Blog

Kusari Lila në tubimin përmbyllës: Fitorja është e Lëvizjes VETËVENDOSJE, më e madhja që e ka parë ndonjëherë Kosova

Kur zemrat bëhen bashkë, ato rrahin si një, dhe kështu fitorja troket në derë. Tubimi madhështor në Prishtinë dëshmoi se asgjë nuk i ndal zemrat e bashkuara deri në referendumin historik të fitores. Lëvizja VETËVENDOSJE, së bashku me Partinë Guxo dhe Alternativa, po ecin drejt një të ardhmeje më të ndritshme dhe më të sigurt për të gjithë,bashkë me qytetarët e Republikës së Kosovës. Kryeministri i Kosovës, z. Albin Kurti, ka thënë se e diela e 9 shkurtit është referendum për katër vitet e ardhshme. Ai theksoi se, Qeveria kurrë nuk i ka rrezikuar raportet me Shtetet e Bashkuara dhe me Bashkimin Evropian. Ndërsa Kryetarja e Alternativës, znj. Mimoza Kusari Lila ka thënë se më 9 shkurt do të kremtojmë festën më të madhe që është parë ndonjëherë. Numri 118 është alternativa e vetme e këtyre zgjedhjeve, ka thënë ajo mes tjerash. “Më 9 shkurt kemi festë, fitorja është e Lëvizjes VETËVENDOSJE, më e madhja që e ka parë ndonjëherë Kosova. E sot gjatë ditës i keni parë sheshet e Prishtinës të mbushura me lule mimoza. Mimoza si lule është lajmëtare e pranverës, ndërsa unë me emrin Mimoza si pjesë e listës së Lëvizjes VETËVENSDOSJE, ju them këtu, se fitorja e 9 shkurtit është e sigurtë e garantuar dhe më e madhja ndonjëherë. E siç e kemi thënë këtë vit pranvera vjen 40 ditë më herët, vjen më 9 shkurt jo me 21 mars”, ka thënë ajo mes tjerash. Bashkë, me vullnet të pathyeshëm dhe vizion të qartë shkojmë drejt fitores së 9 shkurtit!

Më shumë »

Gratë janë me fituesit e listës me numrin 118

Gratë gjithmonë kanë qenë shtylla kryesore e shoqërisë sonë, duke bërë diferencën me përkushtimin, vizionin dhe forcën e tyre. Ato kanë dëshmuar se janë faktor kyç në ndryshimet pozitive dhe në ndërtimin e një të ardhmeje më të mirë për të gjithë. Me shumë dashuri dhe respekt, kandidatët për deputetë nga lista fituese e Lëvizjes Vetëvendosje patën nderin të takojnë një grup të jashtëzakonshëm grash nga profile dhe profesione të ndryshme nga Mitrovica. Ky takim ishte një dëshmi e fuqisë së madhe që gratë sjellin në proceset vendimmarrëse dhe në ndërtimin e një shoqërie më të drejtë e të begatë. Nga këto gra të guximshme dhe të vendosura u mor konfirmimi se 9 shkurti, dita e referendumit, do të jetë një ditë historike fitoreje. Me një përkrahje masive, ato shprehën vullnetin e tyre për të dalë në votime dhe për të mbështetur më të mirët – ata që punojnë për një të ardhme më të ndritur dhe më të drejtë për të gjithë qytetarët. Me fat dhe gëzim drejt një të nesërmeje që na pret edhe më e begatë!

Më shumë »

Qarkaxhija: “Tina Creative” është një model frymëzues i sipërmarrjes së qëndrueshme dhe fuqizimit ekonomik

Showroom-i i “Tina Creative” është dëshmia më e mirë e suksesit të një biznesi familjar që ka arritur të shtrihet me krenari në Gjakovë dhe Prizren. Kandidatja për deputete nga Alternativa, pjesë e listës së Lëvizjes VETËVENDOSJE, znj. Diana Qarkaxhija ka vizituar ekipin e kreatoreve të këtij biznesi për çka  i ka përgëzuar për arritjet që kanë pasur. “Me një ekip të përkushtuar, ku shumica janë gra të talentuara, “Tina Creative” është një model frymëzues i sipërmarrjes së qëndrueshme dhe fuqizimit ekonomik. Ky biznes jo vetëm që sjell inovacion dhe mjeshtëri artizanale, por gjithashtu luan një rol kyç në zhvillimin e ekonomisë lokale”, ka thënë Qarkaxhija. “Puna e palodhur, cilësia e lartë dhe pasioni për krijimtari e bëjnë “Tina Creative” një histori suksesi që meriton të promovohet dhe të shërbejë si shembull për gjeneratat e reja të ndërmarrësve!”, ka thënë ajo mes tjerash. Bashkë me znj. Qarkaxhija ishte edhe kandidatja për deputete nga Lëvizja VETËVENDOSJE, znj. Dafina Gexha Bunjaku.

Më shumë »

Kryeministri Kurti në veri të Mitrovicës shijon kafen bashkë me kandidatët për deputetë

“Kafja në Veri nuk është një moment i veçantë që na bashkon rreth vlerave, vizionit dhe përkushtimit për një të ardhme më të mirë! Sot, kjo kafe pati një shije edhe më të veçantë, sepse e ndamë me kryeministrin z. Albin Kurti, bashkëshorten e tij dhe aktivistët e palodhur, të cilët me punë e sakrificë po e bëjnë ndryshimin realitet”, kështu është shprehur kandidatja për deputete nga Alternativa, pjesë e listës së Lëvizjes VETËVENDOSJE, znj. Hasime tahiri Hasani. Me zemër, përkushtim dhe vullnet të palëkundur, vazhdojmë përpara – drejt një Kosove më të drejtë, më të fortë dhe më të bashkuar!

Më shumë »

Tahiri Hasani: Si deputete, do të jem në krye të detyrës, do punoj për realizimin e premtimeve dhe për një të ardhme më të mirë për të gjithë qytetarët

Fshati Vidimriq në veri të Mitrovicës dhe lagjja e madhe Bair e Mitrovicës edhe njëherë dëshmuan përkushtimin e tyre ndaj zhvillimit dhe përparimit, duke përkrahur vizionin e qeverisë Kurti 3 dhe kandidatët e Mitrovicës në listën e Lëvizjes VETËVENDOSJE. Në kuadër të takimeve me qytetarët, kandidatja për deputete nga Alternativa në listën fituese të Lëvizjes VETËVENDOSJE, znj. Hasime Tahiri Hasani, zhvilloi bashkëbisedime të frytshme me banorët e veriut dhe jugut të Mitrovicës. Ajo shprehu mirënjohje të thellë për përkrahjen e tyre dhe premtoi se do të jetë gjithmonë zëri i qytetarëve në Kuvendin e Kosovës. “Faleminderit shumë nga zemra, Vidimriq dhe Bair! Mbështetja juaj më jep forcë dhe përgjegjësi edhe më të madhe. Si deputete, do të jem në krye të detyrës, duke punuar për realizimin e premtimeve dhe për një të ardhme më të mirë për të gjithë qytetarët,” u shpreh ajo. Mitrovica po tregon edhe njëherë unitetin dhe vullnetin për ndryshim. Bashkë, me vendosmëri dhe vizion të qartë, po ndërtojmë një të ardhme më të mirë për qytetin dhe mbarë Kosovën!

Më shumë »

Më 9 shkurt Peja, Kosova e diaspora, do të votojnë bashkë me mbi 500 mijë vota

Lulja e Dukagjinit, Peja më bukur e më hijshme se kurrë më parë, për fitoren më të madhe që ndonjëherë është parë, për numrin 118 e me 500 mijë zemra. Brohoritjet që buruan prej zemrave të bëra bashkë për fitoren e madhe të 9 shkurtit, prej qytetarëve të Pejës që mbushën sheshin cep më cep në këtë tubim madhështor. Kryeministri i Kosovës, z. Albin Kurti mbajti fjalim në tubimin elektoral para qytetarëve të Pejës, ku tha se këtë komunë e kanë përkrahur me shtesa rreth 2900 gra lehona dhe mbi 18 fëmijë si dhe kanë punësuar 550 të rinjë me programin Superpuna. Kandidatët për deputetë nga Alternativa, pjesë e listës së Lëvizjes VETËVENDOSJE, znj. Mimoza Kusari Lila, z. Agon Dobruna, znj. Diana Qarkaxhija dhe znj. Sibora Kadriu bashkëbiseduan me banorë të Pejës dhe komunave të rrafshit të Dukagjinit. “Puna e mirë e qeverisë Kurti 2 na ka bindur se vota e 9 shkurtit do të jetë për qeverinë Kurti 3”, kanë thënë pejanët. Koalicioni është me popullin, VETËVENDOSJEN, Alternativën dhe partinë Guxo, dimrin do ta bëjmë verë. Më 9 shkurt Peja, Kosova e diaspora, do të votojnë bashkë, do të festojmë bashkë me mbi 500 mijë vota.

Më shumë »

Peja qytet dashurie, entuziazmi dhe tolerance mirëpriti kandidatët për deputetë nga Alternativa

Rrugët e Pejës flasin vetë, duke rrëfyer histori të gjalla përmes kalldrëmeve qindra vjeçare, të cilat çdo ditë mbushen me hapa të banorëve që ngarendin pas punës, ëndrrave dhe aktiviteteve të tyre. Ky qytet nuk është thjesht një vendbanim, por një frymëmarrje e gjallë dashurie, entuziazmi dhe tolerance. Në këtë frymë të gjallë qytetare, kandidatët për deputetë nga Alternativa, pjesë e listës së Lëvizjes VETËVENDOSJE, të prirë nga kryetarja znj. Mimoza Kusari-Lila, si dhe znj. Diana Qarkaxhija e z. Agon Dobruna, zhvilluan një takim të rëndësishëm me pronarët e Foto Pepa. Ky biznes i përkushtuar dhe shumëvjeçar ka qenë një pikë referimi për kujtimet e qytetit, duke dokumentuar momentet më të bukura të jetës së qytetarëve ndër vite. Takuan edhe pronarë biznesesh tjera, nga të cilët morën konfirmimin e përkrahjes maksimale për listën fituese të zgjedhjeve të 9 shkurtit. Me një histori të pasur dhe një të ardhme të ndritur, Peja vazhdon të jetë një qytet i mbushur me energji dhe vizion për zhvillimin e mëtejshëm. Përmes këtyre takimeve, po forcohet bashkëpunimi me komunitetin, duke u dëgjuar zëri i secilit dhe duke ndërtuar së bashku një të ardhme më të mirë për të gjithë.

Më shumë »

Naska Gorani, artiste multidimensionale që na frymëzon me artin e saj të mrekullueshëm

Artistët, me botën e tyre unike dhe të pasur, na bëjnë të ndiejmë emocionet më të thella dhe të çmojmë bukurinë e krijimtarisë së tyre. Ata janë një pasuri e çmuar për kulturën dhe identitetin tonë, ndaj meritojnë respektin dhe mbështetjen tonë të plotë. Një prej emrave që shkëlqen në këtë univers të artit është Naska Gorani – një artiste shumëdimensionale, e cila ka arritur majat me talentin dhe përkushtimin e saj të jashtëzakonshëm. Me punën e saj fantastike, ajo ka kontribuar në pasurimin e skenës artistike dhe kulturore, duke sjellë vepra të cilat prekin zemrat e publikut dhe qëndrojnë si dëshmi e një krijimtarie të nivelit më të lartë. Me këtë rast, kryetarja e Alternativës, znj. Mimoza Kusari-Lila, e ka uruar zonjën Gorani për arritjet e saj dhe për kontributin e vazhdueshëm në artin dhe kulturën tonë. Mbështetja për artistët është jetike për një shoqëri që synon zhvillimin dhe ruajtjen e vlerave autentike. Gjithashtu, kandidatët për deputetë znj. Diana Qarkaxhia dhe z. Agon Dobruna e përgëzuan artisten për punën e saj të palodhur dhe talentin e jashtëzakonshëm, duke theksuar rëndësinë e promovimit dhe mbështetjes së artistëve që i japin shpirt dhe identitet vendit tonë. Kultura dhe arti janë shtylla të rëndësishme të një shoqërie të përparuar, dhe me mbështetjen e duhur, artistët tanë do të vazhdojnë të shkëlqejnë e të na bëjnë krenarë!

Më shumë »

Takim i frytshëm me qytetarët e Pejës, për një të ardhme më të mirë

Çdo bashkëbisedim me qytetarët e mrekullueshëm të Pejës është një përvojë e vlefshme dhe inspiruese. Ky qytet, i njohur për traditën, punën e ndershme dhe vlerat e larta, vazhdon të jetë një shembull i gjallë i energjisë dhe përkushtimit për një shoqëri më të mirë. Rrobaqepësit dhe punëtorët duarartë të Pejës, gjithmonë pararojë e iniciativave të mira, dëshmojnë çdo ditë se puna me integritet dhe përkushtim është çelësi i suksesit. Ata janë një pasuri e çmuar, duke kontribuar në zhvillimin ekonomik dhe kulturor të vendit tonë. Kandidatët për deputetë nga Alternativa, pjesë e listës fituese të Lëvizjes VETËVENDOSJE, të prirë nga kryetarja znj. Mimoza Kusari Lila, z. Agon Dobruna, znj. Diana Qarkaxhija e zyrtarë të tjerë të Alternativës, zhvilluan takime të përzemërta me qytetarë të moshave dhe profesioneve të ndryshme. Mesazhi i tyre ishte i qartë: besimi në qeverisjen e drejtë dhe të ndershme të kryeministrit z. Albin Kurti mbetet i palëkundur! Mbështetja e qytetarëve të Pejës është një sinjal i qartë se ndryshimi i nisur do të vazhdojë. Së bashku, për një të ardhme më të drejtë, më të zhvilluar dhe më të begatë për të gjithë!

Më shumë »

Qarkaxhija në Gjakovë: Me një qasje të qartë dhe mbështetje të drejtpërdrejtë për sektorin prodhues, do të forcohet ekonomia e do të rritet punësimi

Kandidatja për deputete nga Alternativa, pjesë e listës së Lëvizjes VETËVENDOSJE, znj. Diana Qarkaxhija bashkë me kryeparlamentarin z. Glauk Konjufca dhe kandidatët tjerë për deputetë z. Gegë Lleshi. Z. Agon Batusha e z. Hysamedin Feraj vizituan fabrikën Lefix në Gjakovë. Është ky një rrjet i suksesshëm biznesesh që po shënon rritje të vazhdueshme të eksportit dhe po krijon mundësi të reja punësimi për qytetarët e këtij rajoni. “Lefix është një shembull i shkëlqyer i potencialit që ka sektori prodhues në Kosovë, një sektor që me mbështetjen e duhur mund të bëhet shtyllë e zhvillimit ekonomik të vendit. Pikërisht për këtë arsye, Qeveria Kurti 3 ka planifikuar të investojë 1 miliard euro për ndërmarrjet prodhuese, duke krijuar kushte më të mira për punë, prodhim dhe eksport”, është shprehur Qarkaxhija. Së bashku vizituan edhe banorët e fshatit Damjan ku u pritën ngrohtësisht në Lagjen Shehu. Banorët rikonfirmuan se më 9 shkurt do të votojnë për vazhdimin e mirëqeverisjes edhe për katër vitet e ardhshme. Ata ishin të vendosur për vazhdim e punëve suksesshme dhe jo kthim prapa. Një tjetër vizitë iu bë kompanisë Lima Tex që merret me prodhimin e veshjeve të punës. E nisur si biznes familjar, sot ky biznes ka rreth 40 punëtorë, kryesisht gra, duke kontribuar në zhvillim ekonomik dhe fuqizimin e grave në tregun e punës. “Me tri pika shitjeje në Gjakovë, Rahovec dhe Prishtinë, Lima Tex është shembull i sipërmarrjes vendore që rritet duke e ndihmuar edhe ekonominë tonë. Ky është modeli i zhvillimit që ne mbështesim – biznese që krijojnë vende pune dhe prodhojnë cep më cep për tregun e brendshëm dhe më gjerë”, ka thënë Qarkaxhija. Me një qasje të qartë dhe me mbështetje të drejtpërdrejtë për sektorin prodhues, do të forcohet ekonomia, do të rritet punësimi dhe do të sigurohet një e ardhme më e qëndrueshme për të gjithë qytetarët e Kosovës, është thënë mes tjerash në bashkëbiseëdim me qytetarët e Gjakovës, ku u konfirmua përkrahja për qeverinë Kurti 3.

Më shumë »

Kurti në Prizren: Do t`i vazhdojmë punët e mira në ngritjen e mirëqenies

Tubimi madhështor me qytetarët në Prizren dëshmoi edhe një herë se fitorja e 9 shkurtit bashkë me 500 mijë zemra, do të jetë më e plotë se asnjëherë më parë. Kryeministri, z. Albin Kurti ka thënë se me qeverisjen e Vetëvendosjes në koalicion edhe me partitë Guxo dhe Alternativa sukseset do të jenë të pa diskutueshme. “Kurrë kosovarët nuk e kanë pasur situatën e sigurisë më të mirë”, ka thënë Kurti. Ai ka premtuar zhvillim në ekonomi dhe shëndetësi si dhe investime në infrastrukturë. “Për 4 vjet buxheti e ekonomia është rritur e të cilën e kemi shpërndarë për bujqit e zejtarët. Prizreni asnjëherë nuk ka qenë më i përfaqësuar se sa në qeverisjen tonë, sepse qeveria jonë ka qenë e do të jetë e të gjithëve”, ka thënë ai. Kurti premtoi se në mandatin e ardhshëm do të vazhdojnë siç tha ai, punët e mira në ngritjen e mirëqenies së qytetarëve dhe zhvillimit të vendit. Edhe në këtë tubim janë prezantuar kandidatët për deputetë nga rajoni i Prizrenit.

Më shumë »

Tahiri Hasani: Edhe Suhodolli e Zhabari i bashkohen fuqishëm armatës së 500 mijë zemrave

Në lagjen Suhodoll të veriut të Mitrovicës, banorët patën një takim të ngrohtë dhe entuziast me kandidatët për deputetë nga Mitrovica. Kandidatja për deputete nga Alternativa në listën fituese të Lëvizjes VETËVENDOSJE, znj. Hasime Tahiri Hasani ka thënë se me përkushtim dhe besim, edhe Suhodolli iu bashkua fuqishëm armatës së 500 mijë zemrave, të cilat më 9 shkurt do të shpalosin mbështetjen e tyre në çdo cep të Kosovës. Me vendosmëri për një të ardhme më të mirë, banorët e Suhodollit konfirmuan përkrahjen e tyre për fitoren e madhe. Edhe banorët e fshatit Zhabar bashkëbiseduan me kandidatët për deputetë nga kjo anë. Ata njëzëri e të vendosur vulosën besnikrinë ndaj kësaj liste me emrat më të mirë duke e përkrahur vizionin e saj dhe qeverinë e ardhme Kurti 3.

Më shumë »

Cep më cep në Podujevë, me zemër do të votojnë edhe Llapi e Gollaku

Edhe në Podujevë, Cep më Cep deri në fitoren e 9 shkurtit! Kryeministri z. Albin Kurti, në tubimin e madh para banorëve të Podujevës, ka mbajtur fjalim duke thënë se shteti është shtëpia e popullit dhe se ashtu siç është shtëpia për familjen ashtu shteti është për popullin. Të pranishëm ishin edhe kryetarja e Alternativës, subjekt partner me Lëvizjen VETËVENDOSJE, znj. Mimoza Kusari Lila dhe kandidatët për deputetë nga ky subjekt z. Agon Dobruna, znj. Diana Qarkaxhija, znj. Hasime Tahiri Hasani dhe znj. Sibora Kadriu. Së bashku takuan banorë të kësaj komune nga të cilët morën konfirmimin se masovikisht do të dalin e do të votojnë për listën fituese, Lëvizjen VETËVENDOSJE. Kurti mes tjerash ka thënë se, kryetarët e komunave veriore janë antëtarë të kësaj partie dhe sipas tij nëse partitë e tjera do i udhëheqnin këto komuna do të ishte një problem për shtetin e Kosovës. ¨Me pasë qenë partitë e tjera në komunat kufitare kishte qenë problem për besë, se ata i thojnë Serbisë ‘razumem’ nuk ka ‘razumem’ me kojshinë e keq. Kur e ke kojshin e keq duhet ta mbash moralin lartë dhe pushkën e mirë plotë. Ashtu siç është shtëpia për familjen ashtu shteti është për popullin. Shteti është shtëpia e popullit¨, ka thënë kryeministri Kurti. Fitorja po afron dhe mobilizimi po duket në çdo cep të vendit!

Më shumë »

Qarkaxhija në Skivjan: Energjia dhe përkushtimi i juaj na japin forcë për ta çuar përpara vizionin tonë për një të ardhme më të mirë

Kandidatja për deputete nga Alternativa, pjesë e listës së Lëvizjes VETËVENDOSJE, znj. Diana Qarkaxhija ka zhvilluar një takim të ngrohtë me banorët e fshatit Skivjan të Gjakovës. Së bashku me ministren e Arsimit, znj. Arbërie Nagavci, dhe kandidatin për deputet, z. Agon Batusha kanë bashkëbiseduar me banorë të kësaj ane për shumë problematika e sfida nëpër të cilat kanë kaluar. “Energjia dhe përkushtimi i juaj na japin forcë për ta çuar përpara vizionin tonë për një të ardhme më të mirë. Bashkë do të shtyjmë përpara shumë projekte për të cilat është dashur vite që të realizohen”, ka thënë mes tjerash Qarkaxhija. “Nga cepi në cep Gjakovës e Kosovës, me zemër dhe përkushtim, për 500 mijë zemrat e fitores! Bashkë po e bëjmë ndryshimin! Znj. Qarkaxhija ka takuar edhe një grup të grave me të cilat ka ndarë vizionin e saj si deputete e ardhshme e Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Më shumë »

Tahiri Hasani: Ky është vetëm fillimi i një rrugëtimi të përbashkët drejt një të ardhmeje më të ndritur për të gjitha gratë

Gratë, forca e shoqërisë, së bashku drejt suksesit! Gratë kanë dëshmuar ndër vite se janë shtylla të fuqishme të shoqërisë, duke treguar forcë, guxim dhe vendosmëri në çdo hap të jetës. Me mbështetjen dhe angazhimin e tyre, suksesi është i garantuar! Kandidatja për deputete nga Alternativa, pjesë e listws sw Lëvizjes VETËVENDOSJE, znj. Hasime Tahiri Hasani, ka zhvilluar një takim të frytshëm me gratë e Mitrovicës, duke bashkëbiseduar me to për sfidat dhe arritjet e tyre në fusha të ndryshme të jetës. Nga gra të reja e ambicioze deri te profesionistet me përvojë, ky takim dëshmoi edhe një herë se gratë janë forca lëvizëse e progresit. Znj. Tahiri Hasani i dëgjoi me vëmendje historitë e tyre, sfidat që kanë kaluar dhe sukseset që kanë arritur me përkushtim dhe punë të palodhur. Ajo theksoi se mbështetja për gratë është thelbësore për ndërtimin e një shoqërie më të drejtë dhe më të barabartë. “Si deputete, do të jem zëri i fuqishëm i të drejtave tuaja. Do të angazhohem me përkushtim për të shtyrë përpara ligjet që promovojnë zhvillimin, edukimin dhe fuqizimin e grave në çdo aspekt të jetës,” – u shpreh ajo. Me vizion të qartë dhe vendosmëri të palëkundur, znj. Hasime Tahiri Hasani premton të jetë një avokuese e fuqishme e të drejtave të grave dhe një mbështetëse e zgjidhjeve që sjellin ndryshim real në jetën e tyre. Ky është vetëm fillimi i një rrugëtimi të përbashkët drejt një të ardhmeje më të ndritur për të gjitha gratë!

Më shumë »

Tahiri Hasani në Mitrovicë: Po vazhdojmë, hap pas hapi, drejt fitores së madhe më 9 shkurt

Kandidates për deputete nga Alternativa, pjesë e listës së Lëvizjes VETËVENDOSJE, znj. Hasime Tahiri Hasani  iu rezervua mikpritje ngrohtë në konakun e familjes Brahimi në Kushtovë të Mitrovicës. Bashkë me të ishin edhe kandidatët për deputetë z. Agim Bahtiri dhe znj. Arjeta Fejza, deputete aktuale. Në një atmosferë plot entuziazëm, ata shpalosën arritjet katërvjeçare të qeverisë dhe vizionin për mandatin e ardhshëm. Nga ndërtimi i spitalit të ri në Mitrovicë, përfundimi i rrugës Prishtinë-Mitrovicë këtë pranverë, e deri te rinovimi i Stadiumit “Adem Jashari” në fillim të vitit të ardhshëm – projekte që po bëhen realitet për qytetarët. “Ne po vazhdojmë, hap pas hapi, drejt fitores së madhe më 9 shkurt! 500 mijë zemra që do të rrahin si një!”, ka thënë Tahiri Hasani.

Më shumë »

Sibora Kadriu në Gjilan: Dashninë për atdhe e kam mësuar nga familjes, e kam mësuar prej paraardhësve të mi

Gjilani konfirmon fitoren e madhe: 500 mijë zemra për VETËVENDOSJE! Mbështetja e jashtëzakonshme e qytetarëve të Gjilanit në sheshin e qytetit të hënën dëshmoi edhe një herë se fitorja e Lëvizjes VETËVENDOSJE! me Albin Kurtin kryeministër është e pandalshme. Cepi më Cep  Kosovës, entuziazmi dhe besimi në qeverisjen e drejtë e të ndershme po rriten çdo ditë. Në Gjilan, si kudo tjetër në Republikë, pritja ishte e ngrohtë dhe mbështetja madhështore. Qytetarët janë bashkuar fuqishëm rreth numrit 118, duke e bërë të qartë se fitorja është e popullit. Kryeministri Albin Kurti, me një mesazh të fuqishëm nga zemra e Gjilanit, u bëri thirrje të gjithë qytetarëve që deri më 9 shkurt të bashkojnë forcat për fitoren e madhe prej 500 mijë votave. Le të jemi të gjithë bashkë për të siguruar vazhdimin e qeverisë së drejtë, të ndershme dhe të dobishme të Lëvizjes VETËVENDOSJE!. Fitorja është afër, sepse fuqia është tek populli! Ai prezantoi kandidatët për deputetë nga rajoni i Gjilanit prej të cilëve më e reja në listë është znj. Sibora Kadriu, përfaqësuese e Alternativës. “ Dashninë për atdhe e kam mësuar nga familjes, e kam mësuar prej paraardhësve të mi. Unë si stërmbesë e luftëtarit, Idriz Seferi kam ardhur sot këtu me ju tregu amanetin e tij. Idriz Seferi ka thënë:” Jemi munduar tanë jetën me e ba këtë vend Shqipni, por zor tek koka bre. E sot këtu para jush po e them atë që e kish thanë stërgjyshi imp o të ishte në mesin tonë që me Levizjen VETËVENDOSJE e mundur tek koka bre”, ka thënë Kadriu.

Më shumë »

Bashkë do të ndërtojmë një të ardhme më të mirë për Mitrovicën dhe Kosovën, është shprehur Tahiri Hasani

“Takimet dhe bashkëbisedimet me qytetarët e fshatrave të komunës së Mitrovicës janë një mundësi e çmuar për të dëgjuar nga afër shqetësimet, nevojat dhe pritshmëritë e tyre. Këto takime shërbejnë si një hap i rëndësishëm drejt ndërtimit të politikave të qëndrueshme dhe përfaqësimit të denjë të interesave të qytetarëve”, kështu ka thënë kandidatja për deputete nga Alternativa, pjesë e listës së Lëvizjes VETËVENDOSJE, znj. Hasime Tahiri Hasani. Në takim me banorë të disa fshatrave të Mitrovicës ajo është shprehur se, mbështetja e fuqishme për listën e Lëvizjes Vetëvendosje dhe partnerët e saj të koalicionit – Partinë Guxo dhe Alternativa – është një dëshmi e qartë e besimit që qytetarët kanë në vizionin dhe angazhimin tonë për një qeverisje të drejtë, transparente dhe zhvillimore. Së bashku, po ndërtojmë një të ardhme më të mirë për Mitrovicën dhe mbarë Kosovën! Bashkohuni me ne në këtë rrugëtim!

Më shumë »

Tahiri Hasani vazhdon takimet me banorë të Mitrovicës, Cep më Cep deri në fitoren e 9 shkurtit

Kandidatja për deputete nga Alternativa, pjesë e listës së Lëvizjes VETËVENDOSJE, znj. Hasime Tahiri Hasani, po vazhdon takimet intensive me qytetarët e Mitrovicës, duke dëshmuar përkushtimin e saj për çdo lagje, familje dhe biznes në këtë qytet. Me vizitat dhe bisedat e saj të sinqerta, ku i pranishëm ishte edhe kryeministri, z. Albin Kurti, ajo po afirmon angazhimin e palëkundur për një të ardhme më të ndritur për të gjithë. Në një atmosferë të mbushur me emocion, ajo takoi familjarët e të vrarëve të pasluftës nga familjet Abrashi, Xhaka dhe të tjerë, të cilët më 3-4 shkurt në pjesën veriore të Mitrovicës dhanë jetën për lirinë dhe dinjitetin e kombit. Duke ndarë dhimbjen dhe krenarinë e tyre, ajo shprehu respektin më të madh për sakrificën që këto familje kanë bërë për Kosovën. Gjithashtu, vizitoi familjen Nuka, për të nderuar sakrificën e nënës Melihate, e cila i dha Kosovës një nga bijtë e saj më të mirë, Besim Nuka. Me përulësi dhe mirënjohje, znj. Tahiri Hasani përkujtoi kontributin e këtij dëshmori dhe përkushtimin e familjes së tij për të ardhmen e vendit. Përveç angazhimit të saj për drejtësi dhe kujdes ndaj familjeve të dëshmorëve, znj. Tahiri Hasani vizitoi edhe një shembull suksesi në fushën e biznesit – kompaninë e tekstilit të drejtuar nga Arian dhe Agron Syla. Me mbi 20 vite eksperiencë në këtë industri, kjo kompani është një burim i rëndësishëm punësimi, veçanërisht për gratë. Për këtë arsye, znj. Tahiri Hasani e konsideroi këtë model si një rrugë të sigurt për zhvillimin ekonomik të Mitrovicës dhe të Kosovës në vitet e ardhshme. “Bizneset si këto janë shtylla e ekonomisë sonë, dhe ne do t’i mbështesim me çdo mjet të mundshëm në katër vitet e ardhshme”, u shpreh ajo. Në kulmin e fushatës, lagjja Iliridë mirëpriti kandidatët për deputetë të LVV-së, në një tubim madhështor që tregoi përkrahjen e fuqishme të qytetarëve për ndryshimin. Përkrahës të panumërt nga Mitrovica dhe më gjerë u mblodhën për të konfirmuar mbështetjen e palëkundur për LVV-në, duke u bërë pjesë e fitores së madhe që po vjen. 500 mijë zemra nga e gjithë Kosova tashmë janë të bashkuara për të ardhmen që meritojmë! Fitorja e 9 shkurtit nuk është më vetëm një pritshmëri, por një realitet që po vuloset çdo ditë në çdo cep të Kosovës. Me Hasime Tahiri Hasanin dhe ekipin e saj, Mitrovica po dëshmon se është gati për një qeverisje të drejtë, të fuqishme dhe të ndershme nën udhëheqjen e Albin Kurtit. Qeveria Kurti 3 po vjen me një mandat të fortë për të vazhduar rrugën e ndryshimit dhe zhvillimit!

Më shumë »

Tafarshiku: Me një investim shtesë prej 300.000 euro, do të rehabilitohet rrjeti i ujësjellësit në fshatrat Dol, Lipovec dhe Gërçinë të Gjakovës

Qeveria e Republikës së Kosovës vazhdon angazhimin e saj të palëkundur për përmirësimin e infrastrukturës dhe përmirësimin e cilësisë së jetës për qytetarët e saj. Zëvendësministri i Ministrisë së Zhvillimit Rajonal, z. Ali Tafarshiku ka bërë të ditur se, me një investim shtesë prej 300.000 euro, do të rehabilitohet rrjeti i ujësjellësit në fshatrat Dol, Lipovec dhe Gërçinë të Komunës së Gjakovës, duke siguruar furnizim më të qëndrueshëm dhe cilësor me ujë të pijshëm për banorët e këtyre zonave. Ai ka theksuar se ky vendim është marrë gjatë mbledhjes së Komisionit Ministror për Ndërmarrjet Publike, ku, krahas shumë kërkesave të tjera, u miratua edhe kërkesa e KRU “Gjakova” për rehabilitimin e rrjetit të ujësjellësit në këto tri fshatra. Kjo është edhe një dëshmi e qartë e përkushtimit të Qeverisë Kurti për zhvillimin e infrastrukturës bazike në të gjitha pjesët e vendit, duke garantuar që çdo qytetar të ketë qasje në shërbime cilësore dhe moderne. Investimet e tilla jo vetëm që rrisin mirëqenien e qytetarëve, por edhe kontribuojnë në zhvillimin ekonomik dhe social të rajoneve rurale.

Më shumë »

Mitrovica e bashkuar për fitore më 9 shkurt, numri 118, zgjidhja e duhur për të ardhmen

Veriu e Jugu, cep më cep, si e gjithë Kosova, janë të bashkuar në mbështetje të zhvillimit dhe progresit. Më 9 shkurt, të gjithë do të jenë me numrin 118 për një të ardhme më të mirë! Në një tubim madhështor në sheshin e Mitrovicës, kryeministri z. Albin Kurti dhe kryetarja e Alternativës, znj. Mimoza Kusari-Lila, bashkë me kandidatët për deputetë nga lista fituese e Lëvizjes Vetëvendosje, bashkëbiseduan me qytetarët, duke ndarë vizionin për një Kosovë më të drejtë, më të fortë dhe më të zhvilluar. Gjatë fjalës së tij, kryeministri Kurti prezantoi kandidatët për deputetë nga Mitrovica, duke i cilësuar ata si përfaqësuesit më të denjë për të çuar përpara idealet dhe projektet që i duhen vendit. Ai bëri thirrje për pjesëmarrje masive në zgjedhje, duke theksuar rëndësinë e zgjedhjes së më të mirëve për të udhëhequr Kosovën në rrugën e progresit. Më 9 shkurt, Mitrovica dhe gjithë Kosova zgjedhin fitoren! Numri 118 – për zhvillim, drejtësi dhe barazi!

Më shumë »

Kurti në Gjakovë: Formula jonë e qeverisjes është cep më cep, sepse çdo pjesë e vendit meriton të njëjtin përkushtim

Kryeministri i Kosovës z. Albin Kurti të premten gjatë tubimit në Gjakovë tha se, më 9 shkurt nuk ka zgjedhje, por referendum. Ai tha se në mandatin e ardhshëm qeveritar do të krijojnë një prokurori të re speciale, kundër krimit të organizuar e korrupsionit. “Në katër vitet e ardhshme do ta përfundojmë rrugën Prizren-Tetovë, autostradën Prishtinë-Gjilan deri te Dheu i Bardhë, rrugën Dollc-Gjakovë, Kijevë-Zahaq e Duhël-Shtime-Banullë e autostradën e Dukagjinit. Në muajt e parë të qeverisjes sonë, do të heqim taksën doganore për 10 për qind për veturat nga BE-ja, kurse me Draft-Ligjin e ri për Automjete do ta heqim kufizimin 10 vjeçar për veturat që importohen nga jashtë”, theksoi ai. Kurti tha se qeveritë e kaluara kanë keqpërdorur paratë e shtetit edhe duke iu ndihmuar kompanive të oligarve, një prej tyre ka të regjistruar biznesin në Serbi me emrin Djakovica e Peç – Serbija dhe se ata kanë dëbuar nga puna motrën e një dëshmori të luftës. Në fjalën e saj kryetarja e Alternativës, znj. Mimoza Kusari Lila ka thënë se, qeveria Kurti 3 në fitoren e 9 shkurtit në Gjakovë do ti marrin 30 mijë vota. “Gjakova e ka kuptuar se alternativa e vetme e këtyre zgjedhjeve është numri fitues 118. E Gjakovës që i ka hije emri me fitoren e Lëvizjes VETËVENDOSJE, do ta merr kurorën e shqiponjës dy krenare me udhën e hekurudhën Gjakovë-Shkodër. Fitorja jonë është fitore e gjithë Kosovës, e gjithë shqiptarisë. Me fitoren tonë fiton shteti, fiton e ardhmja, fitojnë gratë, fëmijët burrat, intelektualët, veteranët dhe nderojmë sakrificën e dëshmorëve të këtij vendi”, ka thënë ajo. Në këtë tubim janë prezantuar kandidatët për deputetë nga Gjakova.

Më shumë »

Hasjanët konfirmojnë mbështetjen për listën fituese dhe qeverinë Kurti 3

Hasi, Cepi më Cep, dëshmoi se është me Lëvizjen Vetëvendosje, Alternativën dhe partinë Guxo! Në një tubim madhështor në Rogovë, kryeministri z. Albin Kurti, kryetarja e Alternativës, shefe e Grupit Parlamentar të Lëvizjes VETËVENDOSJE, z. Mimoza Kusari-Lila dhe kandidatët për deputetë të listës fituese morën mbështetje të fuqishme nga banorët e Hasit. Puna e palodhshme e Qeverisë dhe projektet transformuese të këtyre katër viteve treguan se qeveria Kurti është me popullin dhe për popullin. Ky mesazh u përsërit me entuziazëm nga pjesëmarrësit e tubimit, të cilët e bënë të qartë se besojnë në drejtësinë dhe vizionin e kësaj qeverisjeje. Edhe në Xërxë kandidatët për deputetë zhvilluan takim me banorë, deri sa edhe nga këtu morën mbështetje për listën fituese. Me 9 shkurt është dita e fitores! Hasjanët janë të gatshëm për të votuar numrin 118, për listën më të mirë dhe për të ardhmen që e meritojmë!

Më shumë »

Takim frymëzues me inxhinierët në Gjakovë, përkrahje e fortë për zhvillimin e sektorit

Takimi dhe bashkëbisedimi me profesionistë është gjithmonë një mundësi e çmuar për të dëgjuar nga afër sfidat, idetë dhe propozimet e tyre. Kryeministri i Republikës së Kosovës, z. Albin Kurti, së bashku me kryetaren e Alternativës, shefe e Grupit Parlamentar të Lëvizjes VETËVENDOSJE, znj. Mimoza Kusari-Lila, zhvilluan një takim të përzemërt me inxhinierët e këtij qyteti. Në një atmosferë të hapur dhe konstruktive, profesionistët e inxhinierisë ndanë përvojat e tyre dhe diskutuan mbi sfidat me të cilat përballet sektori i tyre. Kryeministri, kryetarja e Alternativës por edhe kandidatët për deputetë znj. Diana Qarkaxhija, z. Agon Dobruna, z. Gegë Lleshi, z. Agon Batusha, e znj. Arbërie Nagavci i dëgjuan me vëmendje, duke shprehur gatishmërinë e plotë të qeverisë për të mbështetur zhvillimin e infrastrukturës dhe inovacionit teknik në vend. Në këtë takim u theksua qartë se çdo sektor i zhvillimit do të ketë përkrahjen e nevojshme nga institucionet qeveritare. Investimi në kapacitetet profesionale dhe krijimi i kushteve më të mira për punë janë prioritete të qeverisë në rrugën drejt një ekonomie të fortë dhe konkurruese. “Për të pasur sukses të plotë, nevojitet përkrahje e përgjegjshme dhe e vazhdueshme. Vetëm kështu mund të sigurojmë zhvillim të qëndrueshëm dhe rritje të mirëqenies për të gjithë,” u tha në këtë takim. Ky angazhim i drejtpërdrejtë me profesionistët e fushës tregon qasjen serioze të institucioneve për të dëgjuar dhe për të vepruar në favor të zhvillimit të sektorëve kyç të ekonomisë dhe teknologjisë në Kosovë.

Më shumë »

Qarshia e Vjetër e Gjakovës, epiqendra e mikpritjes dhe mbështetjes për Albin Kurtin dhe Alternativën

Atmosfera e ngrohtë dhe e përzemërt në Qarshinë e Vjetër të Gjakovës u shndërrua në një vend të veçantë mirëpritjeje për kryeministrin z. Albin Kurti, kryetaren e Alternativës z. Mimoza Kusari Lila dhe kandidatët për deputetë, znj. Diana Qarkaxhija, z. Agon Dobruna, z. Gegë Lleshi, znj. Dafina Gexha Bunjaku e z. Agon Batusha. Zemra e këtij qyteti, të njohur për historinë, traditën dhe shpirtin solidar, dëshmoi edhe një herë se mbështetja për një qeverisje të ndershme, të drejtë dhe të zhvilluar është masive. Në këtë takim të ngrohtë me qytetarët, kafeja u shijua mes miqve dhe përkrahësve të shumtë, ndërsa bisedat e hapura dhe të sinqerta ishin dëshmi e një bashkëpunimi të fuqishëm mes lidershipit dhe popullit. Me entuziazëm dhe besim, të gjithë njëzëri thanë se përkrahja do të jetë masovike dhe fitorja po aq madhështore sa edhe mikpritja e gjakovarëve. Por pritja e përzemërt nuk përfundoi vetëm në zemrën e qytetit. Me të njëjtën ngrohtësi, Kryeministri dhe ekipi i tij u mirëpritën edhe nga punëtorët e ndërmarrjes “Emin Duraku”. Në një takim të frytshëm me ta, u diskutuan sfidat, nevojat dhe shqetësimet e punëtorëve, duke sjellë në vëmendje planet dhe projektet konkrete të qeverisë për katër vitet e ardhshme. Me një vizion të qartë për zhvillimin ekonomik dhe përmirësimin e kushteve të punës, qeveria është e përkushtuar të mbështesë çdo qytetar dhe çdo sektor që kontribuon në mirëqenien e vendit. Vizitë u bë edhe në fabrikën Rroni Fer, ku patën mundësinë të njihen nga afër me procesin e prodhimit, inovacionet dhe standardet e cilësisë që e karakterizojnë këtë kompani. Gjatë vizitës, përfaqësuesit e fabrikës prezantuan sukseset e arritura ndër vite, gamën e gjerë të produkteve dhe teknologjitë moderne që përdorin për të përmbushur kërkesat e tregut. Gjithashtu, u diskutuan sfidat me të cilat përballen punëtorët dhe menaxhmenti, si dhe planet për zgjerimin dhe avancimin e kapaciteteve prodhuese. Ky takim shërbeu si një mundësi e shkëlqyer për të theksuar rëndësinë e mbështetjes së bizneseve vendore dhe për të promovuar zhvillimin industrial në rajon. Rroni Fer vazhdon të jetë një histori suksesi dhe një shembull frymëzues i përkushtimit dhe inovacionit në sektorin e prodhimit. Gjakova, me shpirtin e saj liridashës dhe vizionin e saj për të ardhmen, po tregon edhe një herë se është e gatshme të mbështesë një qeverisje që punon për të mirën e të gjithëve. Entuziazmi dhe energjia e këtij takimi janë vetëm fillimi i një rruge drejt fitores dhe progresit!

Më shumë »

Takimi mbreslënës në Zhabel të Gjakovës, bashkë për zhvillim dhe mirëqenie

Takimi i mbajtur në Zhabel të Gjakovës ishte një dëshmi e përkushtimit dhe vizionit për një të ardhme më të mirë! Të prirë nga kryeministri, z. Albin Kurti dhe kryetarja e Alternativës z. Mimoza Kusari-Lila, kandidatët për deputetë z. Agon Dobruna, znj. Diana Qarkaxhija, znj. Dafina Gexha-Bunjaku, z. Hysamedin Feraj dhe z. Agon Batusha u takuan me banorë të fshatit Zhabel, duke dëgjuar nga afër sfidat dhe nevojat e tyre. Qeveria Kurti 3 është e përkushtuar ta çojë përpara çdo projekt në shërbim të qytetarëve, duke siguruar që brengat të jenë më të pakta e sukseset gjithnjë e më të shumta. Për ta bërë këtë realitet, është jetike që më 9 shkurt të dalim të gjithë masovikisht dhe të votojmë për vazhdimësinë e punës dhe zhvillimit! Së bashku, për një Kosovë më të fortë, më të drejtë dhe më të zhvilluar!

Më shumë »

Tahiri Hasani: Energjia dhe entuziazmi i banorëve të Vaganicës tregojnë qartë se zhvillimi është i pandalshëm

Kandidatja për deputete nga Alternativa, pjesë e listës së Lëvizjes VETËVENDOSJE, znj. Hasime Tahiri Hasani ka zhvilluar takim me banorët e lagjes Vaganicë në Mitrovicë. Banorët e kësaj lagje dëshmuan edhe një herë përkushtimin ndaj zhvillimit dhe progresit, duke mirëpritur me entuziazëm kandidatët për deputetë të Kuvendit të Kosovës nga Mitrovica. Në një atmosferë të ngrohtë dhe të mbushur me entuziazëm, ata patën mundësi të diskutojnë për projektet madhore që do të implementohen në Mitrovicë dhe rrethinë nga Qeveria Kurti 3. Takimi ishte një dëshmi e qartë e besimit të palëkundur të banorëve të Vaganicës ndaj Lëvizjes Vetëvendosje, Alternativës dhe partisë Guxo dhe vizionin për një Kosovë të zhvilluar dhe të drejtë. Mbështetja e fortë për numrin #118, me kryeministër z. Albin Kurti dhe pesë kandidatët për deputetë nga Mitrovica, u konfirmua si një hap i sigurt drejt fitores dhe realizimit të projekteve që do të përmirësojnë jetën e çdo qytetari. Energjia dhe entuziazmi i qytetarëve të Vaganicës tregojnë qartë se zhvillimi është i pandalshëm. Përkushtimi ndaj një qeverisjeje të ndershme dhe vizionare po forcohet çdo ditë e më shumë, duke dëshmuar se Mitrovica qëndron fuqishëm në krah të progresit.

