Takimi i mbajtur në Zhabel të Gjakovës ishte një dëshmi e përkushtimit dhe vizionit për një të ardhme më të mirë! Të prirë nga kryeministri, z. Albin Kurti dhe kryetarja e Alternativës z. Mimoza Kusari-Lila, kandidatët për deputetë z. Agon Dobruna, znj. Diana Qarkaxhija, znj. Dafina Gexha-Bunjaku, z. Hysamedin Feraj dhe z. Agon Batusha u takuan me banorë të fshatit Zhabel, duke dëgjuar nga afër sfidat dhe nevojat e tyre. Qeveria Kurti 3 është e përkushtuar ta çojë përpara çdo projekt në shërbim të qytetarëve, duke siguruar që brengat të jenë më të pakta e sukseset gjithnjë e më të shumta. Për ta bërë këtë realitet, është jetike që më 9 shkurt të dalim të gjithë masovikisht dhe të votojmë për vazhdimësinë e punës dhe zhvillimit! Së bashku, për një Kosovë më të fortë, më të drejtë dhe më të zhvilluar!
Tahiri Hasani: Energjia dhe entuziazmi i banorëve të Vaganicës tregojnë qartë se zhvillimi është i pandalshëm
Kandidatja për deputete nga Alternativa, pjesë e listës së Lëvizjes VETËVENDOSJE, znj. Hasime Tahiri Hasani ka zhvilluar takim me banorët e lagjes Vaganicë në Mitrovicë. Banorët e kësaj lagje dëshmuan edhe një herë përkushtimin ndaj zhvillimit dhe progresit, duke mirëpritur me entuziazëm kandidatët për deputetë të Kuvendit të Kosovës nga Mitrovica. Në një atmosferë të ngrohtë dhe të mbushur me entuziazëm, ata patën mundësi të diskutojnë për projektet madhore që do të implementohen në Mitrovicë dhe rrethinë nga Qeveria Kurti 3. Takimi ishte një dëshmi e qartë e besimit të palëkundur të banorëve të Vaganicës ndaj Lëvizjes Vetëvendosje, Alternativës dhe partisë Guxo dhe vizionin për një Kosovë të zhvilluar dhe të drejtë. Mbështetja e fortë për numrin #118, me kryeministër z. Albin Kurti dhe pesë kandidatët për deputetë nga Mitrovica, u konfirmua si një hap i sigurt drejt fitores dhe realizimit të projekteve që do të përmirësojnë jetën e çdo qytetari. Energjia dhe entuziazmi i qytetarëve të Vaganicës tregojnë qartë se zhvillimi është i pandalshëm. Përkushtimi ndaj një qeverisjeje të ndershme dhe vizionare po forcohet çdo ditë e më shumë, duke dëshmuar se Mitrovica qëndron fuqishëm në krah të progresit.
Dobruna viziton fabrikën TexCo Sh.P.K., një model suksesi në industrinë prodhuese
Kandidati për deputet nga Alternativa, pjesë e listës fituese të Lëvizjes VETËVENDOSJE, z. Agon Dobruna ka vizituar fabrikën e prodhimit të rrobave TexCo Sh.P.K. Bashkë me të ishte edhe ministrja e Ekonomisë, znj. Artane Rizvanolli dhe deputetja, znj. Fitore Pacolli. Është kjo një histori suksesi që dëshmon potencialin e madh të industrisë prodhuese në Kosovë. Kjo fabrikë, e cila punëson 62 gra dhe vajza, është një shembull i shkëlqyer i fuqizimit ekonomik dhe i zhvillimit të sektorit të prodhimit. Me një kapacitet të lartë dhe përkushtim maksimal, TexCo eksporton pothuajse të gjithë prodhimin e saj jashtë vendit, duke dëshmuar cilësi dhe konkurrencë në tregun ndërkombëtar. Një histori frymëzuese që qëndron pas kësaj fabrike është ajo e një biznesmeni, familja e të cilit ishte shpërngulur në Turqi dy gjenerata më parë, por që vendosi të rikthehet në Kosovë për të investuar dhe ndërtuar një të ardhme më të mirë. Falë vizionit dhe përkushtimit të tij, TexCo është rritur me hapa të sigurt dhe, me mbështetjen e shtetit, ka zgjeruar edhe më tej veprimtarinë prodhuese. Alternativa beson fuqishëm se mbështetja për bizneset vendore dhe investitorët që kthehen në Kosovë është kyçe për zhvillimin ekonomik të vendit. Një qeveri që qëndron pranë ndërmarrësve, që krijon politika të favorshme për prodhimin dhe eksportin, do të ndërtojë një ekonomi më të fortë dhe më të qëndrueshme për të gjithë. Bashkë për zhvillim! Bashkë për një Kosovë më të fortë ekonomikisht!
