Kandidates për deputete nga Alternativa, pjesë e listës së Lëvizjes VETËVENDOSJE, znj. Hasime Tahiri Hasani iu rezervua mikpritje ngrohtë në konakun e familjes Brahimi në Kushtovë të Mitrovicës. Bashkë me të ishin edhe kandidatët për deputetë z. Agim Bahtiri dhe znj. Arjeta Fejza, deputete aktuale. Në një atmosferë plot entuziazëm, ata shpalosën arritjet katërvjeçare të qeverisë dhe vizionin për mandatin e ardhshëm. Nga ndërtimi i spitalit të ri në Mitrovicë, përfundimi i rrugës Prishtinë-Mitrovicë këtë pranverë, e deri te rinovimi i Stadiumit “Adem Jashari” në fillim të vitit të ardhshëm – projekte që po bëhen realitet për qytetarët. “Ne po vazhdojmë, hap pas hapi, drejt fitores së madhe më 9 shkurt! 500 mijë zemra që do të rrahin si një!”, ka thënë Tahiri Hasani.
Sibora Kadriu në Gjilan: Dashninë për atdhe e kam mësuar nga familjes, e kam mësuar prej paraardhësve të mi
Gjilani konfirmon fitoren e madhe: 500 mijë zemra për VETËVENDOSJE! Mbështetja e jashtëzakonshme e qytetarëve të Gjilanit në sheshin e qytetit të hënën dëshmoi edhe një herë se fitorja e Lëvizjes VETËVENDOSJE! me Albin Kurtin kryeministër është e pandalshme. Cepi më Cep Kosovës, entuziazmi dhe besimi në qeverisjen e drejtë e të ndershme po rriten çdo ditë. Në Gjilan, si kudo tjetër në Republikë, pritja ishte e ngrohtë dhe mbështetja madhështore. Qytetarët janë bashkuar fuqishëm rreth numrit 118, duke e bërë të qartë se fitorja është e popullit. Kryeministri Albin Kurti, me një mesazh të fuqishëm nga zemra e Gjilanit, u bëri thirrje të gjithë qytetarëve që deri më 9 shkurt të bashkojnë forcat për fitoren e madhe prej 500 mijë votave. Le të jemi të gjithë bashkë për të siguruar vazhdimin e qeverisë së drejtë, të ndershme dhe të dobishme të Lëvizjes VETËVENDOSJE!. Fitorja është afër, sepse fuqia është tek populli! Ai prezantoi kandidatët për deputetë nga rajoni i Gjilanit prej të cilëve më e reja në listë është znj. Sibora Kadriu, përfaqësuese e Alternativës. “ Dashninë për atdhe e kam mësuar nga familjes, e kam mësuar prej paraardhësve të mi. Unë si stërmbesë e luftëtarit, Idriz Seferi kam ardhur sot këtu me ju tregu amanetin e tij. Idriz Seferi ka thënë:” Jemi munduar tanë jetën me e ba këtë vend Shqipni, por zor tek koka bre. E sot këtu para jush po e them atë që e kish thanë stërgjyshi imp o të ishte në mesin tonë që me Levizjen VETËVENDOSJE e mundur tek koka bre”, ka thënë Kadriu.
Bashkë do të ndërtojmë një të ardhme më të mirë për Mitrovicën dhe Kosovën, është shprehur Tahiri Hasani
“Takimet dhe bashkëbisedimet me qytetarët e fshatrave të komunës së Mitrovicës janë një mundësi e çmuar për të dëgjuar nga afër shqetësimet, nevojat dhe pritshmëritë e tyre. Këto takime shërbejnë si një hap i rëndësishëm drejt ndërtimit të politikave të qëndrueshme dhe përfaqësimit të denjë të interesave të qytetarëve”, kështu ka thënë kandidatja për deputete nga Alternativa, pjesë e listës së Lëvizjes VETËVENDOSJE, znj. Hasime Tahiri Hasani. Në takim me banorë të disa fshatrave të Mitrovicës ajo është shprehur se, mbështetja e fuqishme për listën e Lëvizjes Vetëvendosje dhe partnerët e saj të koalicionit – Partinë Guxo dhe Alternativa – është një dëshmi e qartë e besimit që qytetarët kanë në vizionin dhe angazhimin tonë për një qeverisje të drejtë, transparente dhe zhvillimore. Së bashku, po ndërtojmë një të ardhme më të mirë për Mitrovicën dhe mbarë Kosovën! Bashkohuni me ne në këtë rrugëtim!