Më shumë »

Dobruna viziton fabrikën TexCo Sh.P.K., një model suksesi në industrinë prodhuese

Kandidati për deputet nga Alternativa, pjesë e listës fituese të Lëvizjes VETËVENDOSJE, z. Agon Dobruna ka vizituar fabrikën e prodhimit të rrobave TexCo Sh.P.K. Bashkë me të ishte edhe ministrja e Ekonomisë, znj. Artane Rizvanolli dhe deputetja, znj. Fitore Pacolli. Është kjo një histori suksesi që dëshmon potencialin e madh të industrisë prodhuese në Kosovë. Kjo fabrikë, e cila punëson 62 gra dhe vajza, është një shembull i shkëlqyer i fuqizimit ekonomik dhe i zhvillimit të sektorit të prodhimit. Me një kapacitet të lartë dhe përkushtim maksimal, TexCo eksporton pothuajse të gjithë prodhimin e saj jashtë vendit, duke dëshmuar cilësi dhe konkurrencë në tregun ndërkombëtar. Një histori frymëzuese që qëndron pas kësaj fabrike është ajo e një biznesmeni, familja e të cilit ishte shpërngulur në Turqi dy gjenerata më parë, por që vendosi të rikthehet në Kosovë për të investuar dhe ndërtuar një të ardhme më të mirë. Falë vizionit dhe përkushtimit të tij, TexCo është rritur me hapa të sigurt dhe, me mbështetjen e shtetit, ka zgjeruar edhe më tej veprimtarinë prodhuese. Alternativa beson fuqishëm se mbështetja për bizneset vendore dhe investitorët që kthehen në Kosovë është kyçe për zhvillimin ekonomik të vendit. Një qeveri që qëndron pranë ndërmarrësve, që krijon politika të favorshme për prodhimin dhe eksportin, do të ndërtojë një ekonomi më të fortë dhe më të qëndrueshme për të gjithë. Bashkë për zhvillim! Bashkë për një Kosovë më të fortë ekonomikisht!

Më shumë »

Në Rahovec bashkë për një Kosovë të zhvilluar, bashkë për fitore

Kandidatët për deputetë nga Alternativa, pjesë e listës së Lëvizjes VETËVENDOSJE, znj. Mimoza Kusari-Lila, znj. Diana Qarkaxhija, z. Agon Dobruna dhe znj. Sibora Kadriu, kanë zhvilluar një takim të ngrohtë e plot energji me banorët e Rahovecit. Në kuadër të fushatës zgjedhore, ata ndanë vizionin dhe planet konkrete të qeverisë së ardhshme, duke dëgjuar nga afër shqetësimet dhe nevojat e qytetarëve. Kryeministri z. Albin Kurti gjatë tubimit zgjedhor me qytetarët e Rahovecit, ka thanë se Lëvizja Vetëvendosje do të angazhohet të mbështesë Rahovecin duke u premtuar atyre investime në infrastrukturë, sport e kulturë. Diskutimi i hapur dhe konstruktiv me rahovecasit tregoi edhe një herë se ndryshimi i vërtetë vjen nga bashkëpunimi dhe angazhimi i përbashkët. Nga ekonomia e fuqishme dhe mbështetja për bizneset e vogla e të mesme, deri te reformat në arsim e shëndetësi. Alternativa është e përkushtuar për një Kosovë më të mirë për të gjithë. Fitorja e 9 shkurtit po vuloset edhe në Rahovec! Me mbështetjen e qytetarëve, do të ndërtojmë një të ardhme të sigurt, të drejtë dhe të zhvilluar për Kosovën. Bashkë për fitore!

Më shumë »

Meja e Gjakovës, dëshmi e sakrificës dhe udhërrëfyese për të ardhmen

Në Mejë të Gjakovës, aty ku historia flet me zërin e sakrificës dhe ku jeta mbizotëroi mbi vdekjen, u zhvillua një takim domethënës me banorët e këtushëm. Kandidatët për deputetë nga lista fituese, Lëvizja VETËVENDOSJE, kryetarja e Alternativës, znj. Mimoza Kusari Lila, z. Zef Ndrejaj, z. Gegë Lleshi, z. Agon Dobruna, znj. Diana Qarkaxhija dhe znj. Dafina Gexha Bunjaku bashkëbiseduan me banorët e këtij fshati historik dhe për të riafirmuar përkushtimin ndaj vizionit të përbashkët – një Kosovë e fortë, e drejtë dhe e zhvilluar. Me besim të palëkundur në fitoren e 9 shkurtit, jo vetëm në Gjakovë, por në çdo cep të vendit, qytetarët konfirmuan se do të jenë bashkë për të nisur një rrugëtim të ri katërvjeçar, plot angazhim dhe suksese për të gjithë! “Së bashku me kandidatët për deputetë nga lista jonë fituese, u takuam me banorët e këtij fshati për të trasuar rrugën drejt një tjetër suksesi të Qeverisë Kurti. Të bindur në fitore, në Gjakovë dhe cep më cep në Kosovë, më 9 shkurt do të jemi bashkë për të nisur një rrugëtim të ri katërvjeçar”, ka thënë Kusari Lila. Bashkë për fitore! Bashkë për të ardhmen e Kosovës!

Më shumë »

Kusari-Lila në tubimin me gra në Prishtinë: Me secilin gur që na gjuajnë ne ndërtojmë rrugë që të tjerat të vijnë pas pa pengesa

Tubim madhështor është mbajtur me gratë dhe vajzat e Kosovës në sallën “1 tetori” në Prishtinë. Mes ovacioneve të shumta janë  pritur kryeministri z. Albin Kurti dhe kandidatet për deputete nga lista fituese e Lëvizjes VETËVENDOSJE. Gratë dhe vajzat e Kosovës tashmë do ti bashkohen gjysmë milioni zemrave për mobilizimin e madh të 9 shkurtit, sepse vota e grave është vota e fitores së madhe. Kryeministri z. Albin Kurti, u shpreh se gratë e bartin barrën e dyfishtë, të peshës në vend pune e të punëve pa mbarim në shtëpi, e ato e bëjnë edhe aktivizmin e dyfishtë, merren me politikat e përgjegjshme, por edhe me çështjet gjinore. Më pas ai shtoi se bashkë në Lëvizje e kudo, në institucione e shoqëri, le t’i aktivizojmë gratë e shkolluara dhe le t’i shkollojmë gratë aktive, se kjo është e domosdoshme për të ardhmen edhe të ndritshme edhe të sigurtë. Kryetarja e Alternativës, znj. Mimoza Kusari Lila gjatë fjalës së saj në këtë tubim madhështor ka thënë se rrugëtimi për vajzat dhe gratë është një rrugëtim i cili më shumë është mision i cili duhet të mbështetet nga të gjithë, nga burrat dhe gratë, djemtë dhe vajzat nga të gjithë ata që e duan një shoqëri më të mirë. “E veçanta është se kur gratë mblidhen, diçka e rëndësishme po ndodh. Dhe çfarë do të ndodhë më 9 shkurt: fitorja jonë e madhe, pjesë e të cilës do të jenë gratë dhe vajzat e Republikës së Kosovës”, tha kryetarja e partisë Alternativa, Mimoza Kusari gjatë fjalës së saj, duke shtuar më tutje edhe një mesazh shumë të rëndësishëm për të gjitha gratë dhe vajzat në Kosovë: “Me secilin gur që na gjuajnë, ne ndërtojmë rrugë që të tjerat të vijnë pas pa pengesa.” “Me secilin gur që na gjuajnë ne ndërtojmë rrugë që të tjerat të vijnë pas pa pengesa”, ka thënë Kusari Lila në fjalimin e saj para grave të mbledhura në sallën “1 tetori”. “Ne e kemi seriozisht me misionin tonë për integritetin dhe shtetin por e kemi seriozisht edhe me misionin për ngritjen e personalitetit dhe ruajtjen e integritetit të grave dhe vajzave”, ka thënë ajo. Me plot besim e vendosmëri për fitoren e 500 mijë zemrave që rrahin si një e në secilin cep të Kosovës, ishte lajtmotivi që përcolli njëzëri masa e grave të mbledhura në këtë tubim, e ku të pranishëm ishin edhe kandidatët për deputet nga Alternativa, pjesë e listës së Lëvizjes VETËVENDOSJE, znj. Diana Qarkaxhija, z. Agon Dobruna, znj. Hasime Tahiri Hasani dhe znj. Sibora Kadriu.

Më shumë »

Përfaqësuesit e Misionit Vëzhgues të BE-së i pret në takim kryetarja Mimoza Kusari Lila

Kryetarja e Alternativës, shefe e grupit parlamentar të Lëvizjes VETËVENDOSJE, znj. Mimoza Kusari Lila ka pritur në zyrën e Alternativës, përfaqësuesit e Misionit Vëzhgues të Bashkimit Evropian. Së bashku diskutuan mbi përfshirjen e grave dhe vajzave në fushatën zgjedhore si dhe mbi politikat e barazisë dhe gjithëpërfshirjes. Znj. Vanja Anguelova nga Bullgaria dhe z. Gregoire Houel nga Franca, si pjesë e këtij misioni, po analizojnë politikat sektoriale të subjekteve garuese. Alternativa, e cila ka katër gra dhe vajza në mesin e pesë kandidatëve të saj, dëshmon përkushtimin ndaj progresit dhe barazisë, në harmoni me vizionin e partnerit të saj, Lëvizjes VETËVENDOSJE!. “Si grup parlamentar, i cili në këtë mandat ka pasur të gjitha gratë deputete të zgjedhura me votën e drejtpërdrejtë, pa përfaqësim përmes kuotave, po punojmë që të rrisim pjesëmarrjen e grave dhe vajzave në procesin zgjedhor, por edhe numrin e të zgjedhurave”, është shprehur Kusari Lila në këtë takim. “Për barazinë, progresin dhe demokracinë – gjithmonë me gratë dhe vajzat bashkë”, ka thënë mes tjerash ajo.

Më shumë »

Drenasi në festë – numri 118 dhe fitorja e 500 mijë zemrave

Në tokën e heroizmit dhe krenarisë, ku çdo gur dhe çdo rrugë flasin për sakrificë dhe histori, Drenasi u bë epiqendra e shpresës dhe entuziazmit. Një pritje madhështore u organizua për kryeministrin z. Albin Kurti, i cili bashkë me kandidatët për deputetë nga Alternativa, përçuan mesazhin e fitores së madhe. Në këtë tubim të paharrueshëm, përkrah tij ishin znj. Mimoza Kusari-Lila, z. Agon Dobruna, znj. Diana Çarkaxhija, znj. Hasime Tahiri-Hasani dhe znj. Sibora Kadriu. Të gjithë bashkë ndanë vizionin për një Kosovë më të drejtë, më të fortë dhe më të bashkuar. Drenicasit, me një zë të fuqishëm dhe të vendosur, konfirmuan mbështetjen e tyre të palëkundur për listën e fitore me numrin 118. Entuziazmi dhe përkushtimi i tyre treguan qartë se më 9 shkurt, suksesi është i garantuar. Numri 118 tashmë është bërë simbol i shpresës dhe i fitores, duke mbledhur rreth vetes 500 mijë zemra që rrahin me të njëjtin ritëm – atë të fitores për një të ardhme më të mirë për të gjithë. Drenasi dëshmoi edhe një herë se historia dhe e ardhmja ndërthuren fuqishëm në këtë vend, dhe se triumfi është i pashmangshëm. Fitorja është afër – bashkë për Kosovën me numrin 118!

Më shumë »

Në Skenderaj mbahet tubim, Kurti kërkon t’i votojnë kandidatët e listës 118

Kryeministri Albin Kurti, i shoqëruar nga kandidatët për deputetë të listës fituese, përfshirë znj. Mimoza Kusari Lila, znj. Diana Qarkaxhija, z. Agon Dobruna, znj. Hasime Tahiri Hasani dhe znj. Sibora Kadriu, ka zhvilluar një tubim të rëndësishëm në Skenderaj. Gjatë këtij takimi, lideri dhe kandidatët kanë bashkëvepruar me banorët e Skenderajt legjendar, duke dëgjuar shqetësimet dhe idetë e tyre, si dhe duke ndarë vizionin e qartë të Qeverisë për zhvillimin ekonomik, social dhe kulturor të vendit. Me fokus në projekte konkrete që synojnë mirëqenien dhe përmirësimin e jetës së qytetarëve, ky bashkëbisedim ka përforcuar angazhimin për të ndërtuar një të ardhme më të mirë për të gjithë. Tubimi u zhvillua në një atmosferë shpresëdhënëse, duke riafirmuar lidhjen e ngushtë mes liderëve dhe qytetarëve të Skenderajt, si dhe përkushtimin e përbashkët për përparimin e Kosovës.

Më shumë »

Dobruna takohet me fermerë të Gjakovës, bisedojnë rreth sfidave dhe planeve konkrete

Kandidati për deputet nga Alternativa, pjesë e listës së Lëvizjes VETËVENDOSJE, z. Agon Dobruna zhvilloi një takim të rëndësishëm me fermerët e komunës së Gjakovës. Të pranishëm ishin edhe ministri i Bujqësisë z. Faton Peci dhe kandidati për deputet, z. Blerim Gashani. Takimi u karakterizua nga një dialog i frytshëm dhe diskutime të thelluara që kishin në fokus përmirësimin e kushteve për fermerët dhe adresimin e sfidave të tyre. U trajtuan ide konkrete për zhvillimin e sektorit bujqësor dhe u theksua përkushtimi për t’i mbështetur fermerët si një nga prioritetet kryesore të qeverisjes së ardhshme.

Më shumë »

Deçani entuziast për fitoren e numrit 118 më 9 shkurt

Në Deçanin e sakrificës të dielën u dha kushtrimi për fitoren e 9 shkurtit, ngadhënjimin e 500 mijë zemrave që rrahin si një, Cep më Cep Kosovës. Kryeministri z. Albin Kurti iu drejtua deçanasve me krenari, duke përmendur figurat historike që ky vend i ka dhënë kombit shqiptar, si Sulejman Vokshi, Jusuf Gërvalla, dhe shumë të tjerë që ndriçojnë historinë tonë kombëtare. Ai theksoi rritjen e ekonomisë për 1 miliard euro çdo vit dhe shtimin e punësimit që tejkalon çdo qeveri të mëparshme: “Jemi 3 herë më të shpejtë në rritje ekonomike dhe 5 herë më të shpejtë në krijimin e vendeve të reja të punës.” “Më 9 shkurt, për punët e mira që i kemi bërë në këtë gati 4-vjeçar dhe për 25 zotimet e reja që i kemi publikuar dje, do të ketë referendum. Dilni në referendum dhe i thoni ‘po’ numrit 1 1 8. Pra, u thoni ‘jo’ partive private e i thoni ‘po’ lëvizjes publike e republike të koalicionit VETËVENDOSJE!, Guxo, Alernativa”, tha Kurti. Kryetarja e Alternativës, shefe e Grupit Parlamentar të Lëvizjes VETËVENDOSJE, znj. Mimoza Kusari Lila, z. Agon Dobruna e znj. Diana Qarkaxhija, kandidatë për deputet në bashkëbisedim me banorët e  Deçanit kanë thënë se, 9 shkurti nuk është thjesht ditë zgjedhjesh, por një referendum për të ardhmen e Kosovës. Ata kanë kërkuar nga deçanasit që ti thonë po numrit 118 dhe listës fituese Lëvizjes Vetëvendosje për një të ardhme ende më të mirë dhe që projektet e nisura të përfundojnë ashtu siç e kërkon e mira e popullit.

Më shumë »

Sibora Kadriu kandidatja më e re nga lista fituese shprehet e lumtur për përkrahjen që po ia japin qytetarët

Znj. Sibora Kadriu, kandidatja më e re për deputete nga lista fituese e Lëvizjes Vetëvendosje, përfaqësuese e Alternativës u shpreh me krenari para banorëve të lagjes Sofalia të Prishtinës. Duke i falënderuar për mbështetjen e vazhdueshme para, gjatë dhe pas mandatit, ajo theksoi përkushtimin e saj për ta përfaqësuar Kosovën me dinjitet dhe për të kontribuar për vendin, si pasardhëse e familjes së Idriz Seferit. “Vetëvendosje përfaqëson idealet e kombit tonë: drejtësi, arsim cilësor, shëndetësi, infrastrukturë sportive dhe mbështetje për çdo qytetar të Kosovës, pa dallim. Me Qeverinë Kurti 3, do të vazhdojmë politikat e mira, nga liberalizimi i vizave, te rritja e pagës minimale në 500 euro dhe investimet madhore në sport e infrastrukturë”, ka thënë ajo mes tjerash. Sibora është numri 78 në listën 118 dhe bashkë me Vetëvendosjen po shkon Cep më Cep drejt 500K zemrave.

Më shumë »

Tahiri Hasani pritet ngrohtë në Çabër, Tunelin e Parë dhe Bajrë

Cep më Cep, Çabra, Tuneli i Parë dhe Bajra drejt 500K zemra, më 9 Shkurt! Në Çabër të Zubin Potokut, në fshatin qëndrestar që sfidon përditë shantazhet dhe agresionet kriminale e terroriste të Serbisë, kandidatja për deputete nga Alternativa, në listën e Lëvizjes VETËVENDOSJE, znj. Hasime Tahiri Hasani është pritur ngrohtë dhe vendosmëri. Ky komunitet qëndron si një shembull i fuqisë dhe krenarisë kombëtare. Nga aty, u mirëprit në Tunelin e Parë të Mitrovicës, qyteti që i njeh më mirë se kushdo rezultatet e punës së kësaj qeverie në sundimin e rendit dhe ligjit. “Për më shumë se dy dekada, Mitrovica ka përballuar terrorin dhe kërcënimet e Serbisë, por sot ajo është simbol i qëndresës dhe i shpresës për një të ardhme të bashkuar e sovrane”, ka thënë Tahiri Hasani në këtë tubim. Mitrovica, Çabra dhe çdo cep i Kosovës po jehon me një zë të fuqishëm drejt fitores sonë historike më 9 shkurt.

Më shumë »

Juniku i vendosur, më 9 shkurt voton për numrin 118

Juniku unik dhe fisnik, me trashëgimi e qëndresë, u bashkua me 500 mijë zemra që rrahin për Kosovën. Në tubimin e madh, kryeministri z. Albin Kurti theksoi investimet prej mbi 10 milionë eurove dhe projektet strategjike si rruga Junik-Gjeravicë. “Janë tre Junika. Njëri në Kosovë, njëri nëpër Kosovë edhe është një Junik i tretë në diasporë. Këta tre Junika le të bëhen bashkë për 1000 vota më datën 9 shkurt për numrin 118 dhe brenda 500 mijë zemrave në të gjithë Kosovën cep më cep ”, ka thënë Kurti. Kandidatët për deputet nga Alternativa, pjesë e listës së fitores Lëvizjes VETËVENDOSJE, znj. Mimoza Kusari Lila, z. Agon Dobruna dhe znj. Diana Qarkaxhija takuan po ashtu banorë të Junikut të cilët i falënderuan për pjesëmarrje masive dhe që e ndezën sallën me entuziazëm. Në Junikun e 12 fiseve, të kullave dhe odave, të trashëgimisë kombëtare, qëndresës dhe sakrificës u dëshmua bindja e fitores së madhe të 9 shkurtit.

Më shumë »

Sibora Kadriu, shpresa e re për Kosovën nga Alternativa

Kandidatja për deputete nga Alternativa, pjesë e listës së Lëvizjes Vetëvendosje, znj. Sibora Kadriu, ka dëshmuar se rinia mund të jetë fuqia lëvizëse e ndryshimeve pozitive. Si më e reja në listë, ajo po ngjall shpresë dhe frymëzim tek qytetarët. Gjatë një takimi të ngrohtë dhe plot energji me banorët e fshatit Banullë të Lipjanit, znj. Kadriu ndau vizionin e saj për një qeverisje edhe më efikase dhe të përkushtuar ndaj qytetarëve. Bashkëbisedimi i sinqertë dhe idetë e reja e kanë bërë atë një figurë të dashur dhe të respektuar në këtë zonë. Banorët e Banullës dhe të gjithë Lipjanit e vlerësojnë për kreativitetin dhe përkushtimin e saj të pashoq, duke e parë si një model për brezin e ri. Sibora Kadriu nuk është thjesht një kandidate, ajo është simboli i rinisë së Kosovës që aspiron për ndryshime. Super vajza që Kosova krenohet me të është gati të dëshmojë se mosha nuk është pengesë për të qenë lidere dhe për të sjellë ndryshime të mëdha. Për një të ardhme më të ndritur, zgjidh Siborën – zgjidh progresin!

Më shumë »

Qarkaxhija në Malishevë: Me fitoren e listës sonë, fiton i tërë vendi

Kryeministri i Kosovës, z. Albin Kurti, në një tubim të hapur me qytetarët e komunës së Malishevës ka bërë thirrje për mbështetje masive në zgjedhjet e 9 shkurtit. Ky takim ishte një mundësi për të theksuar vizionin dhe prioritetet e Lëvizjes VETËVENDOSJE, Alternativës dhe partisë Guxo duke u fokusuar te mirëqenia dhe përparimi i qytetarëve. Në këtë ngjarje, ndër kandidatët e listës së Lëvizjes VETËVENDOSJE ishte edhe znj. Diana Qarkaxhija, përfaqësuese e Alternativës, e cila u takua nga afër me banorët e kësaj komune. Gjatë bashkëbisedimeve, ajo ndau me ta detaje mbi përbërjen dhe cilësinë e kandidatëve për deputetë, duke theksuar se lista përfaqëson njerëzit më të përkushtuar dhe më të aftë të Kosovës. “Ne nuk jemi këtu vetëm për të fituar një palë zgjedhje, por për të sjellë ndryshimin që ky vend meriton. Me fitoren e listës sonë, fiton i tërë vendi. Prioriteti ynë është mirëqenia e qytetarëve, dhe kjo është ajo për të cilën punon qeveria Kurti. Prandaj, ju bëj thirrje të dalim masivisht dhe të fitojmë bindshëm,” tha Qarkaxhija, duke motivuar banorët që të angazhohen aktivisht në këtë proces. Qarkaxhija, përmes këtij takimi, nxiti një frymë shprese dhe besimi tek qytetarët, duke theksuar se zgjedhjet e 9 shkurtit janë një mundësi historike për të çuar përpara zhvillimin e vendit. Angazhimi dhe vizioni ynë për të ndërtuar një Kosovë më të drejtë dhe më të begatë mbeten shembull frymëzimi për të gjithë qytetarët. Kjo thirrje për mbështetje është një mundësi për të bashkuar energjitë dhe për të dëshmuar fuqinë e popullit në ndërtimin e një të ardhmeje më të mirë për të gjithë.

Më shumë »

Kusari Lila dhe Haxhiu në përkrahje të grave në biznes, Blerta Krypa shembull mes shumë të tjerave

Blerta, një nga gratë më të suksesshme në Kosovë, është një shembull frymëzues i guximit dhe vendosmërisë. Ajo ka ndërtuar biznesin e saj përmes përkushtimit dhe punës së palodhur, duke tejkaluar sfida të shumta. Përveç suksesit të saj personal, Blerta ka treguar një angazhim të jashtëzakonshëm për të mbështetur dhe fuqizuar gratë e tjera në komunitetin e saj. Këtë të shtunë, kryetarja e Alternativës, znj. Mimoza Kusari-Lila, e vizitoi Blertën për të parë nga afër punën e palodhshme që ajo bën çdo ditë së bashku me bashkëpunëtoret e saj. Vizita u shoqërua edhe nga ministrja Albulena Haxhiu, e cila bashkë me znj. Kusari-Lila shprehën vlerësimin dhe përgëzimet e tyre për angazhimin dhe përkushtimin e Blertës në fuqizimin ekonomik dhe social të grave. Blerta është dëshmi se kur gratë mbështesin njëra-tjetrën dhe angazhohen me pasion, mund të ndërtojnë modele të suksesshme që frymëzojnë dhe fuqizojnë të gjithë shoqërinë. Le të jetë historia e saj një nxitje për të gjithë ata që aspirojnë të bëjnë ndryshim!

Më shumë »

Kusari Lila dhe Dobruna takojnë stafin e klinikës “European Clinic”

“European Clinic” në Gjakovë është sinonim i profesionalizmit dhe kujdesit cilësor shëndetësor në Kosovë. Me një staf të përgatitur dhe mbresëlënës, klinika ofron shërbime të jashtëzakonshme që i tejkalojnë pritshmëritë e pacientëve. E udhëhequr nga obstetër-gjinekolog, Dr. Aida Kumnova, kjo klinikë ka ndihmuar mijëra gra të ndihen të shëndetshme, të sigurta dhe të përmbushura, duke dhënë rezultate të shkëlqyera në trajtimin dhe kujdesin për çdo paciente. Kryetarja e Alternativës, znj. Mimoza Kusari-Lila, dhe nënkryetari, z. Agon Dobruna, vizituan këtë institucion shëndetësor dhe zhvilluan një takim me stafin. Ata shprehën mirënjohjen dhe përgëzimet e tyre për punën e palodhur dhe suksesin e arritur deri më tani, duke u uruar suksese të mëtejshme dhe vazhdimësi në përmirësimin e jetës së shumë njerëzve.

Më shumë »

Hasime Tahiri Hasani e përkushtuar për të sjellë një zë të fuqishëm në Kuvendin e Kosovës, duke përfaqësuar me krenari Mitrovicën

Kandidatja për deputete nga Alternativa, pjesë e listës së Lëvizjes VETËVENDOSJE, znj. Hasime Tahiri, ka zhvilluar një takim entuziast dhe të frytshëm me të rinjtë e qytetit të Mitrovicës. Ky takim shënoi një tjetër hap të rëndësishëm në përkushtimin e saj për përfaqësimin dinjitoz dhe angazhimin aktiv të të rinjve në proceset vendimmarrëse. Në këtë takim morën pjesë edhe kandidatët për deputetë, z. Armend Muja, znj. Arjeta Fejza dhe znj. Edona Llalloshi, të cilët bashkë me znj. Tahiri ecën përgjatë sheshit të qytetit dhe pjesës veriore të tij. Në këtë ecje simbolike, ata patën mundësinë të bashkëbisedojnë nga afër me qytetarët, duke dëgjuar shqetësimet dhe idetë e tyre për një të ardhme më të mirë për Mitrovicën dhe Kosovën. Gjatë ditës, znj. Tahiri vizitoi edhe Shoqatën “Down Syndrome Kosova” në Mitrovicë, ku u shoqërua nga ministrja e Arsimit, znj. Arbërie Nagavci. Gjatë vizitës, ato panë nga afër punën e qendrës dhe aktivitetet që zhvillohen për t’i mbështetur dhe fuqizuar personat me sindromën Down. Kjo tregon përkushtimin dhe vëmendjen e veçantë që znj. Tahiri i jep çështjeve sociale dhe gjithëpërfshirjes. Mesazhi i qartë i këtij aktiviteti është se ndryshimi vjen nga përkushtimi dhe angazhimi për çdo qytetar të Kosovës. Znj. Hasime Tahiri Hasani mbetet e përkushtuar për të sjellë një zë të fuqishëm dhe pozitiv në Kuvendin e Kosovës, duke përfaqësuar me krenari Mitrovicën dhe gjithë vendin.

Më shumë »

Dardana me zemër u bë bashkë rreth kandidatëve për deputetë të listës së fitores

Në Dardanë si kudo në Kosovë zemrat u bën bashkë si një, në përkrahje të kandidatëve për deputetë të listës së fitores. Kryeministri z. Albin Kurti në tubimin me qytetarët e Dardanës, ka adresuar sulmet dhe akuzat që janë bërë ndaj qeverisjes së tij dhe Lëvizjes VETËVENDOSJE!, duke theksuar rëndësinë e vendimeve të popullit dhe të së ardhmes së përbashkët. “Shumë njerëz dhe portale të financuara nga oligarkët vazhdojnë të na sulmojnë me shpifje nga më të ndryshmet. Disa prej tyre thjesht nuk po mund të pajtohen me faktin se zëri i tyre nuk ka më rëndësi. Sa më parë ta kuptojnë këtë, aq më shumë do t’i japin kuptim vetes së tyre për të ardhmen,” deklaroi Kurti. Kryeministri Kurti apeloi për bashkim dhe përkrahje të plotë në zgjedhjet e 9 shkurtit, duke theksuar se vetëm përmes mbështetjes masive të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, partisë Guxo dhe Alternativa, mund të sigurohet fitorja dhe vazhdimi i rrugës drejt një të ardhmeje më të drejtë, të ndershme dhe të barabartë për të gjithë qytetarët. Kandidatët për deputet nga Alternativa, pjesë e listës së Lëvizjes VETËVENDOSJE, znj. Mimoza Kusari Lila, z. Agon Dobruna dhe znj. Diana Qarkaxhija takuan po ashtu banorë të Dardanës me të cilët ndanë mendime e shkëmbyen ide për qeverisje edhe më efikase mbas 9 shkurtit. Data është 9 shkurt, numri është 118 dhe fitorja është e pa diskutueshme!

Më shumë »

Nga Artana, një tjetër hap drejt fitores së përbashkët, drejt Kosovës që meriton çdo qytetar

Qytetarët gjithandej vendit ndihen më të sigurt dhe më të fuqizuar se kurrë më parë. Një frymë optimizmi dhe besimi i palëkundur po përhapet Cepi më Cep, ndërsa mbështetja për Lëvizjen VETËVENDOSJE dhe kryeministrin aktual e të ardhshëm, z. Albin Kurti, është më e fuqishme se kurrë. Të premten, kandidatët e listës së fitores vizituan Artanën, ku pritja nga banorët ishte madhështore. Një përkrahje e sinqertë dhe entuziaste për qeverisjen Kurti u vërejt qartë edhe këtu, ashtu si në çdo qytet, fshat e lagje të Kosovës. Në këtë takim të ngrohtë dhe frymëzues morën pjesë kryetarja e Alternativës dhe shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, znj. Mimoza Kusari-Lila, si dhe nënkryetari i Alternativës dhe zëvendësministri i Financave, Punës dhe Transfereve, z. Agon Dobruna. Të dy, si kandidatë për deputetë, u mirëpritën ngrohtësisht nga banorët e Artanës, me të cilët ndanë ide, vizione dhe plane konkrete për të ardhmen e vendit. “Qytet më qytet, fshat më fshat, shtëpi më shtëpi, ndryshimi është evident dhe i prekshëm. Qeverisja jonë ka dëshmuar se është e drejtë, transparente dhe në shërbim të qytetarëve. Puna jonë nuk ka qenë thjesht një premtim, por një angazhim konkret që ka sjellë rezultate të dukshme dhe të prekshme për çdo qytetar. Ky sukses është dëshmi se me Lëvizjen VETËVENDOSJE! fitorja është e garantuar. Më 9 shkurt, ne do ta vazhdojmë këtë rrugë edhe më fuqishëm,” deklaruan ata gjatë takimit. Ky moment historik, ku qytetarët nga të gjitha kategoritë shoqërore janë bashkuar për të ndërtuar një të ardhme më të mirë, është dëshmi e përkushtimit të vazhdueshëm të Lëvizjes VETËVENDOSJE për një Kosovë të drejtë, të zhvilluar dhe të barabartë për të gjithë. Nga Artana, një tjetër hap drejt fitores sonë të përbashkët – drejt Kosovës që meriton çdo qytetar!

Më shumë »

Vitia drejt 500K zemrave, fuqia e bashkimit drejt fitores

Tubimi madhështor në Viti, i paraparë fillimisht të mbahej brenda ambienteve të shtëpisë së kulturës por u zhvendos jashtë për shkak të numrit të madh të qytetarëve që prisnin me entuziazëm. Kryeministri z. Albin Kurti, së bashku me kandidatët për deputetë nga lista fituese e Lëvizjes VETËVENDOSJE!, iu bashkua kësaj mase të madhe njerëzish për të dëgjuar dhe ndarë vizionin për të ardhmen. Kryetarja e Alternativës, znj. Mimoza Kusari-Lila, dhe kandidati për deputet, z. Agon Dobruna, takuan nga afër banorët e Vitisë, me të cilët ndanë ide dhe diskutuan për mënyrat më të mira të qeverisjes gjatë mandatit të ardhshëm të qeverisë Kurti 3. Në këtë mision gjithëpopullor drejt 500 mijë zemrave, qytetarë të të gjitha moshave dhe kategorive shoqërore, të rinj e të moshuar, janë bashkuar për të marrë vendime historike në shërbim të një të ardhmeje më të mirë për vendin. Cep në Cep për numrin 118 po përhapet si një thirrje e fuqishme për avancim. Vitia drejt 500K zemrave ❤️ – fuqia e bashkimit me Lëvizjen VETËVENDOSJE!

Më shumë »

Bregu i Diellit të përcaktuar për të votuar listën me numrin 118

Mimoza Kusari-Lila, një nga figurat më të shquara politike dhe kandidate për deputete, kryetare e  Alternativës, vazhdon të marrë mbështetje të jashtëzakonshme nga qytetarët e Kosovës. Të enjten në shkollën fillore “Ismail Qemali” në Bregun e Diellit në Prishtinë, ajo dhe kandidatja më e re në listën e Lëvizjes VETËVENDOSJE, znj. Sibora Kadriu u pritën me entuziazëm nga mbështetësit dhe qytetarët që shprehën bindjen e tyre të palëkundur për fitoren e madhe që po vjen më 9 shkurt. “Ju znj. Kusari-Lila jeni simbol i një lidershipi të qëndrueshëm dhe progresiv, duke përfaqësuar vlerat e ndershmërisë, integritetit dhe përkushtimit ndaj një Kosove të pavarur dhe sovrane”, kanë thënë disa nga banorët e kësaj lagje gjatë takimit me të. Lista e Lëvizjes Vetëvendosje mbetet alternativa e vetme e besueshme dhe vizionare për të ardhmen e Kosovës. Mimoza Kusari-Lila, me eksperiencën e saj politike dhe përkushtimin ndaj progresit, është një zë i fuqishëm për të përfaqësuar qytetarët në Kuvendin e Kosovës. Ajo është e përkushtuar për të çuar përpara vizionin e Qeverisë Kurti, duke siguruar që çdo premtim të kthehet në realitet dhe që Kosova të ecë përpara me dinjitet dhe vendosmëri. Me mbështetjen e qytetarëve në çdo lagje dhe qytet, fitorja e listës së Lëvizjes Vetëvendosje po bëhet gjithnjë e më e sigurt.

Më shumë »

Kusari Lila në Gjilan: Me vizion të qartë dhe energji të palëkundur, të bëhemi pjesë e një force që marshon drejt fitores së madhe

Gratë dhe vajzat e Gjilanit dhe Anamoravës e pritën me ngrohtësi dhe mbështetje të jashtëzakonshme, kandidaten për deputete, kryetaren e Alternativës, znj. Mimoza Kusari Lila, duke konfirmuar besimin e tyre për politikat dhe në vizionin që bart lista fituese Lëvizja VETËVENDOSJE. Mimoza Kusari-Lila  vazhdon të frymëzojë dhe të angazhohet për pozitën e grave në Kosovë. E përkushtuar për ruajtjen e integritetit të tyre, ajo mori mbështetje të jashtëzakonshme edhe të enjten në Gjilan gjatë tubimit zgjedhor meto. Kusari Lila premtoi se do të mbetet një zë i fortë për progresin e qëndrueshëm dhe zhvillimin gjithëpërfshirës të grave kudo në Kosovë. “ Me një vizion të qartë dhe energji të palëkundur, të bëhemi pjesë e një force që marshon drejt fitores së madhe dhe realizimit të qëllimit #500K zemrave, duke e bërë Kosovën një vend më të mirë për të gjithë”, është shprehur ajo.

Më shumë »

Qarkaxhija në takim me gratë në Pejë: Mandati i tretë i qeverisë Kurti do të fuqizojë gratë dhe vajzat

Kandidatja për deputete nga Alternativa, znj. Diana Qarkaxhija, ka zhvilluar një takim të frytshëm me gra dhe vajza të qytetit të Pejës, ku ka diskutuar tema të rëndësishme mbi çështjet gjinore dhe përparimin e arritur deri më tani nga qeveria Kurti në mandatin aktual. Gjatë bisedës, znj. Qarkaxhija ka vlerësuar angazhimin dhe punën e palodhshme të qeverisë Kurti në avancimin e të drejtave dhe barazisë gjinore, duke theksuar se ndryshimet pozitive që janë bërë në këtë mandat janë vetëm fillimi i një pune edhe më të madhe që do të vijë në mandatin e ardhshëm. “Mandati i tretë i qeverisë Kurti do të sjellë edhe më shumë përkushtim për fuqizimin e grave dhe vajzave, përmirësimin e politikave sociale dhe zhvillimin ekonomik që përfshin të gjithë,” ka deklaruar Qarkaxhija gjatë takimit. Kjo nismë për t’u afruar më shumë me komunitetin është dëshmi e përkushtimit të Alternativës për të dëgjuar zërin e qytetarëve dhe për të adresuar nevojat dhe shqetësimet e tyre në mënyrë të drejtpërdrejtë. Znj. Qarkaxhija siguroi gratë dhe vajzat e Pejës se zëri i tyre do të jetë gjithmonë prioritet në platformën e saj dhe në politikat e ardhshme të qeverisjes.

Më shumë »

Edhe në Gjakovë shumë vota të para, vota me zemër, do t’i bashkohen #500K zemrave për listën e fitores

Me pjesëmarrjen e shumë të rinjve, të cilët me një emocion të veçantë përgatiten të votojnë për herë të parë në zgjedhjet e 9 shkurtit, u përmbyllën të mërkurën takimet e organizuara në Gjakovë. Me votën e tyre të parë dhe të dhënë me zemër, do t’i bashkohen #500K zemrave që mbështesin listën e fitores, duke dhënë një kontribut të rëndësishëm për të ardhmen e përbashkët. Në këtë takim me të rinjtë shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes VETËVENDOSJE dhe kryetare e Alternativës, znj. Mimoza Kusari Lila z. Agon Dobruna, znj. Arbërie Nagavci dhe z. Agon Batusha bashkëbiseduan rreth temave dhe qështjeve që i preokupojnë ata. “Diskutuam reformat e realizuara, planet për të ardhmen dhe u shkëmbyem ide e propozime konkrete, të cilat do të ndihmojnë në adresimin e sfidave dhe nevojave të të rinjve. Këto takime janë një dëshmi e përkushtimit për të ndërtuar një të ardhme më të mirë për të gjithë”, ka theksuar Kusari Lila. “Shumë vota të para, vota me zemër, do t’i bashkohen #500K zemrave për listën e fitores sonë!”, ka theksuar ajo.

Më shumë »

Kusari – Lila: Gratë dhe bizneset inovative në Gjakovë, frymëzim për zhvillimin e qëndrueshëm

Në vizitat e zhvilluara gjatë së mërkurës në Gjakovë kryetarja e Alternativës znj. Mimoza Kusari Lila e shoqëruar nga kryetari i degës së Alternativës z. Agon Dobruna vëmendjen u përqendruan te suksesi i grave në biznes dhe inovacioni në sektorë të ndryshëm. “Fjolla Haxhismajli, një sipërmarrëse frymëzuese nga Gjakova, ka ngritur një sallon të ri me mbi 40 të punësuara, duke kombinuar kreativitetin dhe traditën familjare në industrinë e dizajnit konfeksionar. Produktet e saj eksportohen në ShBA dhe Evropë, ndërsa promovimi dhe shitja online dëshmojnë fuqinë e bizneseve kreative në tregjet ndërkombëtare”, ka theksuar Kusari-Lila. Po ashtu, vizitë I kanë bërë edhe thertores Lleshi-F, e cila prezanton me standarde të larta higjienike dhe infrastrukturë moderne, spikatë si një model në përpunimin e mishit, duke ofruar produkte të sigurta dhe cilësore për konsumatorët. Në fushën e mobilieve, mobileria “Tabaku” ruan traditën dhe cilësinë, duke përfaqësuar punimet artizanale më të mira të vendit. Kandidatët për deputetë Kusari Lila dhe Dobruna i kanë përgëzuar pronarët e kësaj mobilerie për inovacionin e treguar dhe cilësinë që çdo herë është dëshmuar. Këto vizita theksojnë rëndësinë e mbështetjes së grave dhe bizneseve që promovojnë zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik, duke nxitur kreativitetin, cilësinë dhe eksportin. “Përmes përkrahjes së vazhdueshme, synojmë fuqizimin e rolit të tyre në transformimin ekonomik të vendit”, ka theksuar Dobruna. Znj. Arbërie Nagavci dhe z. Agon  Batusha ishin po ashtu të pranishëm gjatë këtyre vizitave që iu bënë bizneseve.

Më shumë »

Gratë së bashku drejt rekordeve të reja, Mitrovica pararendëse e fuqizimit të tyre

Të mobilizohemi për të arritur numrin rekord të daljes së grave dhe vajzave në votime. Ky ishte lajtmotivi që u përçua në tubimin me gra që u mbajt në Mitrovicë, organizuar nga koalicioni Lëvizja VETËVENDOSJE, Alternativa dhe partia Guxo. Gratë dhe vajzat kanë një rol të pazëvendësueshëm në shoqërinë tonë, është thënë mes tjerash në këtë tubim, ku të pranishme ishin edhe kandidatet për deputete nga Alternativa, znj. Diana Qarkaxhija, znj. Hasime Tahiri Hasani dhe znj. Sibora Kadriu. “Në këto zgjedhje, në listën e Vetëvendosjes janë 41 gra kandidate, secila prej tyre më e suksesshme se tjetra. Gratë e kësaj liste janë patriote, të përgatitura profesionalisht, të përkushtuara politikisht, të angazhuara për avancimin e grave dhe vajzave të Kosovës”, janë shprehur kandidatet nga Alternativa në këtë tubim të madhe me gratë mitrovicase. Kryeparlamentari z. Glauk Konjufca dhe kryetarja e grave të Lëvizjes VETËVENDOSJE znj. Albulena Haxhiu u kanë bërë thirrje grave dhe vajzave që të angazhohen maksimalisht të dalin të votojnë pasi, siç thanë ata, gjatë mandatit që po përfundon dëshmuan se si qeveriset për gratë dhe vajzat. Ngase ne besojmë se për të bërë progres të vërtetë në Kosovë gratë dhe vajzat duhet të mbështeten nga shteti pa kursim.

Më shumë »

“TEOFIT”, hapësira që fuqizon gratë, vizitohet nga kryetarja e Alternativës Mimoza Kusari-Lila

Kryetarja e Alternativës znj. Mimoza Kusari-Lila, vizitoi qendrën e fitnesit për vajza dhe gra “TEOFIT” në Gjakovë. Është kjo një hapësirë e jashtëzakonshme dedikuar shëndetit dhe mirëqenies së grave, qendër unike, nën udhëheqjen e trajneres dhe pronares znj. Teolinda, ku mishëron përkushtimin ndaj fuqizimit të gruas përmes aktivitetit fizik dhe stilit të shëndetshëm të jetesës. Gjatë vizitës Kusari-Lila, pati mundësinë të bisedojë me Teolindën mbi rëndësinë e krijimit të hapësirave të tilla, që nuk shërbejnë vetëm për stërvitje, por edhe për ndërtimin e një komuniteti mbështetës për gratë. Ajo shprehu admirimin e saj për këtë iniciativë të fuqishme dhe u angazhua të vazhdojë të mbështesë projekte që promovojnë barazinë gjinore dhe fuqizimin ekonomik të grave në të gjitha fushat e jetës. “”TEOFIT” është shembull i një historie suksesi, ku pasioni, profesionalizmi dhe dëshira për të ndikuar pozitivisht në shoqëri marrin jetë në një formë frymëzuese”, ka thënë Kusari lila duke e përgëzuarpër sukseset që ka arritur kjo grua.

