizitave që iu bënë bizneseve.
Gratë së bashku drejt rekordeve të reja, Mitrovica pararendëse e fuqizimit të tyre
Të mobilizohemi për të arritur numrin rekord të daljes së grave dhe vajzave në votime. Ky ishte lajtmotivi që u përçua në tubimin me gra që u mbajt në Mitrovicë, organizuar nga koalicioni Lëvizja VETËVENDOSJE, Alternativa dhe partia Guxo. Gratë dhe vajzat kanë një rol të pazëvendësueshëm në shoqërinë tonë, është thënë mes tjerash në këtë tubim, ku të pranishme ishin edhe kandidatet për deputete nga Alternativa, znj. Diana Qarkaxhija, znj. Hasime Tahiri Hasani dhe znj. Sibora Kadriu. “Në këto zgjedhje, në listën e Vetëvendosjes janë 41 gra kandidate, secila prej tyre më e suksesshme se tjetra. Gratë e kësaj liste janë patriote, të përgatitura profesionalisht, të përkushtuara politikisht, të angazhuara për avancimin e grave dhe vajzave të Kosovës”, janë shprehur kandidatet nga Alternativa në këtë tubim të madhe me gratë mitrovicase. Kryeparlamentari z. Glauk Konjufca dhe kryetarja e grave të Lëvizjes VETËVENDOSJE znj. Albulena Haxhiu u kanë bërë thirrje grave dhe vajzave që të angazhohen maksimalisht të dalin të votojnë pasi, siç thanë ata, gjatë mandatit që po përfundon dëshmuan se si qeveriset për gratë dhe vajzat. Ngase ne besojmë se për të bërë progres të vërtetë në Kosovë gratë dhe vajzat duhet të mbështeten nga shteti pa kursim.
“TEOFIT”, hapësira që fuqizon gratë, vizitohet nga kryetarja e Alternativës Mimoza Kusari-Lila
Kryetarja e Alternativës znj. Mimoza Kusari-Lila, vizitoi qendrën e fitnesit për vajza dhe gra “TEOFIT” në Gjakovë. Është kjo një hapësirë e jashtëzakonshme dedikuar shëndetit dhe mirëqenies së grave, qendër unike, nën udhëheqjen e trajneres dhe pronares znj. Teolinda, ku mishëron përkushtimin ndaj fuqizimit të gruas përmes aktivitetit fizik dhe stilit të shëndetshëm të jetesës. Gjatë vizitës Kusari-Lila, pati mundësinë të bisedojë me Teolindën mbi rëndësinë e krijimit të hapësirave të tilla, që nuk shërbejnë vetëm për stërvitje, por edhe për ndërtimin e një komuniteti mbështetës për gratë. Ajo shprehu admirimin e saj për këtë iniciativë të fuqishme dhe u angazhua të vazhdojë të mbështesë projekte që promovojnë barazinë gjinore dhe fuqizimin ekonomik të grave në të gjitha fushat e jetës. “”TEOFIT” është shembull i një historie suksesi, ku pasioni, profesionalizmi dhe dëshira për të ndikuar pozitivisht në shoqëri marrin jetë në një formë frymëzuese”, ka thënë Kusari lila duke e përgëzuarpër sukseset që ka arritur kjo grua.