Tahiri Hasani vazhdon takimet me banorë të Mitrovicës, Cep më Cep deri në fitoren e 9 shkurtit
Kandidatja për deputete nga Alternativa, pjesë e listës së Lëvizjes VETËVENDOSJE, znj. Hasime Tahiri Hasani, po vazhdon takimet intensive me qytetarët e Mitrovicës, duke dëshmuar përkushtimin e saj për çdo lagje, familje dhe biznes në këtë qytet. Me vizitat dhe bisedat e saj të sinqerta, ku i pranishëm ishte edhe kryeministri, z. Albin Kurti, ajo po afirmon angazhimin e palëkundur për një të ardhme më të ndritur për të gjithë. Në një atmosferë të mbushur me emocion, ajo takoi familjarët e të vrarëve të pasluftës nga familjet Abrashi, Xhaka dhe të tjerë, të cilët më 3-4 shkurt në pjesën veriore të Mitrovicës dhanë jetën për lirinë dhe dinjitetin e kombit. Duke ndarë dhimbjen dhe krenarinë e tyre, ajo shprehu respektin më të madh për sakrificën që këto familje kanë bërë për Kosovën. Gjithashtu, vizitoi familjen Nuka, për të nderuar sakrificën e nënës Melihate, e cila i dha Kosovës një nga bijtë e saj më të mirë, Besim Nuka. Me përulësi dhe mirënjohje, znj. Tahiri Hasani përkujtoi kontributin e këtij dëshmori dhe përkushtimin e familjes së tij për të ardhmen e vendit. Përveç angazhimit të saj për drejtësi dhe kujdes ndaj familjeve të dëshmorëve, znj. Tahiri Hasani vizitoi edhe një shembull suksesi në fushën e biznesit – kompaninë e tekstilit të drejtuar nga Arian dhe Agron Syla. Me mbi 20 vite eksperiencë në këtë industri, kjo kompani është një burim i rëndësishëm punësimi, veçanërisht për gratë. Për këtë arsye, znj. Tahiri Hasani e konsideroi këtë model si një rrugë të sigurt për zhvillimin ekonomik të Mitrovicës dhe të Kosovës në vitet e ardhshme. “Bizneset si këto janë shtylla e ekonomisë sonë, dhe ne do t’i mbështesim me çdo mjet të mundshëm në katër vitet e ardhshme”, u shpreh ajo. Në kulmin e fushatës, lagjja Iliridë mirëpriti kandidatët për deputetë të LVV-së, në një tubim madhështor që tregoi përkrahjen e fuqishme të qytetarëve për ndryshimin. Përkrahës të panumërt nga Mitrovica dhe më gjerë u mblodhën për të konfirmuar mbështetjen e palëkundur për LVV-në, duke u bërë pjesë e fitores së madhe që po vjen. 500 mijë zemra nga e gjithë Kosova tashmë janë të bashkuara për të ardhmen që meritojmë! Fitorja e 9 shkurtit nuk është më vetëm një pritshmëri, por një realitet që po vuloset çdo ditë në çdo cep të Kosovës. Me Hasime Tahiri Hasanin dhe ekipin e saj, Mitrovica po dëshmon se është gati për një qeverisje të drejtë, të fuqishme dhe të ndershme nën udhëheqjen e Albin Kurtit. Qeveria Kurti 3 po vjen me një mandat të fortë për të vazhduar rrugën e ndryshimit dhe zhvillimit!
