Gjatë vizitës në Romë, Kryetarja e Alternativës znj. Mimoza Kusari Lila, së bashku me Kryetaren e Komisionit për Mjedis, Fitore Pacolli, takuan Kryetaren e Komisionit për Punë të Jashtme dhe Mbrojtje të Senatit Italian, znj. Stefania Craxi.Me senatoren Craxi biseduan për raportet bilaterale mes të dy vendeve, procesin e integrimit të Kosovës në strukturat Euro-Atlantike si dhe anëtarësimin e vendit tonë në organizatat rajonale dhe ndërkombëtare.Senatorja Craxi përfaqëson partinë Forza Italia.Gjatë kësaj vizite, gjithashtu zhvilluan takim me deputetin e dhomës së përfaqësuesve Emanuele Loperfido, nga partia e Kryeministres Giorgia Meloni, anëtar i Komisionit për Punë të Jashtme dhe Mbrojtje.Me deputetin Loperfido diskutuan për procesin e anëtarësimit në Këshillin e Evropës, rëndësinë e heqjes së masave ndaj Kosovës nga BE, si dhe thellimin e bashkëpunimit bilateral në fushën e ekonomisë, kulturës dhe mbrojtjes.
Me rastin e festës së Kurban Bajramit, Kryesia e Degës së Alternativës në Gjakovë e udhëhequr nga kryetari i degës, Agon Dobruna, vizituan Këshillin e Bashkësisë Islame në Gjakovë, ku u pritën nga kryetari i këshillit z. Valon Myrta dhe Imamët e Bashkësisë Islame në Gjakovë.
Sot, me rastin e festës së Kurban Bajramit, Kryesia e Degës së Alternativës në Gjakovë e udhëhequr nga kryetari i degës, Agon Dobruna, vizituan Këshillin e Bashkësisë Islame në Gjakovë, ku u pritën nga kryetari i këshillit z. Valon Myrta dhe Imamët e Bashkësisë Islame në Gjakovë.Në adresimin e tij, kryetari Agon Dobruna tha se Kurban Bajrami përpos sakrificës, besimit dhe lutjeve të besimtarëve, është edhe festë e cila përcjellë solidaritetin, paqen dhe mirësinë në mes të njerëzve.Vlera e Kurban Bajramit është një mundësi reflektimi për lehtësirat dhe të mirat që Zoti i fali njerëzimit, andaj edhe ne duhet që të shfrytëzojmë çdo mundësi për përkushtim drejtë paqes, bamirësisë dhe të ardhmes sa më të mirë në mes nesh”, tha ndër të tjera kryetari i degës së Alternativës, Agon Dobruna.
Me rastin e 25 vjetorit të çlirimit të Gjakovës, Kryetari i degës së Alternativës, Agon Dobruna shoqëruar me anëtar nga kryesia ishin për homazhe tek Lapidari “Shokët e Lirisë” ku nderuan të rënët në altarin e lirisë!
Sot me rastin e 25 vjetorit të çlirimit të Gjakovës, Kryetari i degës së Alternativës, Agon Dobruna shoqëruar me anëtar nga kryesia ishin për homazhe tek Lapidari “Shokët e Lirisë” ku nderuan të rënët në altarin e lirisë! Gjakova përjetoj shumë dhe dha ç’do gjë për lirinë që gëzojmë sot! Dëmet dhe plagët ishin të mëdha por edhe ngritja ishte e shpejt! Në të gjitha etapat e historisë grate dhe burrat e Gjakovës ishin ballë të proceseve e ngjarjeve të kombit shqiptar! Urime dita e çlirimit Gjakovë
Mimoza Kusari Lila, shefe e Grupit Parlamentar të Lëvizjes VETËVENDOSJE! së bashku me nënkryetaren e Kuvendit znj. Saranda Bogujevci, patën nderin të presin një delegacion të dalluar nga Shoqata për Evropën Juglindore.