Më shumë »

Mbështetje për bizneset dhe artizanët, vizitat e kandidatëve për deputet në Gjakovë

Kryetarja e Alternativës dhe shefe e Grupit Parlamentar të Lëvizjes VETËVENDOSJE, znj. Mimoza Kusari Lila bashkë me kryetarin e degës së Alternativës në Gjakovë, z. Agon Dobruna, kandidatë për deputet, vizituan kompaninë e pastrimit kimik “Saranda” në Gjakovë. “ Është një biznes i shkëlqyer dhe shembull për standardet e larta të cilësisë në sektorin e shërbimeve. Kjo kompani, me përkushtim dhe profesionalizëm, ofron shërbime të klasit të parë, duke përmbushur dhe tejkaluar pritshmëritë e klientëve të saj. Kompanitë si “Saranda” dëshmojnë se me punë të palodhur dhe vizion të qartë, mund të ndërtohen biznese që jo vetëm qëndrojnë konkurruese, por edhe frymëzojnë komunitetin”, ka thënë Kusari Lila në bashkëbisedim me drejtuesit e saj. Mimoza Kusari-Lila dhe Dobruna treguan mbështetjen e tyre për bizneset që kontribuojnë në zhvillimin ekonomik dhe përmirësimin e jetës së qytetarëve. Një tjetër vizitë ka zhvilluar kandidati për deputet nga lista e VETËVENDOSJES, z. Agon dobruna në “Maestro Art Filigran”. I pranishëm ishte edhe ministri I Kulturës, Rinisë dhe Spoprteve z.Hajrulla Çeku dhe kandidatët për deputet, z. Hysamedin Feraj, Ardian gola e z. Agon Batusha të cilët patën mundësinë të shohin nga afër mjeshtërinë e z. Halil Kerraxhija, një nga mjeshtrit më të vjetër dhe më të përkushtuar të këtij zanati të rrallë. Vizituan edhe skulptorin Andin Bakija, ku u njohën me një koleksion të jashtëzakonshëm veprash të krijuara me dashuri dhe pasion të thellë për artin. Çdo detaj në punimet e tij pasqyron përkushtimin dhe talentin e një artisti që ndjek ëndrrën e tij me plot zemër. Kandidatët për deputet qëndruan edhe në familjen e piktorit të ndjerë akademik Ibrahim Ponosheci. Kjo vizitë shërbeu si një mundësi e veçantë për të njohur nga afër dhe për të përjetuar energjinë artistike të pikturave të prof. Ibrahimit, të cilat mbartin një vlerë të jashtëzakonshme artistike dhe shpirtërore. Familja e tij ka treguar përkushtim të madh në ruajtjen dhe mirëmbajtjen e këtij thesari të çmuar artistik, duke e trajtuar atë si një trashëgimi të vyer për brezat e ardhshëm. Me mbështetjen e MKRS-së, shumë shpejt këto vepra pritet të prezantohen për publikun e gjerë art-dashës, në mënyrë dinjitoze, si pjesë e “Galerisë Ibrahim Ponosheci”, duke nderuar kështu jetën dhe veprën e këtij artisti të madh.

Më shumë »

Hasime Tahiri Hasani në Rahovë: Mbështetje e pakushtëzuar për kandidatët për deputetë dhe përkrahje për ndërmarrësit ruralë

Kandidatja për deputete nga Alternativa, pjesë e listës së Lëvizjes VETËVENDOSJE, znj. Hasime Tahiri Hasani, zhvilloi një takim të përzemërt me banorët e Rahovës, në veri të Kosovës. Gjatë vizitës, ajo konstatoi mbështetje të fuqishme për kandidatët dhe vizionin liberal të Alternativës. E pranishme ishte edhe kandidatja për deputete znj. Arjeta Fejza. Në këtë takim, ajo vlerësoi punën dhe përkushtimin e ndërmarrësve si z. Arben Peci, që udhëheq biznesin N.P.T “TONI” me zell dhe dashuri për vendlindjen. “Ndërmarrësit, sidomos ata të viseve rurale, do të jenë një prioritet i Qeverisë Kurti 3, me politika zhvillimore që përkrahin bizneset lokale,” theksoi ajo. Rrugëtimi drejt fitores vazhdon, duke bashkuar zemrat dhe energjinë e mbi 500,000 qytetarëve anë e mbanë Kosovës! Bashkë, për një të ardhme më të mirë!

Më shumë »

Qarkaxhija dhe Dobruna me bjeshkatarët, për një natyrë të mbrojtur dhe turizëm të qëndrueshëm

Pas një dite të mbushur me takime dhe aktivitete, kandidatët për deputetë nga Alternativa, pjesë e listës së Lëvizjes VETËVENDOSJE, z. Agon Dobruna dhe znj. Diana Qarkaxhija vizituan edhe anëtarët e Shoqatës së Bjeshkatarëve SHBA “Pashtriku”. Ishte një mundësi fantastike për të shkëmbyer ide, për të diskutuar mbi rëndësinë e sporteve malore dhe për të nxitur vlerat e jetesës së shëndetshme në harmoni me natyrën. Qarkaxhija dhe Dobruna dëshmuan përkushtimin e tyre ndaj çështjeve që lidhen me zhvillimin e turizmit malor dhe ruajtjen e pasurive natyrore të Kosovës. Të dy kandidatët theksuan rëndësinë e promovimit të bjeshkatarisë jo vetëm si sport, por edhe si një mjet për të rritur ndërgjegjësimin mbi mbrojtjen e mjedisit. “Kosova është e bekuar me bukuri të rralla natyrore dhe terrene ideale për aktivitete malore. Shoqata “Pashtriku” ka luajtur një rol të rëndësishëm në promovimin e këtyre vlerave dhe në krijimin e një komuniteti të fortë sportdashësish që ndajnë pasionin për natyrën dhe ecjet malore”, kanë thënë ata. Kandidatët për deputetë shprehën angazhimin e tyre për të mbështetur iniciativa që ruajnë biodiversitetin dhe që krijojnë mundësi për zhvillimin e qëndrueshëm të turizmit në vendin tonë. Ata theksuan se bjeshkataria, përveçse një aktivitet fizik i dobishëm, është edhe një mënyrë për të njohur dhe vlerësuar më shumë thesaret natyrore të Kosovës. Së bashku ranë dakord se është jetike që të ruajmë natyrën për brezat e ardhshëm dhe të krijojmë politika që mbështesin zhvillimin e saj të qëndrueshëm.

Më shumë »

Tahiri Hasani në Mitrovicë: Fitorja është e jona, sepse është e qytetarëve të Kosovës

Kandidatja për deputete nga Alternativa, pjesë e listës së Lëvizjes VETËVENDOSJE, znj. Hasime Tahiri Hasani ka vizituar familjen e z. Faik Istrefit në Vaganicë. Ajo i ka falënderuar për mikpritjen e ngrohtë dhe mbështetjen e pakursyer. Të pranishëm ishin edhe kandidatë të tjerë nga Mitrovica. “Një mikpritje e tillë është dëshmi e shpirtit të madh që na bashkon dhe e përkushtimit të tij për një vizion të qartë drejt zhvillimit dhe progresit. Kontributi i z.  Istrefi dhe mbështetja e secilit prej jush na frymëzojnë çdo ditë për të vazhduar me vendosmëri në rrugën tonë. Solidariteti juaj është forca që na motivon për të sjellë një të ardhme më të drejtë, më të ndritur dhe më të barabartë për çdo qytetar”, ka thënë Tahiri Hasani gjatë bashkëbisedimit në këtë vatër fisnike. Ajo ka shtuar se, me energji, përkushtim dhe vendosmëri, së bashku po ndërtojmë jo vetëm fitoren, por edhe themelet e një shoqërie që punon për të gjithë. Çdo hap, çdo përqafim, çdo fjalë përkrahëse është një gur në këtë rrugë të përbashkët drejt suksesit që na pret. “Le të dëshmojmë se kur bashkohemi, asgjë nuk është e pamundur! Fitorja është e jona, sepse është e qytetarëve të Kosovës!”, ka thënë Tahiri Hasani.

Më shumë »

Qarkaxhija e Dobruna në Gjakovë takojnë banorët e bashkësive 3 dhe 4:  Bashkë për një të ardhme të ndritur

Mes një atmosfere të ngrohtë dhe entuziaste me banorët e bashkësive 3 dhe 4 të Komunës së Gjakovës kandidatët për deputet nga Alternativa, pjesë e listës së Lëvizjes VETEËVENDOSJE, znj. Diana Qarkaxhija dhe z. Agon Dobruna kanë diskutuar me ta për të ardhmen e përbashkët. I pranishëm ishte edhe ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, z. Hajrulla Çeku, ministrja e Arsimit, znj. Arbërie Nagavci dhe kandidatët tjerë për deputet. Diskutimet e frytshme për Qeverinë Kurti 3, theksuan angazhimin për përmirësimin e jetës së qytetarëve dhe ndërtimin e një të ardhmeje më të mirë për të gjithë. “ Bashkë me ne do të jetë një hap i sigurt drejt një të ardhmeje të ndritur për Gjakovën, me një vizion të palëkundur për një qytet e shtet të fuqishëm dhe të prosperuar. Çdo hap ka rëndësi dhe bashkë mund ti realizojmë qëllime madhore”, janë shprehur Qarkaxhija e Dobruna.

Më shumë »

Takimi i ngrohtë dhe frymëzues me gratë pensioniste, Hasime Tahiri Hasani, zë i fuqishëm për gratë dhe vajzat e Kosovës

Kandidatja për deputete nga Alternativa, pjesë e listës së Lëvizjes VETËVENDOSJE, znj. Hasime Tahiri Hasani, zhvilloi një bisedë të përzemërt me gratë pensioniste, duke vlerësuar kontributin e tyre të çmuar në familje dhe në shoqëri përgjatë gjithë jetës. Ajo shprehu mirënjohjen e saj për rolin dhe përvojat e tyre, duke theksuar se zëri dhe përkushtimi i grave janë jetikë për zhvillimin dhe të ardhmen e vendit. Tahiri Hasani ka thënë mes tjerash se, do të jetë përfaqësuese e denjë e grave dhe vajzave në Kuvendin e Kosovës, duke mbrojtur të drejtat dhe interesat e tyre dhe duke promovuar mundësi të barabarta për të gjithë. Takimi u shndërrua në një platformë për forcimin e bashkëpunimit ndërmjet grave të të gjitha moshave, me qëllim ndërtimin e një të ardhme më të drejtë dhe më të sigurt.

Më shumë »

Kastrioti dhe Vushtrria konfirmojnë triumfin e 9 shkurtit, rrugëtimi i koalicionit të përsosur për Kosovën, dëshmi e fitores

Në Kastriot dhe Vushtrri vazhduan tubimet e rrugëtimit drejt fitores së 9 shkurtit, ku kandidatët e koalicionit Lëvizja VETËVENDOSJE!, Alternativa dhe Partia Guxo u takuan me qytetarët. Sallat ishin plot e përplot dhe zemrat e kuqe flakë konfirmuan edhe njëherë se 118 është numri që na bashkon të gjithëve. Tubimi u shoqërua me tingujt e këngëve patriotike dhe një atmosferë elektrizuese, ku të pranishmit shprehën mbështetje të palëkundur për kandidatët dhe kryeministrin aktual dhe të ardhshëm, z. Albin Kurti. Kandidatët për deputet nga Alternativa, znj. Mimoza Kusari Lila, z. Agon Dobruna, znj. Diana Qarkaxhija, znj. Hasime Tahiri Hasani dhe znj. Sibora Kadriu, takuan banorët e Kastriotit dhe Vushtrrisë, me të cilët ndanë mendime dhe vizione për të ardhmen. Ata shpalosën ide të reja për një punë edhe më të mirë për qytetarët dhe zhvillimin e vendit në tërësi. “Kastrioti dhe Vushtria janë zjarre të mbi 500 mijë zemrave që do të rrahin për një qëllim të vetëm të dielën e 9 shkurtit. Bashkë me këtë popull të dashur dhe fisnik, ne do të bëjmë të pamundurën që zhvillimi të hyjë në rrugën e mbarë,” thanë kandidatët për deputet në takimin me banorët e Kastriotit dhe Vushtrrisë. Ky ishte një mesazh i fuqishëm se bashkë mund të arrijmë një të ardhme më të mirë, të zhvilluar dhe të begatë për të gjithë qytetarët e Kosovës. Të dielën e 9 shkurtit, koalicioni ynë është gati për të sjellë fitoren!

Më shumë »

Ferizaji në rrugën e fitores, zemrat bashkohen për 118

Ferizaji u ndez nga entuziazmi në tubimin madhështor të zemrave të kuqe! Kryeministri Albin Kurti, në një tubim të jashtëzakonshëm me qytetarët, theksoi se fitorja është e pashmangshme, por na duhen mbi 500 mijë zemra për ta bërë atë të plotë dhe për t’i kthyer vendimet në suksese të mëdha! Kandidatët tanë të përkushtuar, z. Agon Dobruna dhe znj. Hasime Tahiri Hasani nga Alternativa, pjesë e listës së Lëvizjes VETËVENDOSJE, ndanë vizionin e tyre për një qeverisje më të mirë, duke I dëgjuar dhe bashkëbiseduar me banorët e Ferizajit. “Me votën tuaj për numrin 118, më 9 shkurt, ne fitojmë së bashku! Faleminderit për përkrahjen tuaj të jashtëzakonshme dhe për zemrën që na falni”, thanë ata.

Më shumë »

Qarkaxhija në Gjakovë: Së bashku, po ndërtojmë një të ardhme ku zëri i grave është shtyllë e çdo ndryshimi pozitiv në shoqëri

Kandidatja për deputete nga Alternativa, pjesë e Listës së Lëvizjes VETËVENDOSJE, znj. Diana Qarkaxhija, së bashku me kandidatet znj. Arbërie Nagavci dhe znj. Dafina Gexha-Bunjaku, vizituan familjen Morina në Brekoc të Gjakovës. Gjatë këtij takimi të ngrohtë dhe frymëzues, ato bashkëbiseduan me gra dhe vajza për çështje që i shqetësojnë dhe për sfidat e përditshme me të cilat përballen. Këto takime, që shtrihen Cep më Cep në komunën e Gjakovës, janë një mundësi e jashtëzakonshme për të dëgjuar zërin e grave dhe vajzave, për të theksuar rolin e tyre të rëndësishëm në zhvillimin e shoqërisë dhe për të nxitur përfshirjen e tyre aktive në vendimmarrje. Gratë dhe vajzat e Lëvizjes sonë janë shtylla të rëndësishme në fitoret tona, duke e forcuar vizionin për një Kosovë më të drejtë dhe më të barabartë. “Këto biseda të hapura dhe të sinqerta dëshmojnë përkushtimin tonë për të krijuar një shoqëri ku secila grua dhe vajzë të ndihet e fuqizuar dhe e vlerësuar. Së bashku, po ndërtojmë një të ardhme ku zëri i grave është shtyllë e çdo ndryshimi pozitiv në shoqëri”, ka thënë Qarkaxhija në këtë takim.

Më shumë »

Gjilani i rrethuar nga zemrat që rrahin si një, fitorja rekord po troket në derë

Suksese të reja e rekord i ri u pa në tubimin e zemrave që rrahin si një në Gjilan. Ashtu si Cep më Cep Kosovës po vërehet qartë që pulsi po rrahë 118 dhe kështu çdo ditë e më shumë fitorja po i troket në derë Lëvizjes VETËVENDOSJE, që në partneritet me Alternativën dhe partinë Guxo bashkë me qytetarët e Republikës, do ta qojnë vendin përpara.    Kandidatët për deputetë nga Alternativa, pjesë e listës fitimtare të Lëvizjes VETËVENDOSJE, znj. Mimoza Kusari-Lila, z. Agon Dobruna, znj. Diana Qarkaxhija, znj. Hasime Tahiri Hasani dhe znj. Sibora Kadriu, pjesëmarrës në këtë tubim takuan qytetarë të shumtë të Anamoravës. Bashkëbiseduan me ta, të cilët iu garantuan se janë gati për të qenë pjesë e fitores rekorde duke dëshmuar energjinë dhe frymën e bashkimit të 500 mijë zemrave që do ta shtyjë përpara këtë proces transformues për Republikën e Kosovën, dhe qytetarët e saj. Entuziazëm i madh mbizotëroi në qytetin e Gjilanit, ku qytetarët mirëpritën me duartrokitje të zjarrta kryeministrin z. Albin Kurti dhe kandidatët për deputetë të listës së fitores. Gjatë fjalimit të tij, z. Kurti falënderoi qytetarët e Gjilanit për besimin dhe përkushtimin e tyre ndaj idealeve të ndryshimit dhe drejtësisë. Ai theksoi rëndësinë e pjesëmarrjes aktive të secilit qytetar në procesin demokratik dhe i ftoi të gjithë që më 9 shkurt të jenë pjesë e një fitoreje që do të vulosë një të ardhme më të mirë për vendin. Kandidatët për deputetë ndanë mesazhe frymëzuese dhe optimiste, duke premtuar angazhim maksimal për zhvillimin ekonomik, forcimin e institucioneve dhe avancimin e drejtësisë sociale. Mbështetja masive dhe entuziazmi i qytetarëve treguan se fryma e ndryshimit dhe shpresa për një të ardhme më të ndritur po forcohet çdo ditë e më shumë. Gjilani u shndërrua në një shembull të unitetit dhe përkushtimit për të arritur një fitore të madhe më 9 shkurt, duke dëshmuar edhe një herë se qytetarët janë të gatshëm të qëndrojnë në krah të vlerave që përfaqësojnë përparim dhe barazi.

Më shumë »

Hasime Tahiri Hasani, zë i personave me aftësi të kufizuara, angazhim për një Kosovë më të drejtë dhe të barabartë

Në një atmosferë të ngrohtë dhe pritje të përzemërt, anëtarët e shoqatës së Shurdhërve në Mitrovicë mirëpritën sot kandidaten për deputete nga Alternativa, pjesë e listës së Lëvizjes VETËVENDOSJE, znj. Hasime Tahiri Hasani. Në këtë takim u diskutuan çështjet thelbësore që lidhen me kushtet socio-ekonomike, nevojat e shoqatës dhe të anëtarëve të saj. Ky angazhim shënon një hap tjetër drejt përmirësimit të kushteve dhe përfshirjes së personave me aftësi të kufizuara në shoqëri. “Përkushtimi për mbrojtjen e të drejtave dhe përfshirjen aktive të kësaj kategorie mbetet prioritet jo vetëm për individët e angazhuar, por edhe për institucionet dhe për gjithë shoqërinë kosovare. Ky është një zotim për një Kosovë më të drejtë dhe më të barabartë”, ka Thënë mes tjerash kandidatja Tahiri Hasani.

Më shumë »

Rrugëtimi drejt fitores, në Prizren vuloset bashkimi i 500 mijë zemrave për transformimin e Kosovës

Mes dëshirës së zjarrtë për të ecur përpara, kandidatët për deputetë nga Alternativa, pjesë e listës fitimtare të Lëvizjes VETËVENDOSJE, znj. Mimoza Kusari-Lila, z. Agon Dobruna, znj. Diana Qarkaxhija, znj. Hasime Tahiri Hasani dhe znj. Sibora Kadriu, zhvilluan një takim të ngrohtë me banorët e Prizrenit, duke vijuar kështu fushatën me një tubim madhështor, të mbushur me entuziazëm dhe shpresë për të ardhmen. Ata në qytetin historik të Prizrenit, bashkë me qytetarët diskutuan për rëndësinë e fitores që pritet më 9 shkurt – fitore që shënon një kapitull të ri për zhvillimin dhe përparimin e vendit. Kryetarja e Alternativës dhe kryesuese e Grupit Parlamentar të Lëvizjes VETËVENDOSJE, znj. Mimoza Kusari-Lila, theksoi se, çdo hap, çdo moment bashkë me qytetarët, është një dëshmi e gjallë e vlerave tona dhe e shtigjeve të reja që na presin. Ajo nënvizoi se bashkimi i energjive dhe vizionit është çelësi për të ndërtuar të ardhmen që meritojnë qytetarët e Republikës së Kosovës. Atmosfera në Prizren u përshkua nga një pjesëmarrje e madhe dhe një entuziazëm i jashtëzakonshëm. Ky qytet, i njohur për historinë dhe trashëgiminë e tij të pasur, dëshmoi se është gati për të qenë pjesë e fitores së madhe të Lëvizjes VETËVENDOSJE! Mbi 500 mijë zemra të bashkuara përbëjnë një forcë transformuese që do ta shtyjë përpara procesin e ndryshimit për Republikën e Kosovës dhe për qytetarët e saj. Në fjalimin e tij, z. Albin Kurti vlerësoi përkrahjen e madhe të prizrenasve për qeverinë dhe shtetin. Ai u zotua se qeverisja e Lëvizjes VETËVENDOSJE! do të jetë e sinqertë dhe e drejtë ndaj qytetarëve, duke garantuar një qeverisje që sjell zhvillim ekonomik, rritje të punësimit dhe respektim të të drejtave e lirive për secilin qytetar pa dallim. Prizreni tregoi njëherë e mirë se është gati të vazhdojë përpara, duke i dhënë mbështetje të palëkundur këtij rrugëtimi që mbledh mbi 500 mijë zemra drejt një transformimi të madh për vendin tonë.

Më shumë »

Kryetarja e Alternativës Mimoza Kusari Lila takon delegacionin e Këshillit të Evropës dhe diskuton rreth procesit të anëtarësimit të Kosovës

Në cilësinë e kryetares së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje dhe kryetares së Alternativës, znj. Mimoza Kusari Lila ka pritur në ambientet Kuvendit, delegacionin e Këshillit të Evropës, të përbërë nga znj. Petra Bayr, kryetare e Nën-Komitetit për Politika Zhvillimore në Parlamentin e Austrisë, znj. Andrea Eder-Gitschthaler, kryetare e Këshillit Kombëtar të Austrisë, z. Mehmet Akalin, deputet në Parlamentin e Turqisë dhe anëtar i delegacionit turk në PACE, si dhe znj. Sylvie Affholder, znj. Sharon Lowey dhe znj. Carine Roller-Kaufman nga Sekretaria e Këshillit të Evropës. Gjatë takimit, Kusari Lila ka prezantuar një përmbledhje të arritjeve të legjislaturës së tetë, sukseset e Qeverisë Kurti 2 dhe programin e Qeverisë Kurti 3 për qeverisjen 2025–2029. Ajo po ashtu ka shprehur falënderime për përfaqësuesit e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për mbështetjen e fuqishme ndaj procesit të anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës dhe për rekomandimin e mbështetur me shumicë të fuqishme për Këshillin e Ministrave. Nga delegacioni i Këshillit të Evropës u bë e ditur se një ekip më i gjerë nga vendet anëtare do të vizitojë sërish Kosovën për të vëzhguar procesin zgjedhor të 9 shkurtit.

Më shumë »

Istogu gati për fitoren e 9 shkurtit, kandidatët për deputetë promovojnë zhvillimin për një të ardhme më të mirë

Në kuadër të fushatës së Lëvizjes VETËVENDOSJE!, bashkë me Alternativën dhe partinë Guxo në Istog u mbajt tubim me qytetarë. Kryeministri i Kosovës, z. Albin Kurti rikujtoi se, përmes granteve prej 15 milionë eurosh, u ndihmuan bujqit dhe fermerët e Istogut, duke fuqizuar prodhimin dhe luftuar korrupsionin. Kandidatët për deputetë nga Alternativa z. Agon Dobruna, znj. Diana Qarkaxhija, znj, Hasime Tahiri Hasani dhe znj. Sibora Kadriu, të prirë nga kryetarja znj. Mimoza Kusari Lila, ishin të pranishëm në këtë tubim të cilët masovisht u përkrahën nga qytetarët prezentë. Me pjesëmarrje masive dhe entuziazëm të madh, Istogu dëshmoi se është gati të jetë pjesë e një fitoreje historike për Lëvizjen VETËVENDOSJE!, duke e mbështetur këtë proces transformues për Republikën e Kosovës dhe qytetarët e saj.

Më shumë »

Podujeva e bashkuar për fitoren historike të 9 shkurtit

Kryeministri z. Albin Kurti, para qytetarëve të Podujevës tha se opozita s’ka shpresë për zgjedhjet e 9 shkurtit, dhe se garojnë për vendin e dytë. Kandidatët për deputetë nga Alternativa, pjesë e listës së Lëvizjes Vetëvendosje, znj. Mimoza Kusari Lila, z. Agon Dobruna, znj, Diana Qarkaxhija, znj. Hasime Tahiri Hasani dhe znj. Sibora Kadriu ishin të pranishëm në tubimin madhështor në Podujevë. Ky moment i jashtëzakonshëm konfirmoi edhe një herë se fitorja e 9 shkurtit do të jetë më madhështore dhe më historike se kurrë më parë. “Me zemër, me vendosmëri dhe me besim të plotë në fitore, rruga jonë e drejtë dhe e drejtëpërdrejtë po na çon drejt një triumfi të padiskutueshëm, kanë thënë kandidatët për deputetë.

Më shumë »

Reçaku, e kaluara, e sotmja dhe e ardhmja e rrëfimit të Kosovës së lirë, shtet sovran dhe i pavarur, Kusai Lila bën homazhe pranë varrezave

Me dhembje të pashuar, Reçaku qëndron si një dëshmi e sakrificës së popullit të Kosovës dhe si një plagë që s’do të shërohet kurrë në zemrat e atyre që besojnë në liri dhe drejtësi. Masakra e Reçakut nuk është thjesht një ngjarje e hidhur e së kaluarës, por një pasqyrë e errësirës që përjetoi ky vend nën shtypjen dhe dhunën sistematike të regjimit serb të Millosheviqit. Kryetarja e Alternativës, znj. Mimoza Kusari Lila bashkë me presidenten, znj. Vjosa Osmani,  kryeministrin z. Albin Kurti, e zyrtarë të tjerë qeveritar e shtetëror, në përvjetorin e ekzekutimit të banorëve të kësaj ane kanë thënë se, Reçaku, me dëshmorët e tij, u bë zëri i një populli të shtypur dhe i një kombi që kërkonte të drejtën për të jetuar i lirë. “Por, përtej dhimbjes, Reçaku është simbol i qëndresës. Është kujtesa që na kujton se liria nuk është e dhuruar, por e fituar me gjak e sakrificë. Çdo shpresë për një të ardhme të ndritur të Kosovës mbështetet në këtë sakrificë të përbashkët”, ka thënë ajo gjatë homazheve pranë varreve në Reçak. Kurrë nuk do të harrojmë! Ky është zotimi ynë ndaj atyre që dhanë gjithçka për të ardhmen tonë, ka thënë mes tjerash Kusari Lila. Në çdo hap që ndërmarrim për ta ndërtuar një Kosovë sovrane, demokratike dhe të përparuar, kujtesa e Reçakut do të jetë udhërrëfyesja jonë. Dhimbja e asaj dite tronditi botën dhe u bë një thirrje për të gjitha shtetet demokratike që të veprojnë kundër gjenocidit dhe represionit që Serbia ushtronte ndaj Kosovës. Reçaku nuk është vetëm një fshat në hartë, është një testament i forcës njerëzore përballë padrejtësisë dhe një flamur i ngritur për të drejtën e jetës dhe lirisë.

Më shumë »

Magjia e artit në zemrën e Çarshisë, kandidati Agon Dobruna viziton atelienë e piktores Viki Hoxha

Një vizitë të paharrueshme ka zhvilluar kandidati për deputet nga lista e Lëvizjes VETËVENDOSJE, përfaqësues i Alternativës, z. Agon Dobruna në atelienë e piktores së talentuar Viki Hoxha, e cila ndodhet në zemrën e Çarshisë së Vjetër në Gjakovë. Ai ishte i shoqëruar nga ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve z. Hajrulla Çeku. Dobruna mes tjerash ka thënë se, në këtë hapësirë magjike, ku arti takohet me historinë, vizitorët kanë mundësinë të zbulojnë krijimet e jashtëzakonshme të piktores Hoxha, e cila ka arritur të shprehë përmes punimeve të saj ndjenja të thella dhe një perspektivë unike artistike. Ai ka shtuar se, punimet e saj, të frymëzuara nga tradita dhe moderniteti, jo vetëm që zbukurojnë ambientin, por gjithashtu tregojnë një histori të pasur e të veçantë të trashëgimisë sonë kulturore. Atelieja e saj është një vend ku çdo vizitor mund të gjejë frymëzim dhe të shijojë magjinë e artit.

Më shumë »

Kusari – Lila në Pejë: Gratë në Kosovë gjithnjë në ballë të proceseve shoqërore

Kryetarja e Alternativës dhe shefe e Grupit Parlamentar të Lëvizjes VETËVENDOSJE, e shoqëruar nga kandidatët për deputetë z. Agon Dobruna, znj. Diana Qarkaxhija, znj, Fatmire Mulhaxha- Kollçaku, znj. Hasime Tahiri Hasani dhe znj. Sibora Kadriu takuan një grup të grave të moshave dhe profesioneve të ndryshme në Pejë. Kryetarja Kusari Lila, në këtë takim mes tjerash tha se, askush më mirë se sa gratë nuk e kupton që ka vetëm një rrugë për tu përballur me vështirësitë, që është të punosh. Gratë janë shtylla të forta që përballojnë me guxim sfidat e jetës është thënë në këtë takim. Po ashtu  është trajtuar rëndësia e avancimit të grave në arsim, duke theksuar përparimet e tyre në këtë fushë. Gjithashtu, është vlerësuar situata sociale e grave e po ashtu ajo shëndetësore dhe janë eksploruar mundësitë për përmirësimin e jetës së tyre, duke inkurajuar fuqizimin dhe përmbushjen e potencialit të tyre të plotë.

Më shumë »

Kulla e Haxhi Zekës, simbol i historisë dhe krenarisë kombëtare në zemër të Pejës

Historia e lavdishme e heroit kombëtar Haxhi Zeka është përshkrim unik në Kullën e tij në Pejë. Ky monument historik nuk është vetëm një destinacion turistik, por edhe një pasqyrë e vlerave dhe traditave tona kombëtare. “Të bashkohemi me zërat krenarë të banorëve të kësaj ane dhe të përjetojmë madhështinë e historisë sonë”, ka thënë kryetarja e Alternativës znj. Mimoza Kusari Lila gjatë vizitës që së bashku me kandidatët për deputetë dhe bashkëpunëtorë të tjerë kanë bërë në Kullën e Haxhi Zekës në Pejë. Gjatë vizitës në Pejë, kandidatët e Alternativës, nga lista e lëvizjes VETËVENDOSJE, takuan qytetarë të shumtë dhe zhvilluan biseda të hapura dhe të sinqerta për çështjet që i shqetësojnë dhe i preokupojnë ata. Nga afër zhvilluan bashkëbisedim me qeleshepunuesin z. Afrim Lata, familja e të cilit brez pas brezi kanë punuar plisa. Atë e përgëzuan pë mbajtjen gjallë të kësaj trashëgimie të vyer. Me përkushtim dhe frymë bashkëpunimi, qytetarët shprehën vendosmërinë e tyre për të mbështetur koalicionin Vetëvendosje, Alternativa dhe Guxo. Të bashkuar dhe me një qëllim të përbashkët, ata treguan se besimi i tyre për ndryshim do të reflektohet përmes votës së tyre. Një hap përpara, së bashku për një të ardhme më të mirë!

Më shumë »

Peja e sakrificës dhe njerëzve punëtor, të çmuar e me dinjitet, mirëpriti Mimoza Kusari Lilën me bashkëpunëtorët e saj

Përmes një vizite domethënëse te familja e dëshmorit Fatmir Ukaj, kryetarja e Alternativës, znj. Mimoza Kusari-Lila, nderoi kujtimin e heroit që u flijua për lirinë e Kosovës. Ajo ishte e shoqëruar edhe nga kandidatët për deputetë znj. Diana Qarkaxhija, z. Agon Dobruna, znj. Hasime Tahiri Hasani e znj. Sibora Kadriu. “Duhet ta mbajmë gjallë frymën patriotike të Fatmirit dhe shokëve të tij, të cilët sakrifikuan gjithçka që ne sot të jetojmë të lirë,” u shpreh Kusari-Lila, duke theksuar rëndësinë e vazhdimit të vlerave për të cilat ata luftuan. Gjatë qëndrimit në Pejë, kandidatët për deputetë, të prirë nga kryetarja Kusari-Lila, vizituan edhe mjekët e palodhur Dr. Dren Bakraqi dhe Dr. Liron Lajqi, dy specialistë të fiziatrisë që me përkushtim të madh janë gjithmonë në shërbim të qytetarëve.

Më shumë »

Peja për fitoren, bashkë për zhvillim dhe drejtësi

Tubimi në Pejën e bukur dëshmoi edhe një herë përkrahjen e madhe që kanë qytetarët e kësaj ane për kandidatët e listës së fitores, Lëvizjes VETËVENDOSJE, në koalicion me Alternativën dhe partinë Guxo. Kandidatët për deputetë nga Alternativa, pjesë e listës së Lëvizjes VETËVENDOSJE, të pranishëm në tubimin e hapjes së fushatës në Pejë i janë bashkuar masës së madhe të qytetarëve të pranishëm. Kryeministri Albin Kurti ku ka falënderuar qytetarët për mbështetjen e tyre të vazhdueshme ndaj Qeverisë dhe Lëvizjes Vetëvendosje. Ai e ka cilësuar mbështetjen e pejanëve si të pakursyer dhe të pandalshme, duke theksuar rëndësinë e saj në përballimin e sfidave dhe krizave. “E dashura Pejë, kjo mikpritje kaq e zjarrtë ma mbush zemrën me gëzim e mendjen me përgjegjësi. Faleminderit shumë. Faleminderit për sonte, faleminderit për secilën ditë, të secilës javë, të çdo muaji, përgjatë këtyre shumë viteve që na keni mbështetur pa rezervë, pa kursim, pa pushim në të gjitha stuhitë dhe krizat që i kemi kaluar si Qeveri e Republikës dhe si Lëvizje Vetëvendosje,” tha Kurti.

Më shumë »

Homazh për dëshmorin Ahmet Gjikolli: Ushtarak simbol i kurajos dhe sakrificës

Ahmet Gjikolli, trimi që nuk u zbraps asnjëherë deri në frymën e fundit, mbetet një shembull i gjallë i guximit dhe dashurisë për atdheun. Nderimi për të dhe për të gjithë ata që dhanë jetën për lirinë e Kosovës do të jetë i përhershëm, duke shërbyer si frymëzim për brezat që vijnë. Kryetarja e Alternativës, znj. Mimoza Kusari Lila e shoqëruar nga kandidatët për deputetë të listës së Vetëvendosjes z. Agon Dobruna, znj. Diana Qarkaxhija dhe bashkëpunëtorë të tjerë, kanë bërë homazhe pranë varrit të dëshmroit, Ahmet Gjikolli në Pejë. “Dëshmorët janë ata që na bëjnë krenarë të ndihemi shqiptarë, përkulemi para veprës së të gjithë dëshmorëve të UÇK-së, të cilët mbrojtën dinjitetin tonë, na bën krenarë me heroizmin e tyre duke dhënë jetën për lirinë tonë, për shtetin tonë” u shpreh znj. Mimoza Kusari-Lila gjatë homazheve, duke rikujtuar rolin e tyre të pazëvendësueshëm në historinë tonë kombëtare.

Më shumë »

Kusari-Lila: Profesionistët shëndetësorë të përkushtuar meritojnë respekt

Në një atmosferë mirënjohjeje dhe bashkëpunimi, kandidatët për deputetë nga Alternativa, pjesë e listës së Lëvizjes VETËVENDOSJE, të prirë nga kryetarja znj. Mimoza Kusari-Lila, zhvilluan një takim të veçantë me Dr. Nasire Nushin, interniste-kardiologe. Falënderimet e thella për përkushtimin dhe sakrificën e saj në shërbim të shëndetit publik ishin në qendër të këtij takimi. Kryetarja, Kusari-Lila vlerësoi punën e palodhshme të Dr. Nushit, duke theksuar rëndësinë e mbështetjes së profesionistëve shëndetësorë, prioritet ky i qeverisjes Kurti 3. Bashkë me znj. Diana Qarkaxhija, z. Agon Dobruna dhe znj. Hasime Tahiri-Hasani, u përcollën urime të sinqerta për sukseset e mëtejshme të Dr. Nushit në misionin e saj fisnik. Në qendër të vëmendjes: kujdesi dhe përkrahja për ata që kujdesen për ne!

Më shumë »

Takim frymëzues me mjekun e shquar Dr. Ymer Çavolli

Në kuadër të vizitave të tyre me qytetarë dhe profesionistë tw dalluar, kandidatët për deputetë nga lista e fitores, Lëvizjes Vetëvendosje, përfaqësues të Alternativës, të prirë nga kryetarja znj. Mimoza Kusari-Lila, realizuan një takim të veçantë me mjekun e njohur të oftalmologjisë, Dr. Ymer Çavolli, në qytetin e Pejës. Znj. Kusari-Lila u impresionua nga përkushtimi dhe pasioni që Dr. Çavolli ka treguar gjatë karrierës së tij të gjatë dhe plot suksese. Ajo shprehu mirënjohjen e saj për punën e palodhur të doktorit, duke e vlerësuar si një shembull inspirues për të gjithë. Dr. Çavolli ndau histori të punës së tij shumëvjeçare, duke theksuar sfidat dhe arritjet që e kanë karakterizuar rrugëtimin e tij profesional. Kandidatët për deputetë, znj. Diana Qarkaxhija, z. Agon Dobruna dhe znj. Hasime Tahiri-Hasani, u shprehën të nderuar që patën mundësinë të mësojnë nga një figurë e tillë e shquar në fushën e mjekësisë. Ky takim ishte dëshmi e rëndësisë që Alternativa i kushtojnë bashkëpunimit me profesionistët më të mirë të vendit, duke synuar krijimin e një të ardhmeje më të ndritur për qytetarët e Kosovës.

Më shumë »

Kusari-Lila: Mitrovica ashtu si edhe e gjithë Kosova, cep më cep, po shkojmë drejt fitores së madhe të numrit 118

Mes entuziazmit dhe dëshrës për vazhdimin përpara, kandidatët për deputetë nga Alternativa pjesë e listës së fitores, Lëvizjes VETËVENDOSJE, znj. Mimoza Kusari Lila, z. Agon Dobruna, znj, Diana Qarkaxhija, znj. Hasime Tahiri Hasani dhe znj. Sibora Kadriu takuan banorwt e Mitrovicws duke vazhduar kwshtu fushatën me një tubim madhështors. Së bashku prezantuan projektin ideal që do ta qojë vendin përpara për katër vitet e ardhshme, me qëllim vazhdimin dhe plotësimin e nevojave, kërkesave dhe synimeve të përbashkëta qytetare e kombëtare të Republikës së Kosovës. Kryetarja e Alternativës dhe kryesuese e Grupit Parlamentar të Lëvizjes VETËVENDOSJE, znj. Mimoza Kusari-Lila, në takim me qytetarët e kësaj komune ka renditur fitoret e qytetarëve me qeverisjen Kurti 2 dhe theksoi se qeveria nën udhëheqjen e z. Albin Kurti është pa dyshim qeveria më e mirë ndonjëherë. “Mitrovica ashtu si edhe e gjithë Kosova, cep më cep po shkojmë drejt fitores së madhe të numrit 118”, ka thënë Kusari-Lila. Në fjalën e tij z. Albin Kurti çmoi përkrahjen e madhe që mitrovicasit i kanë dhënë qeverisë dhe shtetit nëpër të gjitha sfidat që kanë kaluar. Ai u zotua se qeverisja e Lëvizjes VETËVENDOSJE! nuk do t’i gënjejë e as zhgënjejë qytetarët dhe se bashkë me ta do të angazhohet cep më cep për një qeverisje që sjell zhvillim me punësim dhe garanton të drejtat e liritë për secilin pa dallim në Republikë. “Nuk ka më sundim të bandave kriminale, nuk ka më e nuk do të ketë më qarkullim të targave ilegale, nuk ka më e nuk do të ketë më ngritje të barrikadave, nuk ka më e nuk do të ketë qarkullim të kriprtovalutave”, ka thënë mes tjerash kryeministri Kurti në tubimin e mbajtur në Mitrovicë. Mitrovica shtoi vullnetin për të vazhduar për mbi 500K.

Më shumë »

Takim i frymëzues me të rinjtë e Tavnikut – së bashku për një të ardhme më të mirë

Kandidatja për deputete nga Mitrovica, Hasime Tahiri Hasani, përfaqësuese e Alternativës në listën e Lëvizjes VETEVENDOSJE, së bashku me kandidatë të tjerë dhe bashkëpunëtorë, zhvilluan një takim të ngrohtë dhe plot energji me të rinjtë e lagjes Tavnik. “Mbështetja juaj është forca jonë për të sjellë fitore të pa diskutueshme”, ka thënë ajo. “Faleminderit nga zemra për besimin dhe energjinë pozitive që na dhuroni. Bashkë do të sigurojmë një ndikim të fuqishëm dhe një të ardhme më të mirë për Mitrovicën dhe të gjithë vendin tonë”, është shprehur kandidatja për deputete, Hasime Tahiri Hasani. Së bashku drejt fitores!

Më shumë »

Kusari-Lila: Kemi arritur të tregojmë se assesi dhe me asnjë çmim toka e shtetit nuk tregtohet për pazare e hesape të të tjerëve

Lëvizja VETËVENDOSJE, Alternativa dhe partia Guxo, kanë hapur fushatën zgjedhore me një tubim madhështor në Gjakovën e yjeve, siç ka thënë kryetarja e Alternativës znj. Mimoza Kusari Lila. Para masës së madhe të qytetarëve të mbledhur për të përkrahur kandidatët për deputetë u prezantua plani për katër vitet e ardhshme, një vizion i qartë për zhvillim dhe përmbushjen e qëllimeve të përbashkëta qytetare e kombëtare. Kryetarja e Alternativës dhe kryesuese e Grupit Parlamentar të Lëvizjes VETËVENDOSJE, znj. Mimoza Kusari-Lila, theksoi se fitorja po fillon mbarë nga Gjakova. Ajo vlerësoi mbështetjen e lartë të qytetarëve të Gjakovës për këtë qeverisje. “E filluam nga Gjakova, e nga aty vazhdojmë në krejt Republikën, cep më cep deri më 9 shkurt, drejt fitores së 500 mijë zemrave që rrahin si një te numri 118”, ka thënë ajo. “Jam krenare me të gjithë që jeni sonte këtu me ne dhe mbështetjen dhe dashurinë e parezervë që na jepni. Sot Gjakova dhe e tërë Kosova po tregojnë çdo ditë e më shumë, çdo herë e më fort se nuk ka rrugë tjetër, se nuk ka më mirë se fitorja jonë cep më cep do të vijë edhe më e fuqishme më 9 shkurt 2025”, është shprehur kryetarja Mimoza Kusari Lila. “Përvoja jonë e katër viteve nuk ishte e lehtë, jemi goditur e sfiduar në format më brutale. Fatkeqësisht, nga ata që e bën jo për të ushtruar demokracinë por për të tentuar të barazojnë të bëmat e tyre të kaluara me sajesat e tyre të sotme për pozitën e qeverisnë Kurti, por nuk ia dolën. Ne kemi arritur të tregojmë se assesi dhe me asnjë çmim toka e shtetit nuk tregtohet për pazare e hesape të të tjerëve. Ne kemi treguar se koha e kompromiseve dhe e atyre pazareve ka kaluar bashkë me kohën e qeverisjes së tyre. Për katër vite kemi dëshmuar se se prona e shtetit nuk blihet me 50 euro ari, që pastaj ti shitet shtetit me 5 mijë ose 7 mijë euro ari”, ka thënë mes tjerash Kusari Lila. Kryeministri z. Albin Kurti falënderoi Gjakovën për përkrahjen e madhe që i ka dhënë qeverisë dhe shtetit nëpër sfidat që kemi kaluar. Ai u zotua se qeverisja e Lëvizjes VETËVENDOSJE! nuk do t’i gënjejë e as zhgënjejë qytetarët dhe se bashkë me ta do të angazhohet cep më cep për një qeverisje që sjell zhvillim me punësim dhe garanton të drejtat e liritë për secilin pa dallim në Republikë. “Kemi nevojë që përditë, për çdo orë, gjithandej, të ngriheni bashkë me ne, të dëgjoheni bashkë me ne, të punoni bashkë me ne, të angazhoheni bashkë me ne, të bëhemi bashkë, të jemi bashkë, sepse bashkë fitojmë dhe vetëm bashkë duhet të fitojmë. Vetëm së bashku mund ta përparojmë Gjakovën dhe krejt Kosovën cep më cep. Le të jemi bashkë në punë, në barazi e për begati, nga populli te Republika, nga Gjakova te Kosova, cep më cep pa korrupsion, me zemër drejt fitores, drejt 500 mijë zemrave që rrahin si një në numrin 118”, theksoi Kryeministri Kurti. Ndërsa kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, z. Glauk Konjufca, në fjalën e tij deklaroi se me mbështetjen në Gjakovë e cep më cep Kosovës, do ta urojmë edhe për një mandat tjetër z. Albin Kurti në udhëheqjen e Republikës. Ai e përmbylli fjalën e tij me thënien popullore: “Rruga e mirë nuk ndërrohet”. Në këtë tubim fjalën e ka marrë edhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, bashkëkryetarja e partisë Guxo dhe kandidate për deputete, znj. Donika Gërvalla. Bashkë për të ndërtuar një të ardhme më të mirë për Republikën e Kosovës!

