Me bashkëorganizim të Alternativës, Lëvizjes VETËVENDOSJE dhe Partisë Guxo të shtunën në Pejë u organizua debat në të cilin u diskutua rreth projekteve të Qeverisë së Kosovës për punësimin e të rinjëve dhe çështjet e shëndetësisë dhe mirëqenies sociale. Znj. Fatmire Mulhaxha-Kollçaku deputete dhe kryetare e Komisionit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, z. Agon Dobruna zëvendësministër i MFPT-së dhe znj. Jeta Statovci deputete dhe nënkryetare e parë e Komisionit për Ekonomi, Ndërmarrësi dhe Tregti ishin panelistë të këtij bashkëbisedimi. Përfaqësues të të rinjëve të kësaj komune, bizneseve dhe qytetarët të tjerë patën mundësi që të njihen nga afër me projektet që ka realizuar dhe po planifikon Qeveria e Republikës së Kosovës rreth punësimit të të rinjëve dhe planifikimet për shëndetësi, ekonomi e zhvillim. Panelistët prezantuan po ashtu të arrituarat, sfidat dhe projektet që po hartohen rreth këtyre sektorëve. Ndërsa të pranishmit përmes interaktivitetit kuptuan detaje dhe u informuan për gjithçka që u interesonte atyre. Të rinjtë u përgëzuan për arritjet e tyre në inovacion, sport, kulturë, arte e shkencë, për çka u tha se janë pasuria më e vlefshme e Kosovës dhe duke i vendosur ata në qendër të politikave shtetërore mund të sigurojmë një të ardhme të qëndrueshme. Debate të ngjashme janë mbajtur në vazhdimësi dhe planifikohet të mbahen edhe në të ardhmen.
MZhR-ja drejt finalizimit të Planit Strategjik 2025-2027
Zëvendësministri i Ministrisë së Zhvillimit Rajonal, z. Ali Tafarshiku, përfaqësues i Alternativës, ka njoftuar se për tri ditë me radhë kanë punuar në hartimin e Planit Strategjik institucional për vitet 2025-2027. Tafarshiku ka thënë se të gjithë bashkë si zëvendësministrat, Sekretari, këshilltarët politik, drejtorët e udhëheqësit e Divizioneve të MZhR-së janë angazhuar rreth hartimit të këtij Plani. “Për tri ditë me radhë, si zëvendësministra, këshilltar politik, bashkë me Sekretarin, drejtorët dhe udhëheqësit e Divizioneve të Ministrisë së Zhvillimit Rajonal, po punojmë në hartimin e Planit Strategjik institucional 2025-2027. Objektivat operacionale i shndërruam në aktivitete, me tregues zbatimi që mundësojnë ngritjen e efikasitetit dhe matjen e performancës”, ka bërë të ditur z. Tafarshiku.
MZhR po investon edhe në Komunën e Istogut, thotë zv/ministri Tafarshiku
“Ministria e Zhvillimit Rajonal po investon edhe në Komunën e Istogut”, kështu ka bërë të ditur Zëvendësministri i Ministrisë së Zhvillimit Rajonal z. Ali Tafarshiku, përfaqësues i Alternativës. Ai ka theksuar se kanë filluar punimet në realizimin e infrastrukturës rrugore rreth parkut Industrial të Istogut. “Ministria e Zhvillimit Rajonal po investon edhe në Komunën e Istogut. Kanë filluar punimet në realizimin e infrastrukturës rrugore rreth parkut Industrial të Istogut, konkretisht asfaltimi i rrugëve të fshatit Sinaj. Ky projekt përpos rëndësisë zhvillimore, krijon lehtësira edhe për bizneset dhe fermerët që operojnë në këtë rajon’, ka bërë të ditur zëvendësministri Tafarshiku.
Tafarshiku njofton OJQ-të rreth projekteteve kapitale që MZhR-ja po i realizon në Regjionin Perëndimor
Agjencioni i Zhvillimit Rajonal – Perëndim ka organizuar tryezën publike me Organizatat e Shoqërisë Civile që operojnë në rajonin e Dukagjinit. Zëvendësministri i MZhR-së z. Ali Tafarshiku, përfaqësues i Alternativës, dhe zyrtarë të tjerë i kanë njoftuar përfaqësuesit e OJQ-ve me projektetet kapitale që Ministria e Zhvillimit Rajonal po i realizon në Regjionin Perëndimor të vendit, grantet për biznese dhe mbështetjen financiare të projekteve të OJQ-ve. Ndërsa drejtori i AZhR-së – Perëndim, Sokol Luta ka dhënë informata në lidhje me programin dhe kriteret e mbështetjes së OJQ-ve në thirrjet publike që lanson MZhR-ja. “Organizuar nga Agjencioni i Zhvillimit Rajonal – Perëndim, sot bashkë me zyrtarët e MZhR-së, mora pjesë në tryezën publike me Organizatat e Shoqërisë Civile që operojnë në rajonin e Dukagjinit. Në cilësinë e Zëvendësministrit, përfaqësuesit e OJQ-ve i njoftova me projektetet kapitale që Ministria e Zhvillimit Rajonal po i realizon në Regjionin Perëndimor të vendit, grantet për biznese dhe mbështetjen financiare të projekteve të OJQ-ve. Prezent në takim ishin edhe dy drejtorët e Zhvillimit Ekonomik nga Komuna e Gjakovës dhe Komuna e Pejës. Nga drejtori i AZhR-së Perëndim, Sokol Luta, u dha informata në lidhje me programin dhe kriteret e mbështetjes së OJQ-ve në thirrjet publike që lanson MZhR-ja”, ka theksuar zv/ministri Tafarshiku.