Sot, Kryetarja e Alternativës znj. Mimoza Kusari Lila, shefe e Grupit Parlamentar të Lëvizjes VETËVENDOSJE! së bashku me nënkryetaren e Kuvendit, njëkohësisht Kryesuesen e delegacionit të Kosovës në AP të Këshillit të Evropës, znj. Saranda Bogujevci, patën nderin të presin një delegacion të dalluar nga Shoqata për Evropën Juglindore. Ky grup i nderuar përfshinte punonjës të Südosteuropa-Gesellschaft, punonjës të Bundestagut Gjerman nga Komisionet për Politikë Evropiane dhe Punë të Jashtme, si dhe përfaqësues të fondacioneve politike në Kosovë. Gjatë diskutimeve gjithëpërfshirëse, theksuan progresin e rëndësishëm që ka bërë Kosova në sferën politike, duke nënvizuar përkushtimin tonë për vlerat demokratike, sundimin e ligjit dhe integrimin evropian. Në këtë takim znj. Kusari dhe znj. Bogujevci theksuan rëndësinë e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe rolin e grupit parlamentar në shtyrjen përpara të reformave kyçe që janë thelbësore për të ardhmen e Kosovës. Në takim gjithashtu u bisedua për zhvillimet aktuale politike, duke përshkruar prioritetet strategjike dhe masat që po mirren për të siguruar stabilitet dhe rritje.
Zëvendës Ministri i MZHR z. Ali Tafarshiku përfaqësues nga Alternativa, ka takuar bashkëatdhetarët e rajonit të Istras, ku ju bën një pritje të jashtëzakonshme.
Zëvendës Ministri i MZHR z. Ali Tafarshiku përfaqësues nga Alternativa, ka takuar bashkëatdhetarët e rajonit të Istras, ku ju bën një pritje të jashtëzakonshme.Atdhedashuria e secilit flet më shumë për kontributin e tyre të vazhdueshëm për Kosovën.Zëvendës Ministri z. Tafarshiku bashkë me delegacionin e Ministrisë së Zhvillimit Rajonal, fillimisht u pritën nga z. Selim Mulliqi, udhëheqës i shoqatës së shqiptarëve të Pulës, për të vazhduar më pas me një drekë pune me Kryetarin e Bashkësisë Shqiptare në rajonin e Istras, z Rrok Lekaj, kryetarin e shoqatës të shqiptarëve të botës në Kroaci, z.Sahit Tashefci dhe kryetarin e bashkësisë shqiptare të Medulinit, z. Atdhe Tanushaj.Gjatë ditës të njejtit i shoqëruan me bujari në vizita të ndryshme në Pula, ku takuan edhe shumë shqiptarë që jetojnë dhe veprojnë në Kroaci.
Zëvendës Ministri i MZHR z. Ali Tafarshiku përfaqésues nga Alternativa, gjatë vizitës së tij në Kroaci, u njoftua për së afërmi me praktika të reja në Agjensionin Zhvillimor të Istras, IDA në Kroaci.
Zëvendës Ministri i MZHR z. Ali Tafarshiku përfaqésues nga Alternativa, gjatë vizitës së tij në Kroaci, u njoftua për së afërmi me praktika të reja në Agjensionin Zhvillimor të Istras, IDA në Kroaci.Ndërmarrësia, Inovacioni, projektet ndërkufitare, zhvillimi i zonave ekonomike dhe shfrytëzimi i hapësirave të Qendrës zhvillimore, janë praktika ideale për aktivitetin dhe objektivat e Qendrave të reja të zhvillimit rajonal në Kosovë.
Zëvendës Ministri MFPT z. Agon Dobruna, përfaqësues nga Alternativa, i ftuar nga Instituti D4D, në konferencën rajonale “Gratë e Fuqizuara – Fuqizojnë Gratë”, ku edhe u lansua Hulumtimi Rajonal me të njejtin titull.
Zëvendës Ministri MFPT z. Agon Dobruna, përfaqësues nga Alternativa, i ftuar nga Instituti D4D, në konferencën rajonale “Gratë e Fuqizuara – Fuqizojnë Gratë”, ku edhe u lansua Hulumtimi Rajonal me të njejtin titull. Zëvendës Ministri z. Dobruna në fjalën tij theksoi, masat e ndërmarra nga Qeveria e Kosovës, gjegjësisht Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve për përmirësimin e pozitës së gruas, me mbështetjen përmes masave të ndryshme, inovative dhe produktive. Kjo mbështetje ka rezultuar me një ndjeshmëri, rritje të punësimit e vet punësimit, si dhe pozitës së gruas në përgjithësi. Konferenca kishte edhe panelin me prezentimin e të gjeturave në shtetet e rajonit të Ballkanit Perëndimor, ku shtetet pjesëmarrëse kishin përfaqësuesit e tyre në panel.