Më shumë »

Takimi me nënat lehona në Gjakovë, dëshmi e përkujdesjes për të tashmen dhe të ardhmen e vendit

Ndjesi e ëmbëlsisë dhe dëshmi e një përkushtimi të palëkundur për mirëqenien e brezave të rinj, ishte emëruesi i përbashkët i takimit të përzemë që kishte kryeministri i vendit z. Albin Kurti i shoqëruar nga kryetarja e Alternativës znj. Mimoza Kusari Lila dhe kandidatët për deputetë nga lista e fitores, Lëvizjes VETËVENDOSJE, me nënat lehona në Gjakovë. “E kemi shpallur vitin 2025 si vitin e mbështetjes së grave, andaj përkrahja nuk do të mungojë as në qeverisjen tonë të ardhshme”, ka thënë mes tjerash Kurti. Ndërsa, Kusari Lila gjatë këtij bashkëbisedimi ka shprehur kënaqësinë e saj të madhe që ndodhet para nënave të cilat jo vetëm kanë pasur mundësi të përfitojnë gjatë qeverisjes aktuale, por se ato po bëjnë gjithçka që mirërritja e fëmijëve të jetë në nivelin e duhur. “Asgjë nuk është më e rëndësishme se mirërritja e fëmijëve tanë, dhe kjo qeveri e ka dëshmuar se përkujdesja për nënat lehona është prioritet i vërtetë. Me vendime që reflektojnë përgjegjësi dhe vizion, ne po ndërtojmë një të ardhme të sigurt për të gjithë. Qeveria për të gjithë – së bashku drejt fitores së madhe”, kështu ka thënë kryetarja e Alternativës gjatë takimit me nënat lehona në Gjakovë. Të pranishëm ishin edhe kandidatët për deputetë znj. Diana Qarkaxhija, z. Agon Dobruna. Znj. Hasime Tahiri Hasani, znj. Arbërie Nagavci, znj. Donika Gërvalla, e znj. Triera Kasumi.

Më shumë »

Kusari Lila: Ponosheci ka dëshmuar gjithmonë frymën e bashkimit, përkushtimit dhe vendosmërisë për të qëndruar pranë kauzës së përbashkët

Në ditën zyrtare të hapjes së fushatës drejt fitores së 9 shkurtit, Ponosheci i Gjakovës ishte mikpritësi i parë, duke mirëpritur ngrohtësisht për një kafe dhe bisedë të shkurtër me miq, dashamirë, përkrahës dhe mbështetës të palëkundur. Me banlorët e kësaj ane kryetarja e Alternativës dhe shefe e Grupit Parlamentar të Lëvizjes VETËVENDOSJE, znj. Mimoza Kusari Lila ka diskutuar projekte konkrete që synojnë të forcojnë përparimin dhe mirëqenien e qytetarëve të Gjakovës, duke rikonfirmuar angazhimin për zhvillimin e kësaj ane. Ajo ka I ka falënderuar për mikpritjen e përzemërt, për mbështetjen bujare dhe për besimin që Ponosheci vazhdon të tregojë në këtë rrugëtim të përbashkët drejt suksesit.

Më shumë »

Të arriturat, sfidat dhe synimet për të ardhmen u diskutuan me bizneset në Gjakovë

Kandidatët për deputetë nga lista e fitores, Lëvizjes VETËVENDOSJE, znj. Diana Qarkaxhija, përfaqësue e Alternativës, znj. Rozeta Hajdari ministre e Tregtisë dhe Industrisë dhe z. Agon Batusha, zhvilluan një vizitë në biznese të Komunës së Gjakovës, ku u diskutua për të arriturat, sfidat dhe synimet për të ardhmen. Fitorja e Qeverisë Kurti3 është fitorja e radhës së 9 shkurtit! Cep më Cep në Gjakovë! 118

Më shumë »

Takimi me profesionistët shëndetësorë, vlerësim dhe angazhim për të ardhmen

Takimet me profesionistët shëndetësorë janë gjithmonë një vlerë e shtuar për ne. Puna e tyre e palodhur, sakrificat dhe kontributi i jashtëzakonshëm ndër vite janë vlerësuar lart dhe do të jenë gjithmonë në fokus të qeverisjes Kurti 3. Kandidatët për deputetë nga radhët e Alternativës, pjesë e listës së fitores të Lëvizjes VETEVENDOSJE, përfaqësuar nga znj. Mimoza Kusari-Lila, z. Agon Dobruna dhe znj. Hasime Tahiri-Hasani, zhvilluan një bashkëbisedim të frytshëm me punëtorët shëndetësorë. Në këtë takim, u theksua rëndësia e punës së tyre jetike në kujdesin për qytetarët dhe mbështetja që Qeveria dhe përfaqësuesit e saj do të ofrojnë për fuqizimin dhe përmirësimin e kushteve të tyre të punës. Të pranishëm ishin edhe kandidatët për deputetë Haxhi Avdyli, Dafina Gexha-Bunjaku, Arbërie Nagavci dhe Zef Ndrejaj, të cilët ndanë pikëpamjet e tyre dhe dëgjuan nga afër shqetësimet e punonjësve shëndetësorë. Ky bashkëbisedim shënon një tjetër hap të rëndësishëm drejt ndërtimit të një sistemi shëndetësor të drejtë, efikas dhe në shërbim të qytetarëve!

Më shumë »

Kusari-Lila: Roli i gruas ka marrë një rëndësi të veçantë, më shumë se kurrë më parë, mbështetja e saj është thelbësore për progresin e vendit

Gjakova përfaqëson me përgjegjësi jo vetëm këtë qytet, por të gjithë Kosovën. Kjo është një fitore e padiskutueshme dhe një hap i rëndësishëm drejt suksesit. Në Republikën tonë, nga Cepi në cep, deri në arritjen e fitores së madhe, përkushtimi është i palëkundur. Kështu është thënë mes tjerash në takimin që kandidatet për deputete znj. Mimoza Kusari Lila dhe Hasime Tahiri Hasani përfaqësuese të Alternativës në listën e Lëvizjes VETËVENDOSJE, kanë pasur me gra kontributdhënëse në Gjakovë. Të pranishme ishin edhe zëvendëskryeministrja dhe ministre e Punëve të Jashtme znj. Donika Gërvalla Shvarc, znj. Arbërie Nagavci ministre e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë dhe kandidatja për deputete znj. Triera Kasumi. Kryetarja e Alternativës znj. Mimoza Kusari Lila ka thënë se tashmë ju e dini se Qeveria ka marrë vendim që viti 2025 do të jetë vit i grave në Republikën e Kosovës. “Roli i gruas ka marrë një rëndësi të veçantë, më shumë se kurrë më parë, dhe mbështetja e saj është thelbësore për progresin e vendit. Qeveria ka marrë një vendim historik: viti 2025 do të jetë viti i grave. Askush nuk guxon t’ia mohojë të drejtën gruas, dhe kjo përpjekje është një dëshmi e forcës dhe rëndësisë së saj në shoqëri”, ka thënë Kusari Lila. Hasime Tahiri Hasani në këtë takim ka thënë se, për më shumë se 25 vite kam udhëhequr një organizatë të shoqërisë civile ku jam fokusuar në fuqizimin e grave dhe vajzave. “Në Alternativa jam pasi që këtë parti e udhëheqë një grua shumë  fortë dhe që gjithherë ka nndihmuar e pëqrkrahur gratë, siq është zonja Mimoza Kusari Lila”, ka thënë Tahirir-Hasani. Që fitorja të jetë e plotë pjesëmarrja në zgjedhje duhet të jetë mosovike, kanë thënë gratë kontributdhënëse.

Më shumë »

Kusari Lila: Ditë e bardhë për të filluar fushatën faqebardhë

Aktivitetet e fitores nisën në mëngjes me Gjakovën, duke filluar nga takimi me Nënat Duararta ku kryetarja e Alternativës znj. Mimoza Kusari Lila takoi këto gra të vyera të cilat me përkushtim punuan e vepruan ndër vite. Vizitë iu bë edhe dhe përfaqësuesve të biznesit 3F. Gjatë ditës e shoqëruar nga kandidatët tjerë për deputetë vazhduan me vizita ku në takime me banorët Cep më cep u përqua fryma e fitores. Fryma e fitores u përçua me energji, me bashkëbisedime të hapura dhe me një përkushtim të përbashkët për të ndërtuar një të ardhme më të mirë. Gjakova e tregoi sërish shpirtin e saj të pathyeshëm dhe mbështetjen e saj të palëkundur!

Më shumë »

Kusari-Lila: Është detyrë e jona që çdo grua dhe vajzë të ndjehet e fuqizuar

Nita, një specialiste e talentuar e bukurisë femërore, meriton gjithë urimet më të mira për hapjen e sallonit të saj, në Prishtinë! Me përkushtim e profesionalizmin e saj nga tash, ky ambient do të jetë një hapësirë ku gratë dhe vajzat ndihen të fuqizuara dhe të frymëzuara. “Mbështetja ndaj grave dhe vajzave është jo vetëm synim, por përgjegjësi e përbashkët për të ndërtuar një shoqëri më të fortë dhe të përparuar. Të gjithë së bashku mund të bëhemi pjesë e këtij ndryshimi pozitiv”, ka thënë kryetarja e Alternativës gjatë vizitës në këtë biznes që udhëhiqet nga kjo grua e re dhe e suksesshme. Ju ftojmë të vizitoni sallonin e Nitës për një eksperiencë unike bukurie dhe për të mbështetur këtë nismë të mrekullueshme. Bashkë, krijojmë më të mirën për të tashmen dhe të ardhmen tonë!

Më shumë »

Dobruna takohet me banorë të fshatit Zhabel, një rrugëtim i përbashkët drejt qëllimeve të përbashkëta

Një bashkëbisedim të frytshëm dhe domethënës ka zhvilluar kandidati për deputet nga lista e Lëvizjes VETËVENDOSJE, përfaqësues i Alternativës, z. Agon Dobruna me banorët e fshatit Zhabel të Gjakovës.Ai është përqendruar në çështjet që prekin përditshmërinë e tyre dhe aspiratat për të ardhmen. Takimi solli diskutime të hapura, ide të reja dhe dëshmi të përkushtimit për t’i dhënë zë nevojave të qytetarëve, duke përforcuar vizionin për një shoqëri të drejtë dhe gjithëpërfshirëse. “Bashkë do të kemi angazhim të pakursyer dhe dëshirë për t’i qëndruar pranë secilit, Cep më Cep të vendit, #500K që përfaqëson një rrugëtim të përbashkët drejt qëllimeve të përbashkëta, ka thënë Dobruna.

Më shumë »

Tahiri-Hasani: Mitrovica ka qenë dhe do të mbetet mbështetësja jonë e fuqishme

Kandidatja për deputete, Hasime Tahiri-Hasani, përfaqësuese e Alternativës në listën e Lëvizjes VETËVENDOSJE, bashkë me kryeparlamentarin z. Glauk Konjufca, kandidatët për deputetë z. Agim Bahtiri dhe znj. Arjeta Fejza kanë  zhvilluar takime frymëzuese me argjendarët në Mitrovicë dhe kanë biseduar me banorët e fshatit Kqiq. Tahiri-Hasani tha: “Mitrovica ka qenë dhe do të mbetet mbështetësja jonë e fuqishme. Ajo do të jetë shtyllë e fortë e fitores së madhe të 9 Shkurtit, sepse angazhimi i qytetarëve të saj është kyç për ndryshimin që kërkojmë.” Ajo theksoi se rinia e Kosovës është gjithnjë e më e angazhuar dhe mobilizuar për të bërë ndryshimin, sepse “vota e parë është votë e zemrës”, dhe kjo energji pozitive do të udhëheqë ndryshimet e domosdoshme për të ardhmen e vendit. Në fshatin Kqiq bashkëbiseduan me banorët për progresin dhe arritjet që janë bërë gjatë këtij mandati të qeverisjes, duke theksuar angazhimin dhe përkushtimin për përmirësimin e kushteve të jetesës për të gjithë. Ky takim reflekton një angazhim të palëkundur për përmirësimin e jetës së qytetarëve dhe fuqizimin e grave dhe të rinjve, për të cilët Hasime Tahiri-Hasani do të jetë zë i fortë dhe mbështetës.

Më shumë »

Hasime Tahiri-Hasani: Fuqizimi ekonomik i grave dhe të rinjve ka qenë dhe do të mbetet një ndër prioritetet e mia

Kandidatja për deputete, znj. Hasime Tahiri-Hasani, përfaqësuese e Alternativës në listën e kandidatëve për deputetë nga Lëvizja VETËVENDOSJE së bashku me deputeten znj. Arjeta Fejza, vizituan sot në Mitrovicë disa biznese të suksesshme të udhëhequra nga gra dhe të rinj, duke dëshmuar mbështetjen e tyre të vazhdueshme për sipërmarrjet lokale. Një ndër to ishte Studio Egzontina, ku u diskutua për sfidat, arritjet dhe nevojat për zgjerimin e veprimtarisë dhe rritjen e numrit të punëtorëve. Përkrahja e të rinjve që merren me biznese inovative u cilësua jo vetëm kënaqësi, por edhe domosdoshmëri për të ndërtuar një të ardhme më të mirë. Një shembull i shkëlqyer ishte vizita në Bitwise Computing SH.P.K, një biznes premtues i udhëhequr nga i riu Uran Çabra, i cili pasqyron potencialin e madh të inovacionit lokal. Në këtë vazhdë vizitash, u shënua edhe historia frymëzuese e Aza Zabërxhes, e cila ka arritur të krijojë dhe të udhëheqë biznesin e saj “Fotokopje Andi-Arti,” falë mbështetjes përmes granteve. Ky rast nënvizon rëndësinë e fuqizimit të grave ndërmarrëse, të cilat meritojnë mbështetje të vazhdueshme për të realizuar vizionet e tyre. Hasime Tahiri-Hasani theksoi se, fuqizimi ekonomik i grave dhe të rinjve ka qenë dhe do të mbetet një ndër prioritetet e saj kryesore, duke kontribuar në ndërtimin e një shoqërie më të fortë dhe të drejtë.

Më shumë »

Qarkaxhija takoi disa pensionistë në Prishtinë, i vlerësoi për kontributin e tyre të jashtëzakonshëm në ndërtimin e vendit

Në një atmosferë të ngrohtë dhe miqësore, kandidatja për deputete nga lista e Lëvizjes VETËVENDOSJE, pëerfaqësuese e Alternativës, znj. Diana Qarkaxhija ka takuar disa pensionistë në Prishtinë. Ky bashkëbisedim ishte një mundësi e shkëlqyer për të ndarë mendime dhe përvoja nga jeta, si dhe për të diskutuar mënyrat më të mira për të adresuar nevojat dhe shqetësimet e tyre në një mënyrë që i jep prioritet dinjitetit dhe mirëqenies së kësaj kategorie kaq të rëndësishme të shoqërisë. Gjatë bisedimit u trajtuan ide konkrete për përmirësimin e kushteve të jetesës së pensionistëve, duke përfshirë rritjen e mbështetjes sociale, përmirësimin e shërbimeve shëndetësore dhe krijimin e hapësirave më të mira për angazhime sociale dhe aktivitete kulturore. Pensionistët, të cilët janë themeli i historisë dhe traditës së Kosovës, znj. Qarkaxhija i vlerësoi për kontributin e tyre të jashtëzakonshëm në ndërtimin e vendit dhe për rolin që vazhdojnë të luajnë në edukimin e brezave të rinj. “Kjo është vetëm një pjesë e angazhimit për të qenë pranë çdo qytetari, duke dëgjuar zërin e tyre dhe duke punuar për një të ardhme më të mirë për të gjithë. Përpara na presin shumë sfida dhe punë, por me përkushtim dhe bashkëpunim, çdo qëllim mund të realizohet”, ka thënë mes tjerash ajo.

Më shumë »

Kusari Lila: Nga Gjakova me shumë shpresë e optimizëm për Qeverinë Kurti3 dhe qeverisjen Cep më Cep

Kandidatët për deputetë nga lista e fitores, Lëvizjes VETËVENDOSJE!, znj. Mimoza Kusari-Lila kryetare e Alternativës dhe shefe e Grupit Parlamentar, z. Ardian Gola dhe z. Hysamedin Feraj, zhvilluan një takim të veçantë me banorët e bashkësisë së parë lokale të Gjakovës. Ky ishte një moment i rëndësishëm për të dëgjuar nga afër zërin e qytetarëve, për të diskutuar nevojat dhe shqetësimet e tyre, si dhe për të ndarë vizionin e përbashkët për një Kosovë më të zhvilluar, më të drejtë dhe më të barabartë. “Po ecim me vendosmëri “Cep më Cep”, për të siguruar mbështetjen e 500 mijë votuesve, duke forcuar kështu rrugën drejt një mandati të ri edhe më të fuqishëm dhe transformues. Ky angazhim nuk është vetëm një qëllim politik, por një përkushtim i sinqertë për të ndërtuar një të ardhme më të mirë për secilin qytetar të Kosovës”, është thënë në këtë takim. “Nga Gjakova me shumë shpresë e optimizëm për #qeveriaKurti3 dhe qeverisjen Cep më Cep me #500k që do votojnë #118 me 9 shkurt”, ka thënë kryetarja e Alternativës, znj. Mimoza Kusari Lila. Bashkë për ndryshim, bashkë për përparim! #QeveriaKurti3 #LëvizjaCepMëCep #500KVota

Më shumë »

Takim frymëzues me gratë e Çabrës në Zubin Potok

Kandidatja për deputete, nga lista e Lëvizjes VETËVENDOSJE, përfaqësuese e Alternativës, znj. Hasime Tahiri Hasani, së bashku me deputeten znj. Arjeta Fejza, bashkëbiseduan me gratë e fshatit Çabër. Ky takim ishte një mundësi për të diskutuar sfidat e përditshme dhe për të nxitur zgjidhje që fuqizojnë rolin e grave në këtë zonë. Në fokus të diskutimit: Mundësitë për zhvillim ekonomik Përmirësimi i kushteve të jetesës Rëndësia e edukimit për fuqizimin e grave Znj. Hasime Tahiri Hasani shprehu përkushtimin e saj për të qenë një zë i fuqishëm në institucionet e Kosovës, duke mbështetur çdo iniciativë që synon përmirësimin e jetës së grave. Ndërkohë, deputetja Arjeta Fejza ndau përvojat dhe vizionin e saj për barazi gjinore dhe përfaqësim aktiv. Gratë e Çabrës e pritën me entuziazëm këtë takim, duke treguar gatishmëri për t’u angazhuar në projekte të përbashkëta që do të sjellin ndryshime pozitive në komunitetin e tyre. Bashkë për një të ardhme më të mirë dhe të barabartë!

Më shumë »

Kandidatja për deputete Hasime Tahiri Hasani zhvilloi një takim me gratë e Vaganicës

Të martën kandidatja për deputete znj. Hasime Tahiri Hasani dhe deputetja znj. Arjeta Fejza, zhvilluan një takim domethënës me gratë e Vaganicës, duke dëshmuar edhe një herë përkushtimin për të qenë pranë qytetarëve dhe për të fuqizuar gruan si shtyllë kryesore të shoqërisë. Në një atmosferë të ngrohtë dhe mbështetëse, u diskutuan tema që prekin drejtpërdrejt jetën e përditshme të grave të kësaj zone. Nga mundësitë për zhvillim ekonomik e përmirësimi i infrastrukturës lokale, deri te projektet për fuqizimin e tyre në aspektin social dhe ekonomik, gratë e Vaganicës sollën në vëmendje çështje që kërkojnë veprim dhe zgjidhje të qëndrueshme. Deputetja znj. Arjeta Fejza, kryetare e GVV-së në Mitrovicë, theksoi rëndësinë e rolit të grave në ndërtimin e një shoqërie të drejtë dhe gjithëpërfshirëse, duke apeluar që zëri i tyre të dëgjohet fuqishëm në çdo nivel vendimmarrjeje. Nga ana tjetër, znj. Hasime Tahiri Hasani falënderoi gratë për mikpritjen dhe ndau angazhimin e saj të palëkundur për të adresuar dhe zgjidhur sfidat që ato hasin. Ajo nënvizoi se përfaqësimi dinjitoz i tyre në Kuvendin e Kosovës është një prioritet i saj personal dhe politik. Ky takim ishte një dëshmi e qartë e përkushtimit të Lëvizjes Vetëvendosje dhe Alternativës për të qenë pranë qytetarëve dhe për të ndërtuar një shoqëri ku gratë janë forca lëvizëse për progres dhe barazi. “E ardhmja është në duart tona – së bashku, për një Vaganicë më të fuqishme!”, ka thënë mes tjerash Tahiri Hasani.

Më shumë »

Kurti në Mitrovicë: Nga zotimet te progresi në ekonomi, drejtësi, bujqësi dhe shëndetësi e deri te siguria e sovraniteti cep më cep në tërë Republikën tonë

Kryeministri i Republikës së Kosovës, z. Albin Kurti, i shoqëruar nga disa ministra të dielën ka qëndruar në Mitrovicë. Në një tubim me qytetarë të kësaj komune ata kanë prezantuar të arriturat e Qeverisë. E pranishme ishte edhe kandidatja për deputete e këtij qyteti nga lista e Lëvizjes VETËVENDOSJE, përfaqësuese e Alternativës znj. Hasime Tahiri Hasani. “Me energji dhe entuziazëm, hymë në vitin 2025, më të fuqishëm, me më shumë vendosmëri dhe me një objektiv të ri e ambicioz – arritjen e 500 mijë votave për të realizuar vizionin tonë të përbashkët”, kanë thënë kandidatet për deputete znj. Hasime Tahiri Hasani dhe znj. Diana Qarkaxhija. Takimi i sotëm ishte një moment i jashtëzakonshëm frymëzimi, plot energji pozitive dhe bashkëbisedim i ngrohtë i cili dëshmoi edhe një herë fuqinë e madhe të solidaritetit dhe besimit të ndërsjellë. “ Në përmbyllje të mandatit tonë të parë, Mitrovica e Trepçës dhe e minatorëve, e Ujmanit, e Isë Boletinit, e kulturës dhe sportit, është më e plotë se asnjëherë më parë prej çlirimit të vendit dhe më e gatshme se kurdoherë për të vazhduar rrugëtimin e ndryshimit që nisi më 14 shkurt 2021 dhe zhvillimit që do të vijojë e të marrë hov të ri edhe pas 9 shkurtit 2025. Nga zotimet te progresi në ekonomi, drejtësi, bujqësi dhe shëndetësi e deri te siguria e sovraniteti cep më cep në tërë republikën tonë. Ju falemnderit për mikpritjen sot në Teatrin “Muharrem Qena” që është rinovuar tërësisht nga ministria jonë e Kulturës, e mirupafshim sot një javë, përsëri në Mitrovicë, në Sallën e Sporteve “Minatori”, është shprehur mes tjerash Kurti në këtë tubim. Jemi të gatshëm për sfidat dhe mundësitë e reja që na presin, dhe mezi presim të shihemi përsëri në takimet dhe tubimet e ardhshme, duke ndërtuar së bashku një të ardhme edhe më të ndritur!

Më shumë »

Kurti në Gjakovë: Qeveria për të gjithë nga zotimet tek progresi

Kryeministri i Republikës së Kosovës, z. Albin Kurti, i shoqëruar nga disa ministra dhe shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes VETËVENDOSJE, kryetare e Alternativës, znj. Mimoza Kusari Lila, të shtunën në Gjakovë prezantuan të arriturat e Qeverisë në një ngjarje të veçantë që shënoi hapjen zyrtare të fushatës për zgjedhjet e 9 shkurtit. Në këtë aktivitet qytetarë të shumtë, patën mundësinë të dëgjojnë nga afër rezultatet dhe vizionin e Qeverisë për të ardhmen, me theks të veçantë mbi progresin e arritur dhe planet për zhvillimin e mëtejshëm të vendit. Në fjalimin e tij frymëzues, Kryeministri ndau disa nga angazhimet konkrete që synojnë përmirësimin e jetës së qytetarëve. “E gjetëm një situatë të rëndë, së pari nuk kishte as vaksina e as kontrata për vaksina. Së dyti ekonomia ishte tkurrur, papunësia ishte rritur dhe kishim nivele të ulta të prodhimit e të larta të korrupsionit. 100 mijë gra në Kosovë kanë hapur xhirollogari bankare për herë të pare, sepse ne shtesat e fëmijëve i kemi vendosur në emër të nënës”, ka thënë mes tjerash Kurti. Ngjarja tërhoqi një numër të madh qytetarësh, të cilët ishin të pranishëm për të dëshmuar një moment të rëndësishëm në rrugëtimin politik të Kosovës. Kjo ishte një mundësi unike për të qenë pjesë e vizionit të përbashkët për një të ardhme më të ndritur.

Më shumë »

Sibora Kadriu të rinjëve: Presim që votën e parë ta hidhni me gjithë zemër

Po përmbyllet viti me një festë të paharrueshme bashkë me të rinjtë dhe mërgatën tonë shembullore të cilët me energjinë e tyre kremtuan bashkë me kandidatët për deputetë të listës fituese të Lëvizjes VETËVENDOSJE, Alternativës dhe Partisë Guxo. Në tubimin festiv të fundvitit kandidatja për deputete, më e reja e listës, znj. Sibora Kadriu, përfaqësuese e Alternativës i është drejtuar masës së madhe të të rinjëve e mërgimtarëve duke theksuar se, ashtu si ajo, janë edhe dhjetëra mijëra të rinj e të reja që ndajnë të njëjtin ideal dhe se të gjithë së bashku, me këmbëngulje dhe përkushtim, do të vazhdojnë punën për një Kosovë më të mirë. “Jam bërë pjesë e këtij projekti politik ngase besoj se sakrifica për shtetin dhe për atdheun janë të përhershme. Gjenerata ku bëj pjesë, pikërisht e ka radhën të punoj për vendin. Dashurinë për atdhe e kam mësuar në familje, nga paraardhësit e mi. Si mbesë e luftëtarit Idriz Seferi, obligimin për shërbim ndaj vendit e djej si krenari. Si unë janë edhe dhjetëra e mijëra të rinjë e të reja. Ne do të vazhdojmë bashkë me këmbëngulje, punën për Kosovën. Jam dëshmitare e arritjeve dhe punës së kësaj Qeverie. Me këtë besim i jam bashkuar listët për deputete. Angazhimi politik është shërbim e sakrificë, ama është shërbim që ia vlen më së shumti, është shërbim për atdheun. Nga këtu ftoj të gjithë të rinjë e të rejat në Kosovë e në mërgatë që të angazhohen politikisht në këtë projekt të jashtëzakonshëm që kemi ndërtuar. Të gjithë presim që votën e parë ta hidhni me gjithë zemër. “, ka thënë mes tjerash kandidatja për deputete, znj. Sibora Kadriu. Të pranishëm ishin edhe kryetarja e Alternativës, shefe e Grupit Parlamentar të Lëvizjes VETËVENDOSJE, znj. Mimoza Kusari Lila dhe kandidatët për deputetë z. Agon Dobruna e znj. Diana Qarkaxhija. Ky tubim u përcoll me ovacione duke u theksuar rëndësia e “Votës së Parë” si votë e zemrës dhe “Votës së mërgatës” si votë për atdheun. Festa shërbeu si një moment solidariteti dhe gëzimi, ku miq e bashkatdhetarë nga çdo cep i botës u bashkuan për të ndarë momente të veçanta së bashku, e drejt fitores. #qeveriakurti3 #8MimozaKusari #24AgonDobruna #43DianaQarkaxhija #63HasimeTahiriHasani #78SiboraKadriu #AlternativapërKosovën

Më shumë »

Kusari Lila dhe Qarkaxhija bashkëbisedojnë me gra në Gjakovë, theksojnë rëndësinë dhe rolin e pazëvendësueshëm të grave dhe vajzave në shoqërinë tonë

Në një atmosferë të ngrohtë dhe festive në këtë periudhë të festave të fundvitit, kandidatët për deputetë nga lista e Lëvizjes VETËVENDOSJE!, znj. Mimoza Kusari-Lila, znj. Diana Qarkaxhija, përfaqësuese të Alternativës dhe z. Ardian Gola, zhvilluan një takim me gratë dhe vajzat e Komunës së Gjakovës. Në këtë takim u theksua rëndësia e jashtëzakonshme e rolit aktiv dhe të pazëvendësueshëm të grave dhe vajzave në shoqërinë tonë. “Ky angazhim ka qenë gjithmonë thelbësor në avancimin e politikave të cilat i shërbejnë mbarë shoqërisë, si dhe në përmirësimin e pozitës së gruas në veçanti”, kanë thënë kandidatët për deputetë. “Rezultati më domethënës i kësaj qeverisjeje është kthimi i besimit të qytetarëve përmes punës së pandalshme dhe eliminimit të distancës që qeverisjet e kaluara krijuan me hallet e tyre. Reforma në drejtësi, rritja e buxhetit për arsimin dhe shëndetësinë, subvencionet për bujqësinë, dhe fuqizimi i rolit të grave në vendimmarrje janë disa nga sukseset që na frymëzojnë për të vazhduar.”, ka theksuar Kusari Lila. Duke qëndruar të bashkuar në veprim dhe të vendosur në fitore, ky takim përforcoi mesazhin e përbashkët për vazhdimin e rrugës drejt një shoqërie më të drejtë dhe më të barabartë. #qeveriakurti3 #8MimozaKusari #43DianaQarkaxhija

Më shumë »

Kandidati për deputet Agon Dobruna takon banorët e lagjes Kodra e Diellit, flasin për projektet e ardhshme të Qeverisë

Në një takim të mbajtur me qytetarë në lagjen “Kodra e Diellit”, u krijua një atmosferë e ngrohtë ku u diskutua mbi të arriturat e Qeverisë dhe vizionin e saj për të ardhmen. Zëvendësministri i Ministrisë së Financave, Punës dhe Trasfereve, përfaqësues i Alternativës dhe kandidat për deputet z. Agon Dobruna ka zhvilluar një bashkëbisedim të hapur dhe konstruktiv me disa banorë të kësaj lagje. Ai ka theksuar se, ishte një mundësi e shkëlqyer për të reflektuar mbi sukseset e deritanishme të Qeverisë Kurti dhe për të prezantuar projektet ambicioze që do të realizohen në kuadër të Qeverisë së ardhshme, Kurti 3. Në fokus ishin arritjet konkrete dhe planet që synojnë përmirësimin e jetës së qytetarëve, takimi u shndërrua në një platformë dialogu ku u ndanë ide, propozime dhe perspektiva për zhvillimin e vendit. Ky angazhim i vazhdueshëm me komunitetin është dëshmi e qasjes së hapur dhe të përgjegjshme që ka Qeveria Kurti ndaj nevojave dhe aspiratave të qytetarëve. #QeveriaKurti3 #24AgonDobruna #alternativaperkosoven

Më shumë »

Kandidatja për deputete, Sibora Kadriu takohet me aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje, konfirmohet vullneti i qytetarëve për të mbështetur Qeverinë aktuale

Në pikën “Qyteti i Vjetër” në Prishtinë, të premten u mbajt një takim me aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje, ku morën pjesë edhe kandidatja për deputete pjesë e Alternativës, znj. Sibora Kadriu dhe kandidatja, Nora Fetoshi. Në këtë takim u diskutuan tema të rëndësishme për vendin dhe u dëgjuan kërkesat e qytetarëve, duke reflektuar angazhimin e tyre për të ndihmuar zhvillimin dhe përparimin e mëtejshëm. Njëkohësisht, u konfirmua vullneti i qytetarëve për të mbështetur Qeverinë aktuale #Kurti3. #78SiboraKadriu #alternativaekosoves

Më shumë »

Kurti e Kusari Lila në Gjakovë, uruan besimtarët për Krishtlindje, shumë dashuri, gëzim dhe paqe

Me rastin e festës së Krishtlindjes, kryeministri i Republikës së Kosovës, z. Albin Kurti i shoqëruar nga kryetarja e Alternativës znj. Mimoza Kusari Lila, shefe e Grupit Parlamentar të Lëvizjes VETËVENDOSJE, kanë qëndruar në Gjakovë. Bashkë me kandidatët për deputetë nga lista e VETËVENDOSJES, z. Agon Dobruna, znj. Diana Qarkaxhija, znj. Dafina Gexha Bunjaku, z. Gegë Lleshi, z. Agon Batusha dhe z. Ardian Gola, fillimisht vizituan kishën e Shën Ndout ku u pritën ngrohtësisht nga Padër Aleksandër Tanushi. Më pas vizituan familjen e z. Marsel Seba, pastaj në fshatin Vogovë takuan besimtarë të krishterë mes tyre edhe mërgimtarë ku së bashku uruan që kjo ditë e shenjtë të forcojë ndjenjën e dashurisë, solidaritetit e sakrificës për njëri-tjetrin. Bashkërisht kanë marrë pjesë në meshën e ditës së Krishtlindjes në kishën e fshatit Pjetërshan, kanë uruar e festuar tok me besimtarët. Ngrotësisht janë pritur në familjen Rrasi në fshatin Kusar dhe kanë vizituar familjen Domgjoni në Kushavec, për t’i uruar për festën e Krishtlindjes. Vizita janë bërë edhe në fshatrat Bishtazhin, Dobrixhë, Novosellë, Bec, Meqë dhe Doblibarë në familjet, Gjergjaj, Pervorfi, Qerimi, Krasniqi, Karaqi dhe Lleshi. “Gëzuar Krishtlindjet bashkë me dëshirën që vendi ynë të përjetojë ditë më të begata e të ketë përparim në çdo sferë të jetës!”, u përcoll urimi në çdo vatër ku shtrënguan duart e ngrenë dolli.

Më shumë »

Kandidatja për deputete Hasime Tahiri Hasani vizitoi kishën katolike në Mitrovicë, uroi Krishtlindjet

Me rastin e festës së Krishtlindjeve, kandidatja për deputete nga lista e Lëvizjes VETËVENDOSJE, pjesë e Alternativës znj. Hasime Tahiri Hasani së bashku me ministrin e Punëve të Brendshme, z. Xhelal Sveçla, kryetarin e Qendrës së LVV-së në Mitrovicë z. Armend Muja si dhe kandidatin për deputet z. Agim Bahtiri, zhvilluan një vizitë në kishën katolike në Mitrovicë. Don Beni i mirëpriti ngrohtësisht mysafirët mes atmosferës festive ku mbretëroi fryma e solidaritetit dhe u përkujtuan vlerat universale të kësaj dite të shenjtë. Pas vizitës në kishë kaluan disa çaste të veçanta me familjen e Mikel Dishpallit në lagjen e Boshnjakëve. Në një ambient të ngrohtë dhe mikpritës, u ndanë urimet e sinqerta për Krishtlindje dhe u përjetua harmonia e vërtetë e kësaj feste. Për shumë mote Krishtlindjen! Qoftë kjo ditë e veçantë një frymëzim për dashuri, paqe dhe bashkëjetesë për të gjithë.

Më shumë »

Krishtlindja kremtohet edhe në Gjakovë, morën pjesë përfaqësues të Alternativës

Besimtarët e krishterë ndoqën meshën e shenjtë dhe kremtuan lindjen e Krishtit edhe në Gjakovë përmes ceremonisë fetare të mbajtur në Kishën e Shën Pjetrit dhe Shën Palit. Kryetari i degës së Alternativës në Gjakovë, zëvendësministër i MFPT-së dhe kandidat për deputet nga lista e VETËVENDOSJES z. Agon Dobruna, znj. Diana Qarkaxhija, sekretere e Alternativës dhe kandidate për deputete, z. Ali Tafarshiku zëvendësministër i MZhR, z. Agon Batusha kryetar i degës së LVV-së po ashtu kandidat për deputet, bashkëpunëtorë dhe anëtarë të tjerë të Alternativës morën pjesë në meshë dhe ndanë mesazhe pro jetës e familjes. Ata uruan këtë festë të madhe për besimtarët dhe përcollën mesazhe të rëndësishme duke kërkuar të kryejnë vepra të mira dhe t`ju qëndrojnë pranë atyre që kanë nevojë. Mesazhi për Krishtlindje ishte toleranca, dashuria e respekti ndaj njëri-tjetrit duke lënë mënjanë urrejtjen dhe domosdoshmërinë e krijimit të lidhjeve të forta të dashurisë dhe harmonisë, si një mjet për të ndihmuar shoqërinë, për të mposhtur urrejtjen dhe për të ndjekur rrugën e paqes. Krishtlindja u festua si një udhë drejt dritës dhe paqes në mbarë botën. Gëzuar Krishtlindjen!

Më shumë »

Qarkaxhija: Do të angazhohemi që të realizojmë vizionin tonë për një Kosovë më të zhvilluar dhe me më shumë mundësi për të gjithë

Mbrëmjen e së martës në Gjakovë tek shtëpizat festive, kandidatja për deputete nga radhët e Lëvizjes VETËVENDOSJE, përfaqësuese e Alternativës, znj. Diana Qarkaxhija dhe kandidati për deputet z. Agon Batusha kanë bashkëbiseduar me qytetarë e sidomos me bashkatdhetarë të cilët janë kthyer pranë familjeve për pushimet dimërore. Gjatë këtij aktiviteti aktivistë të Lëvizjes VETËVENDOSJE shpërndarndanë broshura informuese për mënyrën e regjistrimit të mërgatës, një proces i rëndësishëm që përfundon më 26 dhjetor. Qarkaxhija mes tjerash ka thënë se, çdo votë është thelbësore për të ardhmen e Kosovës dhe se të gjitha energjitë pozitive të mërgatës sonë nga çdo skaj i botës, po bashkohen për ta ruajtur atë që kemi arritur. “ Do të angazhohemi që të realizojmë atë që kemi në vizionin tone, për një Kosovë më të drejtë, më të zhvilluar dhe me më shumë mundësi për të gjithë”, ka thënë ajo. “Ngado që je hidhe votën për atdhe”, ishte thirrja edhe në këtë mbrëmje.

Më shumë »

Kandidatja për deputete nga Lista e VETËVENDOSJES, përfaqësuese e Alternativës, Hasime Tahiri Hasani takohet me bashkëatdhetarë në Mitrovicë

Atmosferë festive dhe plot energji pozitive mbizotëroi në takimin me bashkëatdhetarë organizuar nga Lëvizja VETËVENDOSJE!, Partia Guxo dhe Alternativa në Mitrovicë. Kandidatët për deputetë nga lista e fitores së madhe të 9 shkurtit, mes tyre edhe znj. Hasime Tahiri Hasani nga Alternativa, bashkëbiseduan me mërgimtarët tanë që këto ditë janë kthyer në vendlindje për të kremtuar festat e fundvitit, takim i cili shënoi një tjetër hap drejt bashkëpunimit të qëndrueshëm mes Kosovës dhe diasporës. “Nga çdo cep i botës ku je, hidhe votën për atdhe!” ishte thirrja që jehoi, duke theksuar rëndësinë e regjistrimit për votim jashtë vendit. Procesi është i thjeshtë dhe i shpejtë – bashkatdhetarët tanë kanë fuqinë të bëjnë ndryshimin!, është thënë mes tjerash në këtë takim festiv e miqësor.

Më shumë »

Kandidatët për deputetë Diana Qarkaxhija dhe Agon Dobruna takojnë bashkëatdhetarët në Gjakovë

Të dielën në Gjakovë Lëvizja VETËVENDOSJE dhe Alternativa, organizuan takim me bashkatdhetarët tanë të cilët përkohësisht jetojnë dhe veprojnë jashtë vendëlindjes e që tashmë disa prej tyre kanë ardhur për të kaluar festat e fundvitit. Në këtë atmosferë festive, kandidatët për deputetë nga Lista e VETËVENDOSJES, përfaqësues të Alternativës, znj. Diana Qarkaxhija dhe z. Agon Dobruna shkëmbyen urime dhe biseda të përzemërta, duke përjetuar gëzimin e veçantë që vetëm në atdhe mund të ndjehet, sidomos kur mërgimtarët vijnë në kohë festash. Fryma e solidaritetit dhe entuziazmi i madh për përparim ishte dëshira të cilën e shfaqën bashkëatdhetarët tanë gjatë këtij bashkëbisedimi. Kosova dhe diaspora kanë vendosur tashmë themelet e një bashkëpunimi të qëndrueshëm çka garanton siguri e zhvillim. U ripërsërit thirrja slogani, që thekson rëndësinë e regjistrimit për votim jashtë vendit: “Nga çdo cep i botës ku je, hidhe votën për atdhe!”.

Më shumë »

Kandidatët për deputetë nga Alternativa takojnë mërgimtarët

Me rastin e festave të fundvitit, Kryeministri Albin Kurti organizoi një pritje të veçantë për mërgimtarët tanë që kanë ardhur në vendlindje. Në këtë atmosferë festive, kandidatët për deputetë nga lista e Lëvizjes VETËVENDOSJE, përfaqësues nga Alternativa, z. Agon Dobruna, znj. Diana Qarkaxhija, znj. Hasime Tahiri Hasani dhe znj. Sibora Kadriu, zhvilluan takime të përzemërta me bashkatdhetarët tanë, të cilët përkohësisht jetojnë dhe veprojnë në vende të ndryshme të Evropës dhe botës. U shpreh mirënjohje për kontributin e jashtëzakonshëm të mërgatës në zhvillimin e qëndrueshëm të Kosovës dhe për përparimin e saj të përbashkët ndër vite. U diskutuan sfidat dhe sukseset që ka përjetuar Kosova në rrugëtimin e saj, si dhe planet e qeverisë për një të ardhme më të mirë për të gjithë qytetarët. Mërgimtarëve iu bë thirrje që të regjistrohen si votues jashtë vendit. Ky bashkim frymëzues dëshmon rëndësinë e unitetit dhe përkushtimit të përbashkët për një Kosovë më të fortë dhe më të zhvilluar. Nga çdo cep i botës ku je, hidhe votën për atdhe!, ishte lajtmotivi i kësaj mbrëmje.

Më shumë »

Tafarshiku në Mitrovicë: Qeveria Kurti ka treguar gjithëpërfshirje në investime, balancim në regjione dhe pa anshmëri në Komuna

Zëvendësministri i ministrisë së Zhvillimit Rajonal, z. Ali Tafarshiku, përfaqësues nga Alternativa, ka qëndruar të premten në Mitrovicë nga ku ka thënë se, Qeveria Kurti gjatë këtij mandati qeverisës, ka dëshmuar përkushtim për gjithëpërfshirje në investime, balancim të zhvillimit mes rajoneve dhe paanshmëri në mbështetjen e komunave, duke vendosur standarde të reja në qeverisje. Ai ka thënë se në prag të përfundimit të mandatit, rezultatet flasin vetë: projekte të shumta janë në faza të gurthemeleve dhe përurimeve në mbarë Republikën e Kosovës. Një nga shembujt më të fundit të këtij suksesi është përurimi i projektit “Ballkoni Panoramik” në Mitrovicë realizuar me bashkëinvestim mes ministrisë së Zhvillimit Rajonal dhe Komunës së Mitrovicës, që u përurua me pjesëmarrjen e zëvendësministrit të Zhvillimit Rajonal dhe sekretarit të Ministrisë, Besim Kamberaj. “Qeveria Kurti gjatë këtij mandati qeverisës, ka treguar gjithëpërfshirje në investime, balancim në regjione dhe pa anshmëri në Komuna. Fundi i mandatit po na gjen në gurëthemele dhe përurime të projekteve gjithë andej Republikës. Sot, në cilësinë e zëvendësministrit të Zhvillimit Rajonal, bashkë me sekretarin e MZhR-së Besim Kamberaj, morëm pjesë në përurimin e projektit “Ballkoni Panoramik” në Mitrovicë, bashkë investim ky i Ministrisë së Zhvillimit Rajonal dhe Komunës së Mitrovicës. Një vend ideal për rekracion, ecje dhe promovim të turizmit, mbi të gjitha një vend që e tregon  Mitrovicën në tërësinë e saj të bukur. #QeveriaKurti3”, ka theksuar zëvendësministri Tafarshiku.