Tafarshiku: Me një investim shtesë prej 300.000 euro, do të rehabilitohet rrjeti i ujësjellësit në fshatrat Dol, Lipovec dhe Gërçinë të Gjakovës
Qeveria e Republikës së Kosovës vazhdon angazhimin e saj të palëkundur për përmirësimin e infrastrukturës dhe përmirësimin e cilësisë së jetës për qytetarët e saj. Zëvendësministri i Ministrisë së Zhvillimit Rajonal, z. Ali Tafarshiku ka bërë të ditur se, me një investim shtesë prej 300.000 euro, do të rehabilitohet rrjeti i ujësjellësit në fshatrat Dol, Lipovec dhe Gërçinë të Komunës së Gjakovës, duke siguruar furnizim më të qëndrueshëm dhe cilësor me ujë të pijshëm për banorët e këtyre zonave. Ai ka theksuar se ky vendim është marrë gjatë mbledhjes së Komisionit Ministror për Ndërmarrjet Publike, ku, krahas shumë kërkesave të tjera, u miratua edhe kërkesa e KRU “Gjakova” për rehabilitimin e rrjetit të ujësjellësit në këto tri fshatra. Kjo është edhe një dëshmi e qartë e përkushtimit të Qeverisë Kurti për zhvillimin e infrastrukturës bazike në të gjitha pjesët e vendit, duke garantuar që çdo qytetar të ketë qasje në shërbime cilësore dhe moderne. Investimet e tilla jo vetëm që rrisin mirëqenien e qytetarëve, por edhe kontribuojnë në zhvillimin ekonomik dhe social të rajoneve rurale.
Mitrovica e bashkuar për fitore më 9 shkurt, numri 118, zgjidhja e duhur për të ardhmen
Veriu e Jugu, cep më cep, si e gjithë Kosova, janë të bashkuar në mbështetje të zhvillimit dhe progresit. Më 9 shkurt, të gjithë do të jenë me numrin 118 për një të ardhme më të mirë! Në një tubim madhështor në sheshin e Mitrovicës, kryeministri z. Albin Kurti dhe kryetarja e Alternativës, znj. Mimoza Kusari-Lila, bashkë me kandidatët për deputetë nga lista fituese e Lëvizjes Vetëvendosje, bashkëbiseduan me qytetarët, duke ndarë vizionin për një Kosovë më të drejtë, më të fortë dhe më të zhvilluar. Gjatë fjalës së tij, kryeministri Kurti prezantoi kandidatët për deputetë nga Mitrovica, duke i cilësuar ata si përfaqësuesit më të denjë për të çuar përpara idealet dhe projektet që i duhen vendit. Ai bëri thirrje për pjesëmarrje masive në zgjedhje, duke theksuar rëndësinë e zgjedhjes së më të mirëve për të udhëhequr Kosovën në rrugën e progresit. Më 9 shkurt, Mitrovica dhe gjithë Kosova zgjedhin fitoren! Numri 118 – për zhvillim, drejtësi dhe barazi!