Dobruna i përkushtuar rreth hartimit të UA për kontraktimin e shërbimeve të organizatave të shoqërisë civile
Të mërkurën, Platforma Civikos mbajti takim me grupin punues për hartimin e Udhëzimit Administrativ i cili po angazhohet rreth kontraktimit të shërbimeve për organizatat e shoqërisë civile. Zëvendësministri i Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve z.Agon Dobruna, përfaqësues nga Alternativa, ndoqi nga afër takimin e grupit punues duke shprehur kështu përkushtimin e tij për ta avancuar këtë proces. “Sot në takim me grupin punues për hartimin e Udhëzimit Administrativ, për kontraktimin e shërbimeve për organizatat e shoqërisë civile, të organizuar nga Platforma Civikos. Një diskutim i frytshëm dhe përmbajtësor nga ekspertë dhe njohës të fushës. Gjithashtu është një rekomandim që buron nga procesi integrimit evropian, meqë direktiva bazë e prokurimit publik në BE e rregullon këtë fushë dhe ky rregullim është reflektuar në Udhëzimin Administrativ”, është shprehur me këtë rast zv/ministri Dobruna.
Kryetarja Kusari-Lila në takim me Ambasadorin e Austrisë Schnetzer bisedojnë rreth demokratizimit dhe integrimit në BE
Znj. Mimoza Kusari – Lila, kryetare e Alternativës dhe shefe e Grupit Parlamentar të Lëvizjes VETËVENDOSJE të enjten ka pritur në takim Ambasadorin e Austrisë në Kosovë z. Georg Schnetzer. Kusari – Lila dhe Ambasadori Schnetzer kanë biseduar rreth aktualitetit politik, të ardhmen politike dhe për sfidat e rrugëtimit demokratik. Mes tjerash kanë diskutuar edhe për stabilitetin e arritur gjatë këtij mandati legjislativ. Kryetarja e Alternativës dhe shefe e Grupit Parlamentar, Mimoza Kusari – Lila ka theksuar se Austria mbetet një partner i qëndrueshëm në avancimin e Kosovës drejt demokracisë dhe integrimit në Bashkimin Evropian. “Në takim me Ambasadorin Schnetzer, biseduam për aktualitetin politik, të ardhmen tonë politike bashkë me sfidat në rrugëtimin demokratik. Folëm për stabilitetin e arritur gjatë mandatit të parë të plotë legjislativ, përgatitjet për zgjedhjet e ardhshme si dhe, përkushtimin e qeverisë sonë ndaj reformave, duke vënë në dukje përparimin në fusha të ndryshme. Austria mbetet një partner i qëndrueshëm në avancimin e rrugës sonë drejt demokracisë dhe integrimit në Bashkimin Evropian”, është shprehur kryetarja, Kusari – Lila.
Tafarshiku në Leposaviq, Marrëveshje për projektin e ndarjes së granteve për bizneset e grave dhe të rinjëve
Zëvendësministri i Zhvillimit Rajonal z. Ali Tafarshiku, përfaqësues i Alternativës, ka takuar kryetarin e Komunës së Leposaviqit z. Lulëzim Hetemi dhe nënkryetaren znj. Marina Bogojevic. Tafarshiku ishte i shoqëruar edhe nga drejtoresha e Agjencionit Rajonal Zhvillimor në Veri ( AZhRV ) znj. Rreze Duli, me ç’rast u nënshkrua Marrëveshja për projektin e ndarjes së granteve për bizneset e grave dhe të rinjëve të Komunës së Leposaviqit. Gjithashtu me kryetarin Hetemi kanë diskutuar mundësitë e investimeve në ndërtesen e Stacionit të Autobusëve dhe në kabinat pritëse. “Në Leposaviq, rikthehemi me bashkëpunime konkrete. Pasdite pune me kryetarin e Komunës Lulzim Hetemi, nënkryetaren Marina Bogojevic dhe zyrtarë komunal. Me Drejtoreshen e AZHR-së Veri, znj. Rreze Duli, u nënshkrua Marrëveshja për projektin e ndarjes së granteve për bizneset e grave dhe të rinjëve të Komunës së Leposaviqit. Gjithashtu me kryetarin Hetemi diskutuam mundësitë e investimeve në ndërtesen e Stacionit të Autobusëve dhe në kabinat pritëse. Në vizitat që i bëmë Leposaviqit, u informuam për hapjen e bizneseve të reja atje dhe krijimin e vendeve të reja të punës. Leposaviqi është realiteti i ri me sovranitet të plotë, me integrim dhe bashkëjetesë të qytetarëve pa asnjë dallim. #Alternativa për investime, #QeveriaKurti”, ka potencuar zëvendësministri Tafarshiku.