Më shumë »

Kusari Lila në mbledhjen e dy Kuvendeve: Të mendosh se në tren prej Gjakovës mund të arrish Shkodrën për një orë e gjysmë e Ulqinin për dy orë, është jo vetëm një ëndërr e bukur, por një realitet që thërret të ndodhë

Të premten është mbajtur seanca e përbashkët e Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe Kuvendit të Republikës së Shqipërisë. Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes VETËVENDOSJE, kryetare e Alternativës, znj. Mimoza Kusari Lila në fjalimin e saj ka paraqitur disa nga të arriturat dhe synimet më të rëndësishme për të ardhmen e afërt në këtë rrugëtim të përbashkët. 1. Bashkëpunimi ynë në infrastrukturë deri më tani është kurorëzuar me rrugën e kombit dhe me rrugët e projektet që lidhin vendbanimet kufitare.Ndërsa, si kurorë e këtij bashkëpunimi dhe ndërlidhje duhet të konkretizohet sa më parë, me vendim dhe hapa konkret e të matshëm kohor, Projekti i hekurudhës Prishtinë Durrës, përmes rrugës që lidh edhe Gjakovën me Shkodrën. Ky projekt do ta përshpejtojë ngjitjen e trungut në nivelin kulturor, turistik, ekonomik dhe mbi të gjitha unifikojë komunikimin i cili edhe në kohën e perdes së hekurt dikur, vazhdonte e ushqehej, me atdhetarinë, patriotizmin dhe frymëzimin kombëtar. Të mendosh se në tren prej Gjakovës mund të arrish Shkodrën për një orë e gjysmë e Ulqinin për dy orë, është jo vetëm një ëndërr e bukur, por një realitet që thërret të ndodhë. 2. Në energji është realizuar projekti për ndërlidhjen e sistemeve energjetike, si ndërtimi i linjës së energjisë elektrike që lidh Kosovën me Shqipërinë, prioritet i kahmotshëm, i pasuruar me bursën e energjisë elektrike ALPEX, projekte këto që duhet të plotësohen me nismën për impiantin e përbashkët energjetik kombëtar. Përvoja e viteve të fundit sigurinë energjetike e ngriti në nivelin e sigurisë kombëtare, andaj puna jonë e përbashkët, duhet të na e mbajë fokusin në këtë projekt. 3. Ndërvarësia e bashkëpunimit në sektorin e sigurisë, prej sigurisë rajonale e deri tek anëtarësimi i plotë i Kosovës në NATO është jo vetëm aspiratë, por domosdoshmëri e garancisë së paqes në rajon dhe më gjerë. E bindur se do të jetojmë shpejt në ditën kur do të kemi dy liderë/e shtetërorë shqipëtarë në Këshillin e ministrave të NATO-s. Në ndërkohë nismat konkrete në fushën e mbrotjes janë shumë të mirëseardhura. 4. Përderisa historia, e kaluara dhe e sotmja është e mbushur me emra grash që inspiruan dhe mrekulluan botën me dedikimin e tyre si shënjtorja Nënë Tereza, talentet si Mira Murati, Dua Lipa e Rita Ora, të artat Majlinda, Nora e Distria, vajzat që preken kulmin e botës, Uta dhe Mrika, si shoqëri, ende kemi rrugë të gjatë të nxjerrim gjithë potencialin e shkëlqyer të vajzave dhe grave tona kudo ku ato jetojnë. Po ju ilustroj shkurt disa të dhëna që thërrasin për një angazhim të përbashkët e strategji mbarëkombetarëe për barazi: Pronësia në patundshmëri për gratë vlerësohet se përbën vetëm 19% në Shqipëri. Të punësuara në sektorin publik janë 44% gra, ndërsa 32% në sektorin privat.  Po ashtu 52.9% e grave të moshës 18-74 vjeç kanë përjetuar një formë dhune gjatë jetës së tyre, sipas një vrojtimi nga INSTAT dhe Kombet e Bashkuara.Situata në Kosovë qëndron afërsisht në përqindje të ngushtë:Në Pronësinë e patundshmërive: Sipas një raportit të vitit 2023, vetëm 19% e pronave në Kosovë janë në pronësi të grave, duke pasqyruar norma patriarkale që pengojnë pavarësinë financiare dhe aktivitetet sipërmarrëse të grave.Ndërsa në tregun e punës janë bërë hapa konkret për fuqizimin ekonomik, gratë përbëjnë vetëm 16.7% të të punësuarve në sektorin privat dhe 39% në sektorin publik, duke reflektuar një pabarazi të theksuar gjinore në tregun e punës.Gjithashtu mbi 60% e grave kanë përjetuar dhunë në familje gjatë jetës së tyre. Në Kosovë prej tre vitesh tanimë e paguajmë me pagën minimale çdo grua të papunë gjatë lehonisë si dhe u ndajmë shtesa fëmijëve e ato në llogari të nënave. Inkurajojmë dhe institucionet e Shqipërisë ta ndërmarrin një nismë të tillë.Nga kjo foltore e Kuvendit mbarëshqiptarë, dua të bëjë thirrje të gjitha grave dhe burrave të mbajnë vath në vesh thënien: Kur gratë përparojnë e gjithë shoqëria përparon dhe gjeneratat e reja kanë një fillim të mbarë të jetës. Asnjë mjet zhvillimi nuk është më efektiv dhe fisnik se fuqizimi i grave. https://www.facebook.com/mimozakusari/videos/1344583316558774

Më shumë »

Kryetarja Mimoza Kusari-Lila mori pjesë në pritjen lamtumirëse të Ambasadorit të ShBA-së, Jeffrey Hovenier

Ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, organizoi pritje lamtumirëse në ambientet e Ambasadës Amerikane në Prishtinë. Të pranishëm ishin kryeministri i Republikës së Kosovës z. Albin Kurti, kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës z. Glauk Konjufca, shefja e GP të Lëvizjes VETËVENDOSJE znj. Mimoza Kusari-Lila, deputetë, ministra e zëvendësministra. Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes VETËVENDOSJE, kryetare e Alternativës, znj. Mimoza Kusari-Lila ka thënë se është momenti për të falënderuar dhe për të vlerësuar kontributin historik që Ambasadori Hovenier ka dhënë në konsolidimin e marrëdhënieve të jashtëzakonshme mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Me përkushtimin e tij të palodhur dhe përfaqësimin dinjitoz të shtetit amerikan, ai ka lënë një trashëgimi të pashlyeshme në avancimin e demokracisë, stabilitetit dhe partneritetit të fuqishëm që lidh dy kombet tona. “Lamtumirë jo, por mirë u takofshim përsëri, Ambasador Jeff Hovenier dhe zonja Laura! Mirënjohje e thellë për përkushtimin tuaj të palodhshëm ndaj Kosovës dhe për forcimin e marrëdhënieve tona të veçanta historikisht. Kontributi juaj dhe shtetit që me krenari dhe dedikim keni përfaqësuar, ka lënë gjurmë të pashlyeshme në avancimin e demokracisë dhe partneritetit të ndërsjellë dhe do të mbetet gjithmonë i çmuar. Ju uroj nga zemra suksese të mëtejshme në kapitullin tuaj të ri dhe mos harroni: Kosova do të jetë gjithmonë një shtëpi e dytë dhe një vend ku do të gjeni miq të vërtetë. Faleminderit për gjithçka!”, është shprehur kryetarja znj. Mimoza Kusari-Lila.

Më shumë »

Prezantohen kandidatët për deputetë, pesë prej të cilëve nga Alternativa, Kurti: 500 mijë vota që të mos varemi nga Lista Serbe dhe klubi i stërvjetruar politik

Lëvizja Vetëvendosje bashkë me partnerët Guxo dhe Alternativa, kanë prezantuar të mërkurën kandidatët për deputetë pjesë e garës zgjedhore të 9 shkurtit 2025. Listës prej 110 kandidatëve i prin kandidati për kryeministër, kryeministri aktual dhe kryetari i Lëvizjes VETËVENDOSJE, Albin Kurti. Për herë të parë, Alternativa nominon katër kandidate gra dhe një burrë për listën fituese: 8 Mimoza Kusari Lila 24 Agon R. Dobruna 43 Diana Qarkaxhija 63 Hasime Tahiri Hasani 78 Sibora Kadriu “Drejt fitores së madhe dhe mandatit të tretë të Qeverisë Kurti3 me 500K”, ka thënë kryetarja e Alternativës znj. Mimoza Kusari-Lila. “500 mijë vota nuk është thjeshtë aspiratë sa për kuriozitet por është më e nevojshme se kurrë që jo vetëm të vazhdojmë punët e mira, të drejta e të domosdoshme që kemi nisur për Republikën tonë, por edhe të mos varemi nga Lista Serbe e as nga klubi i stërvjetëruar politik”, është shprehur mes tjerash Kryeministri z. Albin Kurti.

Më shumë »

Kusari-Lila: Me Kryeministrin Albin Kurti përpara, drejt qeverisjes së radhës për një shtet të fortë, me integritet, sovranitet dhe zhvillim për të gjithë

Në fund të punimeve të legjislaturës së VIII-të, para fillimit të fushatës për zgjedhjet e rregullta nacionale të 9 shkurtit, bashkë me urimet më të mira për festat e fundvitit dhe Vitin e Ri 2025, Grupi Parlamentar i Lëvizjes VETËVENDOSJE! GUXO dhe Alternativa përcolli një mesazh urimi. Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes VETËVENDOSJE dhe kryetare e Alternativës, znj. Mimoza Kusari-Lila me këtë rast ka theksuar se janë miratuar 282 ligje. Ajo ka thënë se, kjo legjislaturë u cilësua si më e suksesshmja në historinë e Kosovës si shtet i pavarur. “Në përmbyllje të punimeve të legjislaturës së VIII-të, para fillimit të fushatës për zgjedhjet e rregullta nacionale të 9 shkurtit, bashkë me urimet më të mira për festat e fundvitit dhe Vitin e Ri 2025, një Gëzuar me ❤️ nga Grupi Parlamentar i Lëvizja VETËVENDOSJE! GUXO dhe Alternativa! Me 282 ligje të miratuara, jemi legjislatura më e suksesshme e Kosovës si shtet i pavarur. Përkundër shumë sfidave, u konsoliduam dhe forcuam radhët për më shumë punë e suksese në legjislaturën e ardhëshme. Me Kryeministrin Albin Kurti përpara, drejt qeverisjes së radhës për një shtet të fortë, me integritet, sovranitet dhe zhvillim për të gjithë, pa dallim”, ka thënë mes tjerash shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes VETËVENDOSJE.

Më shumë »

Me kandidatë të dëshmuar drejt fitores

Alternativa në zgjedhjet e 9 shkurtit hyn me pesë kandidatë në listën e Lëvizjes VETËVENDOSJE, me vendosmëri e vizion të qartë dhe me një ekip të dëshmuar, të udhëhequr nga kryetarja znj. Mimoza Kusari Lila. Të përkushtuar për barazi, fuqizim dhe model të qeverisjes pa paragjykime, me mendje të hapur, vlera liberale, integritet dhe profesionalizëm, Alternativa para elektoratit prezanton:  8. Mimoza Kusari-Lila 24. Agon Dobruna 43. Diana Qarkaxhija 63. Hasime Tahiri-Hasani 78. Sibora Kadriu Darka e fundvitit shënon jo vetëm përmbylljen e një viti të suksesshëm, por edhe fillimin e një rrugëtimi të ri për të gjithë ne. Një kapitull ku përkushtimi, puna dhe dashuria për vendin janë në qendër të çdo veprimi. Drejt fitores, me ndërgjegje të pastër dhe njerëz që punojnë pa u lodhur për vendin që duam dhe që meritojmë! Le të ndërtojmë së bashku një të ardhme të ndritur!

Më shumë »

Listë gjithpërfshirëse, ekip që garanton fitore

Lëvizja VETËVENDOSJE së bashku me partnerët e saj Alternativa dhe Partia Guxo të martën kanë dorëzuar në KQZ, listën e përbashkët për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit. Në dhjetëshen e parë nga lista me gjithsej 110 kandidatë është kryetarja e Alternativës znj. Mimoza Kusari-Lila, aktualisht shefe e Grupit Parlamentar të LVV-së, e cila mban numrin 8. Kandidat për deputetë nga Alternativa janë edhe zëvendësministri aktual i MFPT z. Agon Dobruna që është i 24-ti në listë, sekretarja e Alternativës znj. Diana Qarkaxhija e cila mban numrin 43, Hasime Tahiri-Hasani aktiviste e shoqërisë civile me numër 63 dhe Sibora Kadriu juriste me numrin 78. Në zgjedhjet e 9 shkurtit suksesi është i garantuar me këta profesionistë të sferave të ndryshme me përvojë, kredibil dhe të dëshmuar, të prirë nga kandidati për kryeministër z. Albin Kurti.

Më shumë »

Kusari-Lila në Parlamentin Evropian: Kërkojmë drejtësi në vlerësimin e progresit tonë, drejtësi në njohjen e hapave të pamohueshëm që kemi bërë

Në Parlamentin Evropian në Bruksel është mbajtur takimi i 12-të i Komisionit Parlamentar të Stabilizim Asociimit. Është ky takimi i gjashtë i legjislaturës së VIII-të dhe njëherit legjislaturës së parë e cila përmbyllë një mandat të plotë. Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes VETËVENDOSJE, kryesuese e Komisionit Parlamentar për Stabilizim Asociim nw Kuvendin e Kosovës, kryetare e Alternativës znj. Mimoza Kusari-Lila në fjalën e saj fillimisht është shprehur e privilegjuar, siç ka thënë, të bashkëkryesoj këtë takim të rëndësishëm, që shënon sesionin e 12-të të Komisionit Parlamentar të Stabilizim Asociimit BE-Kosovë. “Për herë të parë në historinë parlamentare të Kosovës, delegacioni ynë në këtë komision ka përfunduar me sukses një mandat të plotë katërvjeçar. Ky moment historik pasqyron stabilitetin politik dhe pjekurinë institucionale që ka arritur Kosova dhe populli i saj dhe nënvizon përkushtimin tonë të palëkundur për integrimin evropian. Kosova është dhe ka qenë gjithmonë thellësisht evropiane – gjeografikisht, historikisht dhe kulturalisht. Sot qëndroj para jush si përfaqësuese e vendit më pro-evropian në Ballkanin Perëndimor”, ka theksuar në fillim të fjalës së saj, znj Kusari-Lila. Ajo ka thënë po ashtu se, masat e vendosura nga Komisioni Evropian ndaj Kosovës janë jo vetëm të padrejta, por edhe kundërproduktive ndaj frymës së partneritetit që përfaqëson ky Komitet. Këto masa minojnë progresin e rëndësishëm që kemi bërë dhe sakrificat që qytetarët tanë kanë duruar në ndjekje të një të ardhmeje evropiane. “Kosova është e përkushtuar për sundimin e ligjit, qeverisjen demokratike dhe stabilitetin rajonal. Këto vlera nuk janë thjesht aspirata – ato janë parime që drejtojnë çdo veprim tonë. Pikërisht në këtë frymë ne kemi dorëzuar kërkesën tonë për anëtarësim në Bashkimin Evropian, që tashmë mbushen dy vjet nga paraqitja e saj.Megjithatë, është për të ardhur keq që vendi më pro- evropian në rajon deri më tani, dy vjet më pas, nuk ka marrë asnjë koment apo rishikim të këtij aplikacioni. Kjo duhet të konsiderohet kundërproduktive dhe jashtë vlerave të frymës evropiane.Kërkesa jonë është e thjeshtë: Kosova të gjykohet sipas meritave”, ka theksuar mes tjerash kryetarja e Alternativës dhe shefe e GP të Lëvizjes VETËVENDOSJE Mimoza Kusari-Lila. Fjalimi i plotë i kryetares znj. Mimoza Kusari-Lila I nderuar Z. Davor Ivo Stier, Kryetar i Komitetit Parlamentar të Stabilizim Asociimit të Parlamentit Evropian, Të nderuar deputetë të Parlamentit Evropian dhe deputetë të Kuvendit të Kosovës, Zonja dhe zotërinj, Është privilegj të bashkëkryesoj këtë takim të rëndësishëm, që shënon sesionin e 12-të të Komisionit Parlamentar të Stabilizim Asociimit BE-Kosovë. Më lejoni të filloj duke i shprehur urimet e mia më të ngrohta bashkëkryesuesit tim, z. Davor Ivo Stier për marrjen e kryesimit të Komisionit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit.Z. Stier, lidershipi juaj dhe përkushtimi juaj i palëkundur për forcimin e lidhjeve ndërmjet Kosovës dhe Parlamentit Evropian frymëzojnë besimin në të ardhmen e bashkëpunimit tonë. Angazhimi juaj i mëparshëm si delegat i Kroacisë në Këshillin e Evropës – ku përkrahët patundur aplikimin për anëtarësim të Kosovës – meriton mirënjohjen tonë të përzemërt. Mbështetja juaj është një afirmim i fuqishëm i besimit tonë të përbashkët në vlerat evropiane dhe në vendin e merituar të Kosovës në familjen evropiane. Në të njëjtën kohë, ne shprehim falënderimet tona më të thella për z. Romeo Franz për punën e tij të jashtëzakonshme gjatë mandatit të tij si Kryetar i këtij Komiteti. Kontributet e tij ishin jetike në avancimin e dialogut tonë, dhe megjithëse ai ka zgjedhur të mos ndjekë një mandat tjetër si eurodeputet, trashëgimia e tij në forcimin e partneritetit të Kosovës me Bashkimin Evropian do të vazhdojë.Së fundi, më lejoni t’i mirëpres përzemërsisht anëtarët e sapoemëruar të këtij Komiteti nga Parlamenti Evropian. Angazhimi dhe angazhimi juaj vijnë në një moment kyç për rrugëtimin evropian të Kosovës.Ne presim me padurim idetë tuaja, mbështetjen tuaj dhe partneritetin tuaj. Zonja dhe zotërinj, ndërsa mblidhemi këtu sot, le të marrim një moment për të reflektuar mbi rëndësinë e këtij rasti. Për herë të parë në historinë parlamentare të Kosovës, delegacioni ynë në këtë komision ka përfunduar me sukses një mandat të plotë katërvjeçar. Ky moment historik pasqyron stabilitetin politik dhe pjekurinë institucionale që ka arritur Kosova dhe populli i saj dhe nënvizon përkushtimin tonë të palëkundur për integrimin evropian. Kosova është dhe ka qenë gjithmonë thellësisht evropiane – gjeografikisht, historikisht dhe kulturalisht. Sot qëndroj para jush si përfaqësuese e vendit më pro-evropian në Ballkanin Perëndimor. Sipas renditjeve ndërkombëtare, Kosova kryeson rajonin në demokraci, luftën kundër korrupsionit dhe për progresin në reformat evropiane. Ne jemi një demokraci e re, por që ka demonstruar qëndrueshmëri, vendosmëri dhe besim të palëkundur në idealin evropian. Pavarësisht këtyre arritjeve, rruga drejt integrimit nuk ka qenë pa sfida. Masat e vendosura nga Komisioni Evropian ndaj Kosovës janë jo vetëm të padrejta, por edhe kundërproduktive ndaj frymës së partneritetit që përfaqëson ky Komitet. Këto masa minojnë progresin e rëndësishëm që kemi bërë dhe sakrificat që qytetarët tanë kanë duruar në ndjekje të një të ardhmeje evropiane. Ju bëj thirrje, si anëtarë të këtij Komisioni, të avokoni për rishqyrtimin e tyre të menjëhershëm. Absurditeti i masave ka arritur kulmin pas sulmit terrorist në Banjskë më 24 Shtator 2023, ku mbeti i vrarë oficeri i policisë, rreshteri Afrim Bunjaku, nga një operacion terrorist i kryer nga kriminelët e mbështetur nga Serbia, ku edhe pse të gjitha provat e konfirmuara kanë çuar në konkluzionin se pas saj qëndronte Serbia, ata nuk u përballën me asnjë masë nga BE-ja dhe bashkësia ndërkombëtare, por as masat ndaj Kosovës nuk u hoqën. Fatkeqësisht, kjo qasje neutrale ka inkurajuar fqinjin tonë verior që të planifikonte dhe të ekzekutonte një sulm të dytë terrorist, këtë herë në infrastrukturën tonë kritike, duke sulmuar Kanalin e Ujit të Ibër Lepencit, që nëse do të ishte i suksesshëm sipas planit, do të nënkuptonte mungesën e 700 mijë njerëzve pa ujë dhe 60% të territor pa energji elektrike.Prandaj, u bëjmë thirrje vendeve anëtare që pas përfundimit të hetimeve, duke konfirmuar Serbinë si shtet përgjegjës pas sulmit të fundit, të vendosin pa mëdyshje masa ndëshkuese ndaj një vendi që vepron sipas librit të Rusisë ndaj vendeve fqinje. Zonja dhe zotërinj, Kosova është e

Më shumë »

Kusari-Lila: As provokimet nuk e ndalën agjendën dinamike për miratimin e Ligjeve të rëndësishme

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes VETËVENDOSJE, kryetare e Alternativës, znj. Mimoza Kusari-Lila ka thënë të enjten se është vazhduar me një agjendë dinamike legjislative. Ajo ka bërë të ditur se u miratuan një grup ligjesh që bartin potencialin për të zhvilluar një mori sektorësh, duke pasur në qendër mirëqenien e qytetarëve dhe forcimin e institucioneve të shtetit. Gjatë ditës u përjetua një provokim nga ana e deputetëve të Listës Serbe, të cilët, shfaqen rrallë në Kuvend dhe në vend se të mbështesin qytetarët e Kosovës, mbështesin politikat agresive të presidentit Vuçiq dhe ata që i përkrahin ato. “Sot vazhduam me një agjendë dinamike legjislative. U miratuan një grup ligjesh që bartin potencialin për të zhvilluar një mori sektorësh. Të gjitha ato kanë në qendër mirëqenien e qytetarëve dhe forcimin e institucioneve te shtetit tone”, ka thënë Kusari Lila. Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes VETËVENDOSJE, znj. Mimoza Kusari-Lila ka theksuar se, ishin dëshmitarë të një provokimi nga ana e deputetëve të Listës Serbe. Ata siç e kanë bërë zakon shfaqen një herë në 6 muaj e në ndërmjet i bëhen krah jo qytetarëve të Kosovës por terroristëve dhe gjithë atyre që i mbështesin politikat agresive të Vuçiqit. “Siç e tha Kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca s’kanë çka kërkojnë mbështetësit e kryeterroristit në Kuvendin e qytetarëve”, ka thënë ajo. “Kjo legjislaturë u ka dhënë qytetarëve mbi 300 ligje të reja. Ndërsa sot midis të tjerave u miratuan Ligji për Byronë e konfiskimit të pasurisë së paligjshme, Ligji për banimin social dhe të përballueshëm dhe Ligji për sigurimin e detyrueshëm shëndetësor. Urime dhe puna vazhdon pa ndalur!”, ka potencuar Kusari-Lila.

Më shumë »

Prezantimi i Strategjisë për Zhvillim Ekonomik Lokal 2024-2034 në Konferencën e Donatorëve në Ferizaj, Tafarshiku paraqet objektivat zhvillimore që MZhR-ja ka për këtë regjion

Me ftesë të Drejtorisë së Zhvillimit Ekonomik të Komunës së Ferizajt, zëvendësministri i Ministrisë së Zhvillimit Rajonal, përfaqësues nga Alternativa, z. Ali Tafarshiku ka marrë pjesë në Konferencën e Donatorëve, ku u prezantua Strategjia për Zhvillim Ekonomik Lokal për periudhën 2024-2034. Zv/ministri Tafarshiku ka paraqitur para zyrtarëve komunalë, donatorëve, sponsorëve, përfaqësuesve të shoqërisë civile dhe grupeve të ndryshme të interest, objektivat zhvillimore të Ministrisë së Zhvillimit Rajonal për regjionin e Ferizajt. “Me ftesë të Drejtoris së Zhvillimit Ekonomik të Komunës së Ferizajt, sot morra pjesë në Konferencën e Donatorëve, ku u prezantua Strategjia për Zhvillim Ekonomik Lokal” për periudhën 2024-2034. Para  zyrtarëve komunal, donatorëve, sponsorëve, përfaqësuesve të shoqërisë civile dhe grupeve të ndryshme të interesit, paraqita objektivat zhvillimore që Ministria e Zhvillimit Rajonal ka për regjionin e Ferizajit. Strategjia është hartuar në kuadër të objektivave globale “SDG’s” te percaktuara nga OKB-ja dhe ne harmoni me Programin Nacional për Zhvillim Ekonomik Lokal 2030 si dhe është miratuar nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal dhe Kuvendi Komunal i Komunës së Ferizajt. Strategjia u prezantua nga Drejtori i DZhE-së në Ferizaj  Balton B. Derguti dhe Prof. Ass. Dr. Filip Ruxho”, ka bërë të ditur z. Tafarshiku.

Më shumë »

Kryeministri Kurti: Mbështetje e pandërprerë për personat me aftësi të kufizuara

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, vizitoi organizatën Handikos për të shënuar Ditën Ndërkombëtare të personave me aftësi të kufizuara. Gjatë kësaj vizite, ai ishte i shoqëruar nga zëvendësministri i Ministrisë së Financave, Punës dhe Trasfereve, përfaqësues nga Alternativa, z. Agon Dobruna. Me këtë rast ata kanë shprehur mbështetje të plotë për Handikos-in dhe për angazhimet e komunitetit të organizatave që ofrojnë ndihmë për këtë fushë. “Kryeministri Albin Kurti ishte në vizitë në organizatën Handikos, për të shënuar bashkarisht Ditën ndërkombëtare të personave me aftësi të kufizuar. Në vizitën në të cilën e shoqëroja edhe unë, ai shprehu mbështetjen e parezerve për organizaten Handikos, dhe në përgjithësi shprehu mbështetjen për punën e komunitetit të organizatave që ofrojnë mbështetje për këtë fushë. Qeveria jone i ka vendosur në qendër të drejtat e personave që kanë status të tillë social dhe në respekt dhe vlerësim të punës së secilit, do vazhdojmë të kemi kujdes të pandërprerë për këtë kategori sa të rëndësishme aq edhe esenciale të shoqeërisë e shtetit tonë.”, ka bërë të ditur zëvendësministri i MFPT-së, z. Agon Dobruna.

Më shumë »

Takime Konsultative për Zhvillimin Rajonal të Balancuar në disa komuna

Agjencioni i Zhvillimit Rajonal – Lindje, të mërkurën në Gjilan ka organizuar takimet konsultative me përfaqësues të Komunave Gjilan, Viti, Novobërdë, Ranillug, Kllokot dhe Partesh. Zëvendësministri i Ministrisë së Zhvillimit Rajonal, përfaqësues nga Alternativa, z. Ali Tafarshiku ka bërë të ditur se temë diskutimi ishte zbatimi i ligjit për Zhvillim Rajonal të Balancuar dhe themelimi i Qendrës në këtë regjion. “Organizuar nga Agjencioni i Zhvillimit Rajonal – Lindje, sot ne Gjilan vazhduam takimet konsultative me përfaqësues të Komunave Gjilan, Viti, Novoberd, Ranillug,  Kllokot dhe Partesh. Temë diskutimi ishte zbatimi i ligjit për Zhvillim Rajonal të Balancuar dhe themelimi i Qendrës në këtë regjion. Gjithashtu, zyrtarët e Komunave i njoftova me mundësitë e aplikimit në thirrjen për projekte kapitale që Ministria e Zhvillimit Rajonal do e hapë së shpejti”, ka theksuar zëvendësministri Tafarshiku.

Më shumë »

Ekspozita “Përmes Artit Promovojmë Diversitetin”, Dobruna: Angazhimi i MFPT-së është i vazhdueshëm

Organizuar nga Shoqata Down Syndrome Kosova, të martën u hap ekspozita “Përmes Artit Promovojmë Diversitetin”. Zëvendësministri i Ministrisë së Financave, Punës dhe Trasfereve, përfaqëues nga Alternativa z. Agon Dobruna në këtë aktivitet, ku u shënua Dita Ndërkombëtare e Personave me Aftësi të Kufizuara ka thënë se, angazhimi i MFPT-së është i vazhdueshëm, por në të njejtën kohë suksesi i këtyre përpjekjeve nuk do të ishte i mundur pa mbështetjen e organizatave të shoqërisë civile, me të cilat bashkëpunimi është i shkëlqyer. Ekspozita u cilësua si e veçantë dhe e bukur, duke reflektuar talentin dhe potencialin e jashtëzakonshëm të këtij komuniteti. “Mbrëmë në organizim të shoqatës Down Syndrome Kosova, u prezantua ekspozita “Përmes Artit Promovojmë Diversitetin” duke shënuar Ditën Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuara. Sebahate Beqiri, drejtoreshë ekzekutive, tregoi për të arriturat e aktivitetet gjatë vitit dhe bashkëpunimet që kanë pasur me organizata dhe institucione përkatëse. Një ekspozitë e veçantë dhe e bukur, që sjell talentin e këtij komuniteti dhe potencialin e jashtzakonshëm që posedojnë. Angazhimi i MFPT-së është i vazhdueshëm, por në të njejtën kohë suksesi i këtyre përpjekjeve nuk do të ishte i mundur pa mbështetjen e organizatave të shoqërisë civile, me të cilat bashkëpunimi është i shkëlqyer. Prandaj kjo punë e përbashkët po krijon një shoqëri gjithëpërfshirëse dhe të drejtë për të gjithë personat e komunitetit dhe me theks të veçantë fëmijët”, është shprehur zëvendësministri i MFPT z. Dobruna.

Më shumë »

Tafarshiku: Viti 2025 me shumë iniciativa për projekte zhvillimore që do kenë ndikim në balancimin e investimeve në të gjitha regjionet e Republikës

Të hënën në Pejë u zhvillua takim i përbashkët ndërmjet Ministrisë së Zhvillimit Rajonal dhe kryetarëve të komunave të regjionit Perëndim. Zëvendësministri i Ministrisë së Zhvillimit Rajonal, përfaqësues nga Alternativa, z. Ali Tafarshiku ka theksuar se, qëllimi i këtij takimi ishte zbatimi i Ligjit për Zhvillim Rajonal të Balancuar, ku kryetarët e komunave Pejë, Deçan, Junik, Klinë, si dhe zyrtarët e komunave Gjakovë dhe Istog, u informuan për procesin e themelimit të Qendrave të Zhvillimit Rajonal dhe programin zhvillimor 2025-2027. Z. Tafarshiku ka thënë se, viti 2025 do të shënohet nga shumë iniciativa për projekte zhvillimore që synojnë të kenë ndikim të rëndësishëm në balancimin e investimeve në të gjitha regjionet e Republikës. “Në Pejë sot zhvilluam takimin e përbashkët në mes të Ministrisë së Zhvillimit Rajonal dhe kryetarëve të Komunave të regjionit Perëndim. Qëllimi i këtij takimi ishte zbatimi i ligjit për Zhvillim Rajonal të Balancuar, ku kryetarët e Komunave Pejë, Deçan, Junik, Klinë dhe zyrtarët e Komunave Gjakovë dhe Istog, i njoftova me procesin e themelimit të Qendrave të Zhvillimit Rajonal dhe programin  zhvillimor 2025-2027. Viti 2025 na gjenë me shumë iniciativa për projekte zhvillimore që do kenë ndikim në balancimin e investimeve në të gjitha regjionet e Republikës”, ka potencuar zv/ministri MZhR-së Ali Tafarshiku.

Më shumë »

Dobruna: Së bashku, mund të ndërtojmë një të ardhme më të ndritur, ku çdo fëmijë duhet pasur mundësinë për të shpalosur potencialin e tij të plotë

Forumi Kosovar i Aftësisë së Kufizuar me rastin e 3 Dhjetorit, Ditës Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuar, ka organizuar konferencën: “Roli i institucioneve dhe shoqërisë civile në avancimin e të drejtave të fëmijëve me aftësi të kufizuara”. Zëvendësministri i Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve, përfaqësues nga Alternativa, z. Agon Dobruna me këtë rast ka thënë se, MFPT-ja ka ndërmarrë hapa konkretë për sigurimin e mbështetjes financiare përmes skemave sociale, të cilat synojnë adresimin e nevojave themelore të fëmijëve dhe të rriturve me aftësi të kufizuara dhe familjeve të tyre. Ai po ashtu ka theksuar se, është intensifikuar përpjekja për forcimin e kuadrit ligjor dhe të politikave gjithëpërfshirëse, duke siguruar që legjislacionet dhe masat e hartuara të jenë në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe të drejtat e përcaktuara në Konventën për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara. Sipas tij, mbetet ende shumë punë për t’u bërë por duke punuar së bashku, mund të ndërtohet një e ardhme më e ndritur, ku çdo fëmijë të ketë mundësinë për të shpalosur potencialin e tij të plotë.  “Ministria Financave, Punës dhe Transfereve ka ndërmarrë hapa konkretë për sigurimin e mbështetjes financiare përmes skemave sociale, të cilat adresojnë nevojat themelore të fëmijëve dhe të rriturve me aftësi të kufizuara dhe familjeve të tyre. Forcimin e kuadrit ligjor dhe politikave gjithëpërfshirëse, duke siguruar që të gjitha legjislacionet dhe masat e hartuara të reflektojnë standardet ndërkombëtare dhe të drejtat e përcaktuara në Konventën për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara. Rritjen e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve dhe shoqërisë civile, për të garantuar që politikat dhe programet janë të bazuara në nevojat reale të komunitetit të aftësisë së kufizuar. Përkundër këtyre përpjekjeve, e kuptojmë se mbetet ende shumë për t’u bërë. Por së bashku, mund të ndërtojmë një të ardhme më të ndritur, ku çdo fëmijë duhet pasur mundësinë për të shpalosur potencialin e tij të plotë”, ka potencuar z. Dobruna.

Më shumë »

Publikohet Raporti Analitik mbi Përfitimet e Fëmijëve nga Programet e Ndihmës dhe Mbrojtjes Sociale

Zëvendësministri i Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve, përfaqësues nga Alternativa, z. Agon Dobruna ka bërë të ditur se është publikuar një raport analitik që adreson përfitimet e fëmijëve nga programet e ndihmës dhe mbrojtjes sociale. Dobruna ka thënë se, në përputhje me programin qeveritar, Ministria ka përcaktuar prioritete dhe politika që synojnë përmirësimin e mirëqenies sociale dhe mbrojtjes sociale. Prioritet i veçantë i është dhënë mbështetjes financiare për të garantuar mirëqenie më të mirë për fëmijët, familjet dhe qytetarët që jetojnë në kushte të vështira sociale dhe ekonomike. “Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, bazuar në programin e Qeverisë, ka përcaktuar prioritetet dhe politikat në fushën e mirëqenies sociale dhe mbrojtjes sociale, ku në kuadër të tyre janë përfshirë edhe zbatimi i skemave të reja, si shtesat e fëmijëve, shtesat për lehona, reformimi i asistencës sociale ku do të eliminohen kriteret diskriminuese dhe pabarazia dhe skemat pensionale. Kemi prioritizuar skemat e mbështetjes financiare me qëllim sigurimin e mirëqenies më të mirë të fëmijëve, familjeve dhe qytetarëve të cilët jetojnë në kushte të rënda sociale dhe ekonomike. Pas prezantimit të raportit kishim mundësinë të bashkëbisedojmë e adresojmë shumë çështje dhe rekomandime, me interes të avancimit të ndihmës e mbrojtjes sociale”, ka bërë të ditur zv/ministri i MFPT, z. Agon Dobruna.

Më shumë »

Kusari-Lila bashkëbisedon me maturantët e Gjimnazit “Hajdar Dushi” në kuadër të “16 Ditëve të Aktivizimit Kundër Dhunës në Baza Gjinore”

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes VETËVENDOSJE dhe kryetare e Alternativës, znj. Mimoza Kusari-Lila ka qenë pjesë e një paneli në Gjimnazin “Hajdar Dushi” të Gjakovës. Me gjimnazistët e kësaj vatre arsimore kanë zhvilluar një bashkëbisedim në kuadër të fushatës globale “16 Ditët e Aktivizimit Kundër Dhunës në Baza Gjinore”. Është diskutuar rreth formave të dhunës, burimin e saj dhe ndikimin e traumave të bartura ndër breza si pasojë e dhunës sistematike gjatë periudhave të represionit. Maturantët shfaqën një nivel të lartë vetëdijesimi dhe mendimi kritik mbi sfidat që hasin sot. Ata ngritën çështje të rëndësishme, si ndikimi i rrjeteve sociale, format e kontrollit dhe kufizimet që shpesh vijnë përmes tyre. “Me kënaqësi pranova ftesën për të qenë pjesë e panelit për të bashkëbiseduar me maturantët e  Gjimnazi Hajdar Dushi në Gjakovë, në kuadër të “16 Ditëve të Aktivizimit Kundër Dhunës në Baza Gjinore”. Në këtë gjimnaz, ku dikur isha maturante edhe vetë, folëm për format e dhunës, burimin e saj dhe traumat e bartura ndër breza si pasojë e dhunës sistematike të pranishme gjatë kohës së represionit. Diskutuam gjithashtu për dhunën si sjellje të normuar dikur për disiplinim, si dhe si mjet për nënshtrimin e vajzës dhe gruas. Më gëzoi shumë të shihja një nivel të lartë vetëdijesimi dhe mendimi kritik te maturantët lidhur me sfidat që hasin, nga ekspozimi në rrjetet sociale deri te format dhe mënyrat për kontrollin dhe kufizimin e tyre. Bisedat dinamike dhe komunikimi i vazhdueshëm me informata për mekanizmat parandalues dhe metodat rehabilituese për viktimat, si dhe angazhimi i të rinjve në aktivitete jashtëshkollore, u vlerësuan si rruga më e drejtë për të parandaluar dhunën. Sot dhe çdo ditë tjetër, në mbështetje të ndalimit të dhunës në baza gjinore!”, është shprehur shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes VETËVENDOSJE dhe kryetare e Alternativës Mimoza Kusari-Lila.

Më shumë »

Dobruna: MFPT është e përkushtuar për të siguruar rekrutimin e drejtë dhe mbrojtjen e punëtorëve migrantë

Agjencia Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar (GIZ) ka organizuar të martën në Prishtinë konferencë me temën “Promovimi i rekrutimit të drejtë dhe përmirësimi i kushteve të punës për punëtorët migrantë në Ballkanin Perëndimor”. Zëvendësministri i Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve z. Agon Dobruna, përfaqësues nga Alternativa, ka theksuar se, përmes përpjekjeve të vazhdueshme, ne kemi ndërmarrë hapa konkretë për të përmirësuar cilësinë e shërbimeve dhe për të forcuar kapacitetet e Agjencisë së Punësimit. “Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve është e përkushtuar për të bashkëpunuar me të gjithë partnerët dhe palët e interesit, për të siguruar rekrutimin e drejtë dhe mbrojtjen e punëtorëve migrantë”, ka thënë ai mes tjerash. “Në hapje të konferencës me temë: “Promovimi i Rekrutimit të Drejtë dhe Zbutja e Kushteve të Pasigurta të Punës për Punëtorët Migrantë”, që trajton një nga temat më të ndjeshme dhe të rëndësishme të kohës sonë – promovimin e rekrutimit të drejtë dhe përmirësimin e kushteve të punës për punëtorët migrantë. Përmes përpjekjeve të vazhdueshme, ne kemi ndërmarrë hapa konkretë për të përmirësuar cilësinë e shërbimeve dhe për të forcuar kapacitetet e Agjencisë së Punësimit. Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve është e përkushtuar për të bashkëpunuar me të gjithë partnerët dhe palët e interesit, për të siguruar rekrutimin e drejtë dhe mbrojtjen e punëtorëve migrantë. Falënderoj GIZ-in dhe ILO-n për mbështetjen e jashtëzakonshme në organizimin e kësaj konference dhe për përkushtimin e tyre, në përmirësimin e kushteve të punës dhe rekrutimit për punëtorët migrantë në Kosovë dhe më gjerë”, ka theksuar zevendësministri Dobruna.

Më shumë »

Kusari-Lila: Sot dhe çdo ditë tjetër, bashkë kundër dhunës në baza gjinore

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes VETËVENDOSJE, kryetare e Alternativës znj. Mimoza Kusari-Lila i është bashkuar të hënën aktivitetit të organizuar nga Ministria e Drejtësisë dhe ministrja znj. Albulena Haxhiu, gjatë nisjes së fushatës globale 16-ditore kundër dhunës në baza gjinore.  “Dhuna në baza gjinore nuk është një fenomen i rastësishëm apo kalimtar. Ajo ka rrënjë të thella në stereotipet që ushqehen dhe mirëmbahen gabimisht në shoqëri, në traumat e përsëritura që individët përjetojnë brenda dhe jashtë familjes, në disa norma të gabuara shoqërore dhe kulturore, ndërsa vitet e fundit përhapet me shpejtësi alarmante përmes platformave online”, ka thënë Kusari-Lila.  “Dhuna mund të jetë e fshehur prapa, të mos jetë pjesë e shpërfaqjes më rrallë në publik por të mbetet e kultivuar brenda në familje, dhe këtu është ajo pika kur ne të gjithë duhet të jemi të vetëdijshëm. As nëna, as motra, as shoqja, as gjyshja nuk e meritojnë dhunën, nuk duhet të jenë subjekt i dhunës pse janë gra, nuk duhet të jenë subjekt i nënçmimit, i mohimit të një të drejte se kanë forcë më të vogël fizike. Nuk jeni më të fortë ju djemtë pse qëndroni bashkë, pse luani futboll, nuk mundeni me ditë më shumë as në matematikë e shkencë, as me qenë pilot apo diçka tjetër me aspire, profesionet që janë vetëm për djemtë, por jeni të barabartë dhe këtu është esenca dhe fondacioni i secilës paqe dhe secilit zhvillim në shoqëri, barazia”, ka thënë mes tjerash zonja Kusari-Lila. “Sot dhe çdo ditë tjetër, bashkë kundër dhunës në baza gjinore. Sot iu bashkova aktivitetit të organizuar nga Ministria e Drejtësisë dhe ministrja Albulena Haxhiu për nisjen e fushatës globale 16-ditore kundër dhunës në baza gjinore. Bashkë me Ministren e Drejtësisë dhe aktivisten kundër dhunës në baza gjinore, Vilma Dule, zhvilluam një bashkëbisedim me nxënësit e Gjimnazit “Ahmet Gashi” në Prishtinë. Dhuna në baza gjinore nuk është një fenomen i rastësishëm apo kalimtar. Ajo ka rrënjë të thella në stereotipet që ushqehen dhe mirëmbahen gabimisht në shoqëri, në traumat e përsëritura që individët përjetojnë brenda dhe jashtë familjes, në disa norma të gabuara shoqërore dhe kulturore, ndërsa vitet e fundit përhapet me shpejtësi alarmante përmes platformave online. Për këtë arsye, është thelbësore që dhuna në baza gjinore të trajtohet me gjithë kompleksitetin e saj, duke përfshirë masat parandaluese, ndëshkimet dhe proceset rehabilituese. Qeveria aktuale, si asnjëherë më parë, ka punuar dhe është angazhuar në shumë nivele për të ofruar mekanizma sigurues për viktimat dhe për të forcuar sanksionet ndaj dhunuesve. Megjithatë, fokusi ynë i përbashkët mbetet ngritja e vetëdijes për parandalimin dhe krijimin e mundësive të barabarta për të gjitha grupet e cenueshme, viktima të dhunës në familje dhe në baza gjinore. Sot dhe çdo ditë tjetër!”, ka thënë kryetarja Kusari-Lila.

Më shumë »

 “Sfidat dhe mundësitë e të bërit biznes në komunën e Gjakovës”, debat me qytetarë organizuar nga Alternativa

Në Gjakovë të shtunën është mbajtur debat publik me temën: “Sfidat dhe mundësitë e të bërit biznes në komunën e Gjakovës”, organizuar nga Alternativa. Panelistët sekretarja Alternativës znj. Diana Qarkaxhija, zëvendësministri i Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve dhe kryetar i degës së Alternativës z. Agon Dobruna  si dhe z. Ali Tafarshiku zëvendësministër i Ministrisë së Zhvillimit Rajonal prezantuan aktivitetet, punën, projektet dhe sfidat nëpër të cilat kanë kaluar vitet e fundit si zyrtarë të lartë të shtetit dhe subjektit. Përfaqësues të bizneseve, të shoqatave e organizatave, artizanë, të rinjë të kësaj komune e qytetarë të tjerë patën mundësi të njihen nga afër me mundësitë e të bërit biznes në fushën e arsimit me fokus integrimin e metodave të zhvillimit profesional dhe përmirësimin e arritjeve akademike të nxënësve në shkolla duke ofruar zgjidhje inovative dhe të qëndrueshme. Po në këtë bashkëbisedim të pranishmit u njoftuan rreth masave aktive në tregun e punës dhe mbështetja që ofrohet për qytetarët. U diskutua edhe rreth mundësisë së krijuar nga Qeveria e Republikës së Kosovës për përkrahje të drejtëpërdrejtë të bizneseve, veçmas për skemat e granteve që aplikohen nga Ministria e Zhvillimit Rajonal. “Në një kohë kur arsimi është shtyllë themelore për zhvillimin e çdo shoqërie është e qartë se sfidat që pëballojmë sot kërkojnë zgjidhje krijuese dhe angazhim të gjithanshëm. Siç e dimë arsimi në Kosovë përballet me në sërë sfidash nga cilësia e mësimdhënies deri te mungesa e infrastrukturës së duhur. Por brenda këtyre sfidave fshihet një mundësi e jashtëzakonshme, potenciali për të ndërtuar biznese që jo vetëm që plotësojnë këto boshllëqe por që gjithashtu e përmirësojnë cilësinë e arsimit dhe japin një kontribut të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik të vendit”, ka thënë mes tjerash sekretarja e Alternativës znj. Diana Qarkaxhia. Ajo ka shtuar se, prezantimi i modeleve të suksesshme nga rajoni që mund të përdoren si frymëzim përfshirë qendrat e trajnimit, kurset online dhe aplikacionet edukative që si të tilla do të jenë iniciativë që përmirësojnë cilësinë në arsim dhe do të jenë të vlefshme për brezat e rinjë. Ndërsa zv/ministri i MFPT z. Agon Dobruna, kryetar i deges së Alternativës, mes tjerash është shprehur: “ Për vitin 2025 buxheti i Qeverisë së Republikës së Kosovës shënon nivelin 3 miliardë e 608 milionë euro, që është për rreth 300 milionë euro, apo shprehur në përqindje për 8.87 për qind më i lartë sesa ai i vitit 2024 e që është buxheti më imadh që është arritur ndonjëherë. Ndërsa borxhi publik nën 18% ”. Dobruna ka shtuar se, ka 8.3% më shumë mjete për investime kapitale se në vitin 2024 dhe se të gjitha këto ndryshime janë bërë në përputhje me rregullën fiskale të kufirit të deficitit buxhetor. “Fuqizimi i sektorit privat, në vazhdimësi këto 4 vite, ka qenë në objektivat e Qeverisë së Republikës së Kosovës përmes skemave të granteve që lansohen nga Ministritë e linjës. Vetëm nga Ministria e Zhvillimit Rajonal janë ndarë mbi 7 milion euro dhe janë mbështetur afër 1 000 biznese. Në aspektin e Zhvillimit Rajonal, Gjakova për herë të parë pas 25 viteve, trajtohet si regjion në vete, duke përfituar më shumë fonde për investime kapitale, grante për biznese dhe mbështetje për Organizatat e Shoqërisë Civile. Gjithashtu për herë të parë, në vitin 2024 janë hapur thirrje të veçanta për mbështetje të studentëve me ide të ndërmarrësise dhe artizanatet që kultivojnë produkte të traditave tona dhe mbajnë gjallë trashëgiminë e zejtarisë”, ka thënë zëvendësministri i Zhvillimit Rajonal z. Ali Tafarshiku. Përmes bashkëbisedimit të pranishmit u interesuan dhe mësuan detaje të tjera rreth përfitimit të granteve, planeve dhe projekteve që ka Qeveria për të rritur mirëqenien e qytetarëve. Për angazhimin e tij në ndihmë të bizneseve Aleanca Kosovare e Bizneseve (AKB) ka ndarë mirënjohje për zëvendësministrin e MFPT z. Agon Dobruna.