Kurti në Gjakovë: Formula jonë e qeverisjes është cep më cep, sepse çdo pjesë e vendit meriton të njëjtin përkushtim
Kryeministri i Kosovës z. Albin Kurti të premten gjatë tubimit në Gjakovë tha se, më 9 shkurt nuk ka zgjedhje, por referendum. Ai tha se në mandatin e ardhshëm qeveritar do të krijojnë një prokurori të re speciale, kundër krimit të organizuar e korrupsionit. “Në katër vitet e ardhshme do ta përfundojmë rrugën Prizren-Tetovë, autostradën Prishtinë-Gjilan deri te Dheu i Bardhë, rrugën Dollc-Gjakovë, Kijevë-Zahaq e Duhël-Shtime-Banullë e autostradën e Dukagjinit. Në muajt e parë të qeverisjes sonë, do të heqim taksën doganore për 10 për qind për veturat nga BE-ja, kurse me Draft-Ligjin e ri për Automjete do ta heqim kufizimin 10 vjeçar për veturat që importohen nga jashtë”, theksoi ai. Kurti tha se qeveritë e kaluara kanë keqpërdorur paratë e shtetit edhe duke iu ndihmuar kompanive të oligarve, një prej tyre ka të regjistruar biznesin në Serbi me emrin Djakovica e Peç – Serbija dhe se ata kanë dëbuar nga puna motrën e një dëshmori të luftës. Në fjalën e saj kryetarja e Alternativës, znj. Mimoza Kusari Lila ka thënë se, qeveria Kurti 3 në fitoren e 9 shkurtit në Gjakovë do ti marrin 30 mijë vota. “Gjakova e ka kuptuar se alternativa e vetme e këtyre zgjedhjeve është numri fitues 118. E Gjakovës që i ka hije emri me fitoren e Lëvizjes VETËVENDOSJE, do ta merr kurorën e shqiponjës dy krenare me udhën e hekurudhën Gjakovë-Shkodër. Fitorja jonë është fitore e gjithë Kosovës, e gjithë shqiptarisë. Me fitoren tonë fiton shteti, fiton e ardhmja, fitojnë gratë, fëmijët burrat, intelektualët, veteranët dhe nderojmë sakrificën e dëshmorëve të këtij vendi”, ka thënë ajo. Në këtë tubim janë prezantuar kandidatët për deputetë nga Gjakova.
Hasjanët konfirmojnë mbështetjen për listën fituese dhe qeverinë Kurti 3
Hasi, Cepi më Cep, dëshmoi se është me Lëvizjen Vetëvendosje, Alternativën dhe partinë Guxo! Në një tubim madhështor në Rogovë, kryeministri z. Albin Kurti, kryetarja e Alternativës, shefe e Grupit Parlamentar të Lëvizjes VETËVENDOSJE, z. Mimoza Kusari-Lila dhe kandidatët për deputetë të listës fituese morën mbështetje të fuqishme nga banorët e Hasit. Puna e palodhshme e Qeverisë dhe projektet transformuese të këtyre katër viteve treguan se qeveria Kurti është me popullin dhe për popullin. Ky mesazh u përsërit me entuziazëm nga pjesëmarrësit e tubimit, të cilët e bënë të qartë se besojnë në drejtësinë dhe vizionin e kësaj qeverisjeje. Edhe në Xërxë kandidatët për deputetë zhvilluan takim me banorë, deri sa edhe nga këtu morën mbështetje për listën fituese. Me 9 shkurt është dita e fitores! Hasjanët janë të gatshëm për të votuar numrin 118, për listën më të mirë dhe për të ardhmen që e meritojmë!
Takim frymëzues me inxhinierët në Gjakovë, përkrahje e fortë për zhvillimin e sektorit
Takimi dhe bashkëbisedimi me profesionistë është gjithmonë një mundësi e çmuar për të dëgjuar nga afër sfidat, idetë dhe propozimet e tyre. Kryeministri i Republikës së Kosovës, z. Albin Kurti, së bashku me kryetaren e Alternativës, shefe e Grupit Parlamentar të Lëvizjes VETËVENDOSJE, znj. Mimoza Kusari-Lila, zhvilluan një takim të përzemërt me inxhinierët e këtij qyteti. Në një atmosferë të hapur dhe konstruktive, profesionistët e inxhinierisë ndanë përvojat e tyre dhe diskutuan mbi sfidat me të cilat përballet sektori i tyre. Kryeministri, kryetarja e Alternativës por edhe kandidatët për deputetë znj. Diana Qarkaxhija, z. Agon Dobruna, z. Gegë Lleshi, z. Agon Batusha, e znj. Arbërie Nagavci i dëgjuan me vëmendje, duke shprehur gatishmërinë e plotë të qeverisë për të mbështetur zhvillimin e infrastrukturës dhe inovacionit teknik në vend. Në këtë takim u theksua qartë se çdo sektor i zhvillimit do të ketë përkrahjen e nevojshme nga institucionet qeveritare. Investimi në kapacitetet profesionale dhe krijimi i kushteve më të mira për punë janë prioritete të qeverisë në rrugën drejt një ekonomie të fortë dhe konkurruese. “Për të pasur sukses të plotë, nevojitet përkrahje e përgjegjshme dhe e vazhdueshme. Vetëm kështu mund të sigurojmë zhvillim të qëndrueshëm dhe rritje të mirëqenies për të gjithë,” u tha në këtë takim. Ky angazhim i drejtpërdrejtë me profesionistët e fushës tregon qasjen serioze të institucioneve për të dëgjuar dhe për të vepruar në favor të zhvillimit të sektorëve kyç të ekonomisë dhe teknologjisë në Kosovë.