Tafarshiku në Zveçan prezanton mundësitë për investime kapitale që ofron MZhR-ja për komunat
Në kuadër të vizitave nëpër rajone të ndryshme të vendit, në Komunën e Zveçanit të martën ka qëndruar zëvendësministri i Zhvillimit Rajonal z. Ali Tafarshiku. I shoqëruar nga znj. Rreze Duli drejtoreshë e Agjencionit Rajonal Zhvillimor në Veri ( ARZhV ), Tafarshiku është pritur nga kryetari z.Ilir Peci dhe zyrtarët komunalë. Me këtë rast kanë prezantuar mundësitë që ofron Ministria e Zhvillimit Rajonal për investime kapitale për Komunat. Kryetari Peci ka bërë të ditura objektivat dhe domosdoshmërinë e investimeve në projektet infrastrukturore dhe ato zhvillimore në pjesët me potencial turistik. “Agjenda e punës vazhdon në veri të vendit, me vizitën në Komunën e Zveçanit, ku u prita nga kryetari Ilir Peci dhe zyrtarët Komunal. Në shoqërimin e Drejtoreshës së AZhR-së në veri, znj. Rreze Duli dhe bashkëpuntorët e zyres sime, në Zveçan prezantuam mundësitë që krijon Ministria e Zhvillimit Rajonal për investime kapitale për Komunat. Me këtë rast nga kryetari Peci u njoftova me objektivat dhe domosdoshmërinë e investimeve në projektet infrastrukturore dhe në projektet zhvillimore në pjesët me potencial turistik. Nga puna dhe angazhimi institucional i Qeverisë së Republikës së Kosovës, tashmë në këtë pjesë vërehet edhe integrimi, sovraniteti dhe bashkëjetesa e të gjithë qytetarëve pa dallim. #Alternativa për veriun #QeveriaKurti”, ka thënë mes tjerash zv/ministri Tafarshiku.
Tafarshiku në Zubin Potok njofton zyrtarët rreth thirrjes për investime kapitale
Zëvendësministri i Zhvillimit Rajonal z. Ali Tafarshiku ka vizituar të hënën komunën e Zubin Potokut me ç’rast është takuar me kryetarin e kësaj Komune z. Izmi Zeqiri dhe zyrtarë të tjerë komunalë. Tafarshiku i ka njoftuar ata rreth thirrjes për aplikim që Ministria e Zhvillimit Rajonal e lanson çdo vit për investime kapitale nëpër komuna. Ai ka kujtuar edhe një herë se tashmë komunat e pjesës veriore të Republikës janë në agjendën e tyre të përditëshme, andaj sipas tij, çdo investim është i mirëpritur. “Nga Mitrovica në Komunën e Zubin Potokut në takime me Kryetarin e Komunës z. Izmir Zeqiri. Si zëvendësministër, kryetarin dhe drejtorët i njoftova rreth thirrjes për aplikim që Ministria e Zhvillimit Rajonal e lanson çdo vit për Komuna për investime kapitale, me ç’rast edhe u njoftova rreth projekteve me prioritet për banorët e kësaj Komune. Tashmë edhe Komunat e pjesës veriore të Republikës janë në agjendën e punës tonë të përditëshme, andaj çdo investim është i mirëpritur. Alternativa për Veriun #QeveriaKurti”, ka theksuar zv/ministri Tafarshiku.
Tafarshiku: Po investojmë në rinovimin e Qendrës Multifunksionale “Omni Sport” në Mitrovicë
Ministria e Zhvillimit Rajonal edhe në Mitrovicë po investon përmes disa projekteve rekreative – sportive. Zëvendësministri i Zvillimit Rajonal, z. Ali Tafarshiku ka bërë të ditur se po investojnë në rinovimin e Qendrës Multifunksionale Sportive “Omni Sport”, që ishte dëmtuar gjatë vërshimeve të vitit 2023. Në takim me drejtorin e Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit, z. Elvis Feka, Tafarshiku ka shprehur gadishmërinë e MZhR-së për vazhdimin e bashkëpunimit edhe në realizimin e projekteve tjera me interes për qytetarët e Mitrovicës. “Në Mitrovicë po investojmë në rinovimin e Qendrës Multifunksionale Sportive “Omni Sport”, e dëmtuar gjatë vërshimeve të vitit 2023. Ministria e Zhvillimit Rajonal përmes këtij projekti synon të rikthejë aktivitetet rekreative për qytetarët, si dhe standartet ndërkombëtare për zhvillimin e ndeshjeve dhe garave sportive në basketboll dhe në not. Në takimin që kisha me Drejtorin e Zhvillimit Ekonomik dhe të Turizmit, z. Elvis Feka, shpreha gadishmërinë e MZhR-së për vazhdimin e bashkëpunimit edhe në realizimin e projekteve tjera me interes për qytetarët e Mitrovicës”, ka thënë zv/ministri Tafarshiku.