Më shumë »

Zëvendësministri Dobruna i bashkohet aksionit për inspektim në pompat e derivateve dhe masazhet në Prishtinë

Në orët e vona të së premtes zëvendësministri i Ministrisë së Finanvace, Punës dhe trasfereve z. Agon Dobruna, përfaqësues i Alternativës, ka ndërmarrë një aksion inspektimi i shoqëruar nga kryeinspektori i Inspektoriatit Qendror të Punës, z. Hekuran Nikçi dhe Inspektorët e punës z. Neki Krasniqi dhe z. Gëzim Sahiti, në pompat e derivateve dhe masazhet në Prishtinë. Dobruna ka thënë se gjatë inspektimeve hasën në parregullësi të ndryshme, si punëtorë pa kontrata të punës dhe punë jashtë orarit të pakompenzuar. Ai ka theksuar se kanë hasur edhe në punëtore shtetase të huaja, pa lejeqëndrimi dhe lejepune. “Sonte në aksion inspektimi së bashku me kryeinspektorin e Inspektoriatit Qëndror të Punës, z. Hekuran Nikçi dhe Inspektorët e punës z.Neki Krasniqi dhe z.Gëzim Sahiti, në pompat e derivateve dhe masazhet në Prishtinë. Inspektorët tanë gjatë inspektimeve hasën në parregullësi të ndryshme, si punëtorë pa kontrata të punës dhe punë jashtë orarit të pakompenzuar. Gjithashtu punëtore shtetase të huaja, pa lejeqëndrimi dhe lejepune. Jemi të përkushtuar që të mbrojmë të drejtat dhe sigurinë e punëtorëve, por në anën tjetër të vendosur të luftojmë informalitetin dhe çdo veprimtari ilegale e të paligjshme”, ka thënë Dobruna.

Më shumë »

Zëvendësministri Tafarshiku vizitoi disa biznese që merren me përpunimin e drurit në regjionin e Gjakovës

Zëvendësministri i Ministrisë së Zhvillimit Rajonal z. Ali Tafarshiku, përfaqësues i Alternativës, ka vizituar të premten disa biznese që merren me përpunimin e drurit në regjionin e Gjakovës. Ai ka parë nga afër me veprimtarinë e bizneseve: “Gëzim Maloku”, “Lendita Quni B.I”, “Bredhi Company SHPK” dhe “R FI Nesa SHPK”. Zv/ministri Tafarshiku i ka informuar pronarët e këtyre bizneseve me mundësitë e drejtëpërdrejta të mbështetjes që Qeveria e Republikës së Kosovës dhe Ministria e Zhvillimit Rajonal, kanë krijuar në 4 vitet e fundit për sektorin privat. “Grantet qeveritare për bizneset prodhuese kanë rezultuar të suksesshme në ngritjen e eksportit dhe krijimin e vendeve të reja të punës”, ka thënë mes tjerash ai. “Ditë pune në ambientet afariste të disa bizneseve të përpunimit të drurit në regjionin e Gjakovës. Nga afër u njoftova me veprimtarinë e bizneseve: “Gëzim Maloku” në Junik, “Lendita Quni B.I” në fshatin Molliq, “Bredhi Company SHPK” në fshatin Stubëll dhe “R FI Nesa SHPK” në fshatin Shishman të Komunës së Gjakovës. Pronarët e këtyre bizneseve i njoftova me mundësitë e drejtëpërdrejta të mbështetjes që Qeveria e Republikës së Kosovës dhe Ministria e Zhvillimit Rajonal kanë krijuar në 4 vitet e fundit për sektorin privat. Grantet qeveritare për bizneset prodhuese kanë rezultuar të suksesshme në ngritjen e eksportit dhe krijimin e vendeve të reja të punës.”, ka thënë zv/ministri Tafarshiku.

Më shumë »

Shqyrtohet draft-agjenda për seancën e ardhshme të Komisionit Parlamentar për Stabilizim-Asociim

Në kuadër të Komisionit Parlamentar për Stabilizim-Asociim, të enjten është zhvilluar një takim përgatitor për të diskutuar çështjet kryesore në lidhje me mbledhjen e ardhshme të përbashkët të delegacionit të Kosovës dhe atij të Parlamentit Evropian. Kryetarja e Komisionit Parlamentar për Stabilizim-Asociim, shefe e Grupit Parlamentar të Lëvizjes VETËVENDOSJE dhe kryetare e Alternativës, znj. Mimoza Kusari-Lila ka theksuar se gjatë takimit kanë shqyrtuar draft-agjendën për seancën e ardhshme të komisionit të përbashkët, e cila do të mbahet më 9 dhjetor 2024 në Parlamentin Evropian në Bruksel. Ajo ka thënë se kanë diskutuar edhe rekomandimet dhe amendamentet që do të prezantohen në Bruksel, mbi rëndësinë e këtij takimi me parlamentarët e rinj evropianë, si dhe mbi vazhdimin e bashkëpunimit të shkëlqyer midis Kuvendit të Kosovës dhe Parlamentit Evropian. “Sot, në kuadër të Komisionit Parlamentar për Stabilizim-Asociim, zhvilluam një takim përgatitor për të diskutuar çështjet kryesore në lidhje me mbledhjen e ardhshme të përbashkët të delegacionit të Kosovës dhe atij të Parlamentit Evropian. Gjatë takimit, shqyrtuam draft-agjendën për seancën e ardhshme të komisionit të përbashkët, e cila do të mbahet më 9 dhjetor 2024 në Parlamentin Evropian në Bruksel. Diskutuam mbi rekomandimet dhe amendamentet që do të prezantohen në Bruksel, mbi rëndësinë e këtij takimi me parlamentarët e rinj evropianë, si dhe mbi vazhdimin e bashkëpunimit të shkëlqyer midis Kuvendit të Kosovës dhe Parlamentit Evropian. Ky do të jetë takimi i fundit i Stabilizim-Asociimit për legjislaturën e tetë të deputetëve të Kosovës, ndërsa do të shënojë edhe takimin e parë të SA-së për parlamentarët evropianë të sapozgjedhur”, ka thënë kryetarja e Alternativës dhe shefe e Grupit Parlamentar të Lëvizjes VETËVENDOSJE.

Më shumë »

Tafarshiku në Prizren takon përfaqësues nga komunat e regjionit, i njofton ata rreth implementimit të masave zhvillimore

Me organizim të Agjencisë Rajonale për Zhvillim- Jug të enjten në Prizren është diskutuar rreth objektivave që nxisin balancimin socio-ekonomik në Republikën e Kosovës. Zëvendësministri i Ministrisë së Zhvillimit Rajonal z. Ali Tafarshiku, përfaqësues nga Alternativa, në takim me pjesmarrës nga komunat e regjionit, i ka njoftuar ata rreth implementimit të masave zhvillimore që kanë të bëjnë me investimet kapitale, grantet për biznese dhe mbështetjen për OJQ-të. Me këtë rast z. Tafarshiku ka sqaruar mënyrat e zbatimit të ligjit për zhvillim rajonal. Ndërsa drejtori i AZhR-së, Nderim Bytyqi dhe projekt menaxheri Qazim Pirana dhanë informata rreth mundësive për aplikim të Komunave të regjionit të jugut në programet ku trajtohen projektet ndërkufitare. “Në Prizren sot diskutuam për zhvillimin rajonal në regjionin Jug, si dhe objektivat që nxisin balancimin socio ekonomik në Republikën e Kosovës. Në organizimin e AZhR Jug, pjesmarrësit që vinin nga komunat e regjionit, i njoftova me implementimin e masave zhvillimore që kanë të bëjnë me investimet kapitale, grantet për biznese dhe mbështetjen për OJQ-të, përderisa nuk munguan edhe sqarimet mbi zbatimin e ligjit për zhvillim rajonal. Nga ana tjetër, drejtori i AZhR-së, Nderim Bytyqi dhe projekt menaxheri Qazim Pirana u dhanë informata rreth mundësive për aplikim të Komunave të regjionit të jugut në programet ku trajtohen projektet ndërkufitare”, ka theksuar zv/ministri Tafarshiku.

Më shumë »

Tafarshiku: Për 4 vite qeverisje vetëm nga MZhR janë ndarë 7 milion euro grante, përfituan mbi 900 NVM

Zëvendësministri i Ministrisë së Zhvillimit Rajonal z. Ali Tafarshiku, nga Alternativa, zhvilloi takim me përfaqësues të bizneseve që operojnë në rajonin perëndimor të vendit. Agjencia për Zhvillim Rajonal-Perëndim (AZhR), në vazhdën e organizmit të tryezave publike inicoi këtë takim mes zv/ministrit Tafarshiku dhe përfaqësuesve të bizneseve. Tafarshiku para ndërmarrësve ka shpalosur të arriturat, sfidat dhe ecurinë e realizimit të objektivave zhvillimore të Ministrisë së Zhvillimit Rajonal, me theks të veçantë mbështetjen financiare ndaj bizneseve. Ai ka thënë se, për 4 vite qeverisje 2021-2024, vetëm nga Ministria e Zhvillimit Rajonal janë ndarë 7 milion euro grante, ku kanë përfituar mbi 900 ndërmarrje të vogla dhe të mesme. Ndërsa drejtori i AZhR- Perëndim, Sokol Luta, prezantoi kriteret që janë aplikuar në udhëzuesin e skemës së granteve. “Në vazhdën e tryezave publike të organizuara nga AZhR- Perëndim, takuam edhe përfaqësues të bizneseve që operojnë në rajonin perëndimor të vendit. Para ndërmarrësve shpalosa të arriturat, sfidat dhe ecurinë e realizimit të objektivave zhvillimore të Ministrisë së Zhvillimit Rajonal, me theks të veçantë mbështetjen financiare ndaj bizneseve. Për 4 vite qeverisje 2021-2024, vetëm nga Ministria e Zhvillimit Rajonal janë ndarë 7 milion euro grante, ku kanë përfituar mbi 900 ndërmarrje të vogla dhe të mesme. Nga Drejtori i AZhR Perëndim, Sokol Luta, u prezantuan kriteret që janë aplikuar në udhëzuesin e skemës së granteve, ku më pas dëgjuam edhe komentet nga përfaqësuesit e bizneseve. Mbështetja e drejtëpërdrejtë nga Qeveria e Republikës së Kosovës për sektorin privat, cilësohet si indikator për stabilitetin, zgjerimin dhe zhvillimin e bizneseve në Kosovë”, ka theksuar z. Tafarshiku.

Më shumë »

Dobruna: Kontabilistët e auditorët me integritet dhe guxim ishin ata që shkatërruan skemat piramidale kudo në botë

Instituti AAB ka organizuar konferencë për kontabilistë dhe auditorë të certifikuar me temën: “Transformimi digjital në fushën e kontabilitetit dhe auditimit”. Zëvendësministri i Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve z. Agon Dobruna, përfaqësues i Alternativës ka thënë se, jemi dëshmitarë që jeta dhe puna jonë po ndryshon çdo ditë në mënyrë rrënjësore, falë digjitalizimit të punëve dhe proceseve dhe kjo padyshim që ka ndikuar edhe në fushën e kontabilitetit dhe auditimit”. Dobruna para të pranishmëve ka theksuar se, me anë të transformimit digjital, disa procese kanë ndryshuar, disa janë përshpejtuar ndërsa disa tashmë i takojnë së kaluarës. Ndër të tjera, zëvendësministri Dobruna përmendi faktin se, kontabilistët e auditorët me integritet dhe guxim ishin ata që shkatërruan skemat piramidale e grupet kriminale gjithandej botës, gjatë etapave të ndryshme kohore. “Në konferencën e organizuar nga Instituti AAB për kontabilistë dhe auditorë të certifikuar me temën: “Transformimi digjital në fushën e kontabilitetit dhe auditimit”. Ne jemi dëshmitarë që jeta dhe puna jonë po ndryshon çdo ditë në mënyrë rrënjësore, falë digjitalizimit të punëve dhe proceseve dhe kjo padyshim që ka ndikuar edhe në fushën e kontabilitetit dhe auditimit. Me anë të transformimit digjital, disa procese kanë ndryshuar, disa janë përshpejtuar ndërsa disa tashmë i takojnë së kaluarës. Gjithsesi, përmirësimi i menaxhimit të proceseve financiare dhe raportimit është i dukshëm falë digjitalizimit. Përveç që sjell shumë mundësi, ky transformim digjital sjell edhe sfida dhe kërkon nga profesionistët e fushës dedikim të vazhdueshëm dhe një qasje të hapur ndaj risive, me qëllim të rritjes së aftësive tona teknologjike. Mirëpo komponenta më e rëndësishme që thuhet në këtë ditë është integriteti dhe puna e ndershme, duke ditur që pikërisht kontabilistët e auditorët me integritet dhe guxim ishin ata që shkatërruan skemat piramidale e grupet kriminale gjithandej botës, gjatë etapave të ndryshme kohore”, ka thënë, zv/ministri Dobruna.

Më shumë »

Në Pejë u mbajt debat rreth punësimit të të rinjëve dhe çështjet e shëndetësisë e mirëqenies sociale

Me bashkëorganizim të Alternativës, Lëvizjes VETËVENDOSJE dhe Partisë Guxo të shtunën në Pejë u organizua debat në të cilin u diskutua rreth projekteve të Qeverisë së Kosovës për punësimin e të rinjëve dhe çështjet e shëndetësisë dhe mirëqenies sociale. Znj. Fatmire Mulhaxha-Kollçaku deputete dhe kryetare e Komisionit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, z. Agon Dobruna zëvendësministër i MFPT-së dhe znj. Jeta Statovci deputete dhe nënkryetare e parë e Komisionit për Ekonomi, Ndërmarrësi dhe Tregti ishin panelistë të këtij bashkëbisedimi. Përfaqësues të të rinjëve të kësaj komune, bizneseve dhe qytetarët të tjerë patën mundësi që të njihen nga afër me projektet që ka realizuar dhe po planifikon Qeveria e Republikës së Kosovës rreth punësimit të të rinjëve dhe planifikimet për shëndetësi, ekonomi e zhvillim. Panelistët prezantuan po ashtu të arrituarat, sfidat dhe projektet që po hartohen rreth këtyre sektorëve. Ndërsa të pranishmit përmes interaktivitetit kuptuan detaje dhe u informuan për gjithçka që u interesonte atyre. Të rinjtë u përgëzuan për arritjet e tyre në inovacion, sport, kulturë, arte e shkencë, për çka u tha se janë pasuria më e vlefshme e Kosovës dhe duke i vendosur ata në qendër të politikave shtetërore mund të sigurojmë një të ardhme të qëndrueshme. Debate të ngjashme janë mbajtur në vazhdimësi dhe planifikohet të mbahen edhe në të ardhmen.

Më shumë »

MZhR-ja drejt finalizimit të Planit Strategjik 2025-2027

Zëvendësministri i Ministrisë së Zhvillimit Rajonal, z. Ali Tafarshiku, përfaqësues i Alternativës, ka njoftuar se për tri ditë me radhë kanë punuar në hartimin e Planit Strategjik institucional për vitet 2025-2027. Tafarshiku ka thënë se të gjithë bashkë si zëvendësministrat, Sekretari, këshilltarët politik, drejtorët e udhëheqësit e Divizioneve të MZhR-së janë angazhuar rreth hartimit të këtij Plani. “Për tri ditë me radhë, si zëvendësministra, këshilltar politik, bashkë me Sekretarin, drejtorët dhe udhëheqësit e Divizioneve të Ministrisë së Zhvillimit Rajonal, po punojmë në hartimin e Planit Strategjik institucional 2025-2027. Objektivat operacionale i shndërruam në aktivitete, me tregues zbatimi që mundësojnë ngritjen e efikasitetit dhe matjen e performancës”, ka bërë të ditur z. Tafarshiku.

Më shumë »

MZhR po investon edhe në Komunën e Istogut, thotë zv/ministri Tafarshiku

“Ministria e Zhvillimit Rajonal po investon edhe në Komunën e Istogut”, kështu ka bërë të ditur Zëvendësministri i Ministrisë së Zhvillimit Rajonal z. Ali Tafarshiku, përfaqësues i Alternativës. Ai ka theksuar se kanë filluar punimet në realizimin e infrastrukturës rrugore rreth parkut Industrial të Istogut. “Ministria e Zhvillimit Rajonal po investon edhe në Komunën e Istogut. Kanë filluar punimet në realizimin e infrastrukturës rrugore rreth parkut Industrial të Istogut, konkretisht asfaltimi i rrugëve të fshatit Sinaj. Ky projekt përpos rëndësisë zhvillimore, krijon lehtësira edhe për bizneset dhe fermerët që operojnë në këtë rajon’, ka bërë të ditur zëvendësministri Tafarshiku.

Më shumë »

Tafarshiku njofton OJQ-të rreth projekteteve kapitale që MZhR-ja po i realizon në Regjionin Perëndimor

Agjencioni i Zhvillimit Rajonal – Perëndim ka organizuar tryezën publike me Organizatat e Shoqërisë Civile që operojnë në rajonin e Dukagjinit. Zëvendësministri i MZhR-së z. Ali Tafarshiku, përfaqësues i Alternativës, dhe zyrtarë të tjerë i kanë njoftuar përfaqësuesit e OJQ-ve me projektetet kapitale që Ministria e Zhvillimit Rajonal po i realizon në Regjionin Perëndimor të vendit, grantet për biznese dhe mbështetjen financiare të projekteve të OJQ-ve. Ndërsa drejtori i AZhR-së – Perëndim, Sokol Luta ka dhënë informata në lidhje me programin dhe kriteret e mbështetjes së OJQ-ve në thirrjet publike që lanson MZhR-ja. “Organizuar nga Agjencioni i Zhvillimit Rajonal – Perëndim, sot bashkë me zyrtarët e MZhR-së, mora pjesë në tryezën publike me Organizatat e Shoqërisë Civile që operojnë në rajonin e Dukagjinit. Në cilësinë e Zëvendësministrit, përfaqësuesit e OJQ-ve i njoftova me projektetet kapitale që Ministria e Zhvillimit Rajonal po i realizon në Regjionin Perëndimor të vendit, grantet për biznese dhe mbështetjen financiare të projekteve të OJQ-ve. Prezent në takim ishin edhe dy drejtorët e Zhvillimit Ekonomik nga Komuna e Gjakovës dhe Komuna e Pejës. Nga drejtori i AZhR-së Perëndim, Sokol Luta, u dha informata në lidhje me programin dhe kriteret e mbështetjes së OJQ-ve në thirrjet publike që lanson MZhR-ja”, ka theksuar zv/ministri Tafarshiku.

Më shumë »

Dobruna i përkushtuar rreth hartimit të UA për kontraktimin e shërbimeve të organizatave të shoqërisë civile

Të mërkurën, Platforma Civikos mbajti takim me grupin punues për hartimin e Udhëzimit Administrativ i cili po angazhohet rreth kontraktimit të shërbimeve për organizatat e shoqërisë civile. Zëvendësministri i Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve z.Agon Dobruna, përfaqësues nga Alternativa, ndoqi nga afër takimin e grupit punues duke shprehur kështu përkushtimin e tij për ta avancuar këtë proces. “Sot në takim me grupin punues për hartimin e Udhëzimit Administrativ, për kontraktimin e shërbimeve për organizatat e shoqërisë civile, të organizuar nga Platforma Civikos. Një diskutim i frytshëm dhe përmbajtësor nga ekspertë dhe njohës të fushës. Gjithashtu është një rekomandim që buron nga procesi integrimit evropian, meqë direktiva bazë e prokurimit publik në BE e rregullon këtë fushë dhe ky rregullim është reflektuar në Udhëzimin Administrativ”, është shprehur me këtë rast zv/ministri Dobruna.

Më shumë »

Kryetarja Kusari-Lila në takim me Ambasadorin e Austrisë Schnetzer bisedojnë rreth demokratizimit dhe integrimit në BE

Znj. Mimoza Kusari – Lila, kryetare e Alternativës dhe shefe e Grupit Parlamentar të Lëvizjes VETËVENDOSJE të enjten ka pritur në takim Ambasadorin e Austrisë në Kosovë z. Georg Schnetzer. Kusari – Lila dhe Ambasadori Schnetzer kanë biseduar rreth aktualitetit politik, të ardhmen politike dhe për sfidat e rrugëtimit demokratik. Mes tjerash kanë diskutuar edhe për stabilitetin e arritur gjatë këtij mandati legjislativ. Kryetarja e Alternativës dhe shefe e Grupit Parlamentar, Mimoza Kusari – Lila ka theksuar se Austria mbetet një partner i qëndrueshëm në avancimin e Kosovës drejt demokracisë dhe integrimit në Bashkimin Evropian. “Në takim me Ambasadorin Schnetzer, biseduam për aktualitetin politik, të ardhmen tonë politike  bashkë me sfidat në rrugëtimin demokratik. Folëm për stabilitetin e arritur gjatë mandatit të parë të plotë legjislativ, përgatitjet për zgjedhjet e ardhshme si dhe, përkushtimin e qeverisë sonë ndaj reformave, duke vënë në dukje përparimin në fusha të ndryshme. Austria mbetet një partner i qëndrueshëm në avancimin e rrugës sonë drejt demokracisë dhe integrimit në Bashkimin Evropian”, është shprehur kryetarja, Kusari – Lila.

Më shumë »

Tafarshiku në Leposaviq, Marrëveshje për projektin e ndarjes së granteve për bizneset e grave dhe të rinjëve

Zëvendësministri i Zhvillimit Rajonal z. Ali Tafarshiku, përfaqësues i Alternativës, ka takuar kryetarin e Komunës së Leposaviqit z. Lulëzim Hetemi dhe nënkryetaren znj. Marina Bogojevic. Tafarshiku ishte i shoqëruar edhe nga drejtoresha e Agjencionit Rajonal Zhvillimor në Veri ( AZhRV ) znj. Rreze Duli, me ç’rast u nënshkrua Marrëveshja për projektin e ndarjes së granteve për bizneset e grave dhe të rinjëve të Komunës së Leposaviqit. Gjithashtu me kryetarin Hetemi kanë diskutuar mundësitë e investimeve në ndërtesen e Stacionit të Autobusëve dhe në kabinat pritëse. “Në Leposaviq, rikthehemi me bashkëpunime konkrete. Pasdite pune me kryetarin e Komunës Lulzim Hetemi, nënkryetaren Marina Bogojevic dhe zyrtarë komunal. Me Drejtoreshen e AZHR-së Veri, znj. Rreze Duli, u nënshkrua Marrëveshja për projektin e ndarjes së granteve për bizneset e grave dhe të rinjëve të Komunës së Leposaviqit. Gjithashtu me kryetarin Hetemi diskutuam mundësitë e investimeve në ndërtesen e Stacionit të Autobusëve dhe në kabinat pritëse. Në vizitat që i bëmë Leposaviqit, u informuam për hapjen e bizneseve të reja atje dhe krijimin e vendeve të reja të punës. Leposaviqi është realiteti i ri me sovranitet të plotë, me integrim dhe bashkëjetesë të qytetarëve pa asnjë dallim. #Alternativa për investime, #QeveriaKurti”, ka potencuar zëvendësministri Tafarshiku.

Më shumë »

Tafarshiku në Zveçan prezanton mundësitë për investime kapitale që ofron MZhR-ja për komunat

Në kuadër të vizitave nëpër rajone të ndryshme të vendit, në Komunën e Zveçanit të martën ka qëndruar zëvendësministri i Zhvillimit Rajonal z. Ali Tafarshiku. I shoqëruar nga znj. Rreze Duli drejtoreshë e Agjencionit Rajonal Zhvillimor në Veri ( ARZhV ), Tafarshiku është pritur nga kryetari z.Ilir Peci dhe zyrtarët komunalë. Me këtë rast kanë prezantuar mundësitë që ofron Ministria e Zhvillimit Rajonal për investime kapitale për Komunat. Kryetari Peci ka bërë të ditura objektivat dhe domosdoshmërinë e investimeve në projektet infrastrukturore dhe ato zhvillimore në pjesët me potencial turistik. “Agjenda e punës vazhdon në veri të vendit, me vizitën në Komunën e Zveçanit, ku u prita nga kryetari Ilir Peci dhe zyrtarët Komunal. Në shoqërimin e Drejtoreshës së AZhR-së në veri, znj. Rreze Duli dhe bashkëpuntorët e zyres sime, në Zveçan prezantuam mundësitë që krijon Ministria e Zhvillimit Rajonal për investime kapitale për Komunat. Me këtë rast nga kryetari Peci u njoftova me objektivat dhe domosdoshmërinë e investimeve në projektet infrastrukturore dhe në projektet zhvillimore në pjesët me potencial turistik. Nga puna dhe angazhimi institucional i Qeverisë së Republikës së Kosovës, tashmë në këtë pjesë vërehet edhe integrimi, sovraniteti dhe bashkëjetesa e të gjithë qytetarëve pa dallim. #Alternativa për veriun #QeveriaKurti”, ka thënë mes tjerash zv/ministri Tafarshiku.

Më shumë »

Tafarshiku në Zubin Potok njofton zyrtarët rreth thirrjes për investime kapitale

Zëvendësministri i Zhvillimit Rajonal z. Ali Tafarshiku ka vizituar të hënën komunën e Zubin Potokut me ç’rast është takuar me kryetarin e kësaj Komune z. Izmi Zeqiri  dhe zyrtarë të tjerë komunalë. Tafarshiku i ka njoftuar ata rreth thirrjes për aplikim që Ministria e Zhvillimit Rajonal e lanson çdo vit për investime kapitale nëpër komuna. Ai ka kujtuar edhe një herë se tashmë komunat e pjesës veriore të Republikës janë në agjendën e tyre të përditëshme, andaj sipas tij, çdo investim është i mirëpritur. “Nga Mitrovica në Komunën e Zubin Potokut në takime me Kryetarin e Komunës z. Izmir Zeqiri. Si zëvendësministër, kryetarin dhe drejtorët i njoftova rreth thirrjes për aplikim që Ministria e Zhvillimit Rajonal e lanson çdo vit për Komuna për investime kapitale, me ç’rast edhe u njoftova rreth projekteve me prioritet për banorët e kësaj Komune. Tashmë edhe Komunat e pjesës veriore të Republikës janë në agjendën e punës tonë të përditëshme, andaj çdo investim është i mirëpritur. Alternativa për Veriun #QeveriaKurti”, ka theksuar zv/ministri Tafarshiku.

Më shumë »

Tafarshiku: Po investojmë në rinovimin e Qendrës Multifunksionale “Omni Sport” në Mitrovicë

Ministria e Zhvillimit Rajonal edhe në Mitrovicë po investon përmes disa projekteve rekreative – sportive. Zëvendësministri i Zvillimit Rajonal, z. Ali Tafarshiku ka bërë të ditur se po investojnë në rinovimin e Qendrës Multifunksionale Sportive “Omni Sport”, që ishte dëmtuar gjatë vërshimeve të vitit 2023. Në takim me drejtorin e Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit, z. Elvis Feka, Tafarshiku ka shprehur gadishmërinë e MZhR-së për vazhdimin e bashkëpunimit edhe në realizimin e projekteve tjera me interes për qytetarët e Mitrovicës. “Në Mitrovicë po investojmë në rinovimin e Qendrës Multifunksionale Sportive “Omni Sport”, e dëmtuar gjatë vërshimeve të vitit 2023. Ministria e Zhvillimit Rajonal përmes këtij projekti synon të rikthejë aktivitetet rekreative për qytetarët, si dhe standartet ndërkombëtare për zhvillimin e ndeshjeve dhe garave sportive në basketboll dhe në not. Në takimin që kisha me Drejtorin e Zhvillimit Ekonomik dhe të Turizmit, z. Elvis Feka, shpreha gadishmërinë e MZhR-së për vazhdimin e bashkëpunimit edhe në realizimin e projekteve tjera me interes për qytetarët e Mitrovicës”, ka thënë zv/ministri Tafarshiku.

Më shumë »

Vizitë profesoreshës Fatime Boshnjaku e cila u dhunua fizikisht ditë më parë në Gjakovë

Përfaqësues nga Alternativa të prirë nga sekretarja znj. Diana Qarkaxhija, kryetari i degës në Gjakovë dhe zv/ministër i MFPT z. Agon Dobruna dhe anëtarë të tjerë, kanë vizituar profesoreshën Fatime Boshnjaku e cila ditë më parë është dhunuar fizikisht nga disa të rinjë dhe si pasojë ka marrë lëndime të rënda trupore. Duke e vlerësuar lartë kontributin e profesoreshës Boshnjaku i kanë dëshiruar asaj shërim të shpejtë dhe kanë kërkuar që të zbardhet rasti i dhunimit të saj. “Vlera e mësuesit dhe kupa qiellore nuk mund të maten kurrë, andaj një profesoreshë si ju zonja Fatime, jo vetëm që nuk e meritonit këtë akt aspak njerëzor, por përkundrazi shoqëria jonë duhet ta çmojë përherë kontributin tuaj ndër vite në arsimimin e brezave”, është thënë mes tjerash në këtë takim.

Më shumë »

Kryetarja Mimoza Kusari-Lila viziton organizatën Vital Voices në Washington D.C.

Kryetarja e Alternativës dhe shefe e Grupit Parlamentar të Lëvizjes VETËVENDOSJE znj. Mimoza Kusari Lila gjatë qëndrimit në Washington D.C. të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ka takuar znj. Alyse Nelson presidente dhe CEO e organizatës jofitimprurëse e themeluar mbi idenë se kombet dhe komunitetet nuk mund të ecin përpara pa zërat e grave në pozita drejtuese, Vital Voices Global Partnership dhe znj. Manira Alva nga Shërbimi për Mbështetjen e Vajzave dhe Grave Udhëheqëse. “Gratë e forta nuk ngriten thjesht për vete – ato i tërheqin edhe të tjerat me vete. Ato e dinë se fuqia e vërtetë nuk qëndron në të qëndruarit vetë, por në ndërtimin e një komuniteti ku çdo grua dhe vajzë ndjehet e fuqizuar për t’u ngritur. Pikërisht këtë po ndërton Vital Voices: një forcë besimi dhe fuqie që i ndihmon gratë dhe vajzat kudo të ngrihen për veten dhe për komunitetin që përfaqësojnë. Jemi dëshmitare se si, duke mbështetur njëra-tjetrën, nxisim valë ndryshimi që thyejnë barriera, ushqejnë ëndrra dhe hapin rrugën për një të ardhme ku asnjë vajzë apo grua nuk ecën e vetme. Vizita në DC nuk do të ishte e plotë pa ndaluar në shtëpinë ku gratë e fuqishme fuqizojnë të tjerat çdo ditë. Faleminderit, Alyse Nelson & Manira Alva”, është shprehur znj. Kusari-Lila.

Më shumë »

Kryetarja Mimoza Kusari-Lila e ftuar në Washington DC ndjek nga afër takimin vjetor të BB-së dhe FMN-së

Kryetarja e Alternativës znj. Mimoza Kusari -Lila, shefe e Grupit Parlamentar të Lëvizjes VETËVENDOSJE, për disa ditë ka qëndruar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës më saktë në Washington DC, ku ka ndjekur nga afër punimet e Takimeve Vjetore të Bankës Botërore dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar. Znj. Kusari -Lila me këtë rast ka theksuar se Takimet Vjetore të Bankës Botërore dhe FMN-së u përqendruan në adresimin e sfidave dhe mundësive që ofron Inteligjenca Artificiale, sidomos në sektorin publik. “Gjatë kësaj jave qëndrova në Washington DC për të ndjekur nga afër punimet e takimeve vjetore të Bankës Botërore dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar. Këtë vit, Takimet Vjetore të Bankës Botërore dhe FMN-së u përqendruan në adresimin e sfidave dhe mundësive që ofron Inteligjenca Artificiale (IA),  sidomos në sektorin publik”, ka theksuar znj. Kusari-Lila. Ndërsa në sesionin “Gratë që Transformojnë Botën” është diskutuar mbi strategjitë për të eliminuar pengesa, sidomos në tregjet në zhvillim, ka thënë ajo. “Një ditë u dedikua plotësisht barazisë gjinore dhe çështjeve për heqjen e pengesave që kufizojnë hyrjen e grave në tregun e punës. Në sesionin “Gratë që Transformojnë Botën” u diskutuan strategjitë për të eliminuar këto pengesa, sidomos në tregjet në zhvillim. Banka Botërore planifikon të dyfishojë angazhimet e saj për programet sociale dhe të rrisë financimet për bizneset e drejtuara nga gratë deri në vitin 2030, me qëllim që të zgjerojë përfshirjen ekonomike dhe qëndrueshmërinë globale”, ka thënë mes tjerash kryetarja Kusari-Lila . Kryetarja e Alternativës ka treguar se në këtë takim vjetor është diskutuar edhe mbi politikat klimatike, ndërkohë që ka bërë të ditur se është theksuar nevoja për përfshirjen e grave në zbatimin e zgjidhjeve ndaj ndryshimeve klimatike. “Në lidhje me politikat klimatike, u theksua nevoja për të përfshirë gratë në zbatimin e zgjidhjeve ndaj ndryshimeve klimatike. Politikat e reja vlerësojnë rolin kyç të grave në menaxhimin e burimeve dhe përshtatjen ndaj sfidave mjedisore, duke synuar fuqizimin e tyre si agjente ndryshimi në komunitetet e tyre. Përmes mbështetjes financiare për qëndrueshmëri, siç është Trusti i Qëndrueshmërisë dhe Rezistencës i FMN-së, këto nisma synojnë të adresojnë sfidat mjedisore dhe sociale në të njëjtën kohë”, ka potencuar ajo. Kusai-Lila ka njoftuar se është mbajtur Forumi Global Parlamentar, ku u theksua rëndësia e partneriteteve ndërsektoriale dhe mbështetjes legjislative për përmbushjen e qëllimeve gjinore dhe klimatike në mënyrë të qëndrueshme dhe se diskutimet dhe rekomandimet e bëra në çdo temë, treguan se politikat aktuale të Qeverisë së Kosovës janë të përafruara me këto qëllime. “Gjatë dy ditëve të para të javës, u mbajt Forumi Global Parlamentar ku u mbështetën këto objektiva dhe u theksua rëndësia e partneriteteve ndërsektoriale dhe mbështetjes legjislative për përmbushjen e qëllimeve gjinore dhe klimatike në mënyrë të qëndrueshme. Diskutimet dhe rekomandimet e bëra në çdo temë treguan se politikat aktuale të Qeverisë së Kosovës janë të përafruara me këto qëllime, duke përfshirë kuotat për gratë dhe vajzat në fushat STEM, të ngjashme me vendet e BE-së, si Irlanda. Programet sociale dhe fuqizimi ekonomik i grave, që fillojnë me hapa bazikë si hapja dhe posedimi i llogarive bankare, konsiderohen themelore për gratë në kategori të ndjeshme shoqërore”, është shprehur kryetarja e Alternativës dhe shefe e Grupit Parlamentar të Lëvizjes VETËVENDOSJE, znj. Mimoza Kusari- Lila. Kusari – Lila ka thënë po ashtu se bashkëpunimi midis vendeve anëtare të Bankës Botërore dhe FMN-së shihet si i domosdoshëm për të mbajtur fokusin në programet zhvillimore dhe tejkalimin e sfidave gjeopolitike. Ajo ka njoftuar po ashtu, se në përvjetorin e 80-të të Bankës Botërore, FMN-së iu bashkua anëtari më i ri, Principata e Lihtenshtajnit, si vendi i 191-të.

Më shumë »

Zëvendësministri Dobruna mori pjesë në tryezën e UNICEF-it “Analiza e Buxhetit për Mbrojtjen Sociale për vitin 2024″

Fondi i Emergjencës së Kombeve të Bashkuara për Fëmijët (UNICEF) ka organizuar tryezë në të cilën është publikuar analiza e buxhetit për mbrojtje sociale për vitin 2024. Zëvendësministri i Financave, Punës dhe Transfereve z. Agon Dobruna, përfaqësues i Alternativës, ishte i ftuar në këtë tryezë e cila është mbajtur të enjten. Dobruna e ka vlerësuar lartë këtë dokument i cili, sipas tij, është përgatitur me mjaft profesionalizëm dhe ofron një pasqyrë të plotë të financimit dhe menaxhimit të mbrojtjes sociale në vendin tonë. “Është kënaqësi dhe privilegj që sot me ftesë të UNICEF-it në Kosovë, të jemi bashkë në organizimin e tryezës për publikimin e Analizës së Buxhetit për Mbrojtjen Sociale, për vitin 2024. Ky dokument i përgatitur me mjaft profesionalizëm, ofron një pasqyrë të plotë të financimit dhe menaxhimit të mbrojtjes sociale në vendin tonë. Si dhe hedh dritë mbi sfidat dhe mundësitë për përmirësime në këtë sektor”, ka theksuar zv/ministri Dobruna. Ai është shprehur falënderues ndaj ekipit të ekspertëve të UNICEF-it, siç ka thënë, për mbështetjen e tyre të palodhshme në realizimin e kësaj analize të rëndësishme. “MFPT edhe në vitin 2024 ka rritur buxhetin e mbrojtjes sociale. Rekomandimet e dhëna do të jenë udhërrëfyes i rëndësishëm për Ministrinë e Financave, Punës dhe Transfereve në përmirësimin e politikave tona dhe në forcimin e sistemit të mbrojtjes sociale”, ka thënë Dobruna gjatë fjalës së tij në këtë tryezë.

Më shumë »

Zëvendësministri Dobruna: MFPT-ja është duke punuar dhe po përmirëson ndjeshëm sigurinë dhe shëndetin në punë

Iniciativa Kosovare për Stabilitet (IKS) ka organizuar të enjten tryezë diskutimi me temën: “Sëmundjet Profesionale në Epokën Digjitale: Mbrojtja e Shëndetit të Punëtorëve në Kosovë”. Në këtë tryezë si panelist foli edhe zëvendësministri i Financave, Punës dhe Transfereve z. Agon Dobruna, përfaqësues i Alternativës. Zv/ministri Dobruna ka thënë se MFPT-ja përmes politikave dhe agjencive ekzekutive që janë në kuadër të saj, është duke punuar dhe po përmirëson ndjeshëm sigurinë dhe shëndetin në punë. Ai ka theksuar se janë të përkushtuar dhe do ti marrin parasysh sugjerimet dhe rekomandimet e pjesëmarrësve në këtë takim. “Sot në tryezën e diskutimit të organizuar nga Iniciativa Kosovare për Stabilitet (IKS), kisha kënaqësinë të diskutoj si panelist për temën: “Sëmundjet Profesionale në Epokën Digjitale: Mbrojtja e Shëndetit të Punëtorëve në Kosovë”, e cila u organizua në kuadër të Javës Evropiane për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë. Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve përmes politikave dhe agjencive ekzekutive në kuadër të saj, është duke punuar dhe përmirësuar ndjeshëm sigurinë dhe shëndetin në punë. Gjithashtu të përkushtuar për sugjerimet dhe rekomandimet që u theksuan në diskutim”, ka theksuar zv/ministri Dobruna.

Më shumë »

Tafarshiku në Ranillug: MZhR mbetet e përkushtuar të zhvillojë rekreacionin, turizmin dhe projektet që kanë ndikim në zhvillimin socio – ekonomik

Ministria e Zhvillimit Rajonal aktualisht është duke investuar edhe në ndërtimin e Parkut të Aventurave në Komunën e Ranillugut. Zëvendësministri i Zhvillimit Rajonal z. Ali Tafarshiku, përfaqësues i Alternativës, ka qëndruar të enjten në Ranillug dhe është pritur nga nënkryetari Arton Dubova e zyrtarë të tjerë komunal. Tafarshiku ka theksuar se pas investimeve në rregullimin e shtigjeve të çiklizmit dhe në projektin e Ballkonit Panoramik, në Ranillug po investojnë edhe në ndërtimin e Parkut të Aventurave. Qëllimi i realizimit të këtyre projekteve, sipas tij, është që të promovojnë potencialin turistik të zonës në mënyrë që të shndërrohen në atraksion për të rinjtë, sportistët dhe vizitorët tjerë. “Pas investimeve në stazat e çiklizmit dhe në projektin e Ballkonit Panoramik, në Komunën e Ranillugut po investojmë edhe në ndërtimin e Parkut të Avanturave. Këto projekte promovojnë potencialin turistik të zonës dhe tashmë bëhen vend atraksioni për të rinjët, sportistët dhe vizitorët tjerë. Ministria e Zhvillimit Rajonal, mbetet e përkushtuar që përmes investimeve kapitale të zhvillojë rekreacionin, turizmin dhe projektet që kanë ndikim në zhvillimin socio – ekonomik. Gjatë vizitës së sotme në Komunën e Ranillugut, u prita nga nënkryetari Arton Dubova dhe zyrtarë tjerë komunal. Alternativa e projekteve zhvillimore”, ka potencuar zv/ministri Tafarshiku.

Më shumë »

Zëvendësministri Tafarshiku në Rahovec viziton Ballkonin e Panoramik, investim i MZhR-së

Zëvendësministri i Zhvillimit Rajonal dhe përfaqësues i Alternativës z. Ali Tafarshiku ka qëndruar të enjten në Rahovec dhe është takuar me kryetarin e kësaj Komune z. Smajl Latifi, drejtorin e Urbanizmit, z. Albnor Mullaabazi dhe zyrtarë të tjerë komunal. Ministria e Zhvillimir Rajonal aktualisht po investon në këtë Komunë projektin e Ballkonit Panoramik i cili promovon potencialet natyrore, turistike dhe ekonomike të kësaj Komune. “Punët po shkojnë mbarë dhe ky projekt ka mundësi të finalizohet në fund të vitit 2024. Rezultatet e investimeve kapitale, tashmë po shihen dhe preken në të gjitha rajonet zhvillimore të Republikës, andaj mbesim të përkushtuar që me punën tonë të përditshme të angazhohemi për zhvillim të balancuar socio- ekonomik”, ka thënë zv/ministri Tafarshiku gjatë vizitës në Rahovec, të cilin e quajtur Grape City Rahovec. “Në qytetin e Rahovecit, po investojmë në projektin e Ballkonit Panoramik, projekt ky që promovon potencialet natyrore, turistike dhe ekonomike të kësaj Komune. Gjatë vizitës së sotme kisha rastin të takohem me kryetarin e Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, drejtorin e Urbanizmit, Albnor Mullabazi dhe zyrtar komunal që po mbikqyrin projektin e financuar nga Ministria e Zhvillimit Rajonal. Punët po shkojnë mbarë dhe ky projekt ka mundësi të finalizohet në fund të vitit 2024. Rezultatet e investimeve kapitale, tashmë po shihen dhe preken në të gjitha rajonet zhvillimore të Republikës, andaj mbesim të përkushtuar që me punën tonë të përditshme të angazhohemi për zhvillim të balancuar socio- ekonomik. Alternativa për investime”, ka theksuar Tafarshiku.

Më shumë »

Tafarshiku: MZhR-ja po bashkëfinancon projekte kapitale në Klinë e Skenderaj

Zëvendësministri i Zhvillimit Rajonal, z. Ali Tafarshiku, përfaqësues i Alternativës, ka vizituar Klinën dhe është njoftuar nga afër me dinamikën e punimeve që po zhvillohen në projektin kapital me gjatësi prej 2.5 km, në hyrje të këtij qyteti. Ministria e Zhvillimit Rajonal, po bashkëfinancon këtë projekt në të cilin po punohet për rregullimin e trotuarëve, shtigjeve të çiklizmit, hapësirave të gjelbërta, ndriçimit publik, zgjerimit të rrugës dhe infrastrukturës nëntoksore. Zv/ministri Tafarshiku me këtë rast ka thënë se çdo gjë po shkon mbarë, me cilësi dhe intensitet të shtuar. “Mirëmëngjes nga Klina, ku po investojmë në trotuare, staza të çiklizmit, hapësira të gjelbërta, ndriçim publik, zgjerim të rrugës dhe infrastrukturë nëntoksore. Ministria e Zhvillimit Rajonal, po bashkëfinancon projektin kapital në gjatësi prej 2.5 km, në hyrje të Klinës. Me këtë rast, sot u njoftova nga afër me zhvillimin e punimeve atje dhe jam i lumtur që çdo gjë po shkon mbarë me cilësi dhe intenzitet të shtuar. Alternativa për projekte zhvillimore!”, ka theksuar zv/ministri Tafarshiku. Zoti Tafarshiku ka qëndruar edhe në Skenderaj, komunë kjo në të cilën MZhR-ja po bashkëfinancon në ndërtimin e çerdhes së dytë publike me kapacitet për afër 100 fëmijë. Zëvendësministri ka vlerësuar se punimet po zhvillohen në mënyrë cilësore dhe të shpejtë, andaj sipas tij, fundi i vitit 2024, Skenderajn e gjen me çerdhe të re. Nga drejtoresha e Zhvillimit Ekonomik, znj. Besarta Meha dhe zyrtarë komunal ai është informuar se  numri i kërkesave për vijimin e fëmijëve në çerdhe publike ka arritur në 300, andaj investimi në këtë projekt përpos që do të zvogëloj numrin e kërkesave, do të ndikoj edhe në fuqizimin ekonomik të grave. “Në Skenderaj po investojmë në ndërtimin e çerdhes publike, me kapacitet për afër 100 fëmijë. Kjo është çerdhja e dytë publike në këtë komunë dhe ky projekt bashkëfinancohet nga Ministria e Zhvillimit Rajonal. Punimet atje po zhvillohen në mënyrë cilësore dhe të shpejtë, andaj fundi i vitit 2024, Skenderajn e gjen me çerdhe të re. Gjatë vizitës që ju bëra punimeve atje, nga drejtoresha e Zhvillimit Ekonomik, znj. Besarta Meha dhe zyrtarë komunal, u njoftova që numri i kërkesave për vijimin e fëmijëve në çerdhe publike ka arritur në 300, andaj investimi në këtë projekt përpos që do të zvogëloj këtë numër, do të ndikoj edhe në fuqizimin ekonomik të grave në Komunën e Skenderajt. Alternativa për Komunat”, ka theksuar z. Tafarshiku.

Më shumë »

Zëvendësministri i MFPT-së Agon Dobruna mori pjesë në konferencën “Avancimi i politikave për personat me aftësi të kufizuara në Kosovë’’

Shoqata “Handikos” të hënën organizoi konferencën me temën “Avancimi i politikave për personat me aftësi të kufizuara në Kosovë’’. I pranishëm ishte edhe zëvendësministri i ministrisë së Financave Punës dhe Transfereve të Republikës së Kosovës, Agon Dobruna, përfaqësues i Alternativës. Me këtë rast ai ka theksuar veprimet që ka ndërmarrë MFPT-ja për fuqizimin dhe mbështetjen e personave me aftësi të kufzuara si në fushën legjislative ashtu edhe në aspektin financiar. Në konferencën përmbyllëse janë trajtuar çështje të rëndësishme për shoqërinë tonë dhe avancimin e politikave për personat me aftësi të kufizuara. “Projekte si “Aleanca për Reforma Gjithëpërfshirëse në Rajon” janë thelbësore për të siguruar progres konkret dhe për t’i adresuar nevojat specifike të kësaj kategorie të shoqërisë. Biseduam së bashku dhe dëgjuam të gjitha kërkesat dhe pyetjet që kishin të pranishmit. Gjithashtu theksova hapat dhe veprimet që ka ndërmarrë Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, për fuqizimin dhe mbështetjen e personave me aftësi të kufzuara, si në fushën legjislative ashtu edhe në aspektin financiar”, është shprehur zv/ministri Dobruna. Ai para të pranishmëve edhe një herë ka kujtuar se së bashku, do të ndërtojnë një shoqëri, ku të gjithë qytetarët e saj ndihen të përfshirë dhe të fuqizuar pa asnjë dallim.

Më shumë »

Zëvendësministri i MZhR-së Ali Tafarshiku vizitoi dy komuna, pa nga afër ecurinë e projekteve

Zëvendësministri i ministrisë së Zhvillimit Rajonal, Ali Tafarshiku përfaqësues i Alternativës, në vazhdën e vizitave nëpër zona të ndryshme të Kosovës të hënën ka parë nga afër punimet të cilat janë duke u zhvilluar në ndërtesën e Stacionit të Autobusëve në Gjakovë, investime këto të cilat po realizohen në kuadër të projekteve të financuara nga MZhR-ja. “Java nis mbarë me imazhe të punëve që po realizohen në projektet e financuara nga Ministria e Zhvillimit Rajonal. Ndërtesa e Stacioni Autobusëve Gjakovë tashmë po rinovohet, kurse shërbimet për qytetarë po digjitalizohen”, ka thënë ai. Tafarshiku ka qëndruar edhe në Sllatinë të Komunës së Fushë Kosovës ku është interesuar të mësojë mbi ecurinë e punimeve në “Parkun e Pishave” ku MZhR-ja aktualisht po investon në terrene sportive, kënde lodrash për fëmijë dhe në krijimin e hapësirave rekrative. “Në “Parkun e Pishave” në Sllatinë, ku po investojmë në terene sportive dhe kënde lodrash për fëmijë. Parku i Pishave është shndërruar në atraksion për të gjitha grupmoshat që vinë nga çdo cep i vendit. Ministria e Zhvillimit Rajonal, përmes investimeve të tilla, ka për qëllim promovimin jo vetëm të resurseve natyrore, por edhe të jetës së shëndetshme, përmes investimeve në fusha sportive dhe në krijimin e hapësirave rekreative”, ka thënë mes tjerash zv/ministri Tafarshiku.

Më shumë »

Kryetarja Mimoza Kusari –Lila pjesëmarrëse në Dialogue Academy të OSCE Mission in Kosovo

Kryetarja e Alternativës dhe shefe e Grupit Parlamentar, të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari Lila ka marrë pjesë si folëse në Dialogue Academy të OSCE Mission in Kosovo që është mbajtur të dielën në Gorozia të Italisë. Këtë vit, akademia feston 10-vjetorin dhe është organizuar nën mbikëqyrjen e misioneve të OSBE-së nga Kosova dhe Serbia. “Një përvojë unike për mua është pjesëmarrja si folëse në Dialogue Academy të OSCE Mission in Kosovo një angazhim që po e vazhdoj tash e tri vite, duke shënuar kështu një moment të rëndësishëm për takimet e vajzave të reja nga Kosova dhe Serbia’, ka thënë Kusari Lila. “Nën moderimin e Cornelia Taylor, e Ngarkuara me Punë nga OSBE në Kosovë, mora pjesë në një panel që trajtoi temën e lidershipit të grave në shoqëritë e ndara dhe sfidat e dialogut. Paneli përfshinte tri gratë iniciatore të nismës “Folloë Us” – Teuta Sahatqija, Gordana Çomic, Marija Obradoviç si dhe Liliana Palihovici, ish-deputete e Parlamentit të Moldovës dhe përfaqësuese speciale e OSBE-së për çështjet gjinore”, është shprehur Kusari-Lila. Më tej kryetarja Mimoza Kusari – Lila ka theksuar se ajo që e frymëzon është energjia, përkushtimi dhe pasioni i këtyre vajzave të reja për barazi në shoqëri, kërkesat e tyre për llogaridhënie nga politikanët dhe vizioni i tyre për një jetë më të mirë. “Si folëse, nuk ndiej vetëm se po ndaj përvojat e mia me to, por edhe marr energji dhe inspirim prej tyre, duke i dhënë një kuptim më të thellë punës që bëj çdo ditë. Vajzat po ndryshojnë botën për të mirë, dhe është detyra jonë t’i ndihmojmë ato të kenë hapësirën për të sjellë këto ndryshime. Mjafton një grup me guxim dhe vizion të qartë, të tjerët do t’i ndjekin”, ka thënë ajo.

Më shumë »

Zëvendësministri i MFPT-së, Dobruna: Personat paraplegjik dhe tetraplegjik, do të kenë procedura më të lehta

Zëvendësministri i Ministrisë së Financave, Punës dhe Trasfereve, Agon Dobruna ka vizituar të enjten përfaqësuesit e shoqatës së të verbërve “ Gjakova” dhe ata të shoqatës “Handikos” në Gjakovë. Gjatë takimeve dhe gjatë prezantimit të punës dhe aktiviteteve të Ministrisë që përfaqëson, Dobruna ka thënë se me rastin e shënimit të “Javës Ndërkombëtare të Njeriut me Shkop të Bardhë” ka vizituar përfaqësuesit e shoqatës “Gjakova” duke u interesuar më shumë për sfidat që ata kalojnë deri sa kanë biseduar për vizionin e përbashkët dhe për avancimin e statusit të tyre në jetën socio – ekonomike. “Me rastin e shënimit të “Javës Ndërkombëtare të Njeriut me Shkop të Bardhë”, vizitova shoqatën e personave të verbër në Gjakovë. Bashkëbiseduam me përfaqësuesit e shoqatës për kushtet e tyre, sfidat dhe vizionin tonë të përbashkët për avancimin e statusit të tyre në jetën socio – ekonomike!”, ka thënë Dobruna. Ndërsa në shoqatën “Handikos” ka takuar personat paraplegjik dhe tetraplegjik, për të cilët ka thënë se do të kenë procedura më të lehta, kushte më të mira, nuk do t’i nënshtrohen rivlerësimit, do të kenë mundësi më të lehta për të siguruar kujdestar personal dhe social. “Me qëllim të prezantimit të risive pozitive, të dala nga Rregullorja e re e aprovuar nga Qeveria për Personat Paraplegjik/Tetraplegjik, vizitova edhe degën e Handikos-it në Gjakovë, ku takova dhe bashkëbisedova me një numër të konsiderueshëm të personave paraplegjik dhe kujdestar të personave tetraplegjik. Personat paraplegjik dhe tetraplegjik, do të kenë procedura më të lehta, kushte më të mira, nuk do t’i nënshtrohen rivlerësimit, do të kenë mundësi më të lehta për të siguruar kujdestar personal dhe social! Përveç rritjes së pensioneve të cilat u realizuan së fundi, evidentuam edhe shumë çështje për adresim në të ardhmen!’’, ka thënë mes tjerash Dobruna. Në emër të MFPT, Zëvendësministri dhe nënkryetari Alternativës, Dobruna ka falënderuar këto dy shoqata për pritjen, bashkëbisedimin dhe shfaqjen e shqetësimeve. I pranishëm ishte edhe nënkryetari i degës së Alternativës, Hysen Berisha.

Më shumë »

Takimini përbashkët me përfaqësueset e grupeve të grave të subjekteve politike partnere, Lëvizjes VETËVENDOSJE dhe partisë Guxo

Sekretarja e Alternativës znj. Diana Qarkaxhija bashkë me anëtaret e kryesisë, Edona Bakraqi, Sibora Kadriu dhe Lulzime Saraqini, sot morën pjesë në takimin e përbashkët me përfaqësueset e grupeve të grave të subjekteve politike partnere, Lëvizjes VETËVENDOSJE dhe partisë Guxo. Në takim morën pjesë, nënkryetarja e Lëvizjes, Mrika Limani-Myrtaj, kryetarja e Grave për VETËVENDOSJE!, Albulena Haxhiu, anëtarja e kryesisë, Saranda Bogujevci, sekretarja e GVV-së, Agnesa Kastrati si dhe nënkryetarja e partisë Guxo, Jeta Statovci bashkë me sekretaren e përgjithshme Triera Kasumi. Në këtë takim u diskutua për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, në të cilat zgjedhje ne jemi së bashku. U theksua vullneti nga të tria palët për bashkëpunim në të gjitha nivelet, veçmas që si gra e vajza të jemi bashkë në secilin organizim nga programi politik e deri tek aktivitetet në teren duke e bashkërenduar secilin hap, para dhe gjatë fushatës elektorale. Jemi bashkë si subjekte politike, jemi bashkë si gra në politikë, jemi së bashku me të gjitha vajzat e gratë gjithandej Kosovës.

Më shumë »

Në Pejën e bukur të traditës artistike u promovua monografia kushtuar doajenëve të teatrit dhe muzikës “Teatri dhe arti muzikor në Pejë ndër vite e shekuj” e autorit, Dr. Reshat Nurboja.

Në Pejën e bukur të traditës artistike u promovua monografia kushtuar doajenëve të teatrit dhe muzikës “Teatri dhe arti muzikor në Pejë ndër vite e shekuj” e autorit, Dr. Reshat Nurboja. Kënaqësi e veçantë të takoj artëdashës të këtij qyteti me kulturë shekullore, këngëtar që ruajnë me fanatizëm muzikën autoktone, aktorë që kanë lënë gjurmë në artin skenik e familjarë të atyre që nuk jetojnë më por që arti i tyre frymon kudo. Në monografi pasqyrohen 77 shfaqje me mbi 100 fotografi, disa qindra aktore e aktorë të cilët ndër dekada pasuruan jetën artistike të Pejës. E në kapitullin e artit muzikor pasqyrohen afro 100 fotografi e mbi 50 biografi të këngëtarëve, kompozitorëve e këngëshkruesve emblematik të Pejës. Okteti Peja, Nazmi Morina, Vëllaznim Lata e Vëllaznim Sinani me interpretimet e tyre dëshmuan se shpirti artistik i njerëzve të këtij qyteti vazhdon të jetë pasaportë autentike e kulturës kombëtare.

Më shumë »

Takimi i 56-të i Këshillit të Përgjithshëm të LVV: Diskutim mbi të arriturat e Qeverisë Kurti dhe rrugëtimin e përbashkët politik me Alternativën dhe Partinë Guxo

Sot, në cilësinë e Kryetares së grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje dhe Kryetares së Alternativës, bashkë me bashkëpunëtorët nga Alternativa, ishim mysafirë në mbledhjen e 56-të të Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje, partnerit tonë të madh të koalicionit qeverisës.Në ditën e parë të kësaj mbledhjeje po zhvillohet një diskutim përmbajtësor mbi të arriturat e deritanishme të Qeverisë Kurti dhe legjislaturës së VIII të Kuvendit të Republikës me më së shumti ligje të miratura nga të gjitha legjislaturat e deritashme.Alternativa dhe Partia Guxo, të bashkuara në një listë me Lëvizjen Vetëvendosje, janë të përcaktuara të vazhdojnë rrugëtimin politik së bashku në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, për të përshpejtuar në mandatin e ri zhvillimet pozitive për vendin, që nga shtrirja e sovranitetit dhe ligjshmërisë në vend, deri tek forcimi i ekonomisë, ngritja e shërbimeve për qytetarët dhe gjithëpërfshirja në të gjitha nivelet e vendimmarrjes.Një ditë e mbarë dhe një proces pozitiv për Kosovën tonë!

Më shumë »

Takim njoftues mes znj. Mimoza Kusari Lila dhe Ambasadorit të BE-së në Kosovë, Aivo Orav

Kryetarja e Alternativës znj. Mimoza Kusari -Lila, shefe e grupit Parlamentar të Lëvizjes VETËVENDOSJE, priti në takim njoftues Ambasadorin e ri të BE-së në Kosovë, Aivo Orav. Diskutuan për përkushtimin e Kosovës ndaj agjendës së BE-së, sfidat dhe sukseset në këtë mandat legjislativ, si dhe mundësitë e bashkëpunimit për avancimin e prioriteteve legjislative, duke përfshirë projektligjet e rëndësishme për agjendën dhe integrimin e Kosovës në Bashkimin Evropian. Ambasadori Orav theksoi gatishmërinë për vazhdimin e bashkëpunimit tonë, duke përfshirë edhe mbështetjen e vazhdueshme të BE-së, veçanërisht përmes Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor. Kusari- Lila rikonfirmoi se agjenda jonë parlamentare është e përkushtuar që Kosova të ecë përpara në rrugën e integrimit në BE, duke sjellë rezultate konkrete për qytetarët.

Më shumë »

Përurimi i objektit të ri të Gjykatës Themelore në Gjakovë: Një hap i rëndësishëm për sundimin e ligjit në rajon

Sot u përurua objekti i ri i Gjykatës Themelore në Gjakovë nga Kryeministri i Republikës, Albin Kurti dhe Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu. Para dhjetë vitesh, në Komunën e Gjakovës kishim ndarë parcelat për ndërtimin e objektit të Gjykatës dhe Prokurorisë Themelore, pranë stacionit policor dhe Drejtorisë së rajonit të sapoformuar të Gjakovës. Me inaugurimin e sotëm të objektit të Gjykatës Themelore, kompletohet infrastruktura e organeve të rendit dhe sundimit të ligjit për rajonin e Gjakovës. Jam e lumtur që isha pjesë e procesit të krijimit të kësaj infrastrukture dhe kushteve të mirëfillta për sistemin e drejtësisë. Le të jetë ky inaugurim një ogur i mirë për mbarëvajtjen dhe sundimin e rendit dhe ligjit në rajonin e Gjakovës dhe në gjithë Kosovën.

Më shumë »

Homazhe për Gurakuq Dobrunën-Kuqi: Kujtojmë vizionin dhe trashëgiminë e Kryetarit të parë të Alternativës në Gjakovë

Sot në 4 vjetorin e përjetësimit, kujtuam Gurakuq Dobrunën- Kuqi, kryetarin e ndjerë të Alternativës në Gjakovë, bashkëpuntorin dhe mikun tonë. Me këtë rast, kryetarja e Alternativës Mimoza Kusari Lila, bashkëpuntorë dhe familjarë, bënë homazhe pranë varrit të kryetarit të parë të degës së Alternativës në Gjakovë. Çdo aktivitet pa Kuqin vetëm sa e tregon boshllëkun që la pas mungesa e tij fizike. Por, çdo herë Kuqi do jetë pjesë e jona me veprat dhe vizionin që la pas. Të past dritë shpirti në përjetësi!

Më shumë »

Përurimi i rrugës së re që lidh Kosovën me Shqipërinë: Një Hap përpara në bashkëpunimin dhe zhvillimin e zonës kufitare

Komuna e Gjakovës në territorin e saj ka 18 fshatra në zonën kufitare me Shqipërinë dhe deri më sot dy vendkalime kufitare, Qafë Morinën dhe Qafën e Prushit. Gjatë mandatit tim si kryetare e Komunës së Gjakovës në vitin 2016, kemi iniciuar ndërtimin e rrugës Dol – Kusar – Goden, me synimin e vazhdimit të ndërtimit të rrugës në anën tjetër të kufirit shqiptar dhe hapjen edhe të një rruge të përbashkët.Segmentit rrugor prej 12 kilometrash në anën e Kosovës të përfunduar para disa viteve, muajin e kaluar iu shtua edhe segmenti prej 13 kilometrash në anën e Shqipërisë, investim i Qeverisë së Shqipërisë, i cili lidh Godenin e Kosovës me Dobrunë-Blinisht – Hasin e Shqipërisë.Hasit në të dy anët e kufirit iu rikthye lidhja e natyrshme, duke mundësuar lëvizjen e lirë dhe qarkullimin e banorëve të zonës kufitare.Sot, bashkë me Ministrin Liburn Aliu, Zv/Ministrat Hysen Durmishi dhe Ali Tafërshiku, ish-Kryeministrin dhe deputetin e Kuvendit të Shqipërisë, Pandeli Majko, kryetarin e Bashkisë së Hasit, Miftar Dauti, Ambasadorin e Republikës së Shqipërisë, Petrit Malaj dhe Ambasadorin e Republikës së Kosovës, Skender Durmishin, si dhe ish ambasadorin Qemal Minxhozi me zyrtarë qeveritarë lokalë të Bashkisë Has, përuruam këtë projekt i cili hap një rrugë të re për bashkëpunim dhe zhvillim të përbashkët të kombit.Bukuria dhe potenciali i zonës për turizëm dhe zhvillim ekonomik, përmes potencialit të energjisë së ripërtritshme, është i madh dhe me vlerë për të dy shtetet. Prandaj, kjo rrugë është vetëm një nismë fillestare pas së cilës do të pasojnë edhe shumë projekte të tjera përmbajtësore, të cilat do të ndikojnë në përparimin jo vetëm të zonës së Hasit dhe Malësisë së Gjakovës, por do të rrisin bashkëpunimin dhe ndërvarësinë e dy shteteve simotra.Pengesat dhe ndalesat e dikurshme, po i kthejmë në rrugë të reja dhe mundësi zhvillimi.

Më shumë »

Kryetarja e Alternativës, Mimoza Kusari Lila, në takim me Presidenten për datën e zgjedhjeve parlamentare: Propozohen 9 ose 16 Shkurt

Sot, kryetarja e Alternativës znj. Mimoza Kusari Lila ishte e ftuar në takimin me kryetarët e subjekteve parlamentare nga Presidentja e vendit Vjosa Osmani-Sadriu, për të diskutuar datën e zgjedhjeve të rregullta parlamentare në Kosovë. Ky diskutim ka një rëndësi të veçantë për shtetin tonë të ri, pasi është hera e parë që nga shpallja e pavarësisë që legjislatura e tetë bashkë me ekzekutivin e përmbyllin një mandat të plotë qeverisës.Gjithashtu, në cilësinë e anëtares së koalicionit qeverisës znj. Mimoza Kusari Lila e ritheksoi gatishmërinë e mëhershme për zgjedhje të parakohshme, nëse do të ketë gatishmëri dhe unitet të plotë nga opozita, gjë që nuk u dëshmua se u arrit nga ta. Ndërsa, sa i përket datës së zgjedhjeve të rregullta, deklaroi se tradicionalisht, muaji janar, si muaji më i ngarkuar i vitit pas festave të fundvitit, nuk është i përshtatshëm. Rrjedhimisht, datat 9 ose 16 shkurt, do të mund të ishin shumë më të favorshme për mbarëvajtje të fushatës parazgjedhore dhe procesit zgjedhor.Alternativa mbetet e përkushtuar në avancimin e agjendës liberale progresive dhe dinamizimin e agjendës zhvillimore të shtetit.

Më shumë »

Kryetarja e Alternativës znj. Mimoza Kusari Lila, së bashku me Kryetaren e Komisionit për Mjedis, Fitore Pacolli, takuan Kryetaren e Komisionit për Punë të Jashtme dhe Mbrojtje të Senatit Italian, znj. Stefania Craxi.

Gjatë vizitës në Romë, Kryetarja e Alternativës znj. Mimoza Kusari Lila, së bashku me Kryetaren e Komisionit për Mjedis, Fitore Pacolli, takuan Kryetaren e Komisionit për Punë të Jashtme dhe Mbrojtje të Senatit Italian, znj. Stefania Craxi.Me senatoren Craxi biseduan për raportet bilaterale mes të dy vendeve, procesin e integrimit të Kosovës në strukturat Euro-Atlantike si dhe anëtarësimin e vendit tonë në organizatat rajonale dhe ndërkombëtare.Senatorja Craxi përfaqëson partinë Forza Italia.Gjatë kësaj vizite, gjithashtu zhvilluan takim me deputetin e dhomës së përfaqësuesve Emanuele Loperfido, nga partia e Kryeministres Giorgia Meloni, anëtar i Komisionit për Punë të Jashtme dhe Mbrojtje.Me deputetin Loperfido diskutuan për procesin e anëtarësimit në Këshillin e Evropës, rëndësinë e heqjes së masave ndaj Kosovës nga BE, si dhe thellimin e bashkëpunimit bilateral në fushën e ekonomisë, kulturës dhe mbrojtjes.

Më shumë »

Me rastin e festës së Kurban Bajramit, Kryesia e Degës së Alternativës në Gjakovë e udhëhequr nga kryetari i degës, Agon Dobruna, vizituan Këshillin e Bashkësisë Islame në Gjakovë, ku u pritën nga kryetari i këshillit z. Valon Myrta dhe Imamët e Bashkësisë Islame në Gjakovë.

Sot, me rastin e festës së Kurban Bajramit, Kryesia e Degës së Alternativës në Gjakovë e udhëhequr nga kryetari i degës, Agon Dobruna, vizituan Këshillin e Bashkësisë Islame në Gjakovë, ku u pritën nga kryetari i këshillit z. Valon Myrta dhe Imamët e Bashkësisë Islame në Gjakovë.Në adresimin e tij, kryetari Agon Dobruna tha se Kurban Bajrami përpos sakrificës, besimit dhe lutjeve të besimtarëve, është edhe festë e cila përcjellë solidaritetin, paqen dhe mirësinë në mes të njerëzve.Vlera e Kurban Bajramit është një mundësi reflektimi për lehtësirat dhe të mirat që Zoti i fali njerëzimit, andaj edhe ne duhet që të shfrytëzojmë çdo mundësi për përkushtim drejtë paqes, bamirësisë dhe të ardhmes sa më të mirë në mes nesh”, tha ndër të tjera kryetari i degës së Alternativës, Agon Dobruna.

Më shumë »

Me rastin e 25 vjetorit të çlirimit të Gjakovës, Kryetari i degës së Alternativës, Agon Dobruna shoqëruar me anëtar nga kryesia ishin për homazhe tek Lapidari “Shokët e Lirisë” ku nderuan të rënët në altarin e lirisë!

Sot me rastin e 25 vjetorit të çlirimit të Gjakovës, Kryetari i degës së Alternativës, Agon Dobruna shoqëruar me anëtar nga kryesia ishin për homazhe tek Lapidari “Shokët e Lirisë” ku nderuan të rënët në altarin e lirisë! Gjakova përjetoj shumë dhe dha ç’do gjë për lirinë që gëzojmë sot! Dëmet dhe plagët ishin të mëdha por edhe ngritja ishte e shpejt! Në të gjitha etapat e historisë grate dhe burrat e Gjakovës ishin ballë të proceseve e ngjarjeve të kombit shqiptar! Urime dita e çlirimit Gjakovë

Më shumë »

Mimoza Kusari Lila, shefe e Grupit Parlamentar të Lëvizjes VETËVENDOSJE! së bashku me nënkryetaren e Kuvendit znj. Saranda Bogujevci, patën nderin të presin një delegacion të dalluar nga Shoqata për Evropën Juglindore.

Sot, Kryetarja e Alternativës znj. Mimoza Kusari Lila, shefe e Grupit Parlamentar të Lëvizjes VETËVENDOSJE! së bashku me nënkryetaren e Kuvendit, njëkohësisht Kryesuesen e delegacionit të Kosovës në AP të Këshillit të Evropës, znj. Saranda Bogujevci, patën nderin të presin një delegacion të dalluar nga Shoqata për Evropën Juglindore. Ky grup i nderuar përfshinte punonjës të Südosteuropa-Gesellschaft, punonjës të Bundestagut Gjerman nga Komisionet për Politikë Evropiane dhe Punë të Jashtme, si dhe përfaqësues të fondacioneve politike në Kosovë. Gjatë diskutimeve gjithëpërfshirëse, theksuan progresin e rëndësishëm që ka bërë Kosova në sferën politike, duke nënvizuar përkushtimin tonë për vlerat demokratike, sundimin e ligjit dhe integrimin evropian. Në këtë takim znj. Kusari dhe znj. Bogujevci theksuan rëndësinë e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe rolin e grupit parlamentar në shtyrjen përpara të reformave kyçe që janë thelbësore për të ardhmen e Kosovës. Në takim gjithashtu u bisedua për zhvillimet aktuale politike, duke përshkruar prioritetet strategjike dhe masat që po mirren për të siguruar stabilitet dhe rritje.

Më shumë »

Zëvendës Ministri i MZHR z. Ali Tafarshiku përfaqësues nga Alternativa, ka takuar bashkëatdhetarët e rajonit të Istras, ku ju bën një pritje të jashtëzakonshme.

Zëvendës Ministri i MZHR z. Ali Tafarshiku përfaqësues nga Alternativa, ka takuar bashkëatdhetarët e rajonit të Istras, ku ju bën një pritje të jashtëzakonshme.Atdhedashuria e secilit flet më shumë për kontributin e tyre të vazhdueshëm për Kosovën.Zëvendës Ministri z. Tafarshiku bashkë me delegacionin e Ministrisë së Zhvillimit Rajonal, fillimisht u pritën nga z. Selim Mulliqi, udhëheqës i shoqatës së shqiptarëve të Pulës, për të vazhduar më pas me një drekë pune me Kryetarin e Bashkësisë Shqiptare në rajonin e Istras, z Rrok Lekaj, kryetarin e shoqatës të shqiptarëve të botës në Kroaci, z.Sahit Tashefci dhe kryetarin e bashkësisë shqiptare të Medulinit, z. Atdhe Tanushaj.Gjatë ditës të njejtit i shoqëruan me bujari në vizita të ndryshme në Pula, ku takuan edhe shumë shqiptarë që jetojnë dhe veprojnë në Kroaci.

Më shumë »

Zëvendës Ministri i MZHR z. Ali Tafarshiku përfaqésues nga Alternativa, gjatë vizitës së tij në Kroaci, u njoftua për së afërmi me praktika të reja në Agjensionin Zhvillimor të Istras, IDA në Kroaci.

Zëvendës Ministri i MZHR z. Ali Tafarshiku përfaqésues nga Alternativa, gjatë vizitës së tij në Kroaci, u njoftua për së afërmi me praktika të reja në Agjensionin Zhvillimor të Istras, IDA në Kroaci.Ndërmarrësia, Inovacioni, projektet ndërkufitare, zhvillimi i zonave ekonomike dhe shfrytëzimi i hapësirave të Qendrës zhvillimore, janë praktika ideale për aktivitetin dhe objektivat e Qendrave të reja të zhvillimit rajonal në Kosovë.

Më shumë »

Zëvendës Ministri MFPT z. Agon Dobruna, përfaqësues nga Alternativa, i ftuar nga Instituti D4D, në konferencën rajonale “Gratë e Fuqizuara – Fuqizojnë Gratë”, ku edhe u lansua Hulumtimi Rajonal me të njejtin titull.

Zëvendës Ministri MFPT z. Agon Dobruna, përfaqësues nga Alternativa, i ftuar nga Instituti D4D, në konferencën rajonale “Gratë e Fuqizuara – Fuqizojnë Gratë”, ku edhe u lansua Hulumtimi Rajonal me të njejtin titull. Zëvendës Ministri z. Dobruna në fjalën tij theksoi, masat e ndërmarra nga Qeveria e Kosovës, gjegjësisht Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve për përmirësimin e pozitës së gruas, me mbështetjen përmes masave të ndryshme, inovative dhe produktive. Kjo mbështetje ka rezultuar me një ndjeshmëri, rritje të punësimit e vet punësimit, si dhe pozitës së gruas në përgjithësi. Konferenca kishte edhe panelin me prezentimin e të gjeturave në shtetet e rajonit të Ballkanit Perëndimor, ku shtetet pjesëmarrëse kishin përfaqësuesit e tyre në panel.

Më shumë »

Zëvendës Ministri i MZHR z. Ali Tafarshiku, përfaqësues nga Alternativa, vizitën zyrtare në Republikën e Kroacisë e filloj me takime të shumta në rajonin Istra.

Zëvendës Ministri i MZHR z. Ali Tafarshiku, përfaqësues nga Alternativa, vizitën zyrtare në Republikën e Kroacisë e filloj me takime të shumta në rajonin Istra. Gjatë qëndrimit në qytetin e Pulës, u mirëpritën nga Rektorati i Universitetit të Pulës, ku gjatë takimit me prorektorin Prof. Alfio Barbieri dhe dekanët e fakulteteve të këtij Universiteti, prof. Dean Sinkovic, prof, Daniel Tomic, prof. Ksenija Çerne, prof. Ivona Peternel dhe prof. Anica Dobran Çernjul, diskutuan për mundësi të shumta bashkëpunimi, veçmas për mundësitë e studimeve online të të rinjëve nga Kosova, punës praktike të studentëve të turizmit dhe ndërmarrësisë të financuara nga programet e BE-së në Kroaci, bashkëpunimin konkret me Universitet e Kosovës, Odat dhe Shoqatat e turizmit dhe hotelierisë. Si Zëvendës Ministër i Zhvillimit Rajonal z. Ali Tafarshiku, në emër të MZHR-së ofroj gjithë potencialin institucional në mbështetjen për realizimin e këtyre bashkëpunimeve. Për Rektoratin e Universitetit të Pulës, dhuroi një punim dore nga “Atele 33”, Kosovën me kristalet e çmuara të Trepçës, si shenjë potenciali të zhvillimit të shtetit tonë.

Më shumë »

Kryetarja e Alternativës dhe Shefja e GP të LVV-së, Mimoza Kusari Lila bashkë me Kryeministrin e Republikës së Kosovës Albin Kurti , të shoqëruar edhe nga ministra, deputetë, zv-ministra, asambleistë, aktivistë e bashkëqytetarë, bënë homazhe dhe vendosën kurora me lule në varrezat e martirëve në kodrën e Çabratit.

Me rastin e ditëve përkujtimore të Epopesë së Çabratit, Kryetarja e Alternativës dhe Shefja e GP të LVV-së, Mimoza Kusari Lila bashkë me Kryeministrin e Republikës së Kosovës Albin Kurti , të shoqëruar edhe nga ministra, deputetë, zv-ministra, asambleistë, aktivistë e bashkëqytetarë, bënë homazhe dhe vendosën kurora me lule në varrezat e martirëve në kodrën e Çabratit.Kryeministri Kurti në fjalën e tij para familjarëve të pranishëm, tha se sakrifica e këtyre burrave dhe grave të Gjakovës, gjindet në themelet e lirisë dhe pavarsisë së Kosovës.Gjakova ka dhënë shumë në çdo luftë e posaçërisht në luftën e fundit ka 361 dëshmorë dhe 1022 martirë.Vetëm në ditët ndërmjet 7 dhe 11 majit të vitit 1999, u pëjetësuan 26 dëshmorë dhe mbi 100 martirë.Lavdi!

Më shumë »

Sot, Zëvendës Ministri i Zhvillimit Rajonal z. Ali Tafarshiku, bashkë me shefen e Grupit të Asambleistëve të LVV-së në Gjakovë, znj. Mimoza Shala, vizituan ndërmarrjen prodhuese të verës “RISONS Distillery & Winery”.

Sot, Zëvendës Ministri i Zhvillimit Rajonal z. Ali Tafarshiku, bashkë me shefen e Grupit të Asambleistëve të LVV-së në Gjakovë, znj. Mimoza Shala, vizituan ndërmarrjen prodhuese të verës “RISONS Distillery & Winery”.Kënaqësi e veçantë të shohësh suksesin e pronarëve, znj. Ylle Byci dhe z. Butrint Byci, që me përkushtimin e tyre përkundër sfidave, kanë arritur që në Gjakovë të themelojnë një biznes të tillë.Me ndërmarrësit Byci, diskutuan rreth mundësive të exportit, ndihmës institucionale në krijimin e lehtësirave dhe promovimin e produkteve të tyre edhe në vendet e rajonit dhe BE-së.

Më shumë »

Në 25-vjetorin e Betejes së Çabratit, Agon Dobruna, Kryetari i Degës së Alternativës dhe Zv. Ministri i Financave, Arbërije Nagavci Ministre e Arsimit, dhe Ardian Gola deputet së bashku me bashkëpunëtorë të tjerë, kanë bërë homazhe për Dëshmorët e Martirët në Gjakovë.

Sot, Kryetari i Degës së Alternativës dhe Zëvendës Ministri i Financave, Agon Dobruna, bashkë me Ministren e Arsimit, Arbërije Nagavci, deputetin Ardian Gola, Zëvendës Ministrin e Zhvillimit Rajonal Ali Tafarshiku, Zëvendës Ministrja e Shëndetësisë znj. Dafina Gexha Bunjaku, bashkëpuntorë nga Alternativa dhe LVV-ja në Gjakovë, kanë bërë homazhe me rastin e 25 vjetorit të Betejes së Çabratit, ku në altarin e Lirisë ranë shumë Dëshmorë e Martirë. Beteja e Çabratit e cila filloi me 7 Maj, 1999 zgjati tri ditë rresht, duke shënuar kështu rastin e vetëm të luftës së UÇK-së me krijimin e brigadës në një qytet, brigadën 137. Në këto tri ditë beteje, për liri dhanë jetën ushtarët: Ahmet Gjikolli (nga Peja) Bujar Roka Tom Gjoka (nga fshati Dashinoc-komuna e Deçanit) Kushtrim Hoxha (vdiq me 8 maj nga plagët) Dashmir Krasniqi Visar Juniku Sefedin Xërxa Hamëz Zymberi (vdiq me 15 maj nga plagët) Agim Haxhiavdyli Yllka Domi Ilir Berisha (u vra me 10 maj, në oborrin e familjes Sharani) Taulant Nura Ali Hoxha Hazyr Këpuska. Ndërsa forcat serbe nuk kursyen civilët e paarmatosur dhe ekzekutuan në oborret dhe shtëpitë e tyre: 07.05.’99 Elez Bakalli, Selim Lluhani, Tefik Lluhani, Esat Bicurri, Ferhat Bicurri, Nexhdet Bicurri, Sadri Binaku, Florim Berisha, Gëzim Berisha, Shani Luzha, Florim Luzha, Sami Luzha, Gëzim Luzha, Ylber Mejzini, Basri Nura, Halit Nura, Agim Efendija, Astrit Rexha, Kastriot Zherka, Gani Shtrezi, Lulzim Jaka, Halil Axhemi, Burim Bardhi, Fehmi Haxhidauti, Genc Këpuska, Ali Krypa, Ali Beqrama, Ibrahim Gojani, Ejup Huma, Faton Huma, Florent Sulejmani, Avni Shasivari, Shkëlzen Ajrani, Ganii Ibrahimi, Demush Lata, Hasan Smajli,Ramë Syla, Sokol Zenuni, Musa Binaku, Shaban Dodaj, Osman Tafa, Xhelal Sefa. 08.05.’99 Neki Pula, Megzun Boshnjaku, Halil Gashi, Faik Qava, Kujtim Nuka. 10.05,’99 Arben Gexha, Osman Haxhiavdyli, Agron Haxhiavdyli, Afrim Haxhiavdyli, Driton Lluhani, Bekim Haxhibeqiri, Dukagjin Haxhibeqiri, Edmond Haxhibeqiri, Bashkim Domi, Bardhyl Çaushi, Ylber Hoxha, Mentor Shtaloja, Avni Spasi, Islam Koci, Idriz Mehmeti, Njazi Mehmeti , Agim Berisha, Albert Berisha, Fadil Berisha, Qazim Kajdomqaj, Muhamet Dyla, Isa Lokaj, Cenë Hajdari, Afrim Dana, Labinot Dana, Luan Dana, Albert Dana, Kastriot Dana, Gëzim Dana, Agron Dana, Osman Dana, Genc Haraqija, Mehdi Haraqija, Genc Morina, Adriatik Morina, Skënder Morina, Isuf Saraqini, Agim Saraqini, Arben Saraqini, Veli Saraqini, Skifer Sharani, Valon Sharani, Visar Sharani, Isuf Sharani, Mentor Sharani, Tahir Sharani. 11.05.’99 Ramdan Dana, Shyhrete Dana. LAVDI!

Më shumë »

Kryetarja e Alternatives dhe Shefja e Grupit Parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari Lila, e shoqëruar nga dy Zv. Ministrat, Agon Dobruna dhe Ali Tafarshiku, ka marrë pjesë sot në ceremonin e inagurimit të shtatorës së Heroit kombëtar, Gjergj Kastrioti – Skenderbeu, në Gjakovë.

Kryetarja e Alternatives dhe Shefja e Grupit Parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari Lila, e shoqëruar nga dy Zëvendes Ministrat, Agon Dobruna dhe Ali Tafarshiku, ka marrë pjesë sot në ceremonin e inagurimit të shtatorës së Heroit kombëtar, Gjergj Kastrioti – Skenderbeu, në Gjakovë. Me këtë rast, në cilësinë e ish kryetares së Komunës, e cila me vendimin e vitit 2015, që hapësira e ish kazermes famëkeqe të kthehet në hapësirë publike për parkun e madh të qytetit, znj. Kusari Lila ishte e ftuar që të bëjë zbulimin e shtatorës së Heroit Gjergj Kastrioti – Skenderbeu. Gjakova si Komunë historike për kontributin në të gjitha etapat e historisë, edhe me përkrahjen e Grupit të Asambleistëve të listës së LVV-së, kishte marrë votat unanime për interesin e veçantë që ka shtatorja e Skenderbeut në Gjakovë.

Më shumë »

Zëvendësministri i MFPT z. Agon Dobruna përfaqësues nga Alternativa, sot ishte i ftuar nga organizata IKS në shënim të ditës së punëtorëve! Aty tregoi për masat aktive në kuadër të MFPT

Zëvendësministri i MFPT z. Agon Dobruna përfaqësues nga Alternativa, sot ishte i ftuar nga organizata IKS në shënim të ditës së punëtorëve! Aty tregoi për masat aktive në kuadër të Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve, me theks të veçantë për kategoritë e cënueshme. Për të garantuar mundësi dhe barazi për të gjithë. Gjithashtu luftimin e informalitet dhe të drejtat e punëtorëve në përgjithësi. Më pas u prezantua dokumentari, si dhe raporti me të gjeturat dhe panelistët vazhduan diskutimin me pyetje nga të pranishmit. Punësimi dhe drejtësia, barazia e zhvillimi ekonomik janë baza e secilit hap të rrugëtimit tonë. Pra, mbështetja në punësim, masat për siguri dhe shëndet në punë dhe reformim të asistencës sociale janë disa nga prioritetet tona, të cilat janë realizuar përmes punës sonë dhe për të cilat vazhdojmë të punojmë edhe në vijim.

Më shumë »

Kryetari i Degës së Alternativës në Gjakovë, Agon Dobruna, bashkë me antarë të kryesisë, vizituan Këshillin e Bashkësisë Islame në Gjakovë

Me rastin e festës së Fiter Bajramit, kryetari i Degës së Alternativës në Gjakovë, Agon Dobruna, bashkë me antarë të kryesisë, vizituan Këshillin e Bashkësisë Islame në Gjakovë, ku u pritën nga kryetari dr. Valon Myrta. Me urimet më të mira për gjithë besimtarët muslimanë, kryetari Dobruna tha se Fiter Bajrami është dita e reflektimit, solidaritetit, pajtimit dhe paqes në mbarë Botën, andaj lutjet dhe agjerimi qofshin të pranuara te Zoti dhe besimtarët qofshin të shpërblyer me ditë sa më të mira.

Më shumë »

Me rastin e 25 vjetorit të rrëmbimit të antarëve të familjes Qerkezi, kryetari i degës së Alternativës, njëherit Zëvendës Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Agon Dobruna, bashkë me antarët e kryesisë së Alternatives, vizituan shtëpinë muze të familjes Qerkezi, ku u pritën nga nëna Ferdonije.

Me rastin e 25 vjetorit të rrëmbimit të antarëve të familjes Qerkezi, kryetari i degës së Alternativës, njëherit Zëvendës Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Agon Dobruna, bashkë me antarët e kryesisë së Alternatives, vizituan shtëpinë muze të familjes Qerkezi, ku u pritën nga nëna Ferdonije. Me këtë rast, kryetari Dobruna shprehu mirënjohjen për qëndresen e nënës Ferdonije duke e quajtur heroinë të durimit dhe forcës. Në anën tjetër, znj. Ferdonije Qerkezi, gruaja dhe nëna e martirëve të kombit, tha se ndjehet e lehtësuar me vizitat që i bëhen sidomos në datën që ia përkujtojnë tragjedinë e familjes.

Më shumë »

Zv.Ministri i MZHRS z. Ali Tafarshiku, përfaqësues nga Alternativa, në kuadër të aktiviteteve informuese dhe zhvillimore, kanë filluar me ciklin e takimeve konsultative me bizneset që operojnë në Republikën e Kosovës.

Sot, zëvendësministri i MZHRS z. Ali Tafarshiku, përfaqësues nga Alternativa, në kuadër të aktiviteteve informuese dhe zhvillimore, kanë filluar me ciklin e takimeve konsultative me bizneset që operojnë në Republikën e Kosovës. Ndalesa e parë ishte Komuna e Mitrovicës së Jugut, ku zhvilluan një takim konsultativ me disa nga ndërmarrjet e vogla dhe të mesme. Komunikimi i drejtë për drejtë, informimi për skemat e granteve, lehtësirat që ka krijuar Qeveria e Republikës së Kosovës për biznese gjatë këtyre tri viteve, ishin disa nga temat të cilat i prezantuan Zv. Ministri z. Ali Tafarshiku bashkë me Zv. Ministrin z. Elldir Uglari, udhëheqësen për informim, znj.Arta Maloku dhe bashkëpuntorët tjerë nga MZHR-ja. Takimi u organizua nga Agjensioni i Zhvillimit Rajonal – regjioni Veri.