Qarshia e Vjetër e Gjakovës, epiqendra e mikpritjes dhe mbështetjes për Albin Kurtin dhe Alternativën
Atmosfera e ngrohtë dhe e përzemërt në Qarshinë e Vjetër të Gjakovës u shndërrua në një vend të veçantë mirëpritjeje për kryeministrin z. Albin Kurti, kryetaren e Alternativës z. Mimoza Kusari Lila dhe kandidatët për deputetë, znj. Diana Qarkaxhija, z. Agon Dobruna, z. Gegë Lleshi, znj. Dafina Gexha Bunjaku e z. Agon Batusha. Zemra e këtij qyteti, të njohur për historinë, traditën dhe shpirtin solidar, dëshmoi edhe një herë se mbështetja për një qeverisje të ndershme, të drejtë dhe të zhvilluar është masive. Në këtë takim të ngrohtë me qytetarët, kafeja u shijua mes miqve dhe përkrahësve të shumtë, ndërsa bisedat e hapura dhe të sinqerta ishin dëshmi e një bashkëpunimi të fuqishëm mes lidershipit dhe popullit. Me entuziazëm dhe besim, të gjithë njëzëri thanë se përkrahja do të jetë masovike dhe fitorja po aq madhështore sa edhe mikpritja e gjakovarëve. Por pritja e përzemërt nuk përfundoi vetëm në zemrën e qytetit. Me të njëjtën ngrohtësi, Kryeministri dhe ekipi i tij u mirëpritën edhe nga punëtorët e ndërmarrjes “Emin Duraku”. Në një takim të frytshëm me ta, u diskutuan sfidat, nevojat dhe shqetësimet e punëtorëve, duke sjellë në vëmendje planet dhe projektet konkrete të qeverisë për katër vitet e ardhshme. Me një vizion të qartë për zhvillimin ekonomik dhe përmirësimin e kushteve të punës, qeveria është e përkushtuar të mbështesë çdo qytetar dhe çdo sektor që kontribuon në mirëqenien e vendit. Vizitë u bë edhe në fabrikën Rroni Fer, ku patën mundësinë të njihen nga afër me procesin e prodhimit, inovacionet dhe standardet e cilësisë që e karakterizojnë këtë kompani. Gjatë vizitës, përfaqësuesit e fabrikës prezantuan sukseset e arritura ndër vite, gamën e gjerë të produkteve dhe teknologjitë moderne që përdorin për të përmbushur kërkesat e tregut. Gjithashtu, u diskutuan sfidat me të cilat përballen punëtorët dhe menaxhmenti, si dhe planet për zgjerimin dhe avancimin e kapaciteteve prodhuese. Ky takim shërbeu si një mundësi e shkëlqyer për të theksuar rëndësinë e mbështetjes së bizneseve vendore dhe për të promovuar zhvillimin industrial në rajon. Rroni Fer vazhdon të jetë një histori suksesi dhe një shembull frymëzues i përkushtimit dhe inovacionit në sektorin e prodhimit. Gjakova, me shpirtin e saj liridashës dhe vizionin e saj për të ardhmen, po tregon edhe një herë se është e gatshme të mbështesë një qeverisje që punon për të mirën e të gjithëve. Entuziazmi dhe energjia e këtij takimi janë vetëm fillimi i një rruge drejt fitores dhe progresit!