Në Rahovec bashkë për një Kosovë të zhvilluar, bashkë për fitore
Kandidatët për deputetë nga Alternativa, pjesë e listës së Lëvizjes VETËVENDOSJE, znj. Mimoza Kusari-Lila, znj. Diana Qarkaxhija, z. Agon Dobruna dhe znj. Sibora Kadriu, kanë zhvilluar një takim të ngrohtë e plot energji me banorët e Rahovecit. Në kuadër të fushatës zgjedhore, ata ndanë vizionin dhe planet konkrete të qeverisë së ardhshme, duke dëgjuar nga afër shqetësimet dhe nevojat e qytetarëve. Kryeministri z. Albin Kurti gjatë tubimit zgjedhor me qytetarët e Rahovecit, ka thanë se Lëvizja Vetëvendosje do të angazhohet të mbështesë Rahovecin duke u premtuar atyre investime në infrastrukturë, sport e kulturë. Diskutimi i hapur dhe konstruktiv me rahovecasit tregoi edhe një herë se ndryshimi i vërtetë vjen nga bashkëpunimi dhe angazhimi i përbashkët. Nga ekonomia e fuqishme dhe mbështetja për bizneset e vogla e të mesme, deri te reformat në arsim e shëndetësi. Alternativa është e përkushtuar për një Kosovë më të mirë për të gjithë. Fitorja e 9 shkurtit po vuloset edhe në Rahovec! Me mbështetjen e qytetarëve, do të ndërtojmë një të ardhme të sigurt, të drejtë dhe të zhvilluar për Kosovën. Bashkë për fitore!
Meja e Gjakovës, dëshmi e sakrificës dhe udhërrëfyese për të ardhmen
Në Mejë të Gjakovës, aty ku historia flet me zërin e sakrificës dhe ku jeta mbizotëroi mbi vdekjen, u zhvillua një takim domethënës me banorët e këtushëm. Kandidatët për deputetë nga lista fituese, Lëvizja VETËVENDOSJE, kryetarja e Alternativës, znj. Mimoza Kusari Lila, z. Zef Ndrejaj, z. Gegë Lleshi, z. Agon Dobruna, znj. Diana Qarkaxhija dhe znj. Dafina Gexha Bunjaku bashkëbiseduan me banorët e këtij fshati historik dhe për të riafirmuar përkushtimin ndaj vizionit të përbashkët – një Kosovë e fortë, e drejtë dhe e zhvilluar. Me besim të palëkundur në fitoren e 9 shkurtit, jo vetëm në Gjakovë, por në çdo cep të vendit, qytetarët konfirmuan se do të jenë bashkë për të nisur një rrugëtim të ri katërvjeçar, plot angazhim dhe suksese për të gjithë! “Së bashku me kandidatët për deputetë nga lista jonë fituese, u takuam me banorët e këtij fshati për të trasuar rrugën drejt një tjetër suksesi të Qeverisë Kurti. Të bindur në fitore, në Gjakovë dhe cep më cep në Kosovë, më 9 shkurt do të jemi bashkë për të nisur një rrugëtim të ri katërvjeçar”, ka thënë Kusari Lila. Bashkë për fitore! Bashkë për të ardhmen e Kosovës!