Zëvendës Ministri i MZHR z. Ali Tafarshiku, përfaqësues nga Alternativa, vizitën zyrtare në Republikën e Kroacisë e filloj me takime të shumta në rajonin Istra.
Zëvendës Ministri i MZHR z. Ali Tafarshiku, përfaqësues nga Alternativa, vizitën zyrtare në Republikën e Kroacisë e filloj me takime të shumta në rajonin Istra. Gjatë qëndrimit në qytetin e Pulës, u mirëpritën nga Rektorati i Universitetit të Pulës, ku gjatë takimit me prorektorin Prof. Alfio Barbieri dhe dekanët e fakulteteve të këtij Universiteti, prof. Dean Sinkovic, prof, Daniel Tomic, prof. Ksenija Çerne, prof. Ivona Peternel dhe prof. Anica Dobran Çernjul, diskutuan për mundësi të shumta bashkëpunimi, veçmas për mundësitë e studimeve online të të rinjëve nga Kosova, punës praktike të studentëve të turizmit dhe ndërmarrësisë të financuara nga programet e BE-së në Kroaci, bashkëpunimin konkret me Universitet e Kosovës, Odat dhe Shoqatat e turizmit dhe hotelierisë. Si Zëvendës Ministër i Zhvillimit Rajonal z. Ali Tafarshiku, në emër të MZHR-së ofroj gjithë potencialin institucional në mbështetjen për realizimin e këtyre bashkëpunimeve. Për Rektoratin e Universitetit të Pulës, dhuroi një punim dore nga “Atele 33”, Kosovën me kristalet e çmuara të Trepçës, si shenjë potenciali të zhvillimit të shtetit tonë.
Kryetarja e Alternativës dhe Shefja e GP të LVV-së, Mimoza Kusari Lila bashkë me Kryeministrin e Republikës së Kosovës Albin Kurti , të shoqëruar edhe nga ministra, deputetë, zv-ministra, asambleistë, aktivistë e bashkëqytetarë, bënë homazhe dhe vendosën kurora me lule në varrezat e martirëve në kodrën e Çabratit.
Me rastin e ditëve përkujtimore të Epopesë së Çabratit, Kryetarja e Alternativës dhe Shefja e GP të LVV-së, Mimoza Kusari Lila bashkë me Kryeministrin e Republikës së Kosovës Albin Kurti , të shoqëruar edhe nga ministra, deputetë, zv-ministra, asambleistë, aktivistë e bashkëqytetarë, bënë homazhe dhe vendosën kurora me lule në varrezat e martirëve në kodrën e Çabratit.Kryeministri Kurti në fjalën e tij para familjarëve të pranishëm, tha se sakrifica e këtyre burrave dhe grave të Gjakovës, gjindet në themelet e lirisë dhe pavarsisë së Kosovës.Gjakova ka dhënë shumë në çdo luftë e posaçërisht në luftën e fundit ka 361 dëshmorë dhe 1022 martirë.Vetëm në ditët ndërmjet 7 dhe 11 majit të vitit 1999, u pëjetësuan 26 dëshmorë dhe mbi 100 martirë.Lavdi!
Sot, Zëvendës Ministri i Zhvillimit Rajonal z. Ali Tafarshiku, bashkë me shefen e Grupit të Asambleistëve të LVV-së në Gjakovë, znj. Mimoza Shala, vizituan ndërmarrjen prodhuese të verës “RISONS Distillery & Winery”.
Sot, Zëvendës Ministri i Zhvillimit Rajonal z. Ali Tafarshiku, bashkë me shefen e Grupit të Asambleistëve të LVV-së në Gjakovë, znj. Mimoza Shala, vizituan ndërmarrjen prodhuese të verës “RISONS Distillery & Winery”.Kënaqësi e veçantë të shohësh suksesin e pronarëve, znj. Ylle Byci dhe z. Butrint Byci, që me përkushtimin e tyre përkundër sfidave, kanë arritur që në Gjakovë të themelojnë një biznes të tillë.Me ndërmarrësit Byci, diskutuan rreth mundësive të exportit, ndihmës institucionale në krijimin e lehtësirave dhe promovimin e produkteve të tyre edhe në vendet e rajonit dhe BE-së.