Më shumë »

Kryetarja e Alternativës znj. Mimoza Kusari Lila, shefe e grupit Parlamentar të LVV takoi në Prishtinë, Delegacionin e Parlamentit Evropian Lukas Mandl, Ladislav Ilcic dhe Thijs Reuten

Para fillimit të punimeve të sesionit të 11të të Komisionit parlamentar të Stabilizim Asocimit Kosovë – Bashkim Evropian, kryetarja e Alternativës znj. Mimoza Kusari Lila, shefe e grupit Parlamentar të LVV takoi në Prishtinë, Delegacionin e Parlamentit Evropian në përbërje të Europarlamentarëve, Lukas Mandl, Ladislav Ilcic dhe Thijs Reuten. Znj. Kusari Lila bashkë me kolegët deputetë nga Kuvendi i Kosovës, Valon Ramadani, Erxhan Galushi dhe Dimal Basha, diskutuan për përpjekjet dhe perspektivat e ardhshme të Kosovës në kuadër të KPSA-së. Rrugëtimi i Kosovës drejt integrimit të plotë në Bashkimin Evropian mbetet prioritet kryesor për ne, ndërsa takimi i 11-të i Komisionit të përbashkët parlamemtar në mes të Kosovës dhe Bashkimit Evropian, shënon një hap tjetër të rëndësishëm në thellimin e bashkëpunimit tonë.

Më shumë »

Me rastin e ditës së Mësuesit 7 Marsit dhe ditës ndërkombëtare të gruas 8 Marsi, Dega e Alternativës në Gjakovë organizoi tryezë me gratë dhe vajzat e profesioneve të ndryshme.

Me rastin e ditës së Mësuesit 7 Marsit dhe ditës ndërkombëtare të gruas 8 Marsi, Dega e Alternativës në Gjakovë organizoi tryezë me gratë dhe vajzat e profesioneve të ndryshme.Fillimisht para të pranishmëve, fjalë rasti mbajti kryetarja e Alternativës dhe shefja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari Lila, e cila foli për përpjekjet e pandalshme për barazi për gratë, sfidat dhe sukseset të cilat shënojnë rrugëtimin e secilës vajzë dhe grua. “Rrugëtimi ynë për barazi mes gjinive nuk ka nisur dhe sigurisht nuk do të përfundojë shpejt. Por kur do t’arrijmë si shoqëri në finale, do të varet nga puna dhe përkushtimi i secilës dhe secilit që beson dhe jeton me konceptin e të drejtave të barabarta për të gjithë”, tha ndër të tjera kryetarja Kusari Lila.Në panelin me temën “Gruaja në sfida dhe suksese”, rrugëtimin e tyre në jetë dhe profesion, e rrëfyen mësuesja Naxhije Rugova, profesoresha dhe aktivistja e të drejtave të grave, znj. Sakibe Doli, mësimdhënësja znj Albana Bobi Dujaka, si dhe sportistja e dalluar dhe mësimdhënësja e edukatës fizike, znj. Blerta Juniku Rraci.Në emër të Alternativës, pjesëmarrëset e kësaj tryeze i falenderoi kryetari i degës së Alternativës në Gjakovë, z. Agon Dobruna.

Më shumë »

Fjalimi i Kryetares së Alternativës znj. Mimoza Kusari Lila, sot në seancën solemne të Kuvendit për nder të 16 vjetorit të Pavarsisë së Kosovës.

E nderuara Presidente e Republikës, Vjosa Osmani – Sadriu,I nderuar Kryetar i Kuvendit, Glauk Konjufca,I nderuar Kryeministër, Albin Kurti me kabinetin Qeveritar,Të nderuar kolegë deputetë,Të nderuar Ambasadorë të vendeve mike dhe partnere të Republikës së Kosovës, Ambasador Hovenier, Ambasadorë Malajt, Szunyog, shkelqësi, Mysafirë dhe përfaqësues nga vendet mike,Mirë se erdhet në Kosovë përfaqësues special të Kryeministrit të Britanisë së Madhe, znj. Fiona Bruce dhe z. Martin Vickers,Të nderuar përfaqësues të institucioneve të pavaruara,President Sejdiu, Kryetare e Gjykatës Kushtetuese Cakaj – Nimani, Komandat i Ushtrisë së Kosovës, Gjeneral Bashkim Jashari,Familje të respektuara të dëshmorëve, Të nderuar veteran dhe invalid të UÇK-së,Të respektuar prijës fetar të Bashkësive Fetare të Kosovës,Qytetarë të nderuar të Republikës sonë,Gëzuar përvjetori i Pavarësisë së shtetit të cilin po e ndër gëzojmë dhe ndërtojmë çdo ditë bashkë!Ka disa javë që oborri dhe hapësirat e Kuvendit të Republikës gumëzhojnë nga zërat dhe prezenca e qindra fëmijëve nga mbarë Kosova, të cilët të organizuar erdhen në vizitë në vigjilie të festës së pavarësisë. Ata vizitojnë institucionin prej nga buroi vullneti i qytetarëve të këtij vendi për të shpallë 16 vite më parë pavarësinë e Republikës tonë.Të gjithë ata fëmijë më rrobat festive, shumica me ngjyrat e flamurit shtetëror kaltër dhe verdhë, të tjerët me ngjyrat e flamurit kombëtar kuq e zi bashkë me uniformën emblematike të Ushtrisë çlirimtare të Kosovës. Fëmijët përqojnë gëzimin, shpresën dhe porosinë për përgjegjësinë tonë që shtetin ta forcojmë dhe demokracinë të zbatojmë çdo ditë.Megjithatë, jo shumë larg në historinë tonë, edhe fëmijët e Kosovës, u sakrifikuan dhe bashkë me heronjët u bënë pjesë e flijimit dhe pavdekshmërisë për lirinë e vendit. Sado të vegjël në moshë, ata nuk u kursyen nuk terrori dhe vrasja. Për lirinë dhe shtetin tonë, u sakrifikuan 1133 fëmijë, prej të cilëve ende 109 janë të pagjetur.Liria dhe shteti ynë janë të çmuar dhe ashtu sikur vlera e tyre, duhet të jetë përpjekja jonë që historia dhe e kaluara KURRË më NUK do të përsëriten në këtë nënqiell.Nga ajo çfarë po ndodhë në kontinentin tonë, e kemi të qartë së Liria dhe demokracia nuk duhet marrë për të mirëqena. Liria dhe demokracia po rrezikohen. Shtetet autokrate sikur Rusia me diktaturë të instaluar, sulmojnë shtetet fqinje të pavarura, vrasin oponentët politik të burgosur, ndërsa proksi i tyre, tërbohet nga nderimi në varrin e 7 vjeqares së vrarë në Kosovë Blerina Jashari dhe nga mllefi i krimit për të cilin asnjëherë nuk kërkuan falje, persekutojnë ata që kanë guxim të bëjnë atë.Shteti dhe demokracia e Kosovës u mbrojtën edhe pas shpalljes së pavarësisë. Heronjët Enver Zyberi dhe Afrim Bunjaku, ranë për të mbetur të pavdekshëm në mbrojtje të integritetit territorial të shtetit tonë.Lufta jonë e drejtë për liri dhe shtet po mbrohet edhe sot në Hagë.Prandaj është aq me rëndësi që liria dhe demokracia jonë duhet mirëmbajtur dhe duhet krijuar mekanizma për tu mbrojtur me çdo kusht. Atë ua kemi borxh edhe atyre fëmijëve të cilët nuk arritëm t’i kursenim nga terrori i luftës.Fëmijët sot po mësojnë historinë e lavdishme të brezave para tyre: mençurinë, durimin dhe vizionin e Presidentit Ibrahim Rugova, trimërinë, lavdinë dhe sakrificën e Komandantit legjendar Adem Jashari me familjen Jashari dhe sakrificën e gjithë luftëtarëve të lirisë.Ata do t’a kuptojnë dashurinë, mallin dhe flijimin e Nanës Pashkë Marku për djemtë e saj, insistimin e Nanës Ferdonije Çerkezi për të mbajtur gjallë ndër breza tregimin e sakrificës, insistimin për drejtësi të Shyhrete Berishës, dhimbjen e Zarife Morinës dhe shumë Nënave e Baballarëve tjerë që nuk rreshtin duke kërkuar drejtësi dhe paqe për fëmijët dhe familjarët e tyre në amshim. Ata jetojnë për të treguar pjesën më të vështirë të historisë tonë.Vasfije Krasniqi kishte vetëm 16 vjeç kur jeta e saj morri plagën më të rëndë me të cilen do jetojë deri në fund, por pa iu dorëzuar asaj.Sikur Vasfija, janë edhe mijëra gra e burra tjerë. Drejtësia për të gjithë ato dhe ata, do të rëndojë në ndërgjegjen kolektive deri sa të triumfojë.Andaj në ditë si kjo duhet kujtuar dhe nderuar mundin, përpjekjen dhe sakrificën e secilit femijë, grua dhe burrë që bënë për të ardhur në ditën e shpalljes së Kosovës, shtet i pavarur dhe sovran.Në festa si kjo, fëmijët i gëzohen parakalimit të Ushtrisë së Kosovës. Ata i shikojnë me admirim uniformat e policëve, ushtarëve dhe takojnë nga afër heronjët e tyre.Ky është suksesi i Kosovës 16 vjet shtet, kjo është e sotmja dhe e ardhmja e saj.Të duash vendin, ta respektosh dhe të mos i frikësohesh uniformes së policit dhe ushtarit, por të rritesh krenar dhe të ëndërrosh të bëhesh një ditë si ata!Fëmijët sot frymëzohen nga talenti, puna dhe suksesi i xhudistëve Majlinda Kelmendit, Nora dhe Akil Gjakovës, Distria Krasniqit, bokseres Donjeta Sadiku. Ata e dijnë se majat e botës janë të arritshme kur ke përkushtimin dhe guximin e alpinisteve, Mrika Nikçit dhe Uta Ibrahimi.Ata frymëzohen për të mbrojtur ngjyrat e flamurit shtetëror duke ndjekur shembullin e tyre bashkë me shpresën për të parë në një të ardhme në Evropian dhe Botëror me kapitenin Amir Rrahmanin dhe golashënuesin Vedat Muriqi.Sot vajzat e reja, qikat e Kosovës janë inspirimi për gjitha vajzat dhe djemtë në mbarë botën.Fëmijët sot shprehin talentin në art, kulturë dhe shkencë dhe rrëzojnë barrierat dhe kufinjë që shumë gjatë qëndruan të ngritur për Kosovarët. Por interneti nuk kishte kufinj, andaj edhe kur kishim regjimin e vizave mbi 1,000 kompani të reja në sektorin e teknologjisë në shtetin me mbulueshmëri të plotë të internetit, arritën të krijonin mrekulli me shërbimet në sektorin e teknologjisë informative. Këta janë të rinjët e Kosovës, pengesën e kthyen në mundësi dhe mundësinë në fitore.Falë tyre jam e bindur se rruga e Kosovës drejt progresit dhe integrimit është e pandalshme. Nuk ka forcë që mund të ndalë vullnetin e shtetit me të ri, për të dëshmuar potencialin dhe pasurinë njerëzore që ka.Sot kemi festë, jo vetëm në Kosovë, por kudo ku ka shqiptarë dhe komunitete nga Kosova. Dhe sado larg të jenë ata, sytë i kanë nga vendlindja e tyre me zemër e mendje në rrugët dhe sheshet

Më shumë »

Në përvjetorin e 16-të të Pavarësisë, dega e Alternativës në Gjakovë nderoj të rënët për lirinë e Kosovës me mirënjohje të përjetshme.

Sot në përvjetorin e 16-të të Pavarësisë, dega e Alternativës në Gjakovë nderoj të rënët për lirinë e Kosovës me mirënjohje të përjetshme. Kryetari degës, Agon Dobruna në emër të Alternativës uroj përvjetorin e Pavarësisë, duke kujtuar të gjithë heronjët, dëshmorët dhe martirët të cilët ranë në altarin e lirisë, që ne sot të gëzojmë shtetësinë! Njëherit do të jemi në shërbim të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës pa dallim dhe të mbrojmë sovranitetin tonë në çdo cep të vendit! Kosovë, ne të dalim zot!

Më shumë »

Për nder të përvjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës, dega e Alternativës në Pejë, ka organizuar ekspozitën dhe tryezën me tëmën “Arti Muzikor në Pejë”.

Në prezencën e qytetarëve, intelektualëve, muzikantëve, këngëtarëve dhe pjestarëve të ish shoqërive muzikore të Pejës, në Hamamin e “Haxhi Beut” në Pejë, është prezantuar ekspozita me fotografi historike të kultivimit të artit muzikor ndër vite. Fjalë rasti në këtë aktivitet ka mbajtur kryetarja e Alternativës njëherit shefja e grupit parlamentar të LVV-së, znj. Mimoza Kusari Lila, e cila ka potencuar domosdoshmërinë e kultivimit të mëtutjeshëm të vlerave artistike. “Peja gjithmonë ka dhënë emra të mëdhenjë të artit muzikor, jo vetëm për Kosovën por për mbarë trevat shqiptare, e së fundi edhe në muzikën botërore, siç është rasti me Rita Ora, Dua Lipa e shumë talentë tjerë. Është me rëndësi që të vazhdohet tutje dhe unë çmoj çdo aktivitet dhe angazhim që krijon hapësirë të nevojshme për çdo artistë”, tha ndër të tjera kryetarja Kusari-Lila. Fjalë rasti në këtë ceremoni festive mbajtën edhe muzikant, këngëtar, ish redaktor të muzikës në radiot lokale dhe familjarë të artistëve të mëdhenjë muzikor. Këtë aktivitet e udhëhoqi, kryetari i degës së Pejës dhe nënkryetari i Alternativës, z. Reshat Nurboja.

Më shumë »

Zëvendësministri i MZHR, përfaqësues nga Alternativa z. Ali Tafarshiku, po qëndron për vizitë zyrtare në Republikën e Malit të Zi

Zëvendësministri i MZHR, përfaqësues nga Alternativa z. Ali Tafarshiku, po qëndron për vizitë zyrtare në Republikën e Malit të Zi, ku po zhvillon takime me autoritetet lokale të Komunave të brezit kufitar me Kosovën. Fillimisht, Zëvëndës Ministri Tafarshiku, ka qëndruar në Komunën e Plavës, ku u prit nga kryetari i kësaj Komune, z. Nihad Canoviq me bashkëpuntorët e tij. Zhvillimi rajonal në aspektin e projekteve të përbashkëta të infrastrukturës, lëvizjes së lirë, turizmit dhe kulturës ishin disa nga temat që diskutuam. Kryetarin Canoviq, zv. Ministri Ali Tafarshiku e ka njoftuar me objektivat e Ministrisë së Zhvillimit Rajonal, zhvillimin e programeve socio-ekonomike me vendet e rajonit dhe mundësitë ndërkufitare të bashkëpunimit.

Më shumë »

Zv.Ministri i MZHR z.AliTafarshiku, përfaqësues i Alternativës, priti në takim zyrtarë Zëvendësministrin e Jashtëm të Shqipërisë z.Besart Kadia

Sot, zëvendësministri i MZHR z.AliTafarshiku, përfaqësues i Alternativës, priti në takim zyrtarë Zëvendësministrin e Jashtëm të Shqipërisë z.Besart Kadia, me të cilën ka biseduar rreth thellimit të bashkëpunimit dhe krijimit të mundësive me qëllim të zhvillimit të avancimit socio – ekonomik rajonal të balancuar në mes Kosovës dhe Shqipërisë. Gjatë këtij takimi, zv.ministri z.Tafarshiku e njoftoi zv. ministrin z. Kadia më hollësisht për politikat e reja zhvillimore të këtij viti, në kuadër të të cilave diskutuan për bashkëpunimin dy palësh, konkretisht diskutuan rreth realizimit të projektit “Tregu i përbashkët” që do ndërtohet në Gjakovë, për aktivitetet e Ministrisë së Zhvillimit Rajonal, projektet dhe programet, investimet kapitale, përkrahja e bizneseve dhe shoqërisë civile si dhe proceset e avancimit të politikave strategjike që ka implementuar Ministria e Zhvillimit Rajonal. Palët u dakorduan për bashkëpunim në mes dy vendeve dhe për fushat në të cilat synojmë t’i forcojmë ato në funksion të avancimit socio – ekonomik rajonal të balancuar në mes të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë. Në këtë takim zv.ministri jashtëm i Shqipërisë ishte i shoqëruar nga Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Kosovë z.Petrit Malaj, Drejtorja e Diplomacisë Ekonomike MEPJ, znj.Silvana Leskaj, Ministër Këshilltare në Ambasadën e Republikës së Shqipërisë znj.Pranvera Teli dhe Specialist në Drejtorinë e Diplomacisë Ekonomike ne MEPJ z.Serxho Matraku kurse nga MZHR morën pjesë z.Besim Kamberaj – UD Sekretar, z. Ylber Çitaku– zv.Drejtor i DZHR-se, znj Arta Maloku-Udhëheqëse në DKP, znj.Kreshnike Arifaj – zv.Udhëheqëse e divizionit për kordinim të zhvillimit rajonal dhe znj.Fllanza Murakola – bashkëpunëtore profesionale.

Më shumë »

Kryetarja e Alternativës znj. Mimoza Kusari Lila, e ftuar në Vjenë në pritjen e organizuar nga Ambasadorja e Finlandës në Austri, Nina Vaskunlahti

Kryetarja e Alternativës znj. Mimoza Kusari Lila, e ftuar në Vjenë në pritjen e organizuar nga Ambasadorja e Finlandës në Austri, Nina Vaskunlahti, si pjesë e programit të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Finlandës dhe CMI Fondacioni për Paqe Martti Ahtisaari.Të ftuar në pritje, përveq delegacionit nga Kosova ishin Ambasadorët dhe përfaqësuesit e akredituar nga shtetet evropiane: Suedia, Norvegjia, Danimarka, Gjermania, Moldavia, Franca, Çekia, Portugalia, Turqia, Shqipëria, Polonia dhe Hungaria.Delegacioni nga Kosova në përberje të plotë, zv.Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Kreshnik Ahmeti, deputetët, Mimoza Kusari Lila, Ardian Gola dhe Fitim Uka, këshilltarja e Presidentes, Donika Kadaj Bujupi, këshilltari i Kryeministrit, Jeton Zulfaj si dhe këshilltari i zv.Kryeministrit Fatmir Curri, gjatë kësaj vizite dy ditore diskutojnë me përfaqësuesit evropian për procesin e zgjerimit të BE-së, Planin e Rritjes e Agjendën e Reformave si dhe procesin e dialogut Kosovë – Serbi.

Më shumë »

Kryetarja e Alternativës znj.Mimoza Kusari Lila filloi takimet e organizuara në kuadër të ngjarjes “Lutjet e Mëngjesit”

Kryetarja e Alternativës znj. Mimoza Kusari Lila, bashkë me zv.Kryeministren e Kosovës, Emilija Redzepi, shefin e grupit parlamentar multietnik, Enis Kervan, filluan takimet e organizuara në kuadër të ngjarjes “Lutjet e Mëngjesit”, aktivitet ky me mbështetje të përfaqësuesve Republikan dhe Demokrat të Kongresit dhe Senatit të SHBA-ve në Washington D.C. Sot në drekë bashkë me Senatorin John Boozman nga shteti Arkanzas, deputetë të pozitës dhe opozitës të Parlamentit të Ukrainës, si dhe deputetin e pozitës nga Parlamenti Finlandez, Vilhelm Junnila. Aleancat strategjike dhe vlerat perendimore na bashkojnë!

Më shumë »

Zv.Ministri i MFPT z. Agon Dobruna bashkë me Drejtoreshën e e Agjencisë së Punësimit të Republikës së Kosovës, Znj. Jehona Rexha vizituan sot Komunën e Leposaviqit ku u takuan me Kryetarin e Komunës, Z. Lulzim Hetemi.

Zëvendësministri i MFPT z. Agon Dobruna, përfaqësues i Alternativës, bashkë me Drejtoreshën e e Agjencisë së Punësimit të Republikës së Kosovës, Znj. Jehona Rexha vizituan sot Komunën e Leposaviqit ku u takuan me Kryetarin e Komunës, Z. Lulzim Hetemi. Njëra ndër pikat e takimit ishte edhe përurimi i hapjes së Zyrës së Punësimit në objektin e Komunës së Leposaviqit. Ky hap është shumë i rëndësishëm, pasi nga kjo zyrë qytetarët do të mund të pranojnë këshillim profesional, të ndërmjetësohen në vende të ndryshme të punës, por edhe të marrin trajnimet e nevojshme për aftësim dhe ri-aftësim në punë. Në lidhje me këtë, Kryetari Hetemi dhe Drejtoresha Rexha nënshkruan edhe një memorandum përmes së cilit parashihet thellimi i bashkëpunimit ndërmjet Agjencisë së Punësimit dhe Komunës së Leposaviqit ashtu që të garantohet zhvillimi profesional i qytetarëve si dhe avancimi i mëtutjeshëm socio-ekonomik në këtë komunë.

Më shumë »

Zv.Ministri i MFPT z. Agon Dobruna, përfaqësues i Alternativës, ishte pjesë i panelit me temën: “Investoni te Gratë: Nxisni Progresin”

Zëvendësministri i MFPT z. Agon Dobruna, përfaqësues i Alternativës, ishte pjesë i panelit me temën: “Investoni te Gratë: Nxisni Progresin” të mbështetur nga UN Women gjatë Forumit të Biznesit Kosovar! Së bashku, diskutuan sfidat e shumta që hasin gratë në tregun e punës dhe gjithashtu mundësitë e përkrahjes, për të mos harruar edhe gratë ndërmarrëse që udhëheqin biznese të ndryshme në vend. Duke qenë të vetëdijshëm për këto sfida e pengesa që gratë hasin, Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve ka zbatuar një sërë masash të cilat përfshijnë kompenzimin financiar, mbështetjen në trajnim dhe punësim por edhe lehtësimin e barrës së kujdesit familjar. Këto masa kanë qenë të dizajnuara me qëllim për krijimin e një tregu të punës i cili duhet të jetë sa më gjithëpërfshirës. Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve në vazhdimësi do të dizajnoj politika, të cilat në qendër kanë fuqizimin ekonomik të grave. Për të nxitur një mjedis ku gratë mund të fuqizohen në sferën ekonomike, ne si shoqëri mund të zhbllokojmë një pasuri të potencialit të pashfrytëzuar i cili kontribon në zhvillimin e qëndrueshëm dhe gjithëpërfshirës.

Më shumë »

Zëvendësministri i Zhvillimit Rajonal, përfaqësuesi i Alternativës, z.Ali Tafarshiku realizoi vizitë zyrtare në Tropojë

Zëvendësministri i Zhvillimit Rajonal, përfaqësuesi i Alternativës, z.Ali Tafarshiku realizoi vizitë zyrtare në Tropojë Sot më datë 24.01.2024, Zëvendësministri i Zhvillimit Rajonal z.Ali Tafarshiku realizoi vizitë zyrtare në Tropojë ku u prit nga kryetari i kësaj Bashkie z. Rexhë Byberi. z. Tafarshiku dhe z. Byberi gjatë këtij takimi diskutuan për bashkëpunimin dy palësh, konkretisht diskutuan rreth realizimit të projektit “Tregu i përbashkët” që do ndërtohet në Gjakovë, si dhe projekteve që ka Bashkia e Tropojës për infrastrukturën rrugore që lidhë Tropojën me Kosharen dhe projektin e rrugës Qaf Prush-Krumë-Tropojë prej 19 km. Gjithashtu kryetari z.Byberi e njoftoi zv.ministrin z.Tafarshiku me potencialet turistike në Tropojë, Markgegaj, Bujan, Lekbibaj, Fierzë, Llugaj dhe Bytyç si dhe u dakorduan për bashkëpunim në mes dy vendeve edhe për fushat në të cilat synojmë t’i forcojmë bashkëpunimet për realizimin e projekteve ndërkufitare me qëllim të avancimit të zhvillimit socio–ekonomik rajonal të balancuar. #Alternativa për projekte të përbashkëta

Më shumë »

Forumi Rajonal për të Drejtat e Punës

Sot, kryetarja e Alternativës znj. Mimoza Kusari Lila, shefe e grupit Parlamentar të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, bashkë me zëvendësministrin e MFPT z. Agon Dobruna morën pjesë në Forumin Rajonal për të Drejtat e Punës, i cili po mbahet në Prishtinë! Në forum po marrin pjesë edhe përfaqësues të shteteve të rajonit të Ballkanit Perëndimor. Me këtë rast u paraqitën të arriturat e sigurisë dhe shëndetit në punë, njëherit sfidat që na presim për të përmirësuar gjendjen edhe me tutje. Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, përmes rritjes së numrit të inpektorëve të punës, trajnimin e tyre dhe zhvillimin e politikave të punësimit, po kujdeset për avancim në fushën e sigurisë dhe shëndetit në punë. Duke tentuar të bëjë më të mirën për punëtorët, si në sektorin privat ashtu edhe në atë publik.

Më shumë »

Tryezë diskutimi “Narkomania, parandalimi dhe ngritja e vetëdijes për pasojat”

Në zyrën e Alternativës me profesionistët e fushës diskutuam në temën “Narkomania, parandalimi dhe ngritja e vetëdijes për pasojat”.Të ftuar për të udhëhequr diskutimin në panel ishin, Dr. Shpend Haxhibeqiri, Psikiatër – Drejtor i Institutit të Psikiatris Fore, Safet Blakaj, Drejtor ekzekutiv “Labirynth Center” dhe znj. Ganimete Myftiu, Shkrimtare dhe anëtare e bashkësisë Cenacolo.Vlerësimet për numrin e përdoruesve me substanca narkotike në Kosovë arrijnë 40,000 persona, prej të cilëve afër 10,000 konsiderohen me probleme aktive.Lista e shkaqeve për fillimin e përdorimit është e gjatë, por sipas vlerësimit, mbizotërojnë, dhuna në familje, presioni i shoqërisë, mungesa e ndjenjës së arritshmërisë së pritjeve të të tjerëve, ngarkesat dhe pasiguria, etj.Sistemi parandalues ende nuk është mirë i shtrirë dhe i ditur nga shoqëria. Sikur me çdo dukuri apo trajtim tjetër, e rëndësisë së lartë është fillimisht parandalimi pastaj trajtimi.Si shoqëri kemi nevojë të diskutojmë dhe veprojmë me gatishmëri shumë më të lartë ndaj dukurive negative.

Më shumë »

Takim me përfaqësuesit e Fondit Global

Sot, zëvendësministri i MFPT z. Agon Dobruna përfaqësues i Alternativës së bashku me zëvendësministren e shëndetësisë, znj. Dafina Gexha, takuan përfaqësuesit nga Fondi Global. Diskutuan për misionin e Fondit Global dhe modalitetet e bashkëpunimit dhe mbështetjes në luftimin e sëmundjeve ngjitëse sikurse AIDS, Tuberkulozit dhe Malarjës në Kosovë.

Më shumë »

Pjesëmarrja në Konferencën për Agjendën Transformuese të Kosovës

Zëvendësministri i MFPT z. Agon Dobruna mori pjesë në Konferencën për Agjendën Transformuese të Kosovës për Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm. Të organizuar nga Kuvendi i Kosovës, gjegjësisht Këshilli për Zhvillim të Qëndrueshëm, në bashkëpunim me Zyrën e Kryeministrit dhe të mbështetur nga Ekipi i Kombeve të Bashkuara në Kosovë.

Më shumë »

Zëvendës Ministri i Zhvillimit Rajonal, Ali Tafarshiku, ka qëndruar për vizitë zyrtare në Republikën e Shqipërisë.

Zëvendës Ministri i Zhvillimit Rajonal, përfaqësues i Alternativës, Ali Tafarshiku, ka qëndruar për vizitë zyrtare në Republikën e Shqipërisë. Fillimisht, zv. Ministri Tafarshiku, është pritur nga homologu i tij, zv. Ministri i Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, z. Enio Civici, me të cilin kanë diskutuar rreth projekteve të përbashkëta që mund të realizohen në të dy anët e kufirit. Në kuadër të vizitës në Tiranë, zv. Ministri, Tafarshiku është pritur edhe nga udhëheqësit e divizionit zhvillimor në Fondin Shqiptar të Zhvillimit, z.Arben Skënderi, drejtor i Zhvillimit të Aplikuar dhe Partneritetit, si dhe nga z. Fation Nanaj, drejtor i Departamentit të Zhvillimit dhe Kohezionit. Me ftesë të Universitetit Europian të Tiranës, zv. Ministri i Zhvillimit Rajonal, Ali Tafarshiku, para stafit akademik dhe studentëve, ka mbajtur edhe një prezantim mbi të arriturat zhvillimore rajonale nga MZHR-ja, si dhe objektivat që ka ndërmarrë Qeveria e Republikës së Kosovës për zhvillim të qëndrueshëm rajonal. Me këtë rast, zv. Ministri Tafarshiku është pritur edhe nga Rektori i UET-it, Prof.Dr Tonin Gjuraj.

Më shumë »

Kryetari i degës së Alternativës në Gjakovë Z.Agon Dobruna zhvilloj takim në zyret e Aleancës Kosovare për Biznese në Gjakovë

Kryetari i degës së Alternativës në Gjakovë, njëherit zëvendësministri i Financave, Punës dhe Trasfereve z. Agon Dobruna me bashkëpunëtorë zhvilloj takim në zyret e Aleancës Kosovare për Biznese në Gjakovë, ku u pritën nga kryetari Argjend Fetahu dhe menaxhmenti.Kishte një diskutim të frytshëm për komunitetin e biznese, gjithashtu zyrja në Gjakovë shërben për tërë rrafshin e Dukagjinit! U njoftuan nga afër për problematikat dhe diskutuan mundësitë për një ambient sa më të qëndrueshëm për bizneset.Përkushtimi për të ofruar një infrastrukturë sa më të përshtatshme për operimin e bizneseve është prioritet për ekonominë e vendit tonë.

Më shumë »

Ligjëratë për vetëdijësimin e kancerit të gjirit

Në kuadër të aktiviteteve të muajit Tetor, të cilat i kushtohen ndërgjegjësimit kundër kancerit të gjirit, Alternativa në Prishtinë, sot mbajti tryezë vetëdisuese për sëmundjen,pasojat dhe masat preventive të kancerit të gjirit. Pjesë e panelit ishte specialistja e mjekësisë familjare Dr. Sebahate Lleshi si dhe drejtuesja e organizatës “Have Hope”, znj. Arnisa Osmani. Sfidat e grave të prekura me kancerin e gjirit janë të shumta, por e rëndësishme është që të krijohen kushte për diagnostifikimin e hershëm, trajtimin e duhur profesional dhe mbështetjen e vazhdueshme ndaj tyre. Ky takim u përmbyll me disa pika artistike të interpretuar nga Kori i Grave “LIRA”.

Më shumë »

Punëtori me stafin e Pensioneve të MFPT-së

Sot, zëvendësministri i Ministrisë së Fnancave, Punēs dhe Transfereve z. Agon Dobruna, përfaqësues i Alternativës, muarr pjesë në punëtorinë e organizuar nga Departamenti i Pensioneve në kuadër te Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve! Qëllimi i realizimit të kësaj punëtorie, ishte zbatimi i legjislacionit të ri në fushën e pensioneve, njohjen dhe pranimin e të drejtës së pensionistëve për përfitim nga pensioni parcial kontributpagues i moshës, si dhe koordinimin me të gjitha zyrat për trajtimin e kërkesave për përfitim nga pensioni parcial kontributpagues i moshës! Përmirësimi i jetesës dhe standardit të pensionistëve tanë, mbetet prioritet mbi prioritetet e qeverisjes tonë!

Më shumë »

z.Agon Dobruna, njëherit kryetar i Alternatives në Gjakovë i shoqëruar me bashkëpunëtor vizituan ndërmarrjen EGES SHPK

Sot, në kuadër të vizitave të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, zëvëndësministri i Financave, Punës dhe Transfereve z. Agon Dobruna, njëherit kryetar i Alternatives në Gjakovë i shoqëruar me bashkëpunëtor vizituan ndërmarrjen EGES SHPK ku u priten dhe u njoftuan me sukseset dhe të arriturat e këtij biznesi, në kuadër të të cilit janë të punësuar mbi 30 të punësuar!

Më shumë »

Zëvendës Ministri i Zhvillimit Rajonal, përfaqësues nga Alternativa, Ali Tafarshiku, ka qëndruar sot për vizitë në Komunën e Vushtrrisë

Zëvendës Ministri i Zhvillimit Rajonal, përfaqësues nga Alternativa, Ali Tafarshiku, ka qëndruar sot për vizitë në Komunën e Vushtrrisë, ku është pritur nga nënkryetari i kësaj Komune, z. Shpëtim Zhegrova dhe Drejtori për Ekonomi, Bujqësi dhe Zhvillim Rural, z. Ergin Sunguri. Komuna e Vushtrrisë ka qenë përfituese e fondeve të Ministrisë së Zhvillimit Rajonal gjatë vitit 2022, ku ka realizuar projektin e shetitorës dhe shtegut të biçikletave, kurse në planet e afërta të kësaj Komune është edhe ndërlidhja përmes shtigjeve të ecjes, të shtratit të lumit “Sitnica” me urën e Gurit. Gjatë takimit, nënkryetarin dhe drejtorin, Zv. Ministri Tafarshiku, i ka njoftuar për mundësinë e aplikimit në programin e investimeve kapitale të MZHR-së për projektet që do realizohen gjatë vitit 2024. Nga ana tjetër, zyrtarët komunal kanë njoftuar edhe për investimin e Ministrisë së Ambientit në projektin e ndërtimit të shtratit të lumit “Sitnica”. #Alternativa për Komuna!

Më shumë »

Në ceremoninë e çertifikimit të rinjëve dhe të rejave në fushën e intelegjencës artificiale, morri pjesë Zëvendësministri i MFPT z. Agon Dobruna, përfaqësues i Alternativës.

Në ceremoninë e çertifikimit të rinjëve dhe të rejave në fushën e intelegjencës artificiale, morri pjesë Zëvendësministri i MFPT z. Agon Dobruna, përfaqësues i Alternativës. Prezantimet e tyre ishin mahnitëse, përmes ideve që kishin zhvilluar për një kohë të shkurtër me shumë pasion dhe kreativitet. Aty u mundësua të shohim sa premtuese është e ardhëmja e këtyre të rinjëve në fushën e intelegjecës artificiale. Ne mund të jemi lider në rajon i kësaj fushe, e cila ka ndryshuar rrjedhat e ekonomisë moderne. Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve është e përkushtuar të mbështet talentet e reja, sidomos ata që kanë pasion për teknologjinë dhe dëshirojnë të shohin ndryshimin, që vet mund ta sjellin. Ne nuk do të ndalemi me iniciative dhe me këtë rast duam të falenderojm partnerin tonë GIZ Kosova për gjithë mbështetjen dhe mundin, vetëm që të rinjët të avancojnë në intelegjencën artificiale dhe të pregaditen për tregun e punës në këtë fushë. Është një treg global, që siguron mundësi për të gjithë ata që janë të dedikuar në këtë fushë për të ardhmen e tyre.

Më shumë »

Në kuadër të vizitave në Komunat e Republikës së Kosovës , Zëvendës Ministri i Zhvillimit Rajonal, përfaqësues i Alternativës, Ali Tafarshiku, sot ka vizituar Komunën e Rahovecit,

Në kuadër të vizitave në Komunat e Republikës së Kosovës , Zëvendës Ministri i Zhvillimit Rajonal, përfaqësues i Alternativës, Ali Tafarshiku, sot ka vizituar Komunën e Rahovecit, ku u prit nga kryetari i kësaj Komune, z.Smajl Latifi së bashku me drejtor dhe zyrtar Komunal. Me kryetarin Latifi, Zv. Ministri Tafarshiku, diskutoj rreth investimeve kapitale që janë mbështetur nga Ministria e Zhvillimit Rajonal, por edhe për mundësin e bashkupunimit në realizimin e një projekti tjetër promovues të turizmit natyror. Kryetarin dhe drejtorët, zv. Ministri Tafarshiku i njoftoj për thirrjen në projektet kapitale për vitin 2024 dhe konfirmoj edhe interesimin e MZHR-së për të qenë partnere në projektet me rëndësi për qytetarët e Komunës së Rahovecit. #Alternativa për Komunat

Më shumë »

Zëvendës Ministri i Zhvillimit Rajonal, përfaqësues i Alternativës, Ali Tafarshiku, sot ka vizituar Komunën e Kaçanikut.

Në Kaçanikun e Kushtetutës së Republikës Zëvendës Ministri i Zhvillimit Rajonal, përfaqësues i Alternativës, Ali Tafarshiku, sot ka vizituar Komunën e Kaçanikut. Në takimimin e zhvilluar me zyrtarët Komunal, Znj. Pranvera Loku-Zharku Drejtoresh e Zhvillimit Ekonomik dhe z. Ylber Bajra këshilltar politik, Zv. Ministri Tafarshiku i ka njoftuar me programin e investimeve kapitale, konkretisht thirrjen për aplikimin e Komunave të lansuar nga MZHR-ja për vitin 2024. Gjithashtu, Zv. Ministri Ali Tafarshiku ka vizituar edhe vendin ku 33 vite më parë u shpall Kushtetuta e Republikës së Kosovës, si akt kyç në rrugëtimin tonë drejtë Pavarësisë.

Më shumë »

Memorandumi të Bashkëpunimi që synojmë që t’ju ofrojmë mundësi praktike deri në 10 mijë të rinjëve deri në fund të vitit 2024

Nga viti 2022, Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve ka marrë udhëheqjen e programit Kosovo Generation Unlimited, program global i Kombeve të Bashkuara në Kosovë, në bashkëpunim me Zyrën e Unicef në Kosovë, dhe rrjetin CSR që janë përfaqësues të sektorit privat. Përmes një Memorandumi të Bashkëpunimit të nënshkruar nga të tre palët, synojmë që t’ju ofrojmë mundësi praktike deri në 10 mijë të rinjëve deri në fund të vitit 2024. Kjo mundësi është për të rinjtë që të marrin shkathtësitë e para të punës. Të rinjtë mund të kryejnë praktikë në entitete të sektorit privat, publik, apo organizata jo-qeveritare. Me këtë rast, ne si Ministri kemi filluar takimet me institucione të cilat kanë nevojë dhe mund të shfrytëzojnë këtë program për të angazhuar praktikantë. Në këtë takim ishin drejtoret e përfaqësuesit e ndërmarrjeve publike. Praktika zgjatë 3 muaj me kompenzim dhe pasi është marrëveshje tripalëshe, pagesat administrohen nga APRK. Duhet theksuar se nga aplikimi deri te përzgjedhja e më tutje bëhet përmes platformës elektronike të Kosovo Generation Unlimited. Një veçanti tjetër në këtë program është që të rinjtë përveç mundësive të praktikës, mund të marrin edhe mentorim individual apo grupor, dhe mundësi të trajnimeve.

Më shumë »

Reagim

Të trishtuar nga lajmi për djegien e objektit të Taphanës, dikur Muzeu i Muzikës në Gjakovë. Objekti përveq se ishte objekt nën mbrojtje, kishte vlerë dhe rëndësi të veçantë për ridestinimin që ia dhamë në Korrik të vitit 2016. Gjakova dhe muzika e krijuar ndër gjenerata kanë qenë jo vetëm shprehje e talentit për veprimtari krijuese, por edhe mënyrë se si Gjakova i ka rezistuar shtypësve të një pas njëshëm duke ruajtur shpirtin e saj dhe duke e përcjellur gëzimin, dhimbjen dhe lavdinë e rezistencës e trimërisë gjeneratë pas gjenerate. Andaj në mandatin e Kryetares Mimoza Kusari, e vlerësua se ishte më se e nevojshme të kishte një destinim për historinë e krijimtarisë muzikore nga Gjakova, vlerë kombëtare për gjithë shqiptarinë. Kush e dogji Muzeun e Muzikës, është pyetje për të cilen përgjigjen duhet ta japin organet kompetente. Por kush nuk ka pasur interesim ta mirëmbajë dhe t’a ruajë Muzeun, dihet. Komuna e Gjakovës nën qeverisjen aktuale, nuk e ka pasur as interesimin dhe as vëmendjen të merret seriozisht me këtë objekt të trashigimisë kulturore. Ai vend pësoi degradimin total para djegies finale. Ky objekt duhet medoemos të rikthehet ashtu siç ishte. Duhet tē rindërtohet dhe për të duhet të kujdeset Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Pas rindërtimit duhet t’a merr menaxhimin dhe përkundesjen ndaj tij me destinimin paraprak, Muzeu i Muzikës shqipe. Komuna nuk e ka as interesimin dhe as kapacitetin të ruajë dhe mbledhë artifaktet muzikore. Bashkangjitur fotot nga inaugurimi i Muzeut të Muzikës, 16 Korrik 2016! Foto Shkelzen Rexha

Më shumë »

Zëvendës Ministri i Zhvillimit Rajonal z.Ali Tafarshiku përfaqësues i Alternativës, u prit nga kryetari i Hanit të Elezit

Aty ku memoria e freskët na rikthen ne vitin1999, në Bllacë të Komunës së Hanit Elezit.Sot, Zëvendës Ministri i Zhvillimit Rajonal z.Ali Tafarshiku përfaqësues i Alternativës, u prit nga kryetari i Hanit të Elezit, z. Mehmet Ballazhi dhe Drejtoresha e Zhvillimit Ekonomik , znj. Majlinda Kaloshi.Investimet kapitale janë të domosdoshme në këtë Komunë, andaj edhe Zv. Ministri Tafarshiku e inkurajoj qeverisjen lokale atje që të aplikojnë me projekte konkrete në programin zhvillimor të Ministrisë së Zhvillimit Rajonal.Bashkë me kryetarin dhe Drejtoreshën, Zv. Ministri, Ali Tafatshiku, vizitoj edhe kompleksin memorial “Bllaca 1999”, ku dëgjoj nga afër idetë për zhvillimin e mëtutjeshëm të zonës përmes projekteve rekrative në afërsi jo vetëm të kompleksit, por edhe buzë lumit Lepenc.

Më shumë »

Zëvendës Ministri i Zhvillimit Rajonal, përfaqësues nga Alternativa, Ali Tafarshiku, sot ka zhvilluar takime me kryetarin e Komunës së Obiliqit

Në kuadër të vizitave në Komunat e Republikës, Zëvendës Ministri i Zhvillimit Rajonal, përfaqësues nga Alternativa, Ali Tafarshiku, sot ka zhvilluar takime me kryetarin e Komunës së Obiliqit, z. Xhafer Gashi dhe kryetarin e Komunës së Deçanit, z. Bashkim Ramosaj. Të dy kryetarët, gjatë vizitave në Obiliq dhe Deçan, Zv. Ministri Tafarshiku i ka njoftuar për thirrjen e MZHR-së për projektet kapitale për vitin 2024, kurse në Komunën e Deçanit ka vizituar edhe hapsirën ku po finalizohet ndërtimi i Objektit të Qendrës së Trashëgimisë Kulturore, projekt ky që financohet nga Ministria e Zhvillimit Rajonal në vlerën 360,000.00 €. #Alternativa për Komunat.

Më shumë »

Zv. Ministri Tafarshiku ka takuar Kryetarin e Komunës së Zveçanit, z.Ilir Peci dhe drejtorët e Drejtorive Komunale.

Zëvendës Ministri i Zhvillimit Rajonal, përfaqësues nga Alternativa, Ali Tafarshiku, sot ka vizituar veriun e vendit. Fillimisht Zv. Ministri Tafarshiku ka takuar Kryetarin e Komunës së Zveçanit, z.Ilir Peci dhe drejtorët e Drejtorive Komunale. Temë diskutimi gjatë këtij takimi ishte mundësia e investimeve kapitale dhe aplikimin e kësaj Komune në thirrjen e lansuar për këto investime nga Ministria e Zhvillimit Rajonal. Gjithashtu, Zv. Ministri Ali Tafarshiku ka qëndruar edhe në Komunën e Zubin Potokut, ku është takuar me kryetarin z.Izmir Zeqiri dhe Drejtorë të Drejtorive Komunale. Kryetarin Zeqiri, Tafarshiku e ka njoftuar me thirrjen e lansuar nga Ministria e Zhvillimit Rajonal për projektet kapitale për vitin 2024. Po ashtu, bashkë me drejtoreshën ekzekutive të AZHR-së në veri, znj. Rreze Duli, Zëvendës Ministri Ali Tafarshiku, ka vizituar Kullën e Heroit kombëtar Isa Boletini me ç’rast është pritur nga trashigimtari i heroit, z. Gazmend Boletini.

Më shumë »

Zv.Ministri Ali Tafarshiku morri pjesë në sesionin informues në lidhje me thirrjen për aplikim për investime kapitale për vitin 2024

Zëvendës Ministri i Zhvillimit Rajonal, përfaqësues nga Alternativa, Ali Tafarshiku, sot ka marrë pjesë në sesionin informues të organizuar nga MZHR-ja, në lidhje me thirrjen për aplikim për investime kapitale për vitin 2024, thirrje kjo e lansuar ditë më parë nga Ministria e Zhvillimit Rajonal. Zëvendës Ministri Tafarshiku, ka njoftuar përfaqësuesit e Komunave rreth objektivave zhvillimore të balancuara për regjione në Republikën e Kosovës, e që Ministria e Zhvillimit Rajonal synon të arrij përmes mbështetjes së projekteve me të cilat aplikojnë Komunat. Është shumë e rëndësishme qasja serioze në implementimin aktual të projekteve, në mënyrë që Komunat të përfitojnë mbështetje edhe në thirrjet e ardhëshme për investime kapitale. #Alternativa për investime kapitale

Më shumë »

Kontakti

Jeni abonuar me sukses Error

© 2024 Alternativa e Kosovës