Kusari-Lila në tubimin me gra në Prishtinë: Me secilin gur që na gjuajnë ne ndërtojmë rrugë që të tjerat të vijnë pas pa pengesa
Tubim madhështor është mbajtur me gratë dhe vajzat e Kosovës në sallën “1 tetori” në Prishtinë. Mes ovacioneve të shumta janë pritur kryeministri z. Albin Kurti dhe kandidatet për deputete nga lista fituese e Lëvizjes VETËVENDOSJE. Gratë dhe vajzat e Kosovës tashmë do ti bashkohen gjysmë milioni zemrave për mobilizimin e madh të 9 shkurtit, sepse vota e grave është vota e fitores së madhe. Kryeministri z. Albin Kurti, u shpreh se gratë e bartin barrën e dyfishtë, të peshës në vend pune e të punëve pa mbarim në shtëpi, e ato e bëjnë edhe aktivizmin e dyfishtë, merren me politikat e përgjegjshme, por edhe me çështjet gjinore. Më pas ai shtoi se bashkë në Lëvizje e kudo, në institucione e shoqëri, le t’i aktivizojmë gratë e shkolluara dhe le t’i shkollojmë gratë aktive, se kjo është e domosdoshme për të ardhmen edhe të ndritshme edhe të sigurtë. Kryetarja e Alternativës, znj. Mimoza Kusari Lila gjatë fjalës së saj në këtë tubim madhështor ka thënë se rrugëtimi për vajzat dhe gratë është një rrugëtim i cili më shumë është mision i cili duhet të mbështetet nga të gjithë, nga burrat dhe gratë, djemtë dhe vajzat nga të gjithë ata që e duan një shoqëri më të mirë. “E veçanta është se kur gratë mblidhen, diçka e rëndësishme po ndodh. Dhe çfarë do të ndodhë më 9 shkurt: fitorja jonë e madhe, pjesë e të cilës do të jenë gratë dhe vajzat e Republikës së Kosovës”, tha kryetarja e partisë Alternativa, Mimoza Kusari gjatë fjalës së saj, duke shtuar më tutje edhe një mesazh shumë të rëndësishëm për të gjitha gratë dhe vajzat në Kosovë: “Me secilin gur që na gjuajnë, ne ndërtojmë rrugë që të tjerat të vijnë pas pa pengesa.” “Me secilin gur që na gjuajnë ne ndërtojmë rrugë që të tjerat të vijnë pas pa pengesa”, ka thënë Kusari Lila në fjalimin e saj para grave të mbledhura në sallën “1 tetori”. “Ne e kemi seriozisht me misionin tonë për integritetin dhe shtetin por e kemi seriozisht edhe me misionin për ngritjen e personalitetit dhe ruajtjen e integritetit të grave dhe vajzave”, ka thënë ajo. Me plot besim e vendosmëri për fitoren e 500 mijë zemrave që rrahin si një e në secilin cep të Kosovës, ishte lajtmotivi që përcolli njëzëri masa e grave të mbledhura në këtë tubim, e ku të pranishëm ishin edhe kandidatët për deputet nga Alternativa, pjesë e listës së Lëvizjes VETËVENDOSJE, znj. Diana Qarkaxhija, z. Agon Dobruna, znj. Hasime Tahiri Hasani dhe znj. Sibora Kadriu.
Përfaqësuesit e Misionit Vëzhgues të BE-së i pret në takim kryetarja Mimoza Kusari Lila
Kryetarja e Alternativës, shefe e grupit parlamentar të Lëvizjes VETËVENDOSJE, znj. Mimoza Kusari Lila ka pritur në zyrën e Alternativës, përfaqësuesit e Misionit Vëzhgues të Bashkimit Evropian. Së bashku diskutuan mbi përfshirjen e grave dhe vajzave në fushatën zgjedhore si dhe mbi politikat e barazisë dhe gjithëpërfshirjes. Znj. Vanja Anguelova nga Bullgaria dhe z. Gregoire Houel nga Franca, si pjesë e këtij misioni, po analizojnë politikat sektoriale të subjekteve garuese. Alternativa, e cila ka katër gra dhe vajza në mesin e pesë kandidatëve të saj, dëshmon përkushtimin ndaj progresit dhe barazisë, në harmoni me vizionin e partnerit të saj, Lëvizjes VETËVENDOSJE!. “Si grup parlamentar, i cili në këtë mandat ka pasur të gjitha gratë deputete të zgjedhura me votën e drejtpërdrejtë, pa përfaqësim përmes kuotave, po punojmë që të rrisim pjesëmarrjen e grave dhe vajzave në procesin zgjedhor, por edhe numrin e të zgjedhurave”, është shprehur Kusari Lila në këtë takim. “Për barazinë, progresin dhe demokracinë – gjithmonë me gratë dhe vajzat bashkë”, ka thënë mes tjerash ajo.
Drenasi në festë – numri 118 dhe fitorja e 500 mijë zemrave
Në tokën e heroizmit dhe krenarisë, ku çdo gur dhe çdo rrugë flasin për sakrificë dhe histori, Drenasi u bë epiqendra e shpresës dhe entuziazmit. Një pritje madhështore u organizua për kryeministrin z. Albin Kurti, i cili bashkë me kandidatët për deputetë nga Alternativa, përçuan mesazhin e fitores së madhe. Në këtë tubim të paharrueshëm, përkrah tij ishin znj. Mimoza Kusari-Lila, z. Agon Dobruna, znj. Diana Çarkaxhija, znj. Hasime Tahiri-Hasani dhe znj. Sibora Kadriu. Të gjithë bashkë ndanë vizionin për një Kosovë më të drejtë, më të fortë dhe më të bashkuar. Drenicasit, me një zë të fuqishëm dhe të vendosur, konfirmuan mbështetjen e tyre të palëkundur për listën e fitore me numrin 118. Entuziazmi dhe përkushtimi i tyre treguan qartë se më 9 shkurt, suksesi është i garantuar. Numri 118 tashmë është bërë simbol i shpresës dhe i fitores, duke mbledhur rreth vetes 500 mijë zemra që rrahin me të njëjtin ritëm – atë të fitores për një të ardhme më të mirë për të gjithë. Drenasi dëshmoi edhe një herë se historia dhe e ardhmja ndërthuren fuqishëm në këtë vend, dhe se triumfi është i pashmangshëm. Fitorja është afër – bashkë për Kosovën me numrin 118!
Në Skenderaj mbahet tubim, Kurti kërkon t’i votojnë kandidatët e listës 118
Kryeministri Albin Kurti, i shoqëruar nga kandidatët për deputetë të listës fituese, përfshirë znj. Mimoza Kusari Lila, znj. Diana Qarkaxhija, z. Agon Dobruna, znj. Hasime Tahiri Hasani dhe znj. Sibora Kadriu, ka zhvilluar një tubim të rëndësishëm në Skenderaj. Gjatë këtij takimi, lideri dhe kandidatët kanë bashkëvepruar me banorët e Skenderajt legjendar, duke dëgjuar shqetësimet dhe idetë e tyre, si dhe duke ndarë vizionin e qartë të Qeverisë për zhvillimin ekonomik, social dhe kulturor të vendit. Me fokus në projekte konkrete që synojnë mirëqenien dhe përmirësimin e jetës së qytetarëve, ky bashkëbisedim ka përforcuar angazhimin për të ndërtuar një të ardhme më të mirë për të gjithë. Tubimi u zhvillua në një atmosferë shpresëdhënëse, duke riafirmuar lidhjen e ngushtë mes liderëve dhe qytetarëve të Skenderajt, si dhe përkushtimin e përbashkët për përparimin e Kosovës.
Dobruna takohet me fermerë të Gjakovës, bisedojnë rreth sfidave dhe planeve konkrete
Kandidati për deputet nga Alternativa, pjesë e listës së Lëvizjes VETËVENDOSJE, z. Agon Dobruna zhvilloi një takim të rëndësishëm me fermerët e komunës së Gjakovës. Të pranishëm ishin edhe ministri i Bujqësisë z. Faton Peci dhe kandidati për deputet, z. Blerim Gashani. Takimi u karakterizua nga një dialog i frytshëm dhe diskutime të thelluara që kishin në fokus përmirësimin e kushteve për fermerët dhe adresimin e sfidave të tyre. U trajtuan ide konkrete për zhvillimin e sektorit bujqësor dhe u theksua përkushtimi për t’i mbështetur fermerët si një nga prioritetet kryesore të qeverisjes së ardhshme